Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Cool

Helter Skelter. Gimme Shelter.

Në garë për armagedonin orakujt sot u vunë,
Ju sulën profecive e librave të vjetër.
Biznesi i tmerrit tregton mallin Fund,
Dhe s’lë shpresë, as fat, e as rrugëdalje tjetër.

Veç frikë në palcë, e tmerr në eshtër,
Veç Helter Skelter. Gimme Shelter!

Detet që ngrihen cuname ndërsejnë
Drejt qytetërimesh, metropolesh me emër,
O zoti karbon, o zoti oksigjen,
Dhe ti meteor që na godet në zemër,

Shtatë qiej përziet, shtatë rathët e vjetër,
Me Helter Skelter. Gimme Shelter!

Në botën e madhe sa thërmijë u ndjetë!
Tmerrësisht pambrojtur, pa gjuhë e të belbër,
S’ju dhanë pikë mbështetje, si Arkimedë,
Do shkundnit gjithë globin me drurin e shtrembër.

Shpresat-paçelur ju mbenë, sythegjelbër,
Veç Helter Skelter. Gimme Shelter!

Gladiatorë ju qetë, në skenë pa mburoja,
Koloseu armik, publiku gishtulur,
Nga kundërshtari idhnak, veç sharje nga goja
Dhe ushtën vrastare përmes gjoksit ngulur.

Ju kurrë butësi, ngrohtësi nuk gjetët,
Veç Helter Skelter. Gimme Shelter!

Ndaj dot s’e besoni kur larg nëpër erë
Nuk shfaqet Fatima, as shenjtor me skeptër,
Por një qenie e butë, e brishtë, syerrët,
Q’u jep ngrohtësinë dhe strehën vjetër,

Që aq shumë u mungoi nëpër Helter Skelter.
Yes, baby, pra ngrohmë, dhe yes, gimme shelter. 

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2010 13:51
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Non-zero is

Jam i pasur shpirt, të dhuroj
Një ishull rrethor të vetmive të mia,
M’rëndon mendimi yt si bletës nektari
Një pasdite lulesh të verdha çmendurie,
Më shterron dhe të shterroj
E mbetemi veç pak
Në kthinat e imta ku prodhohet palcë,
Në kryekocka poroze që dot nuk thithen,
Është fara jonë, na rifermenton, mają
Pas bashkëshkatërrimit,
Bymimit - thyerja e fundit ligjeve të fizikës
Me osmozë pishmane, logaritme
Të shkatërruar gjinjve,
Ofshama rufainjsh nga sekti i Keplerit
Elipset e planetëve duke ngatërruar
Dhe rishpikur zeron heretike
Që nuk asgjëson.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2011 18:01
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Living on the other side

Ky tren nuk niset për atje ku thotë,
Konduktorja, pasagjerët mezi mbajnë ironinë,
Majonezë nga McDonald si corpus delicti
Është gati t’u thahet nëpër cepa buzësh
Duart lyrën e ushqimit të çastit
E fshijnë pantallonash me djallëzi Ponc Pilati.
Zbuloj një komplot të heshtur taksishë
Ambulancat therëse janë açik bashkfajtore
Shpejtojnë të largohen me ngut hipokrat,
Flakërimë, flagrancë si metatezë e zezë.
Në mollza dritaresh rrjedh poshtë retinol
Dhe rimel parvazesh që kullon nga vazot,
Vazo që s’duken dhe me shumë gjasë mungojnë,
Por që duhen si shpjegim për këtë zhulpluhur mbi mure,
Për djersën urbane në sqetulla billdingjesh,
Ca lule imagjinare duhen për shpjegim
Të pisllëkut që me betonin është përzierë fasadash!

Po, jetoj në pjesën e gabuar të qytetit,
Pëllumbat nuk më duan dhe parqet nuk më njohin,
Atuobusët s’më presin dhe muret djegin
Me diellin e përthithur prej njëqind e ca vjetësh,
Telat rënduar nga lajme pa vlerë
Si lëvere të vjetra tharë që parvjet.
Ciklopike rrugët drejtimin e vetëm
Drejtojnë kundër meje si ushtën kalorësi.
Alarm portokall, bëhet gati për kuq
Semaforëve që lëkunden si pendule paniku,
Pasqyra shpirtkëqia shpejtojnë para moshës
Të m’i deformojnë pa mëshirë relievet,
Pasqyrat shpirtkëqia të k’tij qyteti xhams
Intervistuar pambarim nga mijëra sy shtrigash.

