Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Post

Itali, identifikohet pas 6 vjetesh 25-vjecarja shqiptare

E Shtune, 08 Tetor 2005
Korrieri online-Shqip

Identifikohet pas 6 vjetesh kufoma e nje vajze 25-vjecare, trupi i se ciles u gjet i ndare nga koka dhe duart, ne nje pyll afer Maceratos, ne Itali. Trupi i perket 25-vjecares shqiptare Enkeleda Bekiri. Sipas burimeve hetimore nga pertejdetit, identifikimi eshte arritur fale analizave te ADN-se se viktimes dhe te disa prej familjareve te saj. 25-vjecarja ishte zhdukur ne rrethana misterioze, mbremjen e 5 korrikut te vitit 1999 nga zona e Teramonit. Hetuesit, te cilet jane marre me kete ceshtje dhe perpiqeshin te gjenin motivet e zhdukjes se saj te papritur, tani kane me shume elemente per t'u perpjekur ne identifikimin e autorit te ketij krimi makaber si dhe motivet pse trupi i vajzes shqiptare ishte braktisur rreth 150 metra larg vendgjarjes. Policia italiane tha se po heton per kete krim dhe se ka marre deshmite e te afermve te viktimes.

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2005 17:56
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kjo sepse me kujton nje skene te librit "Yjet nuk vishen keshtu" te Elvira Dones. Kush e ka lexuar e di mire per cfare flas.

Kur lexova ate liber pyesja veten a kishte ndopak vertetesi. Pastaj njoha nje vajze qe ishte deshmitare e fresket e prostitucionit te detyruar. Kuptova se ai liber ishte real. Kam frike se edhe kufoma e identifikuar sot eshte personazh i atij libri.
Tana t'mirat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2005 23:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Post

Keshtu eshte dhe per ne, -kur lajmet behen prekese!
E pse jo!-Nje e vertete e hidhur i frikeson njerezit te lexojne
jeten e tyre!
Tana te mirat dhe per ju Fajtor!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2005 04:28
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Hahahah lexoni ore gazetat e para 90. Kishe qejf c'te lexoje vetem per te vdekur nuk behej fjale, te gjitha i gjeje qe nga realizimi i planit 1 dhe 5 vjecar deri tek emancipimi i gruas hahaha.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2005 16:00
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo sepse me kujton nje skene te librit "Yjet nuk vishen keshtu" te Elvira Dones. Kush e ka lexuar e di mire per cfare flas.



Fajtor eshte nje nga librat me te bukur te Dones, dhe sigurisht qe eshte shume prekes. Dhe te gjitha ato gjera qe i kane bere atyre famrave Ato "katila" jane per tu varur ne mes te sheshit. Sepse nuk trajtohet ashtu nje femer (sado prostitute te jete). Ato femra tani jane te vdekura shpirterisht edhe pse jetojne akoma.

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2005 17:49
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

E di qe artikulli eshte pak i gjate, por eshte shume prekes dhe ja vlen te lexohet.

Citim:
E Hene, 14 Nentor 2005


BABI I EMIGRANTIT TE VDEKUR: "ME NDIHMONI TE KTHEJ ESHTRAT E DJALIT NE SHTEPI".

Mirdite "Per 25 vjet kam qare dhe jam ankuar se s'kisha mundesi ta rrisja djalin tim ashtu sic po rriteshin shoket e tij, ndersa tani kam plot 5 vite qe po qaj se nuk po mundem ta varros". Kjo kerkese duket si paradoks ne vetvete por njohja me historine e dhimbshme qe po perjeton prej 5 vitesh, nje familje nga fshati Perlat Qender, ne Mirdite, nuk te le te mendosh nje gje te tille. Vec humbjes se djalit 25-vjecar, Valentinit, familja Picaku vuan edhe pamundesine e kthimit te trupit te tij qe ndodhet ne nje morg ne Greqi, per ne vendlindjen e tij ne Mirdite.

Famija e Pjeter Picakut, e cila banon ne fshatin Perlat Qender, pjese e komunes se Kthelles ne Mirdite, zgjohet dhe ngryset cdo dite me endrren dhe lutjen qe ne nje nga ditet e ardhshme, trupi i djalit te tyre do te kthehet per t'u varrosur ne vendlindjen e tij. Ne cdo cast kjo familje shpreson se do te vije dita kur edhe ata te mund te derdhin lot mbi varrin e djalit te tyre. Kerkesen e saj te dhimbshme familja Picaku ia ka parashtruar edhe presidentit, kryeministrit, ministrave, e deputeteve por jane mbushur 5 vjet dhe kerkesa e tyre ende nuk ka marre nje zgjidhje. Pjeter Picaku, babai i Valentinit, rreth 77 vjec, i kerrusur nga dhimbja dhe indiferenca e shtetit, per kete rast te veshtire ne familjen e tij, pasi eshte lodhur me komunikime te gjata per kete ceshtje, me miresjellje mundohet te te shmange, duke pretenduar se e ka lene degjimi dhe se deshiron te jetoje ne deshperimin e tij.

