Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Obama: “Duan tė mė shkatėrrojnė”
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Obama: “Duan tė mė shkatėrrojnė”

Pas humbjes së pritshme, Presidenti amerikan deklaron se është i hapur për bashkëpunim me republikanët, por pa hequr dorë kurrsesi nga reformat që ka ndërmarrë
Reforma e shëndetësisë, rregullat e reja financiare, ekologjia edhe nga sa reforma të tjera duhet që të heqë dorë Barak?

Që nga dita e djeshme për Obamën dhe demokratët nis një lojë e vështirë. Presidenti do të përfshihet shumë shpejt në një duel të gjatë që do të zgjasë 2 vjet, një duel që do ta shohë të përfshirë me të djathtën, pra me republikanët që tashmë janë shumë të fortë në Kongres.

Njëherazi, duke filluar nga dita e sotme nis edhe fushata e re zgjedhore për presidencialet e vitit 2012. Që sot e në vazhdim çdo veprim i duhur, apo i gabuar do të ketë pasojat e tij të drejtpërdrejta në këto zgjedhje.

“Duan të më shkatërrojnë” ka deklaruar Presidenti Obama në një intervistë radiofonike, ndërsa votimet kishin nisur. Por më pas shtoi se është i gatshëm që të bashkëpunojë me republikanët, por pa hequr kurrsesi dorë nga parimet dhe reformat e tij.

Po a do të sjellë kjo përplasje e pritshme së afërmi pasoja të tilla si ajo e vitit 1995 kur Bill Klinton, atëherë Presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte përballë një shumicë republikane në Kongres që drejtohej nga Newt Gingrich? Edhe sot e kësaj dite, republikanët vazhdojnë që të kenë të njëjtin objektiv si atëherë pra atë të uljes së financimeve për shtetin social. Dhe për këtë, republikanët kanë në dispozicion të tyre armën atomike që mund të përdorin në fillim të janarit: vota në lidhje me “çatinë” e borxhit publik. Në shkurt të këtij viti, limiti u ngrit në 14 300 miliardë, por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, sepse shumica në kongres mund të bllokojë ligjet e shpenzimeve. Republikanët duhet që të respektojnë premtimin që u kanë bërë zgjedhësve për të reduktuar 150 miliardë dollarë të deficitit.

Për sa i përket Obamës, ai duhet të çedojë në ndonjë pikë. Nuk do të ishte në të mirën e tij që ai të shfaqej si një demokrat i vjetër stalinist dhe supershpenzues, etiketë që ia kanë vënë së fundi një pjesë e elektoratit demokrat të moderuar. Obama ka tashmë në duar reduktimet në masën 55 në të gjitha zërat e shpenzimeve publike që nuk janë “thelbësore”. Ai është i gatshëm që të bëjë kompromise edhe për sa u përket manovrave fiskale që prekin të pasurit, sigurisht përkohësisht, derisa ekonomia ta ketë rimarrë veten. Por mund të heqë dore edhe nga 50 miliardëshi i parashikuar për shpenzime publike në fushën e transportit. A do t’i bëjë, apo jo këto lëshime kjo vlen për t’u parë, por është e qartë tani se Obama duhet që të gjejë një ekuilibër, që në fakt është shumë delikat. Bëhet fjalë për ruajtjen e klimës që favorizon rimarrjen ekonomike të vendit dhe kjo pa i bërë njerëzit që të paguajnë një çmim shumë të lartë.

Klinton në vitin 1994 luajti një politikë shumë fleksibël. Ai alternoi shkopin me karotën, pra diplomacinë me masat e ashpra dhe të rrepta në mënyrë që të arrinte objektivat e vet me një shumicë republikane në kongres, e cila e kundërshtonte për çdo gjë. Kështu për shembull, reforma e tij e shtetit social, e shumëpërfolur u përball me shumë kërkesa të së djathtës, disa prej të cilave u desh që t’i pranonte. Deri më tani, Obama ka deklaruar se ai nuk do të tërhiqet nga idealet dhe reformat e tij dhe se do të luftojë deri në fund për të parë të realizuar vizionin. Ai do të përdorë veton presidenciale nëse e djathta do të tentojë që të vërë për çdo gjë shkopinj në në reformat e tij më të mëdha. Për sa i përket reformës në shëndetësi, republikanët kanë deklaruar se do të bëjnë ç’është e mundur që ta kthejnë mbrapsht. Por a do t’ia dalin vështirë ta thuash, sepse lufta do të zhvillohet e ashpër dhe dhëmbë për dhëmbë. Obama do të mbrojë me mish e me shpirt edhe reformën e tij financiare më të madhe e ndërmarrë nga qeveria amerikane që pas krizës së viteve ’30. Mbi të gjitha, Obama do të mbrojë dhe të do vazhdojë të luftojë për krijimin e një autoriteti të ri për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet e bankave dhe institucionet e tjera financiare. Edhe kjo reformë që bie ndesh me interesat e shumë republikanëve të pasur është në objektivin e tyre për ta shpërbërë, apo dobësuar sa më shumë që të jetë e mundur. Vetoja presidenciale mund të jetë e dobishme, madje mund të jetë një domosdoshmëri edhe për të bllokuar një sërë ligjesh antisindikaliste që ndodhen në axhendën e republikanëve. Për të shpërblyer ndërmarrjet e mëdha që i fninancuan me shumë bujari gjatë fushatës elektorale, republikanët e rinj, senatorë dhe kongresmenë duan që t’u ngrenë pengesa sindikalistëve për t’ua pakësuar fuqinë dhe forcën e kundërshtimit. Po çfarë mund të ndodhë me marrëdhëniet tregtare me Kinën? Ndoshta ky do të ishte momenti ideal për një aleancë transversale. Sindikatat dhe lëvizja “Tea Party” kërkon proteksionizmin.

Ndërsa për sa i përket çështjes të vendosjes së një limiti për emetimin e gazeve të dëmshme nuk ka shanse. Obama ka hasur gjatë gjithë kohës në kundërshtimet e ashpra dhe të vazhdueshme të lobit të industrialistëve që kishin arritur madje t’i krijonin Obamës probleme dhe brenda partisë së tij.

Terreni ku pritet të jetë gjithçka më e lehtë mund të jetë politika e jashtme: Republikanët madje në një masë më të madhe se vetë demokratët e kanë mbështetur shtimin e trupave amerikane në Afganistan, si dhe kanë qenë vazhdimisht pro përshkallëzimit të luftimeve në atë vend. Ndërkohë, ekziston një divergjencë totale për sa i përket procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Për të djathtën Obama është një “islamik” dhe madje dyshohet për simpati më të mëdha seç duhet ndaj palestinezëve, çka bie ndesh me politikën e deritanishme dhe madje tradicionale të republikanëve që ka qenë gjithmonë e orientuar nga izraelitët. Dhe ky i fundit duke filluar nga dita e sotme ka një mbështetje më të madhe në Kongres.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2010 21:34
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Obama: “Duan tė mė shkatėrrojnė”

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.