Lypësit s’më përfillin, më shohin vrazhdë
Me mllef të thinjur që s’e zbardhi mosha,
Me thinja mllefi që s’e zbut lëmosha,
Dinë diçka që unë s’di,
Në ç’afishe e panë dhe sidomos në ç’gjuhë?

Kthehem hipnotik në Stokholmin tim,
Tek zona e gabuar,
Sepse ësht’ imja,
Pasi u enda pjesës tjetër të qytetit,
Pjesës së duhur
Sepse s’ësht’ imja,
Ku pasqyrat t’i ruajnë trajtat dhe lypësit diskutojnë Makarenkon,
Ku Che Guevara bëhet gati të mbytet
Në ujdhesa vaginash të ardhme
Lidhur me rrypat e tangave si Ulisi,
Rregullat nëpër këmbë si shkarpa të thata
Me krismën zgjuan gargojlat granitike,
Tek thyheshin nga pesha e gabimit tim obez.
Mushkritë me mall frymënxjerrin sharje, ankesa,
Elementi im plot metateza të zeza
Me flakërima zmalti si urgjenca.

©Shkelqim Cela


Ps: Ky shkrimtar shpesh qeteson boten time te trazuar!

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2011 18:05
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gjak mėngjesesh (qė kanė ndriēuar)

