Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > "Kuriozitete nga fleurs de l'orne"
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Pas gjysmë viti martese kupton se burri i saj është grua



Pas gjysmë viti martesë indiania Minati Khatu zbuloi se bashkëshorti i saj në të vërtetë është grua, shkruajnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Khatu nga Rourkeli i Indisë u martua para gjashtë muajve me partnerin, ndërsa më vonë zbuloi se ai është partnerja, Sitakanta Routray.

Routray gjatë kohës kur u njohën kishte mahnitur familjen e 26 vjeçares Khatue dhe martesën e saj nuk e kundërshtoi askush. “Familja ime mbeti e impresionuar dhe të gjithë dhanë pëlqimin për këtë martesë”, tha Khatua.

Ashtu si e kërkon tradita, Sitakanta mori prej familjes së nuses si pajë bizhuteri të shtrenjta, 400 euro dhe një automobil. Megjithatë, Khatu filloi të dyshojë pas martesës pasi “bashkëshorti i saj” refuzonte çfarëdo kontakti fizik, duke thënë se nuk ia lejon feja e tij.

“Fillova të dyshoj se është femër dhe u përpoqa ta zbuloj, por nuk ia arrita. Por një ditë arrita të futem në derisa po bënte dush dhe ankthi im u bë realitet. Bashkëshorti im në të vërtetë ishte femër”, rrëfeu indiania e shokuar.

Policia është duke hetuar rastin.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2010 19:45
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 2h5k2tw.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 34 herė.

Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnore


Mund të ndodhë që duke bërë pastrimin e shtëpisë mund të gjesh nëpër cepa gjera të ndryshme që nuk I gjeje dot. Por duke pastruar me fshesë me korrent të gjesh poshtë krevatit dashnoren e burrit është një gjë e pazakontë. I ndodhi një gruaje 40 vjeçare nga Italia. Duke ardhur në shtëpi më shpesh se zakonisht gjen burrin e saj të ulur në guzhinë dhe deri këtu asgjë e dyshimtë. Gruaja fillon të bëjë punët e shtëpisë si zakonisht dhe papritur zbulon poshtë krevatit të dhomës së gjumit dashnoren e burrit të saj, një vajzë rreth 30 vjeç.
Ishtë zënia që filloi mes burrit dhe gruas që detyroi komshinjtë të merrnin në telefon policinë.Agjentët që mbërritën në vend nuk gjetën ndonjë shkelje që ata të merrnin ndonjë masë, ikën duke i lënë të tre personat ta zgjidhnin vetë çështjen.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2011 09:55
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Qeni na kupton, sepse njeh mbi 1000 fjalë

Dëshira për të mësuar do ta kishte çuar në arritjen e rezultateve akoma më të mira, por ata që u lodhën në këtë rast ishin pikërisht mësuesit e tij. Chaser, një qen bukurosh, pati fatin, ose ndoshta fatkeqësinë, varet nga këndvështrimi, që të jetonte me dy njerëz shumë të veçantë, dy kërkues shkencorë universitarë të specializuar në psikologji komportamentale, të cilëve u hipi në kokë që të merreshin me qenin e tyre, apo më mirë me inteligjencën e qenit të tyre. Thelbi i studimit ishte që të shihnin reagimin e tij, për atë që quhet të lidhurit e fjalës me objektin.

Për çdo njeri, që është i pasionuar me kafshët dhe veçanërisht me kafshët e shtëpisë, nuk është i nevojshëm një studim trevjeçar, me shumë dokumente dhe publikime nëpër revistat shkencore, për të dalë në përfundimin se qeni, apo kafsha shtëpiake, i kupton të gjitha urdhrat që i jepen. Ky është në fakt edhe përfundimi në të cilin arritën dy shkencëtarët amerikanë, por sigurisht që është një studim që shkon përtej këtij konkluzioni të qartë për çdo dashamirës të kafshëve të shtëpisë dhe përtej asaj që dihej deri në këtë moment, për inteligjencën e kafshëve. Aftësitë e përftuara nga qeni me të cilin u morën të dy shkencëtarët i tejkalojnë ato të species së cilës i përkasin, madje edhe të specieve të tjera, si papagajtë dhe majmunët, që deri më tani konsideroheshin si kafshët më “elokuente” të botës së kafshëve dhe sigurisht më shumë se qentë.

