Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Kush është Filip Shiroka

Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935.
Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 04:38
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Gjergj Fishta

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barģ. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 04:40
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Kush është Martin Camaj ?
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër.
Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat" (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe.
Më 1961 transferohet në Mynih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më 1992.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 04:43
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy".
vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 04:49
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

ME NJE KITARE, MES ROMES DHE SHKODRES

Bretkosa e shnderruar ne princ

Ose artisti shqiptar ne Itali

Rudina Llazari

Shkoder- Vite me pare Ferdinand Bjanku, djaloshi 25 vjear qe kishte uditur qytetin e lindjes, Shkodren e kengeve te mrekullueshme me zerin e tij, por edhe me tingujt melodioze te kitares qe eshte sinonime me te, do te ndermerrte ikjen qe do t'i sillte mbaresine vetem disa vite me vone. 19 minuta purgator me nje peshkarexhe dhe nje reflektim pa deshire per te kthyer koken prapa. "Kam ikur ne perpjekje per te rifituar nje dashuri te humbur vetem pak muaj para se te nisesha" thote Ferdinand Bjanku, sot vite e vite me pas asaj ikjeje te frikshme. Kengetari, kantautori, dhe profesionisti kitarist qe sot ka arritur nje sukses te padiskutueshem ne Rome dhe ne te gjitha qytetet italiane vjen ne qytetin e tij te lindjes te prezantoje para Shkodres te ciles i eshte borxhli albumin e tij te ri te cilin e ka titulluar "Qytetit tim". Kengetari qe ben te kumboje teper natyrshem kenga shkodrane ne skenat e shtetit te pertej Adriatikut, qe ben italianet te kendojne kengen e qytetit te tij ndihet mire me ate qe ka arritur, ndersa ka dhe shume ambicje dhe synime te tjera per te arritur. Ne nje rrefim te sinqerte per AKS ai ka treguar te gjitha detajet e formimit te tij artistik. Me nje ze te avashte, duke te shikuar drejt e ne sy, me fjale te plota me nje theks tipik shkodrani te vjeter ai nuk ngurron te tregoje gjithka. Teper i lidhur me muziken, familjen dhe me dashurite e tij, Ferdinand Bjanku eshte aktualisht nder zerat e preferuar ne Rome.

Shkodrani kengetar

Nese dikush, vite me pare, kur ai ishte nxenes ne shkollen e mesme artistike te Shkodres "Prenke Jakova", do te rrekej ti parathoshte tee ardhmen, nuk do te kish munduar te parashikoj asnje pjese, sado te vogel, te suksesit qe deri tani ka arritur Bjanku i Ri. "Kenga dhe kitara ishin pasionet e para te mia. Vij nga nje familje ku te dyja keta ishin maja e Olimpit. Im ate qe kitarist dhe prej tij mora pasionin jo vetem per muziken, por edhe per folklorin, per kenget tradicionale te Shkodres. Ishte shume i veante ne pasionin e tij. Ishte pikerisht ai deshi qe une dhe im vella, te ishim mjeshtra ne instrumentet muzikore", thote Ferdinandi duke kujtuar jo pa nje nostalgji te madhe te atin e vdekur pikerisht ne vitin kur ai diplomohej ne art, ne kanto kitare bas eletrik, fizarmonike dhe ne klarinete.

Bjanku kujton nje moment te veante te femijerise te hershme: Vetem 3 vje i vune ne dore nje kitare te madhe dhe kjo mbase ka qene edhe pikenisja me instrumentin qe do te shnderrohet ne dashurine e pare. Vetem shtate vje do te dilte para publikut te madh te Shkodres ne skenen e Teatrit Migjeni. Ndersa me pas skenes nuk do ti ndahej kurre. Fillimisht ne Shkoder, me shtepine Pionierit, me Klubin e Rinise dhe me pas, ne Tiran-_-_tivitete te ndryshme. Shume shpejt do te behet nje nga zbulimet e muzikes shkodrane qe, asokohe, nuk vuante per talente. Ne nje terren dhe ne nje qytet ku kengetaret dhe muzika jane Perendia para te ciles qytetaret falen perdite, te jesh muzikant me emer duhet te jesh dhe te dish te krijosh patjeter nje emer te perveem. Perndryshe koha te le prapa dhe nuk te merr me perdore. Ferdinand Bjanku duket se e kuptoi mire kete.

Shpirti i kenges dhe pika e referimit ne thuajse te gjithe aktivitetet e muzikes qe zhvilloheshin ne Shkoder ne vitet '80 deri ne 1990. Njeriu qe kudo shkonte, merrte me vete edhe kitaren e tij dhe bente te shnderrohej ne feste te vertete edhe takimi me i rendomte. Ndersa vazhdon nje tjeter aktivitet qe, gjithsesi, ka lidhje me muziken dhe pasionin tjeter te tij.

Babai dhe kitara

Humbja e babait ka qene mbase nder ngjarjet me te renda te jetes te tij. Gjovalin Bjanku njeriu qe e kishte udhehequr ne art dhe ne jete, qe kish imponuar krejt natyrshem pasionet te krijesa e vet, qe i kishte mesuar shume gjera vdes kur Ferdinandi ishte ne udhekryq te jetes. Asokohe 18- vjeari, nje artist ne gjeneze kishte shume endrra. Por vdekja e babait ne vitin 1983 e ben qe t'i jape jete nje endrre tjeter te nisur nga i ati. Bianku i ri vazhdon punen e lene pergjysme nga babai. "Ishte nje projekt qe im ate e kishte nisur dhe duhej vene ne jete. Nje mekanizem ne forme ikriku qe prodhonte tela kitare", thote Ferdi. Mekanizmi qe i vendosur ne Ndermarrjen e Punimeve Artizanale Nr 2 dhe djaloshi qe ende nuk kishte mbushur te tetembedhjetat, behet mjeshter i prodhimit te telave te kitarres. Ne vitin e pare pas humbjes te te atit, ai nis te pergatise dika qe sikur i lehteson paksa mungesen. Ne pervjetorin e vdekjes ndersa tere familja kujtojne te ndjerin ai tregon nje kitare te gdhendur ne mermer. "Ishte kitara e tim eti. Gjeta diku nje mase te madhe mermeri dhe per muaj te tere kam punuar qe ta gdhend. 150 te rrahura vetem per nje pjese te saj. Desha te sjell dika nga babai ne diten e vdekjes te tij", thote Ferd Bjanku.

Me figuren e babait ne mendje dhe me keshillat e tij ai arrin persosurine ne kete linje. Kitarristet e Shkodres te atyre viteve tregojne se pas 1983, dhe pas prodhimeve te Bjankve, zgjidhet perfundimisht ne Shkoder dhe ne pjesen me te madhe te Shqiperise eshtja e telave te kitarres qe kishte qene problem per kedo qe kishte provuar edhe te krijonte ca akorde ne instrument. Ndersa me kalimin e viteve Ferdi nis te prodhoje edhe tela per viola dhe violina. "Ishin aq te holle sa te prisnin gishtat kur i kaloje ne ta", rrefen ai.

Dashuria e humbur

...dhe arratisja

Nuk ndodh shpesh ne Shiperi qe nje kengetar, apo ne pergjithesi nje njeri i artit te te tregoje copeza reale jete. Ferdinand Bjanku nuk nguron te te rrefeje pse iku. Te sheh ne sy, pas pauzave paksa te gjata nis te tregoje. "Ika se kerkoja te rifitoja nje dashuri te humbur. Ishte dika qe kisha perjetuar gjate emocionalisht dhe qe kish ardhur ne fund pa deshiren e asnjerit prej nesh", tregon ai. Ne vitin 1991 ishte koha kur nuk ishte ndonje udi e madhe ikja e nje njeriu drejt Gadishullit Apenin. Por Ferd Bjanku thote se iku i detyruar. "Kisha shume gjera ketu. Artin, punen dhe familjen qe per mua -_e gjithka. Megjithate... Kam bere 10 rruge nga Shkodra ne Durres e me pas ne Vlore. Vendimin nuk e kam marre kollaj. Por gjeta nje peshkarexhe dhe kam jetuar 19 minutat me te tmerrshme te jetes. Purgator, por mund ta quaj edhe Ferr. Ne 19 minuta mund te mendosh gjithka jo te bukur". Jeten e ka nisur ne Brindisi dhe ka ndenjur pak kohe atje me synimin drejt Romes. Ne Rome per pak kohe ka qene ne kushte te veshtira derisa nje dite ka ardhur edhe arti. Atje ka rinisur endrren e tij te dashurise se pare, por qe nuk ka zgjatur shume kesaj radhe "jo per fajim tim", thote Ferdinandi.

Artisti shkodran ne Rome

Shume shpejt eshte integruar ne artin italian. Tashme ne Itali ka krijuar profilin e vet si kengetar dhe instrumentist. Ne Rome, kritika muzikore e cilesoi si "bretkosa qe u shnderrua ne princ". Keshtu thuhet shprehimisht ne nje nga revistat kulturore romane "Diario Romano". Ndersa vete ai thote "Zgjodha Italine se me kishte terhequr gjithnje historia, arti, guzhina e mire, karakteri diellor i italianeve dhe melodite mjaft te aferta me ndjeshmerine time". Nuk ishte e lehte. Gjithka ne lidhjet me artin, sipas tij, ka nisur ne vitin 1997. Ne Rome fiton mimin e pare ne konkursin e zerave te rinj te muzikes te lehte italiane. Me pas sfida te tjera te njepasnjeshme qe Bjanku do t'i fitoje pa shume veshtiresi fale talentit te tij te padiskutueshem. "Ndihesh mire kur sheh mijera spektatore italiane te kendojne pa reshtur kenget e vendit tend. Ndihem mire se munda te kendoj ne Itali, Shqiperine time, Shkodren time, te interpretoj kenget e artisteve me te njohuar italiane dhe te paraqes kenget e mia", shprehet jo pa mburrje Ferdinandi. Ai tregon se vepron ne nje menyre krejt origjinale. Shperndan tekset e kengeve ne shqip dhe ne italisht kudo neper salle dhe i ben te gjithe te kendojne ate kenge qe ai deshiron. Kjo i ka garantuar edhe suksesin. Jane disa dhjetra koncerte dhe konkurse muzikore festivale ku ai ka qene pjesnarres dinjitoz. Sot ai ka, se bashku me nje mikun e tij koleg Roberto Giglio, studion Bjanku-Giglio prodhimi muzikor ne Rome.

