Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > c'kuptoni me termin ekzistence?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

c'kuptoni me termin ekzistence?

LItari
-Si e kuptoni ekzistencen?shpreheni ate praktikisht-u tha profesori i filozofise, studenteve te tij.U ngrit nje vajze dhe doli perpara salles.
-Mendoj -tha ajo duke u drejtuar per nga studentet -se ekzistenca eshte si ky litari i shkurter.Te gjithe ia plasen gazit nga sa degjuan.
-Nje litar.....C'marrezi!... c'budallallek!
-Ju lutem ,mbajeni mire se nga ky litar varet jeta ime...-ia behte nje tjeter me qesendi
-Pushoni!-bertiti profesori per te vene qetesine salle.
-Vazhdo-iu drejtua me pas vajzes.
-Ky eshte nje litar.Fillimi i litarit eshte lindja dhe fundi ,vdekja.
Te nenqeshurat tallese degjoheshin teksa ajo fliste. Disa shiheshin sy me sy dhe sikur kuptoheshin ,qeshnin akoma me shume pa folur .Disa mbulonin fytyrat me duar, disa ulnin koken, te tjere kakarisnin duke mbajtur barkun me dore.Vetem profesori dhe vajza rrinin serioze.Ajo ishte skuqur nga inati.Ishte gati te largohej nga sallamegjithate nuk levizi nga vendi.E dinte qe po te ikte s'do te kishte mundesi te shprehte mendimet e saj qe me siguri i konsideronte te thella,filozoifike ,te rendesishme per tu degjuar.
-Ai qe do te qeshe, do dale jashte- tha profesori me nje ton te prere dhe me te rrepte se ne fillim.Pasi salla ra ne qetesite plote dhe po priste te degjonte me kureshtje qesendisese, vajza vazhdoi te flase:
-Ky litar merr shume kthesa dhe harqe ashtu sic ka edhe jeta ne fund te fundit.
Vajza priste ndonje shperthim tjeter te qeshurash por gjithe sa vuri re ,ishin vetem disa zgerdheshje te mbytura.Ajo mori me shume kurajo dhe guxim dhe vazhdoi te shpjegonte:
-Por kjo nuk eshte nje jete e kompletuar.Ajo ka pengesa te shumta,- ajo filloi te bente kotka neper litar.
-Keto kotka qe jane ne te gjithe gjatesine e litarit, jane pengesat e jetes.Disa jane kotka te vogla, pra pengesa te lehta per tu kaluar. Disa jane te medha ose pengesa te veshtira-vajza ishte bere elokuente dhe me besim tek vetvetja po terhiqte tani vertet kureshtjen e studenteve.
-Kjo eshte jeta,- tha ajo duke i zgjatur perpara syve vezhgues litarin me kotka.- Dhe nqs une e pres me gershere,-tha ajo duke nxjerre njepale gershere,-atehere ky litar s'do te keteme vlere.
Ajo vuri litarin mes te dy thikave-gersheredhe e preu me dysh.
Papritur nje klithme u degjua ne fund te salles. Te gjithe kthyen kokat nga vinte zeri dhe u tmerruan kur pane profesorin te vdekur.
-Atehere qenkerka e vertete,...-ia behu njeri

Besoj se ju pelqeu shkrimi im.Ne thelb historia tregon qe ekzistenca dhe absurdi jane te lidhura bashke."te vjen andej nga s'e pret " eshte nje thenie. Ju c'mendoni per ekzistencen?

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2003 23:07
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
semi
Anetar i ri

Regjistruar: 19/09/2003
Vendbanimi: Gjilan ,Kosove
Mesazhe: 6

Diq tjeter mbi egzistencen

Debatimi,meditimi,apo thene me shqip" te menduarit" mbi egzistencen nuk eshte edhe aq hap i lehte intelektual,nuk mendoj se ka te beje edhe aq me ngjarjen te cilen e trajtoni ju,pore megjithate eshte per te u qmuar qasja e juaj ne lidhje me kete problematike.
Fillimisht me duhet te ju ri-kujtoj se Egzistencializmi eshte drejtimi me adekuat i cili debaton mbi kete teme ,si i tille ai nuk eshte uniform pore ka se paku tri lloje te tije : Egzistencializmi ateist Sartri,ai religjioz Kirkegard,dhe Egzistencializmi ontologjik apo ai i cili egzistencen e lidhe me qenjen apo qenesimin Hajdeger.
Ky i fundit eshte per mua me interesanti ,pore pa i neglizhuar te tjeret.
Zonje-(ushe) e nderuar, ne shqiptaret pak e angazhojme trurin per te menduar per qeshtje te tilla ,per kete jemi edhe nacionaliteti me i vonuar ne Evrope,ju nuk beni hap praktik ne jeten tuaj nese vazhdoni te mirreni me kete qeshtje ,pore do te beni nje hap te madh nese munde te beni diq ne kete lemi per kulturen shqipetare nese keni energji intelektuale te e lodhni trurin tuaj ne te menduar mbi Egzistence, ,sepse Egzistenca eshte vet qenesimi,e kjo eshte nje teme mjafte e gjere te cilen te propozoj nga pak te e elaborojme ne te ardhmen .



