Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Arkitekture > Prishtina, njė paralagje ballkanike e utopisė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
darke
Syri i Natės

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Prishtina, njė paralagje ballkanike e utopisė

 
 
Si funksionon administrata në Kosovë? Që tani po shtohen dyshimet nëse kosovarët janë të aftë për të drejtuar administratën e shtetit të tyre të pavarur. Sa të dobëta janë autoritetet e dëshmon një studim i Iniciativës Evropiane për Stabilitetit (ESI) mbi administratën e Prishtinës. Në këtë qytet ai që ka para mund të bëjë çfarë të dojë.
 
Michael Martens
 
Sa më shumë që afrohet pavarësia e Kosovës, e cila synohet nga shqiptarët, aq më shumë sy kritikë drejtohen në atë se si do të jetë puna me shtetin e dytë shqiptar. Deklarata e dorëheqjes e shefit të misionit të OKB-së (UNMIK) Sören Jessen-Petersen të hënën gati pëlciste nga optimizmi mbi shanset e Kosovës demokratike, por zhgënjimi po shihet që tani. Pasardhësi i Jessen-Petersen-it me gjasë do të jetë drejtuesi i fundit i UNMIK-ut, koha e të cilit po kalon pandërprerë: gjysmë viti pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, e cila në gjuhën e maskuar diplomatike shpesh po quhet “zgjidhje e çështjes së statusit”, pritet që misioni i OKB-së të marrë fund.
Nëse do të jetë kështu, atëherë kjo do të ndodhë dikur në vitin e ardhshëm. Por edhe pasi Kombet e Bashkuara t’ia dorëzojnë vendasve përgjegjësinë e plotë politike dhe administrative, bashkësia ndërkombëtare nuk do të kufizohet në rolin e një rojtari të natës të sovranitetit kosovar. Pritet që bota e jashtme do të jetë e pranishme në Prishtinë si në Bosnjë e Hercegovinë përmes një përfaqësuesi të lartë, i cili do të ketë në dispozicion disa autorizime për të frenuar.
Punët e përditshme të administratës të shtetit të tyre, ndërkaq, do të jenë përfundimisht në duart e kosovarëve – dhe që tani po shtohen dyshimet nëse ata janë të aftë për këtë detyrë. Liderët politikë të Kosovës e shohin veten me qejf si politikanë botërorë, të cilët janë përgjegjës për punët e mëdha, por më pak merren me planifikimin e rrugëve për këmbësorë dhe për ndriçimin e rrugëve.
 
Rasti i Rexhep Lucit
 
Sa të dobëta janë autoritetet e Kosovës e dëshmon në mënyrë të qartë një studim i publikuar së fundi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI). Autorët e studimit i kanë shikuar nga afër sektorët përkatës të administratës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Me atë rast hulumtuesit nga ESI kanë hasur në përfytyrime të çuditshme, të cilat i kultivojnë nëpunësit mbi punën e tyre. Kështu duket që mbizotëron shpresa se ekonomi e tregut në shtetin e pavarur të Kosovës do të thotë që ndihmat financiare, që Kosova në Jugosllavinë e vjetër i merrte nga pjesët e zhvilluara më mirë, në të ardhmen të zëvendësohen nga donatorët ndërkombëtarë dhe nga investorët privatë, të cilët do të ishin përherë të gatshëm. Fakt është se ai që investon shumë dhe me atë rast nuk harron që pasurinë e tij ta ndajë me të tjerët, në Prishtinë mund të bëjë çfarë të dojë. Sipas ESI godinat e ndërtuara ilegalisht dhe duke mosrespektuar asnjë standard sigurie janë më tepër rregull se sa përjashtim. Në disa raste madje janë prishur edhe ndërtesa të mbrojtura për të krijuar vend për të rejat. Sheshet publike, parqet dhe kopshtet, nëse tashmë nuk janë zënë me ndërtime, po shkatërrohen. Studimi i ESI përkujton rastin e inxhinierit Rexhep Luci, i cili në shtator 2000 mori iniciativën që t’i japë fund ndërtimeve plaçkitëse urbane. Ai i kishte dërguar nëpër Prishtinë studentët e pajisur me fotoaparate për t’i dokumentuar ndërtesat ilegale të ngritura në rrënojat e godinave historike apo nëpër parqe. Thuhet se të rinjtë kishin arritur t’i dokumentonin 2000 raste, por synimi që pronarët e këtyre ndërtimeve të nxirreshin para drejtësisë nuk u realizua kurrë: derisa po shkonte në shtëpi nga një konferencë mbi planin urban të Prishtinës Rexhep Luci u vra. Vrasja e tij kurrë nuk është sqaruar.
E çuditshme është edhe “Strategjia 2000” e miratuar nga qyteti për zhvillimin e Prishtinës. Realizmi i mangët i këtij plani i shtyri autorët e ESI të supozojnë se fjala është për një plan për utopinë. “Supozimet e egra” të planit fillojnë me numrin e banorëve. Të dhëna të sakta nuk ka, por administrata e Prishtinës niset nga disa shifra të zmadhuara në mënyrë groteske, gjë që mund të vërehet shpesh edhe në patriotizmin lokal numerik në disa vende përtejevropaine në zhvillim. Thuhet se Prishtina ka më shumë se gjysmë milioni banorë – gjë që e theksojnë edhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, të cilat e kanë kopjuar këtë shifër nga njëra-tjetra derisa është futur në statistika. Ndërkohë vlerësimet solide ekzistojnë. Kështu sipas të dhënave të vitit 2004 rreth 34600 amvisëri janë të kyçura në ujësjellësin e Prishtinës. Shumëzuar me numrin e madhësisë mesatare të familjeve dhe zgjeruar me një supozim realist të shtëpive me furnizim ilegal, rezulton një numër banorësh prej pak më shumë se 200 mijë personash.
 
Investorë pa emër
 
Rezultate të njëjta sjellin edhe të dhënat preliminare mbi numrin e nxënësve dhe listat zgjedhore, por vizionarët e Prishtinës në planifikimet e tyre për zhvillimin e popullsisë së qytetit më me qejf marrin për bazë nivelet mesatare të zhvillimit të viteve 70-të, kur qyteza e subvencionuar nga mjetet jugosllave kishte një efekt ekonomik magnetik. Planifikuesit, thuhet në studimin e ESI, nuk përmendin asnjë arsye racionale, “pse Prishtina edhe më tutje do të jetë magnet ekonomik”. E njëjta vlen edhe për mundësinë e financimit të ëndrrave kosovare për të ardhmen në formën e ndërtesave shumëkatëshe dhe me krom shndritës: Vazhdimisht përmenden investorë privatë pa emër, “pa asnjë shenjë të dukshme se biznesmenët privatë janë të interesuar për të kryer këto ndërtime apo nëse ka treg vendor për lagje të tilla banimi”, nënvizohet në analizë. Me imtësi të tilla në Prishtinë, në një lagje ballkanike të utopisë, nuk merret askush.

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relįmpago, la de lo nunca visto.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2006 19:50
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darke Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darke Shto darke nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darke nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Arkitekture > Prishtina, njė paralagje ballkanike e utopisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.