Koncerti ne Shkoder dhe planet

Eshte albumi i dyte i tij ne gjuhen e memes dhe ai ka dashur ta promovoje ne qytetin e tij. Pas pjesemarrjes ne Festivalin e fundit te TVSH me kengen "Te dua", ai ka arritur tjeter sukses ne atdheun e tij. Albumi i ri "Qytetit tim" eshte promovuar ne skenen e teatrit Migjeni te Shkodres dhe ka qene nder me te bujshmit e koheve te fundit ne Shkoder. Qindra spektatore te thekur per muzike kane ndjekur nga skena e Migjenit kenget perla te Shkodres ne interpretimin e Ferdinand Bjankut. Te gjithe vlerat e kenges shkodrane jane paraqitur ne menyre origjinale nga kengetari shkodran i ardhur enkas nga Italia. "Kaurrelat" e shkodranes bukuroshe jane sjelle te gjalla ndersa recitalit nuk i kane munguar as elementet spetakolare. Kujtime te Bjankut dhe falenderimet e tij per ate shkalle ne te cilen ka mberritur kane ardhur ne formen e intervistave ndersa nuk ka munguar as humori shkodran permes batutave te Sander Rucit. Ndersa ne album bejne pjese kenge te tilla si "Margjelo", "Si dukat i vogel je", "S'ka ma t'bukur se prendvera", "Ti moj Shkoder, Shkodra jone" kane qene edhe kenget qe kane marre edhe duartrokitjet me te zjarrta te atyre qe kishin mbushur Migjenin. Nuk ka qene e lehte te organizojegjithka. Ka ardhur i mirepergatitur nga Roma, por ka patur shume pengesa.

Bjanku tregon edhe ate qe ka ndermend te beje ne te ardhmen e afert dhe te larget. Keshtu ai sapo eshte nisur drejt Milanos ku do te jape nje tjeter koncert recital te pergatitur kohe me pare. Ndersa ka nje enderr tjeter per te cilen thote se deshiron ta realizoje ne Shkoder. Kerkon te organizoje nje tjeter koncert ne te njejten salle te Migjenit por kesaj radhe me zerat me te famshem te muzikes dhe perfaqesuesit e humorit shkodran.

Pasaporte

Emri: Ferdinand Bjanku

Datelindja: 12 maj 1966

Vendlindja: Shkoder

Profesioni: Kantautor dhe kitarist

Vendbanimi: Rome

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 04:55
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Shkolla e parë ishte në Shkodër

Shkruan:· Mehmet ELEZI

Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.

Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit.

Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.

Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre‑Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.

Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.

Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.

Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14‑15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.



Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë.



Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore?



Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet.



Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.

Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!

Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.



Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.



Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.



E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.



Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.



Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.



Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.



Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 04:56
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Nderroi Jete Safete Juka

Shkodër(20nanduer 2005 ora 01);Gazeta "Shkodra" me hidhërim e dhimbje të thellë njofton të gjithë shqiptarët anaembanë botës se pas nji sëmundje të randë në moshen 80 vjeçare,nderroi jetë,Dr.Safete Musa Juka,intelektualja ma e madhe shqiptare.Ajo lindi në qytetin e Shkodrës,në familjen e njohur Juka.Mbaroi në Tiranë Institutin Femeror Nana Mbretneshë dhe me ramjen e mbretnisë,se bashku me familjen emigroi në Turqi,Egjipt e ma në fund në SHBA.Ishte e bija e Fushesë shqiptar,Musa Juka,ish ministri i Brendshëm i Mbretnisë Shqiptare.Kreu studimet e larta dhe dha mesim edhe në disa Universitete amerikane.Ishte nji studiuese e analiste e mire e problemeve kosovare,ku dha nji kontribut të çmuar ne kete fushë.Ajo bashkepunoi shume me gazeten Shkodra.Gjithe jetën e saj ia kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilesuar si intelektualen ma të madhe shqiptare.

Varrimi i Zonjes Juka do të bahet sot në ora 12 në varrezat e qytetit të Shkodrës në Stom Golem,sipas porosisë së të ndjerës.Arkivoli i Safetes do të dalë nga shtepia e djalit të Axhes së saj,zotni Xhelala Juka në Zdrale.

Me vdekjen e Safetes,Shkodra humbi bijen e saj të dashun e të ditun.I perjetshëm kujtimi i Safete Jukes.

Redaksia e Gazetes së Pavarun "Shkodra"



ARDHACAKET E BALLKANIT

Autorja Dr. Safete Juka, eshte e njohur nga komuniteti si nje nga aktivistet me te shquara dhe nje patriote e flakte. Me prejardhje nga Shkodra, petagoge, ka dhene leksione ne shkollat amerikane dhe eshte qene shpallur Profesoreshe Nderi nga Universiteti me i shquar i Amerikes, Harvard University i Bostonit.

