Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Shpesh i them vetes: hap syte dhe shih. Kush je ti qe te gjykosh? kush je ti qe te flasesh dhe te degjohesh? Dhe akoma nuk i kam dhene pergjigje kesaj pyetje...
Por cuditerisht vazhdoj te flas, vazhdoj te shoh dhe vazhdoj te them ate qe mendoj.
Ndihem mire, ndihem keq. Une do te vazhdoj te jem ai qe jam.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 06:34
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ngadale zeri ne anen tjeter te perdes se mistershme te fatit, fillon e meket. Tani vetem ekoja e tij dritheron mendimet e mija. Historia perseritet. Fjale gati te pakuptimta u shkrehen ne trurin tim te lodhur dhe une i pafuqishem per te lexuar harten mbas se ciles fshihet e nersermja ime.
Ai ze aq familjar dhe i njohur, po dhe aq i mistershem i cili me flet cdo nate per te me treguar udhen qe duhet te ndjek. I mbushur plot me indikacione apo sinjale qe ndezin te gjitha dretat e alarmit te "intelektit tim", ne te njejten kohe aq bosh sa me duket sikur i ftohti i akullt qe perhapet nga tingujt e tij, paralizojne cdo qelize te trupit te lodhur.
I vetem?!
Erresire rreth e rrotull meje dhe dashur pa dashur zeri i shpreses fillon dhe shuhet. Por une nuk dekurajohem nga kjo gje. Bile as nqs do me duhet te pres perjetesisht dhe te mendohem perjetesisht per te gjetur nje pergjigje. Ajo qe me ben te dritherohem ne kete nate si gjithe te tjerat eshte drita. Nje drite e papritur, aq e fuqishme sa me verbon. Me verbon dhe me ben te eci ne drejtim te gabuar. Kurre mos ndalo. Kjo eshte pergjigjia???
Lekura qe digjet nga dielli i ri qe pushton qiellin tim, fyti qe thahet nga mungesa e lengut te besimit, por perseri qenia ime duhet te eci perpara. Dmth duhet te vazhdosh te ecesh, pa pritur te shohesh shkoqur ne nje bote drite verbuse apo erresire harrese.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2005 00:08
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

desha si dikur te mund te sqaroja veten serisht me fjale te nxehta, te cilat te me ngacmonin trurin deri ne ate pike sa ai te vazhdonte te reagonte serisht, por cuditerisht kete here asgje nuk funksionoi.
Une kam ndryshuar apo nata eshte ngushtuar?
Mendimet jane te padukshme dhe te lehta si pupel kapin mankthet e mija deri ne pamundsi clirimi duke bere deshirat rob te erotizmit.
Ja pra, grumbulli i spermatozoiteve arriti fitoren e tij me te madhe dhe nje krijese e re po krijohet pa pyetur per ligjet e kesaj bote.
pa pyetur per fantazi te cmendura, per administrate, kulture, pasione apo plane afatgjata.
Pse ai ta kete fajin? Apo pasioni i shfrenuar? apo lemshi i gjithpushtetshem i ideve te kota qe vlojne sillen e ndergjegjes?
Naten e mire shastisje. naten e mire imagjinate. Naten e mire ngacmim. Shihemi neser kur fytyra ime te jete reshkur nga fryma e nxehte e diellit xheloz. Shpresoj mos ndahemi me kurre.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2005 00:42
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

sot si duket do te jete nje dite e merzitshme. Eshte ora 10:30 e mengjesit dhe mezi po pres te vije nata. Te vije nata dhe te fle. Dmth dua te mbaroje dhe kjo dite tjeter. Mezi po mbaj veten ulur ne karrige. Nuk e di pse durimi me ka humbur fare keto dite. Te mbaroje dhe kjo dite nje here dhe pastaj te shohim. Po cfare te shohim? Neser do te jete keshtu, pasneser po keshtu, mbipasneser po keshtu. Mbas kater ditesh po ... . Te them te drejten nuk e di se ca do te mendoj pas kater ditesh. Sepse e di qe ndryshoj mendim per gjerat shpejt ndaj e di qe ka shume mundesi te mos mendoj ne te njeten menyre.
Epo le te pres atehere derisa dicka te me bej te ndryshoj mendje. Tani me mire po fle...

