Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shtetet E Bashkuara Te Amerikes Dhe Europa
Cfare mendoni per mardheniet Amerike Europe
Jam dakort me ato me lart
Nuk jam dakort
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ibrahimfeimii
Anetar i ri

Regjistruar: 13/01/2009
Vendbanimi: Prishtine
Mesazhe: 1

Shtetet E Bashkuara Te Amerikes Dhe Europa

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re usa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 10 herė.

Ibrahim Feimi
University of Pristina
Faculty of Law
Departmen of Criminal MASTER



Hyrje


Të flasësh për Amerikën patjetër që duhet kohë dhe shumë për të folur reth saj dhe zhvillimit të demokracisë në atë vend, por ajo që vlen të përmendet është se Amërika është një vend ku popullsia është e përbërë nga popuj të ndryshëm kryesisht Europianë. Me zhvillimet e sotme Europa dhe Amerika paraqesin nje forcë të madhe ekonomike dhe politike në rendin botëror.Por cka i lidh dhe cka i karakterizon keto dy fuqi, këtë gjë jam munduar në mënyrë të përgjithësuar ta sqaroj në këtë punim.Me ndërgjegjjen se as për së afërmi nuk mund të përshkruhen lidhjet dhe tiparet e këtyrë fuqive , por me këtë punim modest sado pak do të shtjellojmë atë se cka i lidh dhe çka i veçon këto fuqi botërore.





Shumica e amerikanëve dhe evropianëve kanë tradita historike, fetare dhe kulturore të përbashkëta. Megjithatë, në fushën e "qeverisjes," ka ndryshime që thellohen gjithnjë e më tepër në lidhje me disa pyetje themelore, duke përfshirë mënyrën se si duhet të bëhet politika publike dhe se ku duhet të jetë kufiri i autoritetit ligjor. Këto ndryshime, të cilat nuk janë probleme të thjeshta filozofike, kanë sjellë përplasje mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre më të afërt. Dhe, nuk ka arsye të besohet se këto mosmarrëveshje mund të zgjidhen në një të ardhme të afërt, edhe pasi administrata e tanishme republikane të lërë pushtetin. çështja është e përgjithshme dhe e bazuar në disa mendime të ndryshme: çfarë përbën demokracinë dhe legjitimitetin .

Padyshim që është e rrezikshme të bësh përgjithësime për një rajon aq të gjerë sa Evropa. Në të gjithë kontinentin ka shumë nuanca mendimesh, siç ndodh edhe në Amerikë, dhe kjo nuk do të thotë se të gjitha këto mendime janë kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e opinionit evropian është armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, politikave të saj, institucioneve, rolit të saj në botë si dhe ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme ndaj vlerave themelore politike amerikane. Fatkeqësisht, duket gjithnjë e më qartë se ky kompleks opinionesh përfshin pjesën më të madhe të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht mbrojtësit më të përkushtuar të integrimit të mëtejshëm evropian. Në fakt, kjo nuk duhet të na habisë, meqenëse institucionet që ata kanë krijuar për Evropën, dhe vlerat institucionale që ata duan t'i përhapin në një nivel ndërkombëtar, janë tërësisht kundër etikës së traditës kushtetuese amerikane .

Sigurisht se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione aq demokratike. Pavarësisht se ekziston një Parlament i zgjedhur Evropian, nisma e krijimit të politikave është e mishëruar vetëm në Komisionin Evropian, i cili është organ i emëruar dhe nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Duke qenë organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i përgjigjet Parlamentit Evropian në mënyrën e një sistemi të zakonshëm parlamentar, ku qeveria përbëhet prej anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Anëtarët e Komisionit Evropian zgjidhen nga presidenti (i cili emërohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga Parlamenti Evropian, mund të hiqen vetëm si një organ i tërë. Duke qenë i përbërë në këtë mënyrë, Komisioni Evropian zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është se Komisioni gëzon të drejtën e nismës së legjislacionit. Rëndësia e këtij pushteti është e papërshkrueshme. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian (i cili përfaqëson shtetet anëtare) luajnë një rol shumë negativ në procesin e ligjvënies së Bashkimit Evropian. Ata mund të refuzojnë miratimin e masave të propozuara, megjithatë është komisioni ai që vendos programin . Ndryshe nga kjo, në Shtetet e Bashkuara, e drejta e nismës së legjislacionit i takon, në nivelin federal, kongresit amerikan, anëtarët e të cilit janë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po ashtu zgjidhet nga populli, ka të drejtën të bëjë propozime legjislative që kongresi t'i marrë në konsideratë, por nuk mund të paraqesë vetë një ligj të caktuar. Mënyra të ngjashme zbatohen në secilin prej 50 shteteve, ku ligjvënësit e zgjedhur gëzojnë të drejtën e paraqitjes së një ligji të ri, me një farë pjesëmarrjeje nga guvernatorët e zgjedhur të shteteve.