Kur dielli perëndonte
Futej gjithnjë në shtëpinë e Xhires
Ku vajzat dinin të lidhnin magji,
Dhe dritaret i puthisnin mirë,
Flokët u dilnin pastaj nga tymtari
I muzgut,
Çfarëdo që të ish ftohej më pas,
Nata lagte gjithë shtëpitë njësoj,
Si e verbër, dëgjonte më larg,
Qen të shqetësuar
Parandjenin policë vullnetar,
Ose dimrin q’avitej:
Çarqe për minj do kapnin së shpejti mëllenja urie
Tek ferra e madhe pjellore
Përgjakur si grua në ciklet e verës
Me gjak manaferrash.
Biseda e të rriturve rrëzohej që lart
Genci po shqyhej mes dy grave
Si krrabë llastiku tërhequr nga fijet e gomës
Dallohej krahu holluar
Si çamçakizi kur bën brekën,
Tha fjalën “dilemë”, e tmerrshme,
Gratë të shqyenin, forcë e madhe,
Ne u përkisnim grave, shaheshim dhe thirreshim nga nëna,
Miri’ Zheles, Dani’ Sabries,
Motrat zonë e ndjeshme
Fare,
Kurriz mushke i vrarë ku mblidhen mizat
Elektrostatike me magnete gjaku,
Motrat garanci e besë, suplement
I nënës,
“Me nonë e motër”
Rrënqethje nga llahtarë e inçestit:
“Burrë motre”,
Tjetri besonte,
Si mund të mos: “burrë motre” pra,
Vulë floriri e ke, apostille,
Ca drurë të panjohur prodhonin krraba të përsosura
Këputur e prerë nga pyjet e frikës
Që nxinin të paarritshëm – të fortët me faqet e futura frenologjike,
Me lidhore që rrudhnin si gorrica
“T’a” - fillesë fjalishë si formulë epike,
Kërcënimi koacervat Oparini në supën parake me tone Brrake,
“Bythqim” dhe “karallo” –
Lyer me gjak harabelësh
Dhe djersë gabelësh,
Gati të nisnin Jetën,
Llastiqet nga komardare të zeza, kishim Gaqon për gomat,
Skodash,
Gaqo ishte shofer dhe kurvar
Me xhup lëkure, fanellë leshi nyjetrashë dhe nyje të rënda gishtash,
Duart me graso të Gaqos, didaktika
Dhe Makarenko qe dilte fshehuraz nga shtëpi e Hodo gishtprerit
Në luftë,
Se bombën gjermanit, estetikë e duarve
Me tre gishta, me vonë do ishin alienë,
Ndërsa tash Hodo,
Por duart e Gaqos thashë, horror, dorë e zezë
Që natën troket me erën mbi xham të vetmisë,
Mëso se ndryshe
Gjithë jetën duart me graso,
Si Gaqua,
Gaqua thoshin merrte kurva në kabinë,
Bënte goma, i qinte andej nga Rubiku,
Me duart e mëdha mësuar me marrshet e rëndë,
Gëm, gëëëm, gëgëgëëëëëmmm motori në gojët tona – do bëhem shofer
Kur të rritem,
Ose fizikan bërthamor
(Kjo e fundit thuhej për korrektesë politike
Dhe prindër krenarë që e donin Ajnshtajnin… për shumë arsye),
Dihej që kurva dhe qirja shkonin bashkë, por si?
Mendimi perëndonte aty, dinte të futej si dielli nën pullazet e Xhires,
Si hekuri i skuqur i kovaçit Qerim në ujë
Duke u shuar me turfullim,
Bëj sikur e di,
Gjëra që fillojnë me k, q dhe p,
Aspi
Kqppshshshttt,
S’e dike ti c’është kurva, fustanin dy pond mbi gju?
Kurvat e Italisë??
Jevgu me pamje të bardhi duhej t’i kish parë
Gjithë kurvat apenine, kish pirë duhan me to
Diku pas “fushës” patjetër,
Ku thurej kozmosi me Panajot Pano dhe Rinas,
Kërcënimi i ri “çun mami”
Gëzof i butë, i ngrohtë që s’duhej veshur
Kurrësesi
Pallto gub e babait me kopacat “tas”,
Joshte,
S’guxohej -
Hija e rëndë e palltos së errët
Si e vjedhur natën prej monumenteve
Që sillte shumë të ftohtë dhe natë
Dhe qime të ashpra fytyre – pse duhet babai?
Mace e lyer me vajguri
Çdo çast mund të digjej nga fosfor i syve të vet
Mos dëfte dhembje! Kokëloqe…
Shpërthim karbiti, erë e keqe
“Të djegim me zjarr cilindo”,
Në ëndërr u pushtua Atdheu, u rishfaq filmi Skenderbeu,
A do i duroja dot torturat kur të më kapnin?
Vezët e zjera?
Sqetullat e mia të dobëta
As qime s’dinin të prodhonin,
Spicat nën thonjtë
E të hënë-kontroll-pastërtisë
Thonjtë e mi nuk dukeshin heroikë
Pas prerjes së të dielës gjithë shtiza dhe sebepe
(Thonj kish Neri’ Daves – me blozë Anglie, qymyrgur Shqipërie, linjit, li-njittt)
Shoku që s’tregoja n’ato tortura, Liri i Nazos,
S’do e merrte vesh kurrë, pastaj
Heroizmi im ia mbathte me të katra
Prej arixhijes që hante fëmijë
Që s’rrinë urtë
E s’flenë,
I fut në plëndësa dhe furrxhiu Mehdi gjë nuk kupton.
Psherëtimë autobuzi me lajme rezervuaresh
Bixhozi, rreziku vreshtash me ushta kundërajrore,
Tek liqeni
Kishin parë qime të prera, brisk dhe lecka me gjak,
Goni tregoi edhe se ç’do të thoshte kjo
Duke pështyrë
Fjalët gjiri i kurvave
Gjithë kompetencë.

Goni qe gati të bëhej Gjon
I fesë sime me tyrbe të kuqërremta
Melankolira ku ishin fshehur
Si në pullazet e Xhires mijëra diej
Të shkuar dhe vjaza që lidhnin magji
Dhe flokët u dilnin nga tymtarë muzgu.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2011 06:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Me pelqejne shkrimet e tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2011 18:37
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė moonlight Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: moonlight Shto moonlight nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto moonlight nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

PRAG

Kam frikë ke uri
në pallatin tënd të dimrit
sjell zahire
të vrazhdë,
bëj pis
mermeret e tu,
harxhe mbledhur me mundim
fushave edhe më të nxira
nga bora,
sjell qymyr
kam frikë ke ftohtë
e ngrohta bën pis
mesoret e tua,
brymë mbi frymë,
qime fytyre
dhe zhg’uni,
mukoza përpëlit jetë,
limfa përzihet me gjak,
humbet virgjërinë
tejdukse,
gjaku i qyrkut skuq ndryshe nga gjaku im,
më i çelët,
shtrydhje lulesh, lule shtrydhjesh,
dihat avulli (ish ky që desh të thosh të dua, por u zhduk,
i trembet fjalës avulli,
është më i sinqertë),
qullen molusqet nëpër gojë
utilitare jetësh,
čdhe gjallojnë,
çështje perlash
shëmtia,
ç’ështje perlash,
fsheh shije
dhe pasuri.