Me vepren e vet historike "KOSOVA The Albanians in Yugoslavia in light of historial documents " te botuar ne vitin 1984 ne Nev York, ajo me kembenguljen e nje kerkuesje dhe analisteje sjell ne drite mjaft dokumenta historike, te cilat sherbejne edhe sot e kesaj dite si per lexuesit anglishtfoles por edhe per historianet shqiptare dhe te huaj, aq me teper tani kur Kosova eshte ne qender te vemendjes se opinjonit boteror, te qarqeve diplomatike dhe te qendrave te vendosjes. Ne kete kuader vepra e zonjes Safete S.Juka vazhdon te jete aktuale dhe te jape kontributin e vet per zbulimin e te vertetes per Kosoven dhe çmitizimin e asaj qe serbet, nepermjet mashtrimeve historike e quajne si djepin e tyre.
Ne kete kuptim vepra e Safete Jukes mund te konsiderohet si drita e se vertetes shqiptare perballe erresires se mashtrimit serb.
Nje pike delikate ne studimin "Kosova Shqiptaret e Jugosllavise nen driten e dokumentave historike", eshte keqkuptimi qe ka ndodhur tek ndonje lexues shqiptar shtrimi i problemit te dyndjes se sllaveve.
Duke e trajtuar kete teme, historiania Safete Juka nuk mund te mos prekte veç fakteve te dokumentuara edhe hamendjet, apo siç i thone hipotezat rreth te disa gershetimeve ne mes te ardhacakeve te vone ( sllaveve) me vendasit etnike (iliret), natyrisht me qellim per te ndriçuar te verteten dhe kundershtuar mashtrimin.
Historikisht, fenomene te kesaj natyre njihen ne Europe. Duke u kapur pas ketij fenomeni ne pergjithesi, ka patur historiane te caktuar qe i kane meshuar kesaj ideje te nisur nga interesa pansllaviste, apo nga qarqe te caktuara ku perpunohen teorite e pansllavizmit ruso-serb. Qellimi ka qene gjetja e motiveve per shtrirje ekspansioniste ne jug-perendim e dalje ne det gjate shembjes se Perandorise Otomane. Eshte e natyrshme qe ardhacaket kane gjetur ne terrenin ilir kulturen e traditat e popullsise autoktone, dhe dege te caktuara te saj, nen ndikimin e kultures vendase te kene ndryshuar disi ne raport me fiset e tjera qe nuk i kane patur keto kontakte. Keshtu me pjesen perendimore te Ballkanit ardhacaket gjeten nje kulture te larte e zhvillim ekonomik mjaft te perparuar per kohen. Fakt eshte se nje pjese e ardhacakeve perqafuan edhe fene katolike ( Bregu Dalmat), ndryshe nga pjesa qendrore e lindore e Ballkanit ne te cilet objektet e kultit vendas qe ishin te religjionit katolik u kthyen me dhune ne faltore te orthodoksise bizantine e me pas te ortodoksise sllave, duke u shpallur prej tyre si monumente kombetare te pansllavizmit.
Gjithkush e di ç'ka qene Raguza, Dubrovniku i sotem, qendra me e zhvilluar tregtare, ekonomike, kulturore e diplomatike ne Adriatik qe kishte arritur te kishte ze ne tere Europen. Ardhjacaket ne keto rajone nuk arriten ta shembnin kulturen e traditat vendase, perkundrazi pranuan per shkak te inferioritetit, nenshtrimin kulturor. Pranuan fene, krijuan lidhjet ekonomike, dhe u perpoqen te pershtateshin ne kushtet e nje qytetrimi te zhvilluar vendas. Kjo solli qe ne arenen historise te krijohej nje popullsi me emrin Kroate e cila gjithnje e me shume perpiqej te largohesh nga sllavet e tjere lindore madje duke i konsideruar inferiore e te pagdhendur.Eshte e natyrshme se me krijimin e ndergjegjes kombetare nepermjet influencave perendimore dhe perfitimit te traditave kulturore te vendasve, ata kerkonin me çdo kusht motive me rrenje me histori, per te patur nje hendek me sllavet e tjere( veçmas serbet) qe i konsideronin si te pagdhendur, madje hera heres dhe armiq. Nderkohe qe serbet mitologjin e vet kane nje kapitull qendror, qe ushqen ndjenjat e epersise se ketij populli mbi fqinjet. Cilesia kryesore, e vetlavduar e popullit serb, e lavduar deri ne ate masa sa t'i jape atij te drejten t'i shohe fqinjet vetem nga lart, me misionin hyjnor te jete vetem gjykues dhe ndeshkues, pra cilesia kryesore qe i jep popullit serb kete epersi, eshte besnikeria qe ai ka treguar ndaj fese ortodokse, shkruan autori Besnik Mustafa.
Ne nje bisede qe kish patur ky autor ne maj 1991 ne Zagreb, me nje nga politikanet kryesore kroate, bashkepunetor i afert i Presidentit Tuxhman, ai i kishte tjerrur nje teori te tere, per te cilen nuk kish degjuar kurre me pare: kroatet nuk ishin sllave, por ilire te sllavizuar. Me solli dhe nje mori faktesh nga antropologjia dhe etnologjia, shkruan B.Mustafa, mbi te cilat mbeshtetej kjo teori. Pra, ata kishin nje origjine etnike me shqiptaret.Kam degjuar edhe kroate te tjere , edhe sllovene te tjere, te me shprehen me nje lloj perbuzjeje raciste per serbet: "Ata perfaqesojne barbarine sllave te zbritur nga Kaukazi. Europianeve u kane ardhur e do t'u vijne vetem te keqija prej tyre".
Nuk kishte rendesi vertetesia historike perpara realizimit te qellimit, prandaj eshte e natyrshme qe historiane kroate te kene kerkuar lidhjet historike te popullit te vet me iliret vendas, te cilet kane arritur te mbijetojne edhe sot e kesaj dite si arberesh te hershem ne Zare e te njohur si Arbereshet e Zares ( komunitet i vogel por me indentitet te ruajtur dhe me personalitete te shquara).
Ndersa ne librin e autores Safete Juka nuk e merret persiper te trajtohen gjeresisht keto ide, por ajo pohon disa pretendime te pjeses katolike te ish-Jugosllavise perendimore te cilet, siç e thame, duke qene ne nje fe te ndryshme me serbet, nivel te ndryshem kulturor, madje ne armiqesi historike, nuk desheronin te indentifikoheshin si ata e per rrjedhin jane perpjekur te tregojne ndryshimet duke bere aludime historike.
Por gjithesesi kur thuhet popuj sllave megjithe pretendimet e paraqitura prej degezimeve te ndryshme apo shartimeve te pretenduara, padyshim nuk kemi te bejme me ilire por ardhacake te vone.
Ne ndryshim nga kroatet, malazezet asnjehere nuk e kane vene ne dyshin origjinen e tyre. Kjo ne aspektin e politikes e te mardhenieve te Cetines me Beogradin qe kane qene te kordinuara e ne bashkveprim te perhershem me memen e pansllavizmit Rusine. Megjithate historiane e arkeologe, studiues te fushave te ndryshme arrijne te bejne nuancime sado te lehta ne mes te dy ketyre popullsive.Madje shkohet deri atje saqe shprehet mundesia e sllavizimit te nje pjese te popullsise shqiptare e bashke me ta edhe te folklorit gojor arberesh sepse gjen ne traditen popullore malazeze kenge te epikes legjendare e historike madje me personazhe gati te njejte, me instrument te njejte lahuten. Thuhet se gjenden ne mes te popullsise se Malit te Zi familje me kujtese historike shqiptare,( ketyre lidhjeve sipas gojdhanave nuk i shpetoi as Mark Milani i Malit te Zi i njohur per luftat e tij te egra e çfarosese, por dhe njohes i traditave e cilesive morale e luftarake te shqiptareve), gjen fshatra te thelle ne Mal te Zi me traditat te ngjashme me shume me malesoret tane te Veriut se sa me serbet, sa ka hipoteza te caktuara qe i sjell si shqiptar te te sllavizuar e me pas te harruar...Historianet gjithesesi jane te ftohte ndaj fenomeneve e ndjenjave nacionale siç mund te jene qytetaret e zakonshem bashekombas te tyre.Pra e shohin historine me ftohte se sa ne. Ne kete pikpamje per nje historian kerkimin e lidhjeve ne mes te shqiptareve dhe kroateve ne ish Raguzen e vjeter, tash Dubrovniku, ose me malazezet, nuk eshte ndonje çudi e madhe, ndersa ne kurrsesi nuk pranojme te hyjme ne diskutime te tilla edhe per shkakun se kemi nje kujtese historike tragjike dhe lumej gjaku ne mes te sllaveve e shqiptareve, dhe kur themi sllav-shqa ne i fusim te gjithe ne nje kategori pa arritur te bejme nuancime historike e dallime ne mes te ish popujve te te ashtquajtures Jugosllavi. Mirpo disa nuancime, te cilat shprehin interesin tone per te patur aleat qofte dhe te perkohshem ne realizimin e qellimit kombetar, nuk jane pune pa dobi e kalli pa buke.
Aq më teper kur nepermjet disa inkursioneve ne histori, siç eshte vepruar me shume sukses ne rastin e studimit te kishave, te cilat para se te beheshin monumente kulti te serbeve kane qene faltore te paraardhesve tane ilire, mund ti tregojme opinionit nderkombetar, se shqiptaret jane vendas ne keto treva qe kur ka zene fill kultura e qytetrimi i botes dhe ardhacaket jo vetem qe jane te vone por kane bere çfare eshte e mundur per te pervetsuar kulturen vendase, monumentit e kultit, e duke u perpjekur ti shesin ata si tradite e kulture te tyre çka nuk perben gje tjeter veçse nje mashtrim historik me qellime shovene te ardhacakeve te vone te Ballkanit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 15:20
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Faik Luli, i përkushtuar në shërbim të fesë islame
nga Islam Dizdari
Faik Luli ishte mësuesi i palodhur, pedagogu dhe didakti i shquar, studiuesi dhe autori i shumë veprave shkencore, besimtari dhe njeriu i devotshëm.
--------------------------------------------------------------------------------

