Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Akłs
(Pelham Bay blues)
Dy vjet pa shi, e thatë
Si fyt beduini kjo rrugë Bronksi,
Fryn erë nga Gana dhe Guomi
Vap e tërë botës
Shtypet nën shinat fluturuese të linjës 6,
Oaze ska, por pres
Nga rëra trotuarit tja behi pak blues,
Të ndesh afrikanen Akłs,
Ti përplasim kulturat
Për hir të Huntingtonit,
Qytetërimi im i verbër
Të bëjë tangon e shikimeve
Me lulebajamet e saj
Për hatër tAl Paçinos;
Filozofike xhungla
E flokëve
I harliset, bimësi e huaj
Që dua tia shpleks
Me gishtat ngjitës.
Intrigë ideologjia
E gjinjve,
Dëshmi
Qytetërimesh të lashtë,
Dy piramida që fundin total
Parathonë në maja!
Jam militant, Akłs,
Politizuar gjer në thonj,
Fetish
Obelisku i bardhë i kultit tim të errët
Ngritur,
Dëshmi arkeologjike
E qytetërimit tim të babëzitur
Që duhet përplasur me çdo kusht
Sipas librave të shenjtë postmodernë,
Le tbëjmë pak histori pra, Akłs,
Në Pelham Bay e çkish më shumë Koloseumi dhe Moulin Rouge
Se kjo rrugë e thatë me restorante mikse Sushi & Enchillada?
Gjeneral Tso dhe Emiliano Zapata,
Guom-in-dang! në lëng soje
Dhe borde dalëboje,
Pluhur tebeshiri,
Që premton këngë katrore gjinkallash
Nëpër vapë,
Mesditë pafund,
L(b)yrse,
Ku perdet damask duhet të mbyllen
Për shkak të vrimës
Së ozonit,
E me lëng soje duhet të lyhemi,
Akłs,
Kundër diellit të kripur.
Perla djerse dhe kultura e lagët
Pa fshirë
Në sqetulla dhe gushë
Do fërkohen
Pas përplasjes,
Veç pellgjet e tharë me skelete likenesh
Nuk stërpikin,
Shkel pa droje mbi mua
Të bëhemi pis dhe të murrmë,
Gjithë gjurmë
Kërcet, lëkurat,
Kërcinjtë, kulturat,
Jam kamikaz i një dogme të vjetër,
Për kombin tim
TNT do të thotë eksploziv,
Nuk ësht stacion televiziv,
Gjoksi mshpërthen nga gradientët e drunjtë
Të pathosit,
Kam shenjë pigmenti të kundërt me ty,
Prandaj tërhiqem
Magnetik,
I ngarkuar,
Ksaj rruge të thatë nPelham Bej,
Plot sharm (el sheik) shkretëtire,
Ku vegimi yt
Me erërat e Ganës
Ngatërrohet
E vallëzon spirale
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|