S’është thjesht dhënie sysh shikimi,

pas pragut fokal përmbyset bota,
truri im të kthen si gotë,
prej teje dehet vazhdimisht,

statujë e lirisë përanash pishtarin
e shuan në ujëra të kripur
me klorur botësh
sikur shuan magjitë e saj,
vrimat e zeza syve bëjnë
fir drite,
mbaron magjia,
sytë - dy thëngjij të shuar fakiri.


Gjer në themelģ

Gjer në themelģ të ndjenjës s’duhet vajtur
atomet janë njëlloj
për helmin dhe nektarin,
për ëndrrën dhe për tmerrin
e zhgjëndrrës, është një
igrasia si kur bren e ftohtë kockat
nëpër reuma me rënkime plaku dhe
kur lulenjomën zhegut
me thëthimë shpëton,
është një igrasia,
aq thellë mos zbrit
sa që t’ia këqyrësh dashnis molekulën
me atome trishti, atome vetmie -
parvaze me çurgje pasditesh
që thajnë
mbi beton
ndryshkun kaf të kohës -
befas ti kupton tronditur e çmeritur
alkiminë e botës,
sa dher ka sublimja,
sa qiell ka nën tokë,
ndaj gjer në themeli të ndjenjave mos shko!

Prag

sa të dua, sa arrita të të them të dua,
patate balte nga thes i mërzive ranë përdhe,
rezikova thashë atë që thonë miliarda
me frymën,
por besova në mushkritë e mia,
ne mijëra km labyrinthe mushkerore
ajrin e mërzis’ zakonshme,
at’ frymë të marrë
besova,
pastaj frymënxora gërmat me mbivlerë
nga puna e papaguar e mërzive t’ botës
gjoksit tim,
shfrytëzova pa mëshire miliarda gojë
presion mushkrishë skllavi
mbartnin gurë
në kafaz
ndryrë,
fjala u rëndua ciklopike
nofullat mi shqeu duke dalë, për pak
më thërmoi, mokër pamëshirë
e nxora të shpëtoja veten,
mallkim Mide, u ndjeva pasunar, pluhuri i arit
pahiste fetus kolle – mushkrizanë
me ty,
tuberkolozi im me të verdhë helmi,


duheshin buzë guri sepse fjalë shenjtori
dyzet ditë në shkreti dyshimi sak u thava
s'dija në të doja (dot),
karvani i logjikës
s’donte,
si gjithë beduinët
gungat e sofizmave i përkëdhela,
pastaj i fshikullova,
në grimcat e rërës humbte shkëmbi,
në grimcat dashurore humbte dashuria,
ndjenjat - thyesa kokëforta
nuk i thjeshton dot,
të paplotpjestueshme,
gjithnjë diçka mbetet
në fund,
modestinë s’e njohin, elitare
thjeshtimin tim duke shpotitur,
nga valixhe e drurit ranë
gjëra që të tjerët s’duhet që t’m’i shihnin,
trëndelinë e fanellë leshi,
fanellë mishi,
me shtiza
vrasëse,
ndjenjat si vajza qesëndisëse flokë-kalipso
nuk kuptoheshin në u vinte keq,
në ndiheshin keq për mua,
në kishin ndjenja
ndjenjat.

Ndjeva

hojet zemrës peshk i kuq mbi grep,
troket t’i gëzohet shijes alkimike
të karremit, të shijojë pa ndëshkim
garancinë e këputjes n’prag rreziku,


le ta de-finojmë dhe një herë lirinë:
është një gjendje' veçan' e robërisë
kur zinxhirët këputen prej peshës së tyre,
mijera liana mbirë lukthit

pejzat që yjëzat lidhur m'i mbajnë – m’u lodhën,
e them pra, qartaz: që ti ekziston
është lajmi më i madh që nga Gjon pagëzori;
apo ndoshta që nga ngjizje’ elementëve;

a e dije që as elementët vetë nuk janë puro?
këtë e kam lexuar si të shihja sak
nekrologjinë time mbi një shtyllë të shogët,
si lingotë e arit kur e venit feksjen
e aurës aurum se është e papastër,
me pasuri të pistë u mësua bota,
me dashuri t’papastër ç’bën si fillestare?