Historia

Valentini, i cili tashme duhej te ishte ne moshen 30 vjecare, nje dite dimri te vitit 2000 mori rrugen e mergimit me qellim qe te ndihmonte ne zgjidhjen e halleve dhe familja e tij e varfer te krijonte nje jetese normale. Nje arsye madhore qe e shtyu djaloshin 25 vjecar te merrte rruget e kurbetit ishte mungesa e ujit te pijshem per te cilin vuante ne pergjithesi i tere fshati. Nje pus ne oborrin e shtepise se Valentinit ka mbetur ende i paperfunduar per shkak te gjendjes ekonomike te dobet, ne te cilen familja Picaku jetonte dhe vazhdon te jetoje. Ky ishte edhe shkaku qe Valentini u nis drejt Greqise, ku per fatin e tij te keq, ai pati nje fund te trishte ashtu si edhe shume emigrante te tjere shqiptare. Megjithate, babai i tij, edhe pse teper i vjeter dhe i varfer, nuk heshti per gjate gjithe kohes ne perpjekjet per ta kthyer ne Shqiperi trupin e djalit te tij te vdekur. Teksa bisedon me te ai te tregon nje tufe korrespondencash qe ka pasur me kreret me te larte te shtetit e te politikes se jashtme, por qe duket se tashme ato nuk thone asgje. Jo vetem per faktin se nje shtet i tere nuk ka mundur te ndihmoje ne kthimin e nje emigranti te vdekur ne vendin e tij, por edhe per faktin se me pergjigjet e tyre ai me shume ngaterrohet se sa sqarohet. Vete i moshuari ka mundur qe me shpenzimet e tij dhe ndihmen e miqve, sebashku me bashkeshorten e tij, Dranen, te shkoje deri ne qytetin ku ndodet djali i tyre i vdekur, por qe nuk kane mundur dot ta marrin kufomen. Kjo pasi autoritetet greke vetem sa u kane marre analizat e gjakut per te identifikuar te ndjerin dhe me pas i kane percjelle per ne vendlindje. Asnje pergjigje deri tani, edhe pse vete 77 vjecari eshte nisur disa here drejt Tiranes per te takuar autoritetet shteterore dhe per te kerkuar ndihme. Gjithcka ka mundur ta perballoje vetem me nje pension qesharak. Ndersa e gjithe familja e perbere nga pese anetare, jeton ne nje ngrehine prej derrase, e cila mund te shembet nga momenti ne moment.

Dhimbja e babait 77 vjecar

Djali im vdiq 5 vite me pare, ne Greqi, dhe qe ate dite trupi i tij ndodhet ne nje morg te Greqise. Qe diten qe mesuam lajmin e hidhur, kerkuam dhe u perpoqem me aq mundesi sa kishim, qe trupi i djalit tone te kthehej per t'u varrosur ne Shqiperi dhe pikerisht ketu ne Mirdite, ku ai jetoi per 25 vjet, por asnjehere nuk morem nje pergjigje pozitive. Prej 5 vitesh, ne shtepine time behet mort pa arkivol. Tani na ka mbetur vetem shpresa se nje dite trupi i djalit tone do te kthehet ne vendlindjen e tij dhe ne do te kemi nje varr ku te mund te derdhim edhe ato pak lot qe na kane mbetur. Deri me tani jam i pakenaqur se nuk me kthejne pergjigje per analizen qe kam bere ne Janine te Greqise. U be shume kohe dhe mendoj se kjo ka qene e mundshme per t'u bere.

Si e moret vesh se djali juaj ka humbur jeten?

Djali u largua nga shtepia me 2 dhjetor te vitit 2000, ndersa lajmi per vdekjen e tij me ka ardhur ne qershor te vitit tjeter. Ne Janine, nje polic me tha se ai eshte gjetur i vdekur nga nje bari, i cili ka njoftuar policine. Mbi bazen e nje dokumenti dhe nr. e celularit te te fejuares se tij eshte bere identifikimi i tij.

Cilat kane qene disa nga perpjekjet tuaja per sjelljen e trupit ne atdhe?