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2005 18:28
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Wink

Shkruaj, prish, shkuraj, prish, shkruaj, prish.
Sa i coroditur duhet te jete nje njeri qe te shkruaje 4 here per dicka dhe te zhduke ate qe shkruan perseri? Sa e rendesishme duhet te jete kjo per per kete njeri? Sa pasiguri duhet te kete ne kete njeri? Sa here eshte gjendur ne rruge qorre dhe i deshperuar eshte kthyer mbrapa?
Sa here duhet te kete menduar qe asgje nuk eshte e vertete dhe qe ka aq shume rendesi sa per te mos u dorzuar? Sa here e ka pare veten ne gjunje duke pare njerzit nga lart poshte?

Uouuuu. Shyqyr qe nuk jam une ky njeriu ketu me lart.

Nqs e gjen veten atje, kam nje lajm per ty: ZGJOHUUUUUU.
Jeta mund te jete kaq e keqe vetem kur je i vetem. Zgjidh sot qe dikush tjeter te luftoje per ty.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2005 00:27
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

U ktheva me vrull mbrapa dhe qafa u perdrodh aq shume, sa trupi im u shkund poshte si nje dege e thare rrakellehet fundeve te kanaleve ujitese nga vapa e madhe. Gati-gati u ndjeva i tepert per token ne ato momente ndaj ajo me nje levizje te vogel i dha fund egizstences sime.
Pse ndodhi kjo? Eshte disi e komplikuar por me vone do te kuptoni gjithcka. Tani dua t'ju tregoj per ato qe pashe apo ndjeva ne momentet e fundit kur grahma ime e fundit u shua si peshperitje ere maji ne gjethet e pemeve ne nje mbremje te fresket.
Eshte e vertet. GJithcka te del para syve si nje film dhe fillon e sheh veten nga momenti kur truri yt fillon te rrudhoset nga kujtimet. Por gjithcka ndodh shume shpejt dhe nuk mund te ndalosh te shohesh qarte gjithcka nga ato. Jane shume. Shume me shume se cfare mund te mendosh qe ka jeta e nje njeriu. Si nje video siluetat e njerzve dalin me shpejtesi para imagjinates tende sa per te te thene: tungjatieta, jam edhe une ketu, sa per informacon" ndersa ti vendos te ndalosh dhe te shohesh me qarte ate qe do. Ate pjese qe te intereson me shume...
Ku ndaloi truri im me piken e fundit te gjakut? KU thoni ju? Pikerisht tek personi qe me beri te kthej koken me aq vrull. Kush tjeter.
Naten e mire tani. Ndoshta nqs neser do te jem perseri ketu do t;ju flas me shume.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2005 09:03
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Hena me buzeqesh si Xhokonde nga lart. Une, tymin e duhanit e hedh mbi fytyre per te imituar rete qe flene neper gryka malesh teper larg ketij horizonti pa fund e pakrye. Nuk ka mundesi qe cdo grimce rere te shkelqeje kaq shume si xhevahire te vjeter pafund te nxjerre ne breg nga deti plak. Cudi! Por nuk duhet te cuditem dhe aq tani kur fantazia ime perpiqet te me ndryshoje. Nuk ka mundesi qe mbas thithjes se fundit te bishtit te cigares, mijra kujtime te humbura faqesh pothuajse boshe ndizen si gjuhe flakesh qiriri nen lekuren time te regjur nga dielli i jetes.
Buzeqesh, flak cigaren me inat si per te shkundur veten dhe mbuloj fytyren me duar per te mos lejuar yjet kureshtare te peshperisin per lotet e mi.
Besoj se me ka zene malli per doren tende kureshtare kur eksploronte floket e mi. Me mungojne mijra kacurelat e tua kur ngacmonin hunden time dhe gate me benin te teshtija kur mbeshtesje koken ne gjoksin tim.