Jam lumturisht një mosvoli, jam poezi pa metër,
rokenroll pa ritëm, keithrichards pa akord,

jam Onasis bezdisës, moj Zhaklinë,
dhe onanist n’u dashtë jam për tingullim
e prosodi, se ç’bëri? – i pranoj të gjitha –

të dua si shelgu i këputur që do s’patën
se qarjen ia ndër-preu.


Shkelqim Cela

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2011 22:43
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

“Pėrjetė” mendon ēasti

në luspa betimi
larvat e flisë
gatiten të t’i brejnë
nyjet e trupit,
përkushtimi qesh me vete,
s’thotë pse,
të dukej i afërt,
por nuk është më,
u ftoh pa shpjegim,
u ftohën pa shpjegim
e të lanë të gjithë,
zogj të molepsur
nga një stinë e huaj
ia behën vjeshtës tënde,
nuk erdhën nga vera
vetëm venë në dimër.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Qershor 2011 18:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Kjo e fundit me ka pelqyer shume...

____Nuk është bëma jote


Nuk kam më fjalë për ty,
nuk është bëma jote, ta dish, ti s’bëre asgjë,
vetëm më shkunde një degë kumbulle pa vetëdije
si zogu kur kujtohet që është vjeshtë dhe befas rreh ajrin,
fruti i paarrirë i majës, i arrirë,
ra mbi tokën time zhurmë-shurdhët, s’guxova
ta shoh në ish prishur sa, ika larg
përgjatë bregut plot me guacka e mendova
se ç’tmerr është anëdeti për molusqet,
më zi se një fushë paslufte plot skelete
për njeriun, kapakë të hapur si dështime
më mbanin dikur mishin e fjalëve për ty, s’është faji im, ta dish,
ti s’je më mendim, truri s’të prodhon, të përmban,
dhe malli u bë një kripë e çuditshme
që shijen ia harron duk’ e pëlqyer,
nuk e ndjej dot si zogu mrekullinë e fluturimit
skifterit tek rreh t’i shpëtojë, s’më bren më malli
pasi më merr ndërkaq kur më je pranë,
jam ujë, je gushë e mjellmës, rrëshqas mbi ty
si lot mbi mollëz të pamundësisë, megjithëse mbi një megjithëse –
lumturia molepsur me domosdoshmëri – s’do isha unë po t’mos ishe ti,
siguri e të pamundurës, nuk qeshë përgatitur
për të tillë rastësi që gjithnjë ajme vetëkuptohet,
ti ishe vërtet një në njëmijë,
por gjithë veç teje rezultojnë kaq të pamundura pas festës tani
sa më heqin dhe të drejtën të quhem fatlum.

Shkelqim Cela

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2011 08:15
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

C'me do mua

S'jam i bukur,nuk e sheh,
Unë djall e ti dede
Unë i thyer, ti e re
C'do me mua, pse s'më le

Unë i shkurtër, ti e gjatë,
Ti e njomë e unë i thatë,
Ti e hollë si lofatë,
Unë mavriu si govatë,

Unë i nëmur nga dhjetë shtrigjër
Më i ligu në dhjetë hiçër
Unë kurvar e ti e virgjër,
Unë dhogë, ti mendjen qiqër.

Gjej një tjetër, unë të them,
Bota ka miliona djem,
Gjersa je një gur madem,
Mos humb kot me një verem.

Sikterismë e ma vër drunë,
Gjej një tjetër më maxhun,
Ti ma kthen që atë punë,
Pse të dua e di unë.

S'jam për ty, po kujt i thua,
Të shtiri Zoti në mua,
Të them jam lumë e përrua,
Ti ma kthen që tjatër s'dua.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2011 08:13
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Radio Marelli

Kush ua mësoi dallëndysheve
ndërtimin dhe përzierjen
e baltës me barin e thatë të fushës?
kuman! kuman!
filloi “heroizmi”
muzikë “Skënderbeu”
ndryshe krisnin revolet
nga pushkët -

me hile dhe me të burgosur
tashmë
kaushët.