Për më tepër, Komisioni Evropian shërben edhe si organi ekzekutiv kolegial i BE-së, dhe ka pushtetin për të vënë në zbatim ligjin evropian i cili përcakton, të paktën në fazën e parë, nëse vendet anëtare i kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas traktateve në fuqi. Nëse një shtet nuk i zbaton këto ligje, atëherë çështja i referohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të marrë një vendim. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe guvernatorët e zgjedhur ushtrojnë rolin ekzekutiv, duke përfshirë edhe funksionin gjysëm-juridik (të paktën sipas standarteve të Ligjit Kontinental) të përcaktimit në fazën e parë të rasteve kur janë shkelur ligjet, dhe pastaj kalimin e çështjeve në gjykatë për administrim të mëtejshëm .

Ky kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjysëm-juridik, së bashku me pushtetin praktik të një burokracie të konsoliduar në Bruksel, fillon të duket si një formë e vjetër e qeverisjes evropiane ajo e absolutizmit. Avokatët e një integrimi më të gjerë evropian mund ta kenë shmangur këtë analogji, por krahasimi është më i përshtatshëm seç pranojnë ata. Si metodë qeverisjeje, absolutizmi nuk varet nga monarkia e trashëguar, dhe dallohet qartë nga autokracia e stilit carist. Në një sistem absolutist individët kanë të drejta, dhe këto të drejta zbatohen nëpërmjet gjykatave. Faktikisht, karakteristika më e rëndësishme e një formë absolutiste qeverisjeje është tërheqja e aspekteve të rëndësishme të krijimit të politikës publike (veçanërisht nismës legjislative) nga politika qoftë kjo politikë aristokrate apo demokratike dhe duke ia mveshur këtë pushtet një burokracie të pazgjedhur dhe jopërgjegjëse.

Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Bashkimi Evropian, dhe fakti që ky aspekt i qeverisjes së BE-së duket i panegociueshëm është shumë domethënës. Pavarësisht nga diskutimet e shumta rreth "deficitit demokratik" të Bashkimit Evropian, përkrahësit e Projektit Evropian e konsiderojnë pushtetin legjislativ të Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i Komisionit, faktikisht, do të ishte ruajtur rreptësisht në Kushtetutën e propozuar Evropiane. Kjo tërheqje e gjerë e politikës publike nga procesi normal politik (dhe jo vetëm kalimi i saj nga një nivel i qeverisjes së zgjedhur në tjetrin) flet shumë për faktin se sa larg është elita evropiane nga vlerat tradicionale politike amerikane të ruajtura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Është interesante të analizohet se nga rrodhën këto ndryshime kaq të mëdha mbi idetë themelore të demokracisë. Përgjigja është pjesërisht historike. Idealet amerikane dhe evropiane u krijuan nga Iluminizmi, por nga periudha të ndryshme të kësaj epoke. Demokracia kontinentale evropiane lindi me Revolucionin Francez dhe u zhvillua gjatë shekullit që pasoi me revolucione dhe kundër-revolucione. Në vitin 1789 mbizotëronin idetë e Rusisë për ndjenjat e zemrës dhe besimit në mirësinë e qenësishme të natyrës njerëzore. çelësi i drejtësisë dhe qeverisjes së mirë do të gjendej në individë humanë dhe të virtytshëm dhe specialistë me përgatitje të nivelit të lartë.

Por ndryshe nga kjo, pavarësisht se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u shkrua në vitin 1787, vetëm dy vjet para se Luigji i 16-të të mblidhte parlamentin e përbërë prej klasave të ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohën e mëparshme kur virtyti i qenësishëm i natyrës njerëzore nuk merrej si i mirëqenë dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanë u përpoqën me qëllim që ta bënin qeverisjen e republikës së re të "provueshëm nga njerëzit," siç thuhet edhe në frazën e famshme të Alexander Hamilton "një makinë që do të fikej vetë." Prandaj, edhe në ditët e sotme, amerikanët e mbajnë lart virtytin, por mbeten skeptikë për vlerën e tij si kontroll i besueshëm i pushtetit qeveritar.

Nga ana praktike, sigurisht, krijuesit e BE-së kanë pasur gjithnjë nevojë për një shtytje për përparimin e integrimit, edhe përballë votuesve armiqësor kur ishte e nevojshme. Qëndrimi ka qenë që demokracia elektorale duhet të tërhiqet përballë të mirës së përgjithshme integrimit të vazhdueshëm evropian. Si rezultat, gjithnjë e më shumë vendime për gjëra themelore të çështjeve të politikës publike janë hequr nga institucionet e zgjedhura drejtpërdrejt. Kur zhvillohen zgjedhjet, siç u bë në Irlandë për Traktatin e Nisës në vitin 2001, një përgjigje negative nga elektorati kërkon zgjedhje të reja. Nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kushtetutën e propozuar Evropiane mbetet për t'u parë por jo shumë ekspertë do të garantonin një hap të tillë.

