shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha Piktor
Mos me bej te them ate shprehjen popullore per ata qe ja fusin kot muhabetit, une te them ujku ti me permend gjurmet.
Ne i dashur Cedrus nuk kishim shkolla te mirefillta ne ate kohe per shume arsye: e para dhe e fundit i bie qe nuk kishim shtet. Per te tjerat i merr me mend vete.
Ti duhet te kuptosh edhe nje gje qe shkollat ne ate kohe ato pak shkolla qe ishin dhe ne bote ishin private dhe mbaheshin me paret e bijve te pasanikeve qe te beheshin te ditur dhe ate luks deri vone e kane pasur shume pak .
Po keshtu eshte. Por ne kete teme flitet per nje shkolle shqipe qe me 1632. Apo eshte si ata titujt bombastike qe na kane mbire ne sy qe nga koha e te ndjerit
Ene kam pare nje muzeum diku ne nje fshat qe behej fjae per nje shkolle shqipe, sigurisht nje klase me nja 10 nxenes dhe rreth 20 vjet para shkolles te Korces. Megjithate kjo ka qene e izoluar dhe e ngritur me dashamiresine e priftit te fshatit, i cili ju mesonte femijeve shqip. Priftin e helmuan grekomanet e zones, sigurisht qe ashtu do te perfundonte, por shkolla rrojti rreth 4 vjet.
Megjithate kjo nuk mund te quhet shkolle. Eshte fakt qe gjate pushtimit Otoman, shqipja vazhdoi te levrohej, ndryshe nuk do te mbijetonte. Vatrat ishin ne pjesen perendimore qe akoma ishte nen ndikimin e katolicizmit. Pjesa tjeter e vendit(nuk dua te them Shqiperise se ku term nuk egzistonte fare ne ate kohe), pra pjesa tjeter e vendit ishte e pushtuar rende, shume rende. Ka pasur edhe kolonizime me turq qe sigurisht nuk ishin nga Stambolli, por kushedi se qe ku i sillte Perandoria.
Sistemi shtypes goditi fillimisht gjuhen, sepse kjo eshte thelbi i nje kombi. Otomanet e dinin mire kete sepse kishin nje eksperience te gjate pushtuese dhe sepse kishin udheheqesa shume te mencur. Kjo eshte edhe arsyeja qe gjuha jone u perpelit aq shume ne agonine e vdekjes gjate pushtimit otoman-asnje varg kenge, asnje poezi, asnje tregim. Vetem ca meselera goje me goje qe qarkullonin neper popull.
Kadareja e thote shume bukur kete ne nje nga librat e tij.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|