Nepermjet ish-deputetit tone Ndre Legisi kemi shkuar ne Ministrine e Brendshme. Ato na rekomanduam per te shkuar me Ministrine e Jashtme. Beme dokumentat perkatese por deri tani nuk na eshte dhene asnje pergjigje. Kam shkuar ne Tirane tek Ilir Meta, Arta Dade, Islami, si dhe tek ministrat e Puneve te Jashtme por gjithnje na thonin se do te vinin pergjigjet e analizave. Pas kontaktit me kryeministrin e asaj kohe, kam marre nje pergjigje pas kater ditesh ku njoftoheshim se duhej te interesoheshim dy here ne jave per te pritur analizat. E vazhduam kete ritual per disa kohe por u duk se ishte nje gje e kote ndaj tashme nuk dime se si do te bejme dhe vetem presim.

Aleksander Ndoja


Marre nga Koha Jone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2005 01:25
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Post

Dhuna seksuale ndaj vajzës 21-vjeçare u zbulua dje, pasi ajo braktisi vajzën e lindur në maternitetin e Lezhës

Lezhë, përdhunon kamarieren, arrestohet pronari i lokalit “Athina”



Kastriot Bushi

Lezhë- Braktis fëmijën e lindur parakohe (vetëm shtatë muajsh) në maternitetin e Lezhës pa e ditur se kështu do të bënte publike më në fund tragjedinë e saj. Një vajzë 21-vjeçare ka treguar dje në polici mes lotëve se ishte përdhunuar vazhdimisht nga pronari i lokalit ku punonte si kamariere dhe kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. Pasi i janë hedhur prangat, pronari i lokalit “Athina” në qendër të Lezhës, Vasil Grimici, 48 vjeç, fillimisht i ka mohuar akuzat e vajzës. Por më pas, rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme, ai ka pranuar se e kishte përdhunuar atë vazhdimisht në lokalin e tij.
Ngjarja
Mimoza Çupi, 21-vjeçe, nga lagjja Kodër-Marlekaj e Lezhës, para dy ditësh ka ardhur në maternitet bashkë me nënën e saj, pasi ajo kishte filluar të ndiente dhimbjet e lindjes. Ajo i kishte treguar të ëmës që më parë se pronari e kishte përdhunuar dhe se kishte mbetur shtatzënë. E ëma nuk i ka treguar asgjë njeriu. Kështu ka ndodhur edhe dy ditë më parë kur Mimozës i kanë filluar dhimbjet. E ëma, krejt vetëm, e ka çuar të bijën në maternitetin e Lezhës, ku ajo ka lindur një vajzë, para kohe, vetëm shtatë muajshe. Pas lindjes Çupi u ka thënë doktorëve se po shkonte në banjo e më pas është zhdukur, pa i thënë as të ëmës.
Të gjetur para kësaj të papriture, mjekët kanë lajmëruar policinë që të gjente nënën e bebes së braktisur. Pasi e kanë gjetur dhe çuar në komisariat, policia ka mësuar gjithçka nga goja e Mimoza Çupit. Gjatë marrjes në pyetje vajza e re ka thënë se kishte ngelur shtazënë pas përdhunimeve e vazhdueshme bërë nga pronari i lokalit ku ishte e punësuar.
Sipas policies, ajo është përdhunuar nga Vasil Grimici, banor në lagjen e Shaljanëve të qytetit të Lezhës. Grimici është 48 vjeç dhe është pronar i lokalit “Athina”, në qendër të Lezhës. Sipas deponimeve që ka dhënë kamarierja e këtij lokali, pra Mimoza, “Vasili më ka përdhunuar për herë të parë një ditë kur gruaja e tij doli të merrtte furnizimin për lokalin. Ai më ka përdhunuar vazhdimisht kur gruaja e tij nuk ishte në lokal. Vasili më kishte kërcënuar se nëse do ta hapja gojën e do të tregoja, do të më hidhte në erë mua dhe familjen time”.
Pronari
Pas deponimeve të vajzës, policia e Lezhës ndaloi dje Vasil Grimicin, i cili në fillim nuk kishte pranuar fare se kishte marrëdhënie intime me kamarieren e tij e aq më pak ta kishte përdhunuar atë. Por pas shumë orë pyetjesh, ai ka pranuar dhunën seksuale të vajzës së re, e cila kishte ngelur shtatzënë. Ndërkohë për të vërtetuar atësinë e vajzës e cila gëzon shëndet të plotë në maternitetin e Lezhës, do të kryhen analizat e ADS–së.
Vasil Grimici ishte i martuar dhe ka katër vajza.