Sidoqoftë, cilatdo qofshin shkaqet rrënjësore të kësaj ndarjeje trans-atlantike të demokracisë, nuk ka dyshim se elitat evropiane kanë qenë më të gatshme se homologët e tyre amerikanë për t'i mveshur pushtet shumë thelbësor institucioneve të specializuara që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Evropa ka sigurisht të drejtën të ketë mendimet e saj dhe institucionet e saj. Megjithatë, ndërkohë që BE-ja përpiqet ta reklamojë modelin e saj në nivel ndërkombëtar, konflikti me Shtetet e Bashkuara është i pashmangshëm. Ky ndryshim mendimesh është një nga arsyet kryesore të përplasjeve të Shteteve të Bashkuara me Evropën rreth çështjeve institucionale gjatë viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe në përgjithësi për rolin e duhur të ligjit ndërkombëtar.


Nga pikëpamja amerikane, dhe qëndrimi i administratës së presidentit Bush dhe Klinton, Gjykata Penale Ndërkombëtare ushtron pushtet të pakontrolluar. Pavarësisht se përkrahësit e kësaj gjykate thonë se parimet themelore (siç përcaktohen në Statutin e Romës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare) janë pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kjo gjykatë mbetet revolucionare. Ajo përfaqëson institucionin e parë ndërkombëtar të qeverisë që gëzon edhe pushtetin për të interpretuar aspektet kritikë të së drejtës ndërkombëtare (duke përfshirë ligjet që rregullojnë përdorimin e forcës ushtarake), dhe zbatimin e pikëpamjeve të saj nëpërmjet ndjekjeve penale të individëve të ndryshëm .

Parimi i "plotësimit", sipas së cilit Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të ushtrojë jurisdiksionin e saj kur gjykatat kombëtare nuk veprojnë në një rast të caktuar nuk e ndryshon vlerësimin themelor të pushtetit të kësaj gjykate. Zbatimi i parimit të plotësimit është plotësisht në juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, meqenëse gjykatësit e kësaj gjykate duhet të vendosin për çdo rast nëse shtetet në fjalë nuk kanë qenë të gatshme apo të paafta të hetojnë akuzat që janë brenda kompetencave të gjykatës. Kët'u përfshihen krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, akuzat për genocid dhe ndonjëherë edhe "agresionin." Sipas Statutit të Romës, në këto raste qendrojnë përkufizimet dhe interpretimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, dhe jo mendimet e një shteti anëtar. (Mbetet ende për t'u parë nëse përpjekjet e disa shteteve anëtare të kësaj gjykate, si Australia, të vënë kushte për miratimin e gjykatës nëse ajo pranon mendimet e tyre për kërkesa të rëndësishme ligjore.)


Mveshja e një pushteti kaq të rëndësishëm në një organ mbi-kombëtar shkaktoi shumë më pak shqetësime në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara. Siç u tha edhe më lart, Evropa është më e gatshme të mbështetet në qëllimet e mira të zyrtarëve dhe specialistëve, dhe një nga përgjigjet më të zakonshme që i është dhënë amerikanëve për pretendimet për pushtetin e pakontrolluar të gjykatës ka qenë se gjykata do të kontrollojë veten meqenëse aty punojnë profesionistë të stërvitur mirë. Po ashtu, ratifikimi i Statutit të Romës është kërkesë e detyrueshme për cilindo shtet që do të bëhet anëtar i BE-së, dhe "universalizmi" i gjykatës është bërë një pjesë e rëndësishme përbërëse e politikës së jashtme të BE-së. Rezultati i kësaj ishte Lufta e vogël e Ftohtë mes Washingtonit dhe Brukselit.

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar Statutin e Romës dhe kanë tërhequr nënshkrimin e tyre. Përveç kësaj, SHBA ka kërkuar marrëveshje dypalëshe të pavarura nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të garantuar që amerikanët të mos i dorëzohen gjykatës derisa Shtetet e Bashkuara të japin miratimin e tyre për jurisdiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Nga ana e saj, BE-ja i ka kundërshtuar marrëveshje të tilla si "Neni 98" pavarësisht se ata nuk krijojnë paprekshmërinë e Shteteve të Bashkuara, meqenëse ajo vazhdon t'u nënshtrohet detyrimeve ligjore ndërkombëtare që kanë ekzistuar më parë dhe ka financuar grupe në Shtetet e Bashkuara të cilët janë të përkushtuar të ndryshojnë politikën amerikane në lidhje me këtë çështje. Kjo mund të përshkruhet vetëm si një akt jomiqësor, dhe përpjekje për të ndërhyrë në politikën e brendshme të një demokracie simotër.