Besoj se me mungon pagjumesia duke pritur i raskapitur te shihja hyneshen e bukurise te zbukuronte fytyren tende kur gjumi te largonte nga kjo bote.
Me mungojne shume nga valsi i cdo imtesie tende qe me dehte cdo nate para se truri te vendoste te mbyllte dyert realitetit.
Tani besoj se duhet te jesh ne gjume, kurse une po flas me henen qe nuk resht se buzeqeshuri mistershem. Pse? Ndoshta disa gjera nuk duhen kapur kurre per tu shprebere nga truri yne cuditberes. Disa gjera duhet ti besohen vetem nates dhe heshtjes se saj kureshtare.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 05:44
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ja pra ku jam perseri. Me koken midis duarve te mija dhe nje premtimi te zbehur qe me zhurit edhe ato pak grimca gjumi qe mund te grumbullohen ne syte e mi. Jam ne dileme. Kjo e eshte e verteta. Kam bere nje premtim qe nuk mund ta mbaj dot dhe fryma me ndalon kur e kujtoj. Turpi me skuq faqet dhe me rrezon shikimin perdhe. Ndihem keq dhe nuk mund te perqendrohem ne asgje. Fryma qe marr, djersa ne pune, zeri ne mikrofon, vargjet ne flete nuk jane me ato qe zemrat tona vendosen diku mes avujve te afshit te trupave tane te bashkuar dhe bashkebisedimit te syve tane ne heshtje. Ate nate u dehem me njeri-tjetrin dhe nuk deshem te leshonim veten ne krahet e gjumit.
Por tani ndihem keq. Ti je larg dhe ke nevoje per mua dhe une nuk jam atje. Nuk jam atje te degjoj te ankuarat e tua, nuk jam atje te mbaj doren tende, nuk jam atje te te mbuloj kur te ze gjumi nate.
Ti je larg, ne nje dhome te ftohte spitali dhe sheh me syte e dhimbjes dhe degjon me veshet e trishtimit. Une, qendroj si mumje para dritares duke pare shiun qe perton te bjere dhe kerkoj me kot bileta avjoni me pak se 300$.
Me vjen keq. Cfare po them dhe une. Zemra po me cahet nga inati qe jam ky qe jam. Qe nuk kam mundesi me shume, qe nuk kam nje pune me te mire apo qe vazhdoj te jetoj ne nje qytet te mbytur nga pluhuri, 15 ore me makine larg teje. nqs nisem neser ne darke mbas pune ne oren 11 te nates duhet te jem tek ti per te ngrene dreke bashke.
Me mungojne drekat tona, blie dhe ato kur ti grindeshe.
naten e mire. Je i vetmi person qe me ben te buzeqesh vetem duke menduar per ty.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2006 07:50
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Nje tingull dhe nje re tymi duhani bejne ditet te rrokullisen ne gurmazin e thare te kohes me shpejtesi. Nata eshte pjesa me e cuditshme e jetes. Koha vdes ne labirintet e gjumit dhe ilaci shperndahet neper vena. Beson ne pafundesi? Eshte atje. Grimca te harreses dhe proveza shpetimi. Jane te gjitha atje.
Mos u largo me shume se duhet, mos ki frike te mbyllesh syte. Mos harro te marresh fryme para se te zhytesh. Buzeqeshje te vogla bejne ndryshime ne jete.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2006 22:33
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aura
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/12/2004
Vendbanimi: ne qytetin e vetmise
Mesazhe: 95

kishte dicka si une...sinqeritetin e nates dhe te trishtimit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2006 11:04
aura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aura Shto aura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.