Qeni në fjalë ka qenë në gjendje të dallojë rreth 1200 terma të veçantë dhe t’i lidhë ato fjalë me objektet që i korrespondonin. Madje ai ia ka dalë që të dallojë edhe formën e objektit dhe të tregojë se ka një sistem memorieje të brendshme shumë të zhvilluar, që mund të bëjë bashkë një stimul audio me një stimul viziv. Mësuesit e tij shkruajnë në studimin e tyre se qeni me të cilin rrinë është më i aftë edhe se vetë ata kur bëhet fjalë për të kujtuar emrat e lodrave dhe që ka shumë qartë aftësinë për të kuptuar gjuhën njerëzore. Madje, sipas tyre, qeni shfaq aftësinë e një fëmije në moshën trevjeçare për sa i përket të kuptuarit, të memorizimit dhe reagimit ndaj gjërave të ndryshme.

Qeni, në fakt, nuk do të mjaftohej vetëm me këtë numër fjalësh të mësuara prej tyre, që shkonte në 1022, dhe dy shkencëtarët vendosën t’i jepnin fund mësimit me nxënësin e zellshëm. Kjo ndodhi sepse ata ishin të kënaqur nga aftësia dhe shpejtësia me të cilën ai i mësonte fjalët e reja. Eksperimentet e tyre, ose më mirë rezultatet, i kanë tejkaluar ndjeshëm ato të kolegëve të Institutit Max Planck, të cilët, në vitin 2004, i kishin mësuar qenit Rico 200 fjalë. Në këtë klasifikim, pra në atë të qenve inteligjentë do të futej më pas edhe Besi, një qenushe austriake e aftë për të mësuar 340 fjalë.

Por të dy qentë e sipërpërmendur ishin pjesë e një kërkimi shkencor me rregulla më pak të ngurta dhe strikte se ai i ndërmarrë nga dy shkencëtarët amerikanë për të cilët po flasim. Por të gjitha këto eksperimente të bëra ndërkohë tregojnë mbi të gjitha se aftësitë e një qeni, por edhe të kafshëve në përgjithësi, janë shumë më të mëdha nga sa mendojmë për sa i përket të kuptuarit të dimensioneve të shumta të botës sonë, ndër të cilat hyjnë edhe fjalët dhe shprehjet, si dhe lidhja e këtyre me pamjen e objekteve.

Aftësitë e të kuptuarit gjithsesi lidhen në mënyrë të ngushtë me aftësinë e të trajnuarit. Pra kafshët i shfaqin aftësitë kur kanë një trajner shumë të mirë njerëzor. Në raste të tjera, pra të zakonshme, ato rrinë të fjetura dhe nuk aktivizohen. Kjo gjë ndodh rëndom dhe ne i quajmë me raste kafshët si të paafta për të kuptuar veprimet tona, apo fjalët. Dy shkencëtarët amerikanë pas rezultateve të shkëlqyera që kanë marrë me qentë, duke qenë të bindur se të kuptuarit është një aftësi e të gjitha kafshëve, kanë vendosur që këtë gjë ta provojnë.

Por për momentin, deri në përfundimin e kërkimeve të tjera, qeni ashtu sikundër majmunët dhe papagajtë, konsiderohen si një nga kafshët që i kuptojnë më mirë fjalët, që do të thotë se kanë kujtesë dhe inteligjencë, çka deri më tani ka qenë një “bekim” vetëm i njerëzve.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2011 19:20
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Red face

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re kinezi.png
Ky file ėshtė shkarkuar 27 herė.

Kinezët me brire në kokë

Fqinjët e quajnë atë “cjapi”. Kinezit Huang Yuanfan, 84 vjeç, ka nisur që t’i rritet një bri në kokë. Askush nga mjekët nuk di t’i thotë se çfarë është. Huang thotë se e ka prerë, por ai sërish rritet. Deri më tani e ka mbuluar me kapele, por ai po rritet shumë shpejt.
Një tjetër rast ka ndodhur para disa kohësh në Kinë. Një të moshuare 101 vjeçare, i ka dalë një brirë 6 centimetër në ballë.