Pershendetje Sami Haliti ,Gjilan ,Kosove

__________________
Jam per biseda intelektuale te lemijeve te ndryshem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2003 19:03
semi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė semi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me semi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė semi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: semi Shto semi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto semi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

pershendetje semi!

jam nje vajze qe e terheqin filozofia dhe psikologjia.tregimi me lart eshte nje nderthurje midis filozofise dhe letersise, qe tregon si e mendoj une ekzistencen bazuar mbi librat apo pjese te shkurtra qe kam lexuar per te por edhe nga jeta e perditshme. eshte e vertete qe filozofia te largon nga prakticiteti ne jete,por nuk jam ndonje Intelektuale qe po perpiqet te shtoje dicka ne lemin e kultures shqiptare,thjesht kam shkruar mendimin tim persa i perket ekzistences ,ne menyre artistike(meqe me pelqen te shkruaj)
nga tre llojet e ekzistencializmit qe keni permendur me ka pelqyer gjithmone ai ateist i Sartrit ,qe thote qe: esenca e paraprin ekzistencen, ka nje esence te qenies qe vendos se c'lloj personi deshirojme te jemi perpara se ne te vijme ne jete dhe te prezantohemi fizikisht,perpara se te ekzistojme.
do te desha te me shpjegonit ekzistencilalizmin ontologjik se nuk e kam shume te qarte.perse ben fjale?

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2003 03:36
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ska Rendesi
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2003
Vendbanimi: Jacksonville.FL
Mesazhe: 1

Lightbulb

Ontologjia e qenies

Ontologjia e Heideggerit rrjedh nga nje pyetje- qe artikulon - ose me qarte ne zharkon filozofik -mundohet te artikuloje kuptimin e qenies. Eshte e veshtire ta perkthesh gjuhen qe perdor Heidegger si nga gjermanishtja, por edhe ashtu nga perkthime paralele per ta kthyer ne shqip. Me qenie Heiddeger nenkupton "qenien" e entiteve "qua qenie" ose ne zharkon "das-sein." Shume nga termat e perdorura- mbeshten ne nje perdorim shume idiomatik te gjuhes gjermane, dhe do te ishte e kote per mua te aspiroje te jipja nje shpjegim te qarte, per cfare mbi te gjitha eshte endje e nje vepre kaq te ngjeshur si "Sein und Zeit" (Qenia dhe Koha) por megjithate nje version i varferua do te vijone si me poshte ne nje skeme analitike te thjeshte
Dasein eshte qenjua- qe ne qenien e saj eshte determinuar me kuptimin e vet qenies se tyre. Ne nje fare menyre qenia njerzore eshte ne vet qenien e saj eshte e determinuar nga kuptimi i vetvetes- si nje mundesi existenciale. Keto mundesi per Heiddeggerin mund te jene te zgjedharu (nga c'donjeri nga ne ) ose ne hasemi me to. Ne nje fare skeme te simplifikuar per shembul, une e kuptoj vetveten time si i gjate , i shkurter, idiot ose gjeni - por e kuptoj ne sensin e "te qenit" gjeni ose idiot, e keshtu me rradhe...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2003 08:34
Ska Rendesi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ska Rendesi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ska Rendesi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ska Rendesi Shto Ska Rendesi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ska Rendesi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 06/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Lorie

E di sa me ve mendje e kam lexuar kete historin. S'di cfare te komentoj vecse, me pelqeu jashtmase qe kjo vajza vertet e tregonte realitetin e jetes.

te pershendes Lorie.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2003 01:29
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hirushja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hirushja Shto hirushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hirushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Hirushes

faleminderit Hirushe,te pershendes edhe une.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2004 05:58
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > c'kuptoni me termin ekzistence?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.