Me krijimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë menjëherë pas fillimeve të demokracisë një grup intelektualësh të Shkodrës bashkëpunuan ngushtë me Myftininë e këtij rrethi dhe me Komunitetin Musliman duke ndihmuar me të gjitha aftësitë e tyre për rimëkëmbjen dhe funksionimim normal të këtyre institucioneve. Kjo punë u forcua sidomos me ngritjen e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dhe me fillimin e veprimtarive kulturore dhe përkujtimore të figurave të shquara të fesë islame në Shkodër. Faik Luli është pjesëtar i të gjitha veprimtarive që organizoi Myftinia e Shkodrës e kryesuar nga Haxhi Faik Hoxha, kryesisht i atyre veprimtarive që lidheshin me botimet, me edukatën dhe me traditat e trashëgiminë kulturore islame në trevën e Shkodrës dhe më gjerë. Tashmë ai me vullnet dhe këmbëngulje shëmbullore bëhet një autoritet i shquar në fushën e studimeve dhe të botimeve. Janë një varg veprimtarish që e provojnë këtë. Mes të tjerash po përmendim të gjithë punën për dekorimin e dijetarëve dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës. U bënë të gjitha propozimet, u miratuan në Myftini dhe u prit miratimi i Presidentit të Republikës. Natyrisht si gjithnjë propozimet tona pësuan ndryshime rrugës gjatë miratimit, megjithëkëtë disa nga figurat më të shquara u dekoruan dhe u nderuan me tituj dhe medalje të ndryshme. Veprimtaritë e organizuara për nder të tyre në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, në sallën qëndrore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në sallat e bibliotekës “Marin Barleti”, apo në Muzeun Popullor, kërkonin një bashkëpunim të sukseshëm mes grupit të inteklektualëve të angazhuar pranë Myftinisë së Shkodrës dhe Institucioneve shkencore të qytetit. Kështu u përkujtuan një grup hoxhallarësh të nderuar në Teatrin “Migjerni”, Daut Boriçi me nismën e Muzeut Historik të Rrethit, Jufuf Efendi Tabaku dhe Esad Efendi Myftia në Bibliotekën “Marin Barleti”, Imam Vehbi Ismaili apo Shefqet Muka në Teatrin “Migjeni” me angazhimin e Muzeut Historik të Rrethit, Hafiz Ali Ulqinaku me nismën e Katedrës së Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” etj. Në të gjitha këto veprimtari Faiku mori pjesë me referate apo me kumtesa. Ato janë një shembull i kujdesit dhe i konsideratës që breznitë e reja ruanin për veprimtarët e shquar të së kaluarës. Këto i pasoi një varg botimesh në gazetat dhe revistat e kohës, apo në botime të veçanta për pesonalitete të shquara si: Nderim për dijetarët, edukatorët dhe hoxhallarët e shquar të shkodrës, Esad Myftia drejtues i shquar arsimor, H. Ali Ulqinaku-personalietet i kulturës shqiptare, Ibrahim Kaduku-intelektual i shquar arsimor dhe fetar, Haxhi Muhamed Bekteshi-personalitet i shquar fetar, Haxhi Vehbi Gavoçi-personalitet i shquar i kulturës islame, Xhevdet Zylaj-mësues dhe edukator i nderuar, Prof. Hysniu, në kujtim të profesorit të nderuar Hysni Bushati, Xhemal Naipi-intelektual i shquar fetar e atdhetar, Qazim Hoxha-teolog i shquar islam, Studime dhe vlerësime për Daut Boriçin, Imam Vehbi Ismaili, teolog, atdhetar dhe dijetar i shquar, Përshtypje nga haxhillëku, Hafiz Adem Kazazi-fetar i devotshëm, humanitar dhe atdhetar, Sheuqet Muka-intelektual i shquar islam; e plot artikuj e studime të tjera që u përmblodhën në shumë vepra madhore, në të cilat ose mori pjesë me studimet e tija, ose qe edhe bashkautor. Mes tyre po përmendim:
a. Në përmbledhje studimesh e kumtesash, si:
-Sheuqet Muka-Mësues i Popullit, figurë e shquar atdhetare, arsimore dhe kulturore;
-Daut Boriçi- Personalitet i shquar i historisë, i kulturës dhe i arsimit kombëtar;
-Revista “Zani i Naltë”, me rastin e 75-vjetorit të botimit të numrit të parë etj.
b. Në vepra të plota si bashkautor ose si autor i tyre:
-Një jetë në shërbim të fesë, kushtuar Hafiz Sabri Koçit,
-Në kujtim të brezave, kushtuar 40 dijetarëve dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës,
-Imam Vehbi Ismaili,
-Historia e Mevludeve në gjuhën shqipe,
-Opinione për njerëz, vepra, ngjarje,
-Sheh Ahmed Shkodra,
-Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat.
c. Krahas këtyre ai ka pasur edhe shumë plane për të bashkëpunuar në nxjerrjen në dritë të shumë librave të tjerë. Mes tyre po përmendim:
-Historiku i Medreseve të Shkodrës,
-Xhamitë e Shkodrës, qendra fetare, arsimore, kulturore, etj.
Të gjitha këto veprimtari, kumtesa, referate, artikuj, studime dhe vepra të ndryshme e afirmuan Faik Lulin si një ndër aktivistët dhe studiuesit më të shquar të traditave dhe të kulturës islame në Shqipëri.
2. Një punë po kaq e madhe u bë edhe për ngritjen dhe funksionimin normal të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”. Ai qe një ndër themeluesit e këtij institucioni me kaq rëndësi për arsimin dhe edukimin fetar islam të breznive të reja. Madje me një grup intelektualësh hartuan rregulloren e parë të medreseve. Faiku qe anëtar i komisionit të hartimit të kësaj rregulloreje, madje njëri nga anëtarët më kompetent. Kjo rregullore u dërgua për miratim në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë i cili ftoi në një mbledhje të tij, Islam Dizdarin, për ta paraqitur para Kryesisë së këtij institucioni i cili ishte mbledhur posaçërisht për ta diskutuar. Mbas shumë pyetjesh dhe diskutimesh, kjo rregullore u miratua dhe u ngarkuan Islam Dizdari dhe Kujtim Gjinishi të negocionin pranë Ministrisë së Arsimit, që të miaratohen në parim problematikat që lidheshin me të drejtat e detyrat e shkollave që do të ngrinte Komuniteti Mysliman. Problemet u diskutuam dhe u miratuan me zv/ministrin e Arsimit të asaj kohe. Medresetë do të kishin statusin parauniversitar, në bazë të planit mësimor të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuniteti Mysliman. Maturantët e këtyre shkollave kishin të drejtë të regjistroheshin në çdo fakultet të universiteteve shqiptare dhe të huaja, nxënësit për arsye të ndryshme mund të transferoheshin nga Medreseja në çdo shkollë tjetër pa pengesë, në shkollë mund të vazhdonin mësimet djemtë dhe vajzat, mësimi mund të fillonte nga klasa e pestë deri në të tetën dhe vazhdonte nga e nënta deri në të dymbëdhjetën etj.
Kolektivi pedagogjik me në krye drejtorin e parë të medresesë së Shkodrës, Zotëri Ahmet Osja bëri një punë të madhe për krijimin e kushteve sa më të mira për realizimin me sukses të detyrave të shkollës. Faik Luli qe një ndër konsulentët më të rëndësishëm në marësinë e punëve të medresesë.
Në vitin 1996, sapo u emërua drejtor Islam Dizdari, Faik Lulit i bëhet thirrje të punojë pranë Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, ku për afro 10 vjet, edhe pasi u emërua z. Hiqmet Bekteshi, i dha këtij institucioni vlera të mëdha arsimore dhe edukative. Në këtë institucion punoi me të gjithë aftësitë, përkushtimin dhe përvojën e tij, kryesisht si mësues i gjuhës dhe i letërsisë, si drejtues i komisionit të lëndëve të shkencave shoqërore, si këshilltar dhe bashkëpunëtor i përhershëm i drejtorisë dhe si veprimtar i shquar në fushën e studimeve dhe të veprimtarive të shumta shkencore. Në vitet 1995-2005 është njëkohësisht edhe anëtar i këshillit të Myftinisë. Me qëndrimet e tij ndaj problemeve që shtroheshin për zgjidhje, me diskutimet dhe mendimet e pjekura, ai dha një ndihmesë të vyer për forcimin e Myftinisë së Shkodrës që drejtohej me shumë seriozitet nga Haxhi Faik Hoxha.
3. Faiku u zgjodh Kryetar i Shoqatës së “Intelektualëve islamë”, Dega e Shkodrës. Nuk ka veprimtari shkencore apo kulturore-edukative që zhvilloi Medreseja, Myftinia, Qendra Kulturore “Daut Boriçi”, Komuniteti Musliman në shkallë rrethi, kombëtare apo edhe ndërkombëtare ku nuk mori pjesë Faiku me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së intelektualëve islamë, si organizator, autor i referateve, kumtesave apo bisedave. Dega e Shkodrës e kësaj shoqate u shqua në rang kombëtar falë drejtimit me kompetencë nga Kryetari i saj, Faik Luli. Këtë të vërtetë do ta pohonte në shumë veprimtari Prof. Dr. Bedri Bylyku, kryetar i shoqatës për të gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë shkroi dhe botoi një seri veprash të shquara duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët e vet. Ai sikurse e kanë cilësuar shumë autoritete shkencore, arriti kulme të tilla saqë u shqua në fushën e studimeve islame, sidomos për traditat kulturore, në shkallë vendi por edhe në të gjitha trevat shqiptare, në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi etj. Nga të gjitha anët dhe autoritetet më të larta shkencore kanë dhënë për Faikun vlerësime duke e cilësuar atë si ndër të parët dhe ndër më të shquarit autoritete të fushës së studimeve islame. Vlerësime të tilla kanë dhënë Imam Vehbi Ismaili, Haxhi Vehbi Gavoçi, Mr. Naim Tërnava, Prof. Feti Mehdiu, Mr. Qemajl Morina, Prof. Ismail Ahmeti, Prof. Pajazit Nushi, Prof. Jashar Rexhepagiq, Dr. Mehdi Polisi, etj.
Njeriu i mirë
Mirësia ishte një aspekt tjetër i jetës së Faikut. Kush e ka njohur, mbi të gjitha ka dalluar tek ai njeriun e mirë. Ai ishte një bashkëshort dhe familjar i mirë, ishte një shok dhe mik i mirë, ai e shihte të mirën kudo në jetë, në shoqëri, në çdo veprimtari. Ai kishte gjithnjë fjalën e mirë në gojë të shoqëruar me një buzëqeshje të ëmbël si tek rrallë kush e shihje. Gjithnjë në çdo situatë sado të tensionuar, ai gjithnjë dinte të gjente rrugën më të drejtë, më të mirë, dinte të qetësonte gjakrat dhe ta fuste zgjidhjen e problemeve në rrugën e vet të shtruar e të qetë. Tek ai ishin kombinuar bukuria shpirtërore me atë fizike. Një burrë, në rini i hijshëm, në burrëri shumë fisnik në pamje dhe në sjellje, që në jetën e vet kishte rrezatuar gjithnjë mirësi dhe edukatë shembullore. I veshur mirë, shumë hijshëm, gjithnjë i kërrpitur, prezantonte veten dhe rangun e tij familjar me shumë dinjitet në të gjitha sferat shoqërore. Kudo dhe kurdoherë ai ishte i matur, serioz në çdo situatë dhe dashamirës deri në fund. I dashur me nxënësit, i dashur me shokët dhe veçanërisht i dashur në familjen e vet. Ishte shembulli më i përkryer i një qytetari me cilësitë më të larta. Me të drejtë shoku i tij Maliq Gjyli duke parë se Faiku përdorte shumë sheqerin (një kafe e pinte me tri apo katër lugë) pati thënë me shaka: “Mos kini frikë, Faikut nuk i bën dëm sheqeri. Ai ha shumë, por edhe derdh shumë sheqer”. E me të vërtetë kush buzëqeshte çiltër si ai, kush jepte këshillën e ëmbël për çdo zemër nevojtare si ai, kush derdhte më shumë sheqer se ai?
Familjari i përkryer
Dashurinë dhe nderimin për të gjithë rrethin e vet të gjerë familjar, ai e shprehte me një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkujdesjeje për secilin. Jo vetëm njërëzit e afërm, por të gjithë e kanë ndjerë përkujdesjen dhe përgjegjësinë që ndiente Faiku për to. Nuk ka nip apo mbesë që nuk ka ndjerë përkujdesjen dhe dashamirësinë e tij në zgjidhjen e shumë problemeve që ka jeta. Ai e lidhte shumë ngushtë dashurinë me sakrificën e pakufi ndaj tyre. Madje nuk mund ta kuptonte dashurinë ndaj brezit të vet familjar, pa sakrificën maksimale ndaj tyre, ai ishte gjithnjë i gatshëm të ndihmonte, të futej me guxim në të fshehtat e problemeve të secilit dhe të jepte maksimumin e mundshëm në zgjidhjen e tyre. Prandaj edhe të gjithë këshilloheshin me të, gjenin tek ai përkrahje dhe ndihmë, qetësi dhe besim. Një shembull i kësaj simpatie publike mbarë familjare dhe shoqërore është edhe ceremonia e varrimit të të ndjerit. Në familjen e tij nuk mbeti kush pa ardhë për ngushëllim, në sallën e Medresesë ku u vendos trupi i tij për homazhe, erdhi për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbarë Shkodra dhe më gjerë, miq nga Tirana, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, në faljen e xhenazes morën pjesë aq shumë xhemat sa nuk ishte parë ndonjëherë në një ceremoni mortore, erdhën me dhjetra telegrame, e-maile dhe letra ngushëllimi nga të katër anët e botës. Të gjitha këto shprehin nderimin e madh mbarë shoqëror dhe familjar për të.
Ai ishte një bashkëshort i denjë. Gruaja e tij, Melihaja, tashti e ndjen humbjen e madhe. Faiku për të qe bashkshort, shok e mik. I dashur me të gjithë por i përkryer në sjellje dhe në mirëkuptim ndaj së shoqes. E gjithë veprimtaria e tij e gjerë shkencore dhe botuese, e gjithë puna e tij e madhe në arsim dhe në shoqëri, nuk mund të ishin realizuar pa mirëkuptimin dhe përkrahjen e Zojës Meliha. Ajo gjithnjë ishte përkrahëse e të shoqit, i krijonte kushte jete e pune, asnjëherë nuk u ankonte, i shërbente me dinjitet. Natyrisht ajo është kryelarteë për atë burrë të nderuar me të cilin ndau travajët e jetës por që hëngri, siç thotë populli, bukë të ëmbël në paqe dhe në harmoni.
Faiku ishte mik i të gjithëve. Shumëkush mund të thotë se e kam pasë mik, madje të gjithë krenohen që kanë punuar, kanë jetuar dhe kanë janë shoqëruar me të. A ka pasuri më të madhe se të kesh miq e shokë të mirë si Faiku? E Faiku qe i përkryer. Ai frymëzonte besim dhe dashuri tek të gjithë, por sidomos tek bashkëpunëtorët e afërt të tij. Ai jepte gjithnjë shembullin në kryerjen e detyrave, ishte në ballë të punëve, prandaj edhe shokët e miqtë e tij e kishin për nder të punonin me të, të zgjidhnin problemet me të, të sigurtë se së bashku me të do të ecnin përpara në rrugën e drejtë e të ndershme. Ne mund ta provojmë me një mijë shembuj këtë, por shumë që e kanë njohur do ta quanin të tepërt. Kjo është një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim.
Edhe një aspekt të bamirësisë së tij nuk mund të rrijmë pa e përmendur. A mundet kush të na tregojë se sa çifte ka afruar, në sa familje ka trokitur për të thënë fjalën e mirë për një djalë apo për një vajzë. Ato çifte që sot jetojnë të lumtur me familjet e tyre dhe me fëmijët e tyre mund të krenohen se shtysat e para drejt një familjeje të nderuar i kanë marrë nga Faik Luli. Po na thoni në sa familje ka hyrë për të dhënë mendimin e tij me zemër në dorë për të ndarë e sqaruar mosmarrëveshjet, keqkuptimet, brengat dhe hidhërimet që i pasojnë këto dukuri shoqërore. Shpeshherë edhe në rastet më të vështira, ai gjente melhemin e zemrave, i zbuste mëritë, i afronte njerëzit, i pajtonte dhe i miqësonte. Vetëm një burrë i urtë dhe me zemër të madhe mund ta bënte këtë. Dhe i tillë ishte Faik Luli.
Jeta e tij kishte kuptim vetëm kur ishte e ngarkuar së tepërmi. Gjithnjë na bënte përshtypje pranimi i çdo pune. Ai ishte i gatshëm të pranonte çdo kërkesë të çdo institucioni shkencor brenda dhe jashte vendit për të kryer një kumtesë, një referat, një libër shkencor, një projekt etj. Le që vetë ishte gjithnjë në kërkim të diçkaje të re dhe interesante. Në projektet që kemi hartuar për studimin dhe botimin e trashëgimisë sonë kulturore, Faiku nuk pushonte kurrë. Edhe për Shefqet Mukën, edhe për Daut Boriçin, për Hafiz Sabri Koçin, për Imam Vehbi Ismailin, etj., edhe për dijetarët islamë të Shkodrës, madje, kur u botua vëllimi i parë “Në kujtim të brezave”, me 500 faqe, filloi të na ngacmojë për të dytin, edhe për “Mevludet në gjuhën shqipe” me 700 faqe, edhe për “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat” me 500 faqe, etj. Ai nuk ishte i kënaqur kurrë me punën, kërkonte çdo ditë edhe më shumë. Pa mbaruar njëri studim, pa dalë në qarkullim njëri libër e kishte filluar punën për tjetrin. Më vjen shumë keq që nuk e pa të botuar librin aq për zemër “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat”, për të cilën punoi një kohë të gjatë, po kështu me gjithë përpjekjet e bëra nuk arriti të kryente dy punë me rëndësi që kishim planifikuar: “Historiku i medreseve të Shkodrës” dhe “Xhamitë e Shkodrës”. Libri për Hafiz Ulqinakun doli në qarkullim falë përkujdesjes së Logos-it, madje doli një botim luksoz, edhe më i mirë seç e kishim pritur ne. Nuk e di a do të kemi forcat e duhura për të kryer dy botimet tjera që i kishim në plan, për medresetë dhe xhamitë e Shkodrës. Përmes këtyre veprave ne synonim të tregonim traditat e shquara kulturore të Shkodrës për t’i treguar të gjithëve dhe sidomos të rinjve se, në Shkodër kanë jetuar dhe punuar dijetarë të shquar, se këtu kanë jetuar dhe punuar personalitete të kulturës shqiptare, se ato kanë punuar dhe madje kanë shkrirë të gjithë jetën në dobi të fesë, të atdheut, të kulturës dhe të shkencës shqiptare, të edukimit dhe të arsimimit të breznive të reja. Jo më kot në këto treva ka një trashëgimi të shquar, sepse kjo ka pasur rrënjë të shëndosha të ushqyera me mundin, djersën, diturinë dhe gjakun e këtij populli. Askush sot nuk mund t’i cënojë apo t’i shkulë këto. Dhe në këtë drejtim Faik Luli dha një kontribut të shquar si rrallëkush.
* Itali, Gusht 2005