Ekziston tendenca në Evropë dhe në disa qarqe amerikane për t'i konsideruar ndarjet themelore rreth çështjes së gjykatës, si dhe luftën e Irakut në vitin 2003 dhe çështje të tjera më të vogla, si rezultat i politikave dhe personalitetit të presidentit Bush. Por, në fakt, qëndrimet thelbësisht të ndryshme ndaj ligjit dhe institucioneve ndërkombëtare kanë filluar që para zgjedhjes së presidentit Bush në vitin 2000. Për shembull, presidenti Klinton ishte i pari që e hodhi poshtë traktatin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke i rekomanduar pasardhësit të tij të mos e paraqesë këtë çështje në senat për shkak të të metave themelore të gjykatës. Po ashtu, në vitin 1999, kur administrata e presidentit Klinton ishte e vendosur të përdorte forcat e NATO-s kundër Jugosllavisë së Slobodan Millosheviçit për Kosovën, kundërshtimet e bazuara ligjore të evorpianëve u refuzuan nga sekretarja e shtetit Madeleine Albright. Siç u njoftua nga zëdhënësi i zonjës Albright në Departamentin e Shtetit, James Rubin, kur zyrtarët birtanikë vunë re se juristët e tyre po kundërshtonin përdorimin e forcës ushtarake kundër Beogradit, ajo u përgjigj thjesht"gjej jursitë të tjerë".

Ajo që shtrohet kët'u nuk është çështja e stileve të ndryshme, por mënyrat e ndryshme si e shohin botën. Ata që besojnë se ndryshimi i udhëheqjes në Washington do t'i ndryshojë gjërat thelbësisht në marrëdhëniet evropiano-amerikane, do të zhgënjehen me siguri. Politikanët nga dy anët e Atlantikut do të ishte më mirë ta pranonin këtë si fakt dhe pavarësisht nga kjo të shqyrtonin mënyrat se si Evropa dhe Amerika mund të punojnë së bashku drejt objektivave të tjera që kanë të përbashkëta.


Ibrahim Feimi
ibrahimfeimi@hotmail.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2009 23:40
Ibrahimfeimii nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ibrahimfeimii Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ibrahimfeimii (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ibrahimfeimii Shto Ibrahimfeimii nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ibrahimfeimii nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Shume e bukur analiza e ketyre dy kontinenteve.

Ka nje dicka qe duhet marre parasysh dhe qe shpjegon gjithe keto ndryshime qe ka demokracia amerikane nga ajo europiane.

USA duke qene e perbere dhe e formuar nga emigrante, ka perfeksionuar legjislacionin e pranimit dhe absorbimit te emigranteve, zaten keta jane edhe ushqimi kryesor i ketij shteti. Europa kete legjislacion e ka shume me te kujdesshem. Kjo per arsyen e thjeshte se ne Europe kemi te bejme me Shtete-kombe te unifikuara. Futja e emigranteve brenda nje shteti europian do te prishte shume balanca, edhe pse logjika ekonomike ka nevoje per ta, edhe pse logjika sociale ka nevoje per ta. Emigracioni eshte bere problem i mirefillte tek disa shtete europiane. Psh, ne greqi ka rreth 2 milion emigrante. Ne France rreth 6 milion. Pra per nje Greqi prej 12 milionesh kjo shifer eshte rreth 18%. Imagjino Shqiperine prej 3.5 milionesh dhe brenda saj 600 000 le te themi kurde apo afrikane. Reagimi i popullsise vebdase do te ishte i menjehershem, sigurisht ne drejtimin negativ.


Ka edhe gjera te tjera qe mund te shihen ne menyre me fleksibel dhe po ashtu shpjegojne ndryshimet e medha midis Europes dhe USA.

Ketu mund te renditen: historia dhe tradita e qeverrisjes, larmia sociale dhe mbi te gjitha kompaktesia e kombit dhe ndjenja kombetare. Sa per ket ete fundit.

Njerzit shkojne ne USA per te pasur nje mundesi pasurimi te shpejte. Ne kete menyre ata edhe integrohen me kombin amerikan. Ne Europe eshte ndryshe.

Nje francesi i dhemb Franca shume me teper se sa nje amerikani te shkuar atje nga Shqiperia(Nuk po permend shtetas amerikane nga Pakistani, Somalia, apo Kina, sepse megjithese dyshoj shume sa e duan ata USA-n, nuk kam siguri per te folur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2009 13:00
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shtetet E Bashkuara Te Amerikes Dhe Europa

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.