Koha jone.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2011 18:12
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Virusi i quajtur “ndëshkimi i Zotit”


Në shkurt të vitit 1981 u zbuluan rastet e para në Amerikë. Si ka ndryshuar jetët tona virusi i tmerrshëm

30 vitet e AIDS

Në shkurt të vitit 1981, në Amerikë, disa gej u prekën nga një sëmundje misterioze. Aktorë dhe njerëz të famshëm nisën të vdisnin. Dikush foli për hakmarrje hyjnore. Por, kur u prekën edhe heteroseksualët frika i përfshiu të gjithë. Po nisnin 30 vitet më të këqija të jetës sonë…

“Ky nuk është vetëm ndëshkimi i Zotit për homoseksualët, është ndëshkimi që Zoti u ka dërguar shoqërive që tolerojnë homoseksualët”. Ishte vjeshta e vitit 1983, kur prifti Jerry Falwell tha në publik atë që shumë mendonin privatisht: mbi Amerikën mëkatare që kishte pranuar homoseksualët, gej dhe lezbike në shoqëri, hakmarrja e Zotit kishte shkaktuar një sëmundje të pashërueshme. Zërit të Falwell iu shtuan edhe ata të shumë pastorëve katolikë dhe protestantë, imamë dhe njerëzve të Kuranit. Në vitin 1983, sëmundja misterioze po shfaroste lagje të tëra të populluara nga gej, si ‘Castro’ në San Françisko, ‘Village’ në Manhantan apo ‘Dupontë Circle’ në Uashington, e kësaj sëmundjeje çdo ditë i shtohen pacientë të rinj të famshëm si aktorë, artistë, njerëz të famshëm, ndërsa i riu i parë që humbi jetën nga kjo sëmundje ishte kamarieri franko-kanadez Gaetan Dugas. Në përcaktimin e parë zyrtar që mjekët i dhanë sëmundjes të cilën nuk e kishin hasur kurrë më parë, u shfaq fjala ‘Grids’: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome, sëmundje si pasojë e mungesës së imunitetit e lidhur ekskluzivisht me gejt. Forma e rrallë e polmonitit që vriste pacientët ishte “polmoniti gej”, ndërsa forma e rrallë që prekte epidermën ishte quajtur sarkoma e gejve. Nuk ishte i vogël numri i mjekëve që në atë kohë refuzonin të trajtonin pacientët e prekur nga ‘Grids’. Do të ishin të nevojshme vite, studime dhe bashkëpunime të frytshme mes virologëve dhe epidemiologëve, për t’i dhënë virusit famëkeq emrin me të cilin e njohim sot. Gjithsesi, do të ishte e nevojshme fytyra e zbehtë e një djaloshi 13 vjeç nga Indiana, Ryan White, që ishte infektuar përmes transfuzionit të gjakut, për të prekur një komb të tërë e për t’i bërë ata të besonin se kësaj herë hakmarrja e Zotit nuk kishte lidhje fare. Sigurisht që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra, dhe sot një i prekur nga AIDS nuk do të thotë domosdoshmërisht se e ka prerë biletën drejt vdekjes, ashtu siç ndodhte në vitin 1981. Frika kolektive u përhap gjithandej për virusin e tmerrshëm, të cilit as vaksinat nuk i bënin dot gjë: ndryshoi zakonet, veset, frikat e shoqërisë, ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Njerëzit nuk arrinin ta besonin dot se mjekët, ata që kishin ditur të shëronin sëmundje të tmerrshme, të luftonin epidemitë dhe bakteret vdekjeprurëse apo të bënin transplante organesh, nuk ishin në gjendje ta luftonin. Kishte që nga vitet e pandemisë së gripit spanjoll dhe pastaj nga ankthi i poliomielitit infantil në vitin 1952, që një sëmundje nuk kishte ndryshuar zakonet e jetës së përditshme të të gjithë njerëzve. Turma e terrorizuar në ato vite filloi të ngrihej kundër mbylljes së pishinave, sterilizimit të shkollave, shkatërrimit të lokaleve për gejt, përzënies së prostitutave, kur u zbulua se virusi mund të transmetohej edhe mes sekseve të ndryshme. Pothuajse gjatë gjithë viteve ‘80-‘90, pavarësisht përpjekjeve të administratorëve në çdo pjesë politike dhe bindjes së Ronald Reaganit, më parë i akuzuar për indiferencë kundrejt “sëmundjes së gejve” dhe pastaj i bindur për të vepruar, prindërit e frikësuar deri në palcë i hiqnin fëmijët nga shkollat ku mund të identifikohej qoftë edhe një fëmijë i vetëm që rezultonte pozitiv ndaj virusit HIV.