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 15:23
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Elton Ndrecaj-shkodrani i famshem ne boten e modes Elton Ndrecaj mes famës dhe krenarisë

NGA GENTIAN MINGA

Gjithçka filloi kur, si pjesa më e madhe e të rinjve të asaj kohe, Eltoni vendos të emigrojë në Itali në kërkim të një jete më të mirë… Dhe në fakt, nuk i shkoi aspak keq djalit nga Shkodra, i cili përtej Adriatikut nuk do të gjente vetëm një jetë më të mirë, por suksesin dhe famën.
Sapo të hynte në botën e modës, do të sfilonte për stilistët më të njohur në Itali, ku veçojmë Dolce&Gabanën dhe Calvin Klein. “Bota e modës ka qenë e mrekullueshme! Hyra në këtë ambient me të dyja këmbët: Punoja si model, kurse nga ana tjetër, krijova lidhje të rëndësishme me njërëz me potencë në fusha të ndryshme. Ajo e modelit, ishte një punë që më pëlqente jashtë mase, ndaj ato kohë i kujtoj me nostalgji” - shprehet Ndrecaj. Po atëherë, çfarë e bëri shkodranin të shkëputej nga moda kur ndihej mirë me të?! “Kisha projekte më ambicioze brenda vetes, dhe puna si model më hapi dyert për të realizuar ëndrrën time më të madhe: Hollivudin” - thekson Eltoni… Ai e nis suksesin në kinematografi, fillimisht në Itali ku interpreton përkrah emrave të njohur të kinemasë italiane si: Brigid Nilsen, Valentina Persia apo Natalia Estrada. Punën si aktor ai e eksporton në Amerikë, ku deri tani ka realizuar disa filma. Projekti më i fundit i Ndrecajt, është filmi “Last Wish”, me skenarist kunatin e tij, Leom. Janë firmosur kontratat me investitorët e filmit, që janë sponsora kalifornianë dhe buxheti i ka arritur në rreth 3,5 milion dollarë. Gjithashtu, pritet që Eltoni të interpretojë përkrah Sharon Stoun dhe Robert de Niros, dy emrave Gjigant të kinematografisë botërore…
Sa e ndieni afër apo larg veten tuaj nga Shqipëria dhe sa të afërt apo të largët ndiheni me vendin ku jetoni?
- Të përcaktoj gjeografikisht largësinë me Shqipërinë, është e thjeshtë… Jam disa mijëra kilometra ose orë fluturimi larg. Gjithsesi, nuk e ndiej shumë këtë largësi, sepse kam komunikime të vazhdueshme me fansat, gazetarët dhe rrjetin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë apo kudo tjetër nëpër Botë. Kjo më bën të kujtohem gjithnjë për Shqipërinë! Kurse në Amerikë, Kaliforni apo Los Anxheles ndihem pjesë e një marrëveshjeje: Jam i huaj, por s’ndihem i tillë, sepse çdo ditë njoh miq dhe njerëz të rinjë… Lidhjet me ta forcohen gjithmonë e më shumë dhe me tërë këto njohje dhe njerëz të ngrohtë, më duket sikur Los Anxhelesi është një qytet i Shqipërisë.

Kontakti me Shqipërinë: I qëndrueshëm apo për t’u harruar?
- Shpresoj që do të jetë i qëndrueshëm! Këtë do t‘ia kërkojë gjithnjë vetes. Njeriu kurrë nuk duhet të harrojë se nga vjen. Nëse harron të shkuarën, nuk vlen as për të ardhmen! Ky është një parim të cilin ia kam ushqyer vetes, edhe për faktin se ishte Shqipëria ajo që më ngjalli etjet e para, që më mbrujti ëndrrat. Aty në fund të fundit, rrita edhe shtatin, u edukova dhe u arsimova. Kulturën që kam marrë në vendin tim, as e kam harruar dhe as e kam ndryshuar. Kushedi!... Mbase vetëm e kam zgjeruar më tepër, fal vëzhgimit dhe njohjes së kulturave të ndryshme të Botës.