--------------------

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2005 07:16
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARIS Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARIS Shto PARIS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARIS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kur lajmet behen prakese (ku e keni zhduk kete teme)

Mbaj mend qe ka qene nje teme me lajmet prekese, ku flitej me shume per vetevrasjet ne Shqiperi. E di qe jeni pastertore te medhenj, si moderatore dhe admine, por shpresoj mso e keni fshire. Se tek e fundit ca tema krijohen qe te rrijne aty dhe te behen si ditar ngjarjesh te caktuara. E ka fshire njeri??? Vazhdojme sidoqofte stilin e asaj teme:

Martesa me mblesëri shtyu 20-vjeçaren në vetëvrasje:

MIRDITË- Sonila Gegmarku tentoi vetëvrasjen pas imponimit të familjes së saj për t“u martuar me një të panjohur. Të paktën, ky është versioni i hetuesve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Kolsh të Mirditës. Nga hetimet e kryera është zbuluar fakti se 20-vjeçarja ngulmonte të mos fejohej e aq më pak me një njeri që nuk e njihte, por familja e saj nuk është bindur. Mbrëmjen e së shtunës, Sonila është futur në dhomën e saj të gjumit, së bashku me një pushkë dhjetëshe, të cilën e ka vënë në kraharor dhe më pas e ka shkrehur. Familjarët, të cilët kanë dëgjuar krismën e armës kanë hyrë menjëherë në dhomën e gjumit, duke gjetur 20- vjeçaren të mbuluar me gjak, ndërsa armën e kishte zënë poshtë trupit të saj. Ata e kanë dërguar me shpejtësi Sonilën në spitalin e qytetit të Rrëshenit, për t“i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët e këtij spitali e kanë nisur menjëherë në spitalin ushtarak Tiranë, ku edhe gjatë ditës së djeshme ndodhej në gjendje kritike për jetën. Pas marrjes së informacionit, policia e Mirditës ka mbërritur tek banesa e 20- vjeçares Gegmarku, duke kryer ekspetizën e vendit të ngjarjes. " Ajo ka tentuar të vetëvritet, pasi familjarët e saj e kanë fejuar jashtë dëshirës së me një djalë nga fshati Ujështrezë i rrethit Mirditë. Vajza ka kundërshtuar prindërit e saj për këtë fejesë, por nuk ka mundur t“i bindë ata, por ka gjetur rrugën më të shkurtër të vetëflijimit të saj",-thanë burime të policisë. Zakoni që duket se mbizotëron ende në Mirditë nuk i lejon vajzave të vedosin për fatin e tyre, por janë prindërit ata që vendosin se me kë ato duhet të martohen.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2006 16:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Perdhunim me grup!!!!

Katër shokë kanë përdhunuar një 20-vjeçare, e cila më pas i ka denoncuar në polici. M.Z., 20-vjeçe, banuese në lagjen “Allias” të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes kur, Ervis Meshi, 20 vjeç, banues në Laprakë, Shkëlzen Tafa, 30 vjeç dhe Klodian Sulçe, 22 vjeç banues në Kamëz e kanë marrë 20-vjeçaren në rrugën “Niko Avrami” me një taksi që drejtohej nga shtetasi Behar Rexha, banues në Kamëz.

Prej pak kohësh ishte lidhur me njërin prej katër djemve, të cilët e përdhunuan. Dy netë më parë, 20-vjeçarja M.Z. pranë rrugës “Niko Avrami” në kryeqytet, ka takuar të dashurin e saj bashkë me dy shokët e tij. Një mashtrim i çastit ka futur në “grackë” 20-vjeçaren, e cila ka pranuar të shkojë me të dashurin e saj dhe shokët e tij. Tre të rinjtë, Ervis Meshi, Shkëlzen Meshi dhe Klodian Sulçe, kanë lajmëruar shokun e tyre Behar Rexha, i cili ka mbërritur menjëherë me taksinë e tij të palicencuar pranë vendit ku ndodheshin të rinjtë bashkë me vajzën. Taksia është nisur drejt Fushës së Aviacionit ku dhe ka ndaluar. Për më shumë se tri orë 20-vjeçarja M.Z. ka rënë pre e epsheve seksuale të katër djemve të cilët nuk kanë ngurruar ta përdhunojnë. Katër të rinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës, dhe më pas e kanë përdhunuar të gjithë me radhë. Pasi kanë përfunduar aktin, katër shokët janë larguar duke e lënë vajzën në mes të rrugës në orët e vona të natës. E dëmtuara është drejtuar menjëherë për t’i kërkuar ndihmë policisë.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2006 17:58
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280



http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=8819

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2006 18:02
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.