Tregimet e infermierëve, dentistëve, kirurgëve që ishin prekur nga sëmundja përmes gjakut të ndonjë pacienti të infektuar po lulëzonin nëpër media. Edhe të famshmit, që kishin miliona, nuk mund të bënin gjë. Përpara kësaj sëmundjeje ishin dorëzuar të gjithë. Gazetat tregonin se si kjo sëmundje nga viti në vit po përhapej në çdo cep të globit. AIDS u cilësua si patologjia e dytë më e frikshme pas kancerit, por para sëmundjeve kardiovaskulare, që vazhdojnë të mbeten në vendin e parë për sa i përket numrit të vdekjeve në vit. Tridhjetë vjet më vonë, mendimi i masës ka ndryshuar. Amerikanët, që dikur e shihnin atë si emergjencën më të madhe shëndetësore ishin 46 për qind, ndërsa tani janë 6 për qind. Lajmet që i përkasin sindromit HIV janë reduktuar me 1 të pestën në krahasim me atë të viteve ‘80 dhe studimet e ndryshme shkencore tregojnë se sot, të prekesh nga kjo sëmundje, nuk do të thotë se e ke vdekjen të sigurt. Koha e mallkimeve ka kaluar. Shkenca më në fund ka sqaruar se ku dhe kur janë rreziqet e infektimit, sa e rëndësishme është të identifikohet prania e virusit në gjakun e pacientit përpara se AIDS të shpërthejë, sa e lehtë është të bllokosh zhvillimin, siç ishte rasti i famshëm i kampionit Magic Johnson, mbartës i HIV-it tashmë prej 20 vjetësh, pa asnjë simptomë në organizëm. Por pavarësisht kësaj, edhe ne sot e kemi të vështirë të ecim rrugëve të qytetit ku kjo sëmundje u zbulua për herë të parë, pa e ndjerë paksa frikën, qoftë edhe për pak.

David, pacienti nga Afrika e Jugut: “Seks, drogë dhe rock n’roll. Pastaj zbulova se isha infektuar. Jam 50 vjeç tani, dhe jam ende gjallë. As mjekët nuk dinë ta shpjegojnë pse. Ndoshta, sepse detyra ime nuk ka përfunduar”.