Cila është gjëja që nuk keni mundur ta gjeni atje, por që nuk e keni pasur kurrë as në Shqipëri?
- Ka shumë gjëra, të cilat lidhen direkt me fakte dhe karaktere. Njeriu ëndërron dhe pretendon shumë, kërkesat e tij shkojnë përherë në rritje... Sa më shumë e njeh jetën, aq më tepër kërkon prej saj! Ky është parimi i çdokujt që dëshiron të përparojë në jetë. Është e vështirë të gjesh nëse diçka të mungon. Është më e vështirë akoma ta kërkosh dhe gati e pamundur ta gjesh kur e di se kurrë nuk do të arrish ta kesh… Gjithnjë njeriut i mungon diçka, nuk ndihet kurrë plotësisht i realizuar! Sado që të përparojë, sado që të njohë… Personalisht, ende s’kam arritur ta gjejë se çfarë më mungon në momente të caktuara. Kur kam qenë në Shqipëri më kanë munguar shumë gjëra, për këtë arsye kam qenë gjithnjë në kërkim. E njëjta gjë ndodh edhe këtu: Jam ende në kërkim!

Cila është ajo gjë që nuk e keni pasur në Shqipëri, por atje e keni gjetur?
- Nëse do të më duhej të kërkoja tek vetja atë gjë që më ka munguar, jam i sigurt se do të kishte qenë diçka që ka lidhje me të tjerë persona. Nëse kalojmë në anën profesionale të gjërave, mund të them se larg vendit tim kam zbuluar aftësi dhe pasione të reja, të cilat nuk i njihja më parë. Dikur në Shkodrën time, as që e mendoja se në një të ardhme do të isha në gjendje të realizoja një pjesë të mirë të ëndrrave dhe projekteve ambicioze që kam pasur… Po ja që në fakt, gjërat shkuan mirë dhe tani po punoj që t‘i perfeksionojë edhe më arritjet e mia! Talenti lind me njeriun, kjo është e ditur tashmë! Ndoshta në Shqipëri më ka munguar mundësia. Mundësia për të mbërritur aty ku jam sot.

Do të merreshit me kinema dhe sfilata, po të jetonit ende në Shqipëri?
- Arti jeton tek artisti gjithë jetës, pavarësisht vendit ku ai ekziston! Është diçka që ka të bëjë me pasionin e njeriut, me talentin dhe mënyrën se si i përkushtohet ai artit. Sigurisht që edhe në Shqipëri do t‘i isha përkushtuar artit të kinemasë dhe sfilatave, sepse kjo ka qenë gjithnjë ëndrra ime. Natyrshëm e kam të pamundur të përcaktojë një të kaluar apo një të ardhme timen në Shqipëri, në lidhje me artin. Jeta të çon nëpër disa rrugë me të cilat duhet të pajtohesh. Në këtë mënyrë, do të kesh mundësinë të dish çfarë mund të bësh me veten, kush ke qenë, kush je dhe kush dëshiron të jesh. Është një sfidë që ka lidhje vetëm me personalitetin e njeriut, jo me vendin ku ai ndodhet. Ne të kaluarën dhe të ardhmen tonë e quajmë rëndom fat, në një kohë që jeta na provon të kundërtën: Ka shumë gjëra që duhet t‘i bashkërendosh për të ndërtuar jetën tënde dhe për ta quajtur veten me fat ose jo. Mendimet dhe paragjykimet, vendosmëria dhe përsosmëria, talenti dhe pasioni, vullneti dhe lidhjet shoqërore janë vendimtare në jetët tona. Mbase në Shqipëri, në ambientin ku do të isha rritur, me siguri nuk do të kisha arritur kurrë këtu ku jam sot.
Cili është gjykimi yt për karrierën tënde të deritanishme, publikun shqiptar dhe atë të huaj?
- Të gjykosh karrierën s’mund të them se është një sfidë. Asnjëherë nuk do të arrij të nxjerrë përfundime të plota për këtë pjesë të jetës sime. E kam të vështirë të paragjykojë të ardhmen, megjithatë, po punoj shumë dhe shpresoj që të arrijë lartësi të reja… Kështu, do të kem mundësinë të ngrihem më lart edhe në sytë e publikut shqiptar, i cili dita-ditës po i vlerëson përpjekjet e mia. Me publikun e huaj, ndodh e njëjta gjë. Kjo sepse të gjithë sot kanë dëshirë të shohin fytyra të reja në faqet e gazetave, revistave apo ekraneve televizive…

Publiku... Si është ai ku ti jeton krahasuar me të këtushmin?
- Parimi i publikut është i njëjti, kudo që të jesh: Ai thotë Bëhu interesant për syrin tim, ndërsa unë do të të vëzhgoj me vëmendje! Mendoj se si atje në Shqipëri, si këtu në Amerikë gjithçka varet nga interesimi që ngjall te publiku. Gjithçka varet nga ajo çfarë i ofron atij! Gjithnjë përpiqem të gjejë mundësi të reja dhe të jem sa më dinjitoz… Paraqitjet e mia në ekran po lenë përshtypje të mira gjithandej. Kjo më kënaq, por nga ana tjetër më bën të kërkojë më tepër nga vetja. Më nxit të gjejë sa më shumë të reja interesante në personalitetin dhe temperamentin tim artistik, detaje të cilat mund t‘ia dhurojë pastaj publikut shqiptar dhe atij të huaj.

Cili është roli (luajtur prej jush) që e keni më për zemër dhe që ju lidh më shumë me Shqipërinë?
- Të kërkosh dhe të gjesh se cilat prej roleve i përshtaten më shumë jetës shqiptare, është paksa e vështirë. Filmi ku kam interpretuar, “The Gun” është më i përshtatshmi për këtë temë... Aty luaj rolin e një keqbërësi, i cili në fund ndahet nga kjo jetë në rrethana jo fort njerëzore. Mbase është momenti t`i kërkojë rinisë shqiptare që të gjejë mënyra të tjera argëtimi. Jeta është tepër e bukur dhe nëse di të kërkosh mund t`i gjesh kënaqësitë që të fal.

Cili është tipari pozitiv më i spikatur i shqiptarëve dhe cili është ai tipar apo mentalitet, nga i cili duhet hequr dorë?
- Mendoj se tipari më pozitiv është shpirtbardhësia dhe mikpritja, gjë të cilën nuk arrin ta gjesh thuajse në asnjë vend tjetër të Botës. Të paktën jo në vendet që kam pasur rastin të vizitojë! Mendoj se duhet hequr dorë nga disa mentalitete të cilat e largojnë popullin tonë nga kultura botërore dhe e zgjerojnë hendekun mes nesh dhe vendeve të tjera të qytetëruara dhe të zhvilluara.

Cili është projekti që keni aktualisht në dorë dhe që po përpiqeni me çdo kusht ta realizoni aty ku jetoni dhe punoni?
- Njëri nga projektet më të rëndësishme dhe që pres të jap fryte, është “LAST WISH” (Amaneti i fundit). Aty kam një rol tepër të rëndësishëm, ndaj po kujdesem personalisht për pjesën time në këtë project. Interpretoj të dashurin e protagonistes! Nga ana tjetër, vazhdon të punohet mbi përzgjedhjen e aktorëve të një filmi ku për rolin kryesor është marrë fjala e divës së Hollivudit, Sharon Stoun. Pres gjithashtu që në fillim të pranverës 2006 të fillojnë xhirimet e filmit “Grief” ku interpretoj rolin e një mafiozi italian përkrah aktorëve të mirënjohur Robert De Niro, Xho Mantenja dhe Rej Liota. Producent ekzekutiv në këtë film është miku im, Romeo Antonio.

A do ta sillni këtë projekt edhe në Shqipëri?
- Bën pjesë në planet e mia më të afërta! Do të isha i lumtur nëse populli shqiptar do të krenohej me mua, sikurse ndodh të krenohet me shumë shqiptarë të suksesshëm nëpër Botë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 15:27
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Frederik Ndoci - Rikthimi i rebelit