Atentatet kërkonin guxim qytetar
pritat tjetër oshëtimë
me zë prej shkëmbi e gra me ëmbër
Shaniko, Pashako
përsos mitralozin - tingulli
sharrs
sharronte gjuhët
mitralozi vibronte
si frezë dentisti
si frazë e fundit
dëshmori

citati
gdhendur mbi gur
kusar progonati -
në gjethe ahu amanetin
shkruar me gërmat më kryesore

të alfabetit
në mënyrë lidhore
si duaj fshati
me kallza, kallzo
pra shokët

thello gjermanishten
unë di vetëm një fjalë gjermanisht:
Nein!
Juaji, Albert Einstein
(dhe ali abdihoxha)
padija nuk është argument
lexuar rastësisht te libri i Engelsit
me lëkurë kapaku e titull varaku
me një Spinoza, Spinoza, patjetër spiun ky
pra atentat
planin gati
përsose dhe më krismën e nagantit

tingullimin
n’emër të popullit
pçshshsh pçshshsh… ahhh! (krisma dhe pastaj Ndrek Luca)
sot ka hit-parade
tha Dani

vëllai më i madh i njërit
dhe brutal ktheu radion
Sër Danieli…

†††

…heroi ynë s’ishte vrarë ende
në llambat Marelli

ku skuqte në faj korrenti
në vend të parë sërisht
alansorrenti

numero çģnkue
çfarë thotë, çfarë thotë?
thotë ti… dhe gjashtë…
e bukur melodia
(derr konge)
ajt·pra·lujm·prap·ku·e·lam…
brerje krimbore, heroi i ditës
na vdiq në veshë
një frekuencë
dy milimetra përtej “hi-paresë”
shtyrë nga valë të mesme
detesh të shkurtër
malesh të gjatë
vetmor, fillikat

pa vëmendjen tonë
prej kësolli dhe vjeshte
Bekim Fehmiu u lidh me litarë
po ne pse jo
për Alan Sorrentin?
me baltë t’i bllokonim veshët
“baltëëë… nga kjo tņk e lashtëëë”

(e zgjatur agoni e heshtjes pas fjalës “baltë”)
qerpiçët qortonin tradhtinë e parë
klasore
infla(ma)cionin fillestar
në bursën e heronjve.

†††
Kukamfshehtas me botën:
hapa dollapa
kush botë ësht mbrapa
s’lu!

Pas vrimash të zeza fshehur
veç të na gjejnë
fosile palč
ontologji
eshtër këtu
kallus atje
gurëzuar
gravurë
drurë bërë gurë,
mall silikat
gjall’ fillikat,
tharë rremba buzësh
shenja prej gjethesh
karbonifere
gdhendur në shist
gjendur në trist
jorgane dheu
velenxa flokëbari
kusare gusmari…

…dhe për apetajzer, ju lutem
fried kallamari…

†††

Vegas & kazino
për të pafatët lojra fati
wanted: illuminati.

dritëron Monte Karlo
drithëron Monte Kristo
montevideogames

Faria, Faria
ku shkon?
një shpresë në thes
bllumbie në ujët e zi
ishte abati?
diamantë sintetikë
e çikërrima kurbati

na gabuan, nuk kish
illuminati.

†††

Pas kioskash pashitur
gazetat
thashetheme bëjnë
si gra që s’u doli
fati
paragrafe absurdi
reklama dhëmbëllamba
hyrjet e metrove
terratisur nga nata
si Goja e Beketit
nëpërçartin ç’artin

përanash rrokaqiej
gollganelodhur
u mardhin kryqet
nën cërma uji
u therin kryet
eshtra silikati!

Na gabuan, pra
nuk kish
illuminati.

†††
PS. (ndjesë e vonë metrike në abab për harresat dhe presjet e munguara në fundrreshta)


Në qiellin tim ralluan yjet,
bien një nga një,
kristal i hapësirës thyhet
dhe nuk ngjitet më.

Qiell i krisur, si tru i krisur,
Shkëlqimin po firon,
të korra yjesh, kasht’ e kumbisur.
e kumtrit vezullon.

Katror’ i dritës shumëzon masën
në yjet me nishan,
në xhelozira u përplasën,
të zezat vrima lanë.

Ca kometa pluhurargjënd,
feksin tek e tuk
seç bënë një shenjë për tjetërkënd,
dhe ikën s’di se ku.

Të tjerë yje mpaken e rrudhen
e ç’qe gjigand u tkurr.
ftohen diej, erren e shuhen
sikur nuk qenë kurrë.


Mbeta vetëm dhe kokën ngrita
të shihja, me vërtik,
veç ti qëndroje, si Afërdita,
o ylli im besnik.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2011 08:53
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.