Unë, pacienti i infektuar që jetoj ende

“Vazhdoj ende të zgjohem në mes të natës për të kuptuar se jam ende gjallë. Në fillim ishte një ndjesi si ajo e fajit. Përse pikërisht mua? Kam varrosur shumë prej miqve të mi të prekur nga kjo sëmundje. Pushova së i numëruari në vitin 1991. Jam gjallë për të treguar një ditë se dikur ekzistonte një sëmundje vdekjeprurëse e quajtur HIV. Jam këtu për të treguar këtë histori, historinë time”. Ata si ai numërohen me gishta. Ata që kanë arritur të mbijetojnë, edhe shkenca vet nuk di të shpjegojë përse. Në Universitetin e Kalifornisë, profesor Jay levy ka thuajse tridhjetë vjet që punon për të zbuluar misterin e atyre që janë infektuar e vazhdojnë të jetojnë. David është njëri prej tyre. Ja se si e tregon ai historinë e tij. “Për mjekët duhet të kisha vdekur 28 vjet më parë. Ta tregosh që nga fillimi historinë time, duket si një roman. Në Amerikën e vitit 1979, revolucioni seksual kishte arritur kulmin. Unë u arratisa nga Afrika e Jugut, ku kërkohesha nga policia sekrete. Kërkova Amerikën dhe përfundova në Los Angelos. Aty gjeta gjithçka: seks, drogë dhe rock n’roll. U gjenda mes një grupi të pasurish të West Coast. Jetë e privilegjuar dhe e egër. Punoja dhe fitoja shumë për një 20-vjeçar. Kisha zbuluar se jeta është e bukur. Gjithçka ndodhi drejt fundit të vitit 1982. U zgjova i djersitur një natë. Kisha një kollë të rëndë, që më merrte frymën e që vazhdoi për më shumë se gjashtë javë. Pas largimit të simptomave, mendova se u shërova. E nisa atje ku e kisha lënë: seks, drogë dhe rock n’roll. Datat i kujtoj mirë. Ishte marsi i vitit 1983. Miku im, Michael kishte vdekur. Mjekët thanë se ishte prekur nga ‘Grids’: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome. Kur mjeku më përsëriti simptomat, i tmerruar mendova se edhe unë i kisha pasur të njëjta. Bëra një analizë gjaku. Ishte pasditja e 13 marsit dhe ditëlindja ime e 22-të. Më tha se isha prekur nga ‘Grids’. Më dha vetëm gjashtë muaj jetë. E ndjeva se po vdisja. Kisha tentuar shumë herë vetëvrasjen në jetë për shkak të një adoleshence të vështirë. Mendova, përse të mos e bëj edhe kësaj here? Nuk dija ç’të mendoja më parë, edhe pse fiksimi i vetëm ishte vdekja që më dilte para syve në çdo sekondë. Pasi u ndava me mjekun, u ktheva në shtëpi ku më prisnin miqtë për të festuar ditëlindjen. Unë nuk dija thuajse asgjë rreth kësaj sëmundjeje. Më kujtohej që kisha lexuar vetëm një artikull me emrin: ‘Sëmundja e re e gejve’. Vetëm në fund të atij viti, kësaj sëmundjeje ju vu emri me të cilin e njohim sot: AIDS. U bëra pjesë e vullnetarëve të një studimi të Universitetit të Kalifornisë. Isha mes kavjeve të para në botë për testet që do të bëheshin për virusin HIV. Frikë nga vdekja? Ishte katër korriku i vitit 1983. Papritur, m’u rikthye në mendje një libër që kisha lexuar që fëmijë, kur një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit në Gjermaninë naziste tregonte historinë e tij: ‘Në kërkim të një domethënieje të jetës’, Viktor Frankl. Në çdo rrethanë, holokaust, pandemi, fatkeqësi natyrore, është gjithmonë dikush që mbijeton, thoshte Frankl. Aty mendova se, përse të mos isha unë që të mbijetoja për t’i treguar të tjerëve këtë katastrofë të quajtur AIDS. Unë e di që Zoti ekziston dhe është miku im më i madh. Për më tepër, e di që Zoti nuk bën gabime. Më ndihmoi të ndryshoja tërësisht jetën. U ktheva në Afrikën time, në Zambia, ku takova një mikun tim që bënte specializimin në klinikën ku unë kurohesha.
Kemi shkruar katër libra së bashku, që kanë shitur miliona kopje në botë. Por, sot lufta ndaj AIDS ka përparuar. Nuk do të thotë më vdekje e sigurt. Për mua është bërë një zanat: ndihmoj njerëzit të gjejnë forcën për të ecur përpara. Kujdesi për trupin nuk mund të ketë rezultat pa atë për mendjen. Kështu, prej 28 vjetësh bashkëjetoj me AIDS. Kam ndryshuar krejtësisht jetën për t’iu përshtatur trupit tim. Në orën tetë çdo mbrëmje jam në shtrat, ndërsa në 3 të mëngjesit zgjuar. Dëgjoj këngët e mia të preferuara, bëj joga, luaj me kafshët, studioj, shkruaj. Ndaj, i nis ditët plot energji për të ndihmuar të tjerët. E di ç’do t’i thosha sot një djaloshi që zbulon se ka marrë AIDS? Mos u mërzit. Sot kjo sëmundje është një zgjedhje, me kushtin që të mos kesh lindur me virusin HIV apo të mos kesh pësuar një akt seksual të padëshiruar. E kam fjalën, për 30 vjet me radhë janë dhënë të gjitha mesazhet. Nuk i ka lexuar? Nuk i ka dëgjuar? Ka shumë pak njerëz në këtë botë që nuk e dinë se si merret kjo sëmundje. Është sëmundje që lidhet me stilin e jetesës, ashtu si kanceri dhe duhanpirja. Të sëmurët me HIV nuk janë viktima. Kanë bërë zgjedhje që i bënë të infektoheshin. Nuk u ngelet gjë tjetër vetëm të kujdesen për veten. Mua sëmundja më ndryshoi gjithçka, më bëri më të përgjegjshëm. Vazhdoj akoma jetën time seksuale, sigurisht me mbrojtjet e duhura. Tani po plakem. Po shkoj tek të 50-at. Nuk e mendoja kurrë se do të arrija deri këtu. Më jep forcë slogani im i vogël: jam ende gjallë”.