nga Neritan Kraja



"Katerina” është dopio disku debutues amerikan për Ndocin, një këngëtar italo-shqiptar, i njohur në formimin e tij si artist nga fansët e muzikës së Frederik Ndocit.
Nuk janë vetëm dëgjuesit e ekspozuar në tërësinë e spektrit të së ardhmes së tij për të qenë në rangun e zërave legjendarë (bariton, tenor, kundërtenor), por Ndoci i fton dëgjuesit e këngëve të tij, të këndojnë në anglisht, spanjisht, italisht, greqisht, frëngjisht dhe shqip gjithashtu. Mbështetur nga një akustikë dhe panoramë tingulli sintetik, që përfshin një grup yjesh ndërkombëtarë të muzikës dhe disa nga efektet më të mira zanore të ambientit të padëgjuara më parë në ndonjë regjistrim popullor, Ndoci rrëshqet lehtësisht përmes një peizazhi dëgjimor, që lëviz në mënyrë konstante.
*(Kjo është një pjesë e tekstit që shoqëron prezantimin e diskut të ri të Frederik Ndocit në sitin target=_blank>www.laMusica.com, një ndër sitet më të njohur të muzikës.)
Frederik, prej vitesh jeni vendosur në Amerikë dhe keni ndërtuar jetën tuaj atje. Para pak kohësh keni realizuar albumin tuaj të ri me këngë. Çfarë përfaqëson ky album për karrierën tuaj?
Ka qenë maji i vitit 1996, kur vendosa të largohem nga kontinenti plak i Europës. Arsyeja ishte objektive dhe subjektive. Nuk e di nëse keni informacion për karrierën time para “96”-tës, por unë debutoja nëpër skenat e ndryshme të Europës, me grupet: “Rose Rosse”, pastaj me grupin “Pagina d’Album” e më vonë do të bëhesha ortak ose bashkëpronar i grupit për gati dy vjet. Këtu fillon edhe karriera dhe regjistrimi i CD-ve si “Federico e Pagina d’Album” me titull “Di tutto di piu”. Kuptohet, më shumë ishin këngë italisht dhe spanjisht. Gjatë kësaj kohe ishte e ndaluar për mua që të tregoja kombësinë, pra një shkatërrim shpirtëror i pakrahasueshëm për artistin. Por nevoja për të mbijetuar justifikonte vuajtjen. Pas pak kohësh erdhi edhe albumi i dytë “Sono Gitano” (Jam rrom, domethënë pa atdhe). Disku u prit mirë, por në të njëjtën kohë filluan edhe rebelimet e mia. Bashkëpunëtorët po më preknin të ardhurat, domethënë po tregonin se ndershmëria nga ana e tyre ishte tjetër planet. Kjo ishte edhe arsyeja që unë hapa gjyq ndaj tyre dhe karriera ime do të vazhdonte me një grup të ri, “Les Bon-Bon”. Grupi përmbante elemente nga e gjithë Europa. Është pikërisht grupi me të cilin kam ardhur në Shqipëri në vitin 1995 dhe kam dhënë disa shfaqje. Gjatë kohës së qëndrimit në Itali, pothuajse të gjithë radiot dhe televizionet jepnin këngë dhe video nga albumet e mia. Isha rritur mjaft dhe për këtë mund të dëshmojnë të gjithë bashkatdhetarët e mi në Itali, Spanjë, Gjermani, Zvicër, e të tjerë. Gjatë kësaj periudhe isha mjaft i kërkuar dhe i mirëpaguar. Bëja rreth 26 koncerte në muaj dhe kjo ishte një mesatare mjaft dërrmuese duke pasur parasysh edhe lëvizjet gjeografike të koncerteve dhe orët që shpenzoheshin për udhëtim dhe shfaqje. Mendoni, duhej gjetur koha edhe për intervista në radio apo televizione. Kisha një skuadër pas, përveç orkestrës dhe ekipit plotësues të prapavijës dhe të gjithë këta paguheshin. Një ditë erdhi koha që metastazat e sëmundjes që më zinte frymën (mohimi i origjinës) të më pushtonin të gjithin dhe në një emision televiziv deklarova se jam shqiptar. Për të mos u futur më në detaje kjo ishte edhe arsyeja që udhëtimi drejt Amerikës ishte një shpresë e re dhe domosdoshmëri për jetën time. Kthimi në atdhe ishte pothuajse i paimagjinueshëm, pasi viti 1995 ishte plot me të papritura edhe për atdheun. Kujtoni piramidat dhe klubet. Njerëzit e justifikonin me bollëkun e madh që solli demokracia. Unë, përveç simpatisë së njerëzve, nuk gëzoja asgjë tjetër. Shtëpia ishte grabitur me forcë, vendi i punës (Teatri “Migjeni”) nuk siguronte punonjësit me rroga. Si mund të imagjinoja një kthim kur bashkëpunëtori im, Ardit Gjebrea, më thoshte: “Frederik, unë nuk mund të qëndroj dot në Itali, këtu janë hipokritët në përmasa dinosaurësh dhe sigurisht, të gjesh vetveten në jug të Italisë ishte dhe mbetet një pamundësi gjeometrike, pavarësisht nga fuqia e talentit”. Një arsye mjaft e fortë ishte edhe oferta e një kishe kristiane ‘South California’ (Cristian heritage College& Shadow Mountain Church) për të regjistruar një CD “Fredrik and friends”, me titull “The good news of love” në anglisht, me këngë të reja kristiane. CD-ja u realizua, por ëndrrat mbetën disi të venitura dhe të shkelura nga njerëzit që më rrethonin. U gjenda i tradhëtuar në vitin 1997 dhe fenomeni i familjes shqiptare në liri absolute jep shkas për dekompozim të menjëhershëm. Njerëzit e formuar me një skepticizëm moral të dobët bëhen pre e naivitetit dhe sulmeve të të papriturave të jetës dhe besojnë një të ardhme abstrakte dhe një jetëgjatësie pa limit. (Kjo do të ishte përsa i përket fenomenit ish-familje me baza morale të “Njeriut të ri”, gjë që është flluskë sapuni para të mbijetuarit në kapitalizëm).
Interesante janë detajet nga jeta dhe peripecitë tuaja artistike. Por le të kthehemi tek albumi i ri për disa detaje më shumë? Sa këngë përmban albumi? Çfarë natyre kanë këngët? Ju jeni kantautor i tyre, apo këngët vijnë si produkt i bashkëpunimeve të tjera artistike?
Realizimi i albumit të ri ka dashur pothuajse 1000 ditë punë nga kompanitë “Gipsy Eagles” dhe “Blue November”. Punë intensive në gjetjen e materialeve, në regjistrimin, orkestrimin, miksimin e tyre dhe finalizimin e tyre. Këngët janë të zhanreve të ndryshme, romanca, balada, rok klasik, disko dens etj. Janë 17 këngë në gjashtë e gjysmë gjuhe anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht, në dialektin napolitan, një këngë e muzikës së lehtë greke dhe një këngë baladë në shqip. Këngët janë krijuar nga kompozitorë të ndryshëm nga Bota dhe disa janë këngë ‘Revival’, ndërsa gjashtë këngë janë marrë nga kompozimet e mia, sidomos nga krijimet e mia të adoleshencës). Instrumentistët që luajtën në këtë CD janë nga më të famshmit. Ndërsa inxhinierët ndër më të njohurit. Fati e solli që bashkëpunimi me George Gesner (producent) të ishte i përmasave të përbotshme, kështu që jehona e suksesit me siguri do të arrijnë edhe te ju. Për suksesin e albumit është ende herët, por promovimi i tij ishte mjaft domethënës dhe premtues. Morën pjesë artistë VIP-a të inkuadruar në Manhattan si dhe të ftuar nga Shqipëria. Ndërsa suksesi mund të vlerësohet edhe nga shkrimet që janë në qarkullim sot, për shembull: http:/LaMusica.com, ose në “manhattan today”, ”Iliria”, “Bota sot”, etj.
E ndiqni muzikën e lehtë shqiptare që prodhohet në Shqipëri? Cilat janë dukuritë që e shoqërojnë atë sipas gjykimit tuaj? Ku ndryshon ajo nga muzika që prodhojnë kompozitorët apo kantautorët shqiptarë, por që jetojnë jashtë kufinjve?
Muzikën e lehtë shqiptare në të vërtetë e kam ndjekur me interes, por jo intensivisht. Mendoj se ndikimi i huaj dhe zhvendosja e vëmendjes për të krijuar diçka të re ka qenë pre e rutinës dhe e largimit nga e bukura. Kuptohet se plagjatura në muzikë ngandonjëherë është e paevitueshme, por jo qëllim në vetvete. Kur një krijim pëlqëhet nga masa e gjerë aty për aty, të shumtën e rasteve i ka ngjarë flakës së kashtës dhe mbijetesa e materialit ka qenë qesharake. Në kohën tonë (në asnjë mënyrë idealizim) censura ka bërë edhe një parapërgatitje cilësore, gjë që rriste edhe përgjegjësinë. Ndërsa sot, emrat, paratë bëjnë gjithçka. Aftësia sot është asgjë para shtëllungës së parave. Vërtet paratë që mora unë nga Shqipëria ishin të papërfillshme, ndërsa suksesi mendoj se është i pavdekshëm. Si mund të priten ndryshe debutuesit tanë në festivalet e ndryshme ndërkombëtare ku i jepet përparësi ngjashmërisë së stadit, formës dhe kohës së këngëve dhe jo nevojës që krijuesit të krijojnë diçka që përfaqëson tonet dhe bulëzat tona muzikore, qoftë edhe të frymëzuara nga folklori ynë? Pse duhet t’i tregojmë Europës që ne dijmë të bëjmë rep, tekno, hip-hop në stilin zezak, kur Bota ka një interes për intonacionet e harruara kombëtare? Ne jemi ndër kombet më të vjetër të Europës dhe me muzikën që bëjmë, nuk po arrijmë të dëshmojmë pikërisht këtë. Krijimet e Çesk Zadejës, Tonin Harapit, Nikolla Zoraqit, Tish Daisë, Avni Mulës, Simon Gjonit, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, Aleksandër Peçit, Limoz Dizdarit, Zef Çobës, Ardit Gjebresë etj., muzika e tyre është pikërisht e pavdekshme se mban atë që është e jona, domethënë bulëza kombëtare të folklorit tonë. Nuk them që muzika e lehtë të jetë komplet e mbështetur në folk, por gjithsesi jo e mbështetur në folklorin “south afrikan”. Në përgjithësi krijuesit shqiptarë janë zhvilluar në përmasa gjeometrike me krijuesit jashtë kufijve të Shqipërisë. Arsyeja objektive që nuk jemi në kontakt të vazhdueshëm me lëvizjet e jetës artistike të zhvilluar në vendin tonë (Shqipëri), ka të bëjë me faktin që artisti dhe krijuesi në mërgim mbeten me vizionin konservator dhe pothuajse të prapambetur me krijuesin vendas (po ta quajmë kështu).