Shqip.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2011 17:08
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ljellma.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 20 herė.

Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike!

Zjarrfikësit gjermanë ndërmorën një aksion të rrezikshëm nate duke u përpjekur ta shpëtojnë një mjellmë nga një liqen i ngrirë. Kur arritën tek ai, e kuptuan se ishte prej plastike.
Shumë kalimtarë rasti në qytetin Straubing në Gjermani thirrën zjarrfikësit pasi kur po kalonin afër një liqeni artificial i cili ishte ngrirë panë një mjellmë që nuk po lëvizte.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë 25 zjarrfikës të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ecur nëpër akullin e hollë për ta shpëtuar mjellmën.

Pas frikës së madhe se mos po bien në ujin e akullt, zjarrfikësit kuptuan se bëhej fjalë për një mjellmë plastike.

Telegrafi

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2011 21:47
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve!



Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave?
Të shohë një femër me forma të bukura trupore, me ije të gjera dhe bel të hollë, për një mashkull do të ishte si të pinte alkool apo të merrte drogë, bën të ditur një studim. Këto rezultate të reja mund të ndihmojnë për të shpjeguar interesimin e meshkujve ndaj pornografisë, shtojnë shkencëtarët.

Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave?
Platek shpjegon se femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve, por arsyet nuk janë të ngjashme me arsyet e meshkujve. Në këtë rast, gjinia femërore përpiqet të përcaktojë se sa janë tërheqëse vetë, krahasuar me femrat e tjera dhe për të mbajtur larg femrat e “rrezikshme” për partnerët e tyre.

Megjithatë, meshkujt për femrat nuk janë thjesht qenie të programuara për të përmbushur nevojat e tyre biologjike, por persona të cilët përshtatem më së miri me të gjitha dëshirat dhe mendimet. Fshehtësia e joshjes te femrat është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit.

Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i ka këto gjene.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2011 20:50
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re martese.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 13 herė.

Nuk kishin para,u martuan lakuriq .


Kelly Clinton dhe Lee Wiggets janë së bashku që 11 vite, por përkundër dëshirës së madhe për tu martuar ata nuk mund ta përballonin materialisht një gjë të tillë. Por kohë më parë realizuan ëndrrën e tyre. Fituan një dasmë falas, por kushti ishte që të dalin para altarit ashtu si i ka falur zoti – lakuriq.
Çifti nga Birminghmai në Angli mori pjesë në lojën shpërblyese në radion BRMB dhe falë votave të dëgjuesve ata fituan. Shpërblimi ishte nj dasmë gratis dhe përmbushën kushtin duke shëtitur lakuriq deri tek ofiqari.

Nusja erdh në dasmë me take të larta dhe brekë tanga, trupin e kishte të mbuluar me vello, ndërsa gjinjtë i mbulonte nga sytë e mysafirëve me një buqetë të madhe lulesh. Dhëndëri Lee erdhi krejtësisht lakuriq, duke mbuluar vetëm “burrërinë” e tij me një kapelë.

Kelly Clinton dhe Lee Wiggets kanë dy fëmijë. Ata thanë se me vite kishin ëndërruar për një ceremoni dasme, por kurrë nuk kishin pasur para të mjaftueshme.

“Kemi pasur ngritjet dhe rëniet në lidhje, por gjithmonë kemi mbetur bashkë”, tha Lee derisa Kelly shtoi se ëndrra e tyre më në fund u realizua, shkruajnë mediat britanike.
Telegrafi.

The Naked Wedding - The Full Ceremony
http://www.youtube.com/watch?v=yfn2soUhJns

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2011 19:54
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14604

uaaaa ca kapele e vogel dhe ca buqete lulesh e madhe

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2011 21:59
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269



ata ja hodhen t'shko dasma sa qimes e kres sot

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2011 22:02
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > "Kuriozitete nga fleurs de l'orne"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.