A ka pasur ndonjë moment në jetën tuaj kur keni menduar se e gjithë sakrifica për të ndërtuar një karrierë artistike jashtë atdheut ka kapërcyer forcat tuaja dhe se duhej të hiqnit dorë?
Shumë herë artisti ka zhgënjime, kuptohet shumë më tepër se njeriu i thjeshtë. Artisti vdes disa herë, bile shumë herë jo vetëm në Botë, por edhe brenda jetës së tij artistike. Kur kalon nga një lagje në një tjetër ndeshesh me një kulturë të re. Mendo të kalosh kontinente, se me çfarë fenomenesh gjendesh! Mundësia e realizimit është një kategori filozofike e re në kapitalizëm. Kapitalizmi nuk të pret ty si kompozitor apo si artist. Për kapitalizmin, një i ri i sapoardhur është një plan mishi për ta grirë, nëse ai nuk di të mbijetojë. Kështu, meqë unë nuk shkova si kontigjent artistësh i dërguar nga shteti im me dieta për të studiuar jashtë, por dola si refugjat, më priti i njëjti fat si gjithë refugjatët e tjerë. Pa çka se fati më ndihmoi që të futesha disi në jetën artistike dhe falë bagazhit dhe punës intensive u ndodha në radhët e artistëve që dikur për ne ishin të paarritshëm.
Sa jeni integruar në jetën amerikane dhe sa ju mungon atdheu juaj?
Pyetja më absurde është se “sa ju ka munguar atdheu”.
Në kohë vuajtjesh (përfshirë këtu tërë jetën e mërgimtarit) mungesa e atdheut kthehet në brengë dhe burim i përmasave galaktike. Fenomen që përfshihet në tërë krijimtarinë botërore. Këngët dhe krijimet më të bukura janë tema e vendlindjes. Këtu nuk kam parasysh vetëm Rilindasit tanë, por kompozitorët dhe krijuesit e gjithë Botës.
Kështu që edhe tek unë do ta shikoni që pothuajse në të gjitha këngët e albumit të ri gjendet tema e mungesës së atdheut. Tek “The crying field” (Fusha e lotëve), me motive nga Dibra dhe Vlora, “Glass heart” (Zemra e kristaltë) që është e regjistruar edhe në spanjisht “Corason de cristal”, “All the love in the World” (Gjithë dashuritë e Botës”, “Zonja Shkodër”, “Caterina” “Piano on a moon”, “Falling in love again”, (Të dashurosh nga e para edhe një herë) ”La danza”, “Peshkatari i perlave”, “Return to me (kthehu tek unë), “Anche senza di te” (Edhe pa ty vazhdoj), “El dichioso soy yo”, (Sa me fat që të kam ty), përshkohen nga një ndjenjë mjaft e dukshme e nostalgjisë për atdheun. Me siguri që në të ardhmen do të shkojë duke u rritur dhe krijimet e reja do të jenë deri ndoshta monotone për njerëzit që ëndërrojnë të ikin që atje. Nuk është kënaqësi emigrimi në jetën e një kombi, por disa herë është domosdoshmëri dhe kjo arrihet në bazë të instiktit dhe aftësive të personit. Meqenëse që në moshë të vogël kemi ndierë mungesën e pranisë së prindërve (turnet e gjata të punës), pastaj jeta si konviktorë, të gjitha këto kanë ndikuar që të forcohet karakteri dhe personaliteti në kushte dhe rrethana të ndryshme.
Sa ka ndikuar stacionimi juaj në Amerikë në frymëzimin tuaj artistik?
Të thuash fjalën tënde nga Amerika është pak më e lehtë se të thuash fjalën tënde nga çdo shtet tjetër i Europës. Pasi Amerika është krijuar me refugjatë dhe kombësi të ndryshme. Konkurrenca këtu është e pa limit, por jo që të të frenojë dhe të mos lejojë që të ecësh përpara nëse ke pak brumë.
Le t’i kujtojmë pak lexuesve tanë për kohën kur ju së pari u shfaqët në ekranin shqiptar. Atëherë djalosh i ri, së bashku me një grup djemsh të talentuar, të cilët dolën në skenë me emrin “Na bashkoi kënga popullore”. Të gjithë studentë të arteve. Pastaj pjesëmarrja në kinema e më tej konkurrime dhe vlerësime si solist. Çfarë momentesh mund të rikujtoni nga ajo kohë? Për cilat emocione të provuara ndieni akoma nostalgji?
Jeta ime artistike ka filluar që në moshë të mitur. Ishte fat që festivalet kombëtare për fëmijë zhvilloheshin në Shkodër në qytetin tim të lindjes. Këngët dhe çmimet kanë qenë të përhershme. Pastaj më vonë në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova”, në aktivitete të ndryshme deri në Orkestrën Simfonike të Shkodrës (si oboist) të drejtuar nga dirigjenti Ermir Krantja. Fakulteti i Dramës në vitin 1978 dhe oferta me grupin “Na bashkoi kënga popullore”, aktivitetet dhe turnetë me këtë grup, këngët solo dhe duetet me këngëtarët Valdete Hoxha, Zeliha Sina, Irma Libohova, Agim Duro, më pas inkuadrimi me Estradën e Tiranës, edhe këto janë mbresa të pashlyeshme deri në dëbimin nga grupi (dënimi në vitin 1982).
Pastaj vjen mbarimi i fakultetit dhe emërimi në Estradën e Shkodrës si aktor. Kinoprovat dhe aktivizimi në filma të ndryshëm, si “Në çdo stinë”, “Dasma e shtyrë”, “Fundi i një gjakmarrje”,”Flutura në kabinën time”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Edhe ashtu, edhe kështu”. Pjesëmarrja në festivalet e Radios dhe të Televizionit si dhe festivalet e Pranverës ishin të shumtë. Do të duheshin orë dhe ditë të tëra që të tregoja detaje se cili ishtë më i bukur dhe më interesant se tjetri.
Po të më jepet mundësia në të ardhmen, krahas albumeve, pse jo edhe inkuadrimi dhe sipërmarrja në një film nuk do të ishte një ëndërr e parealizueshme.
Në Amerikë dihet se ka një bashkësi shqiptarësh, të cilët përpiqen të mbajnë gjallë identitetin, traditat, komunikimin ndërmjet emigrantëve të të gjitha kohëve. Cila është lidhja juaj me këtë bashkësi?
Këtu janë breza shqiptarësh (për nga largimi), nga më të ndryshmit. Kuptohet, artisti e ka mundësinë që t’i takojë pothuajse të gjithë, pasi puna e ime ka qenë dhe mbetet impenjuese për shqiptarët këtu në kurbet. Ndihmesë japin gjithashtu edhe artistët e tjerë shqiptarë. Bashkëpunimi me to për mua ka qenë mjaft i suksesshëm dhe pa hezitim, pavarësisht që shumica e jonë është e përçarë dhe një dashuri hipokrite shoqëron në të shumtën e rasteve. Shumë herë ndodh të ketë zënka dhe mëri mes nesh. Unë po flas në vetën e parë në numrin njëjës, por unë vetë personalisht nuk kam të tilla. Mungesa e një vatre kulture e bën shumë të vështirë mbijetesën e artistit. Këtu institucionet fetare janë nga më luksozet përsa i përket krahasimit me kombet e tjerë, ndërsa po të kesh ndonjë takim me ndonjë artist, shkrimtar apo aktor, duhet të lesh takim në ndonjë piceri apo restorant, pasi vetëm ne shqiptarët nuk kemi ndërtesë apo sallë kulture. Të gjithë kombet e tjerë i kanë. Shqiptarët e vjetër nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e kësaj dhe të rinjtë nuk i kanë mundësitë për të investuar për këtë. Kështu që artistët mbeten pa strehën e tyre. Kështu që edhe populli mërgimtar do të marrë art, kënaqësi nga ne të pastrehët.
Besojmë se lexuesit tanë kërkojnë të dinë diçka më tepër lidhur me jetën tuaj private. Diçka më shumë për familjen tuaj...
Jam i martuar dhe i lumtur me Aidën, shqiptare nga (Korça-Borshi-Durrësi). Fatmirësisht këndon mjaft bukur dhe në CD-në e re, herë pas here do të dëgjoni zërin e saj në motivet burimore të këngëve të reja, të krijuara nga unë.
Cilat janë ndryshimet që ka pësuar Frederik Ndoci gjatë këtyre viteve larg Shqipërisë? Në karakterin dhe personalitetin e tij? I ndihmon emigrimi njerëzit që të “rriten”, apo të ndryshojnë?
Artisti përveç pjekurisë fiziologjike ka edhe një pjekuri artistike të paevitueshme (gjithnjë nëse është kërkues dhe nuk rresht së studiuari). Sa më shumë kohë kalon, aq më i vogël të duket vetja dhe aq më shumë shtohet përgjegjësia për të krijuar. Artisti nuk ka kohë të korrigjojë të kaluarën, ai nëse nuk di se përmes asaj që arriti dhe atyre që e presin është një kënetë e tërë. Ai duhet të bëjë që kjo kënetë të thahet dhe të lartësohet, duke mos i vlerësuar vetë veprat e tij, por duke lënë që të tjerët të flasin për ato. Emigrimi është pengesë serioze e zhvillimit të tij, nga pika ku është nisur, ai duhet të përshtatet me kushtet e reja dhe në bazë të kushteve, dijes dhe studimit të së resë, mund të arrijë diçka. Ka raste që edhe referimet dhe miqtë janë më të fuqishëm se aftësia, por fatkeqësisht unë nuk kam pasur të tillë asnjëherë në jetën time, përveç Ardit Gjebresë, i cili me rrethin dhe dashamirësinë e tij bëri që të rihabilitohesha dhe të kthehesha sërish në skenë në vitin 1986.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 15:40
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.