Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Jetė plisi


PJESA 1

Linda një ditë marsi, në perëndim të diellit. Kishim kohë që gëlonim në bark të fushës shtatzënë me ne, e ndërsa dita po rritej e po bëhej sa nata, ne e ndjenim se koha jonë po vinte. Dhe vërtet, më në fund ia behu ajo dridhje e largët, për të cilën kishim dëgjuar, e pangjashme me asgjë, e rëndë dhe e mjegullt, nuk mund të ish alarm i rremë, asgjë nuk i ngjan trandjes së tokës prej zinxhirëve të traktorit, ka diçka tanku dhe lufte ajo zhaurimë që vjen gjithnjë e më troshitëse, derisa ndjemë të prerën fundore të barkut të fushës: dhëmbët e zinxhirëve kishin kafshuar më në fund në mish të saj. Po prisnim të tendosur. Ca zhurma të panjohura hekurash e hallkash e bënin edhe më të nderë pritjen. Derisa më në fund e kuptuam, traktorit po i ngjisnin një masë të rëndë metali, të errët e të mprehtë, atë që njihej si babai ynë: plugu. I thellë, me një shkëlqim në njërën anë dhe i ngrysur në tjetrën, si gjithë baballarët, ai u ngul në mish dhe bëri përpara i tërhequr nga zinxhirët e verbër drejtvizorë. Ndjemë rënkimin prej dheu që kurrë nuk është kuptuar në vjen prej dhembjes, prerjes apo prej një kënaqësie që s’thuhet dot me fjalë, tokës iu morën mendtë, u rrotullua si në një qerthull ferri, qielli ra përmbys, tabani u ngrit lart, një erë e panjohur po hynte nëpër rropulli, e më në fund, dëshmor i rënë përmbys me flokë të rrënjtë mbi ballë, ra i pari kërthi i sapolindur, me një dënesë të padëgjueshme, por dhe aq të prekshme, plisi i parë, nga mijëra që do vinin zinxhir më pas.

Unë prisja çastin tim, në anë të tokës që po bëhej arë, prisja duke parë sivëllezërit e mi mbështjellë në pelena avulli, afrimi i metalit ishte i ngadaltë, por i pashmangshëm, ajo dridhja erdh më e afërt se kurrë, nje thikë horizontale po e priste dheun e ngjeshur si një rriskull pjepri, dëgjova njëmijë qarje urithësh të plagosur e vrarë nga ai teh i pamëshirë, provova tmerr, tmerrin e lindjes, tmerrin e jetës, i pangjashëm me asgjë dhe i paemër, pasi ndodh vetëm një herë… në jetë… por tani ishte shumë vonë për të ndrequr diçka, hullia vërshoi pa kuptuar, rrotullimi ishte pa dhimbje, përmbysja pa jehonë, e ashtu përmbys hapa sytë, pashë për herë të parë qiellin, ndjeva ajrin, isha një plis i ri, i sapolindur, doja të thosha diçka prej mrekullimit, lëngu i tokës mu mblodh në kapilarë, dhe njomja ishte e pashmangshme. Po qaja, si çdo i porsalindur… mbi dhe… një dënesë pranverore.


Ndodhesha në cep të arës së lëruar. Pas meje vinte një ledh me flokë të çuditshëm bari të vjetër. Asnjë plis asaj ane: kisha qëlluar një qenie kufitare. U lava në driten e fundit të diellit, mbi mua u mpiks një cipë e thatë, lëkura ime. Pashë brenda arës, mijëra binjake rrinin ngjitur, sup me sup, më të drejtë se unë, më të rregullt. Me erdh pak keq për veten, isha i vetmuar ashtu si në anë të asgjësë. Plisi ngjitur ishte i rregullt si të tjerët, ai po flinte një gjumë të thellë, aq përmbys, a thua kish vdekur.
Pas ca ra mbrëmja e pastaj nata me ca yje që, të mbledhur nga të ftohtit, shkëlqenin edhe më shumë, si cërka akulli nëpër qiell. Doja të flija edhe unë, por nuk më linte ajo dritë e marrë. U bë ftohtë. U bë natë. Lëngu brenda meje zu të bëhej më i fortë, u ngurtesua, mora vesh më vonë se kësaj i thoshin ngricë, nuk më pëlqeu ai ujë i kallkanosur ashtu, por më duhet të pohoj se brenda meje ndjeva një shkrifërim të çuditshëm, të pazë, brinjët sikur m’u zbërthyen pak, plotëria ime ishte më e derdhur.

Të nesërmen kur zbardhi pashë se edhe plisat e tjerë ishin gjithashtu si më të shkrifëruar. Ata po flisnin me njeri-tjetrin. Mirëmëngjes. Mirëmëngjes. Një murmurimë gjigande u shpështoll mbi arë. Doja edhe unë të flisja, por plisi ngjitur meje më kish kthyer krahët, po jepte e merrte me të tjerët, ai nuk u soll kurrë nga unë, sikur s’isha. Pashë në anën tjetër të ledhit, ku ara mbaronte, por prej andej nuk vinte asnjë zë. Isha përfundimisht një plis i vetmuar në anë të botës.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 01:30
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706


Pjesa 2

U mësova me vetminë time. Një plis mësohet me të gjitha. Koha filloi të ngrohej e kjo e bënte gumëzhimën e ditës aq të gjallë, saqë e harroje vetminë.

Erdhën zogjtë. Të pakët në fillim, pastaj buitën nga të katër anët. U shpërndanë mbi ne me një gëzim të çuditshëm që i thoshin cicërimë. Shpesh ndodhte që ndonjë prej tyre qëndronte mbi mua. Sollën lajme pafund. Asnjëherë s’e mora vesh nëse flisnin vetëm me njeri-tjetrin, apo edhe me ne. ǒnuk thoshin! Jepnin e merrnin për ç’ndodhte e ç’kish përreth. Mora vesh që ka edhe ara të tjera si e jona, plot plisa dhe ato, si dhe që ara më e afërt, fill pas kthesës së papritur që bën rruga e madhe me baltë e fshatit, quhej Ara e Gjatë, ndërsa e jona “E mullenjave”. Këto, mullenjat, qënkeshin zogj dimri, por unë s’e di ç’është dimri, dimër nuk kam parë kurrë, sepse kam lindur në pranverë. Edhe njoh vetëm këta, zogjtë e pranverës. Ata flatrojnë gjithë ditën e kur bie mbrëmja, zënë e rrallojnë, e sa më shumë rrallohen zogjtë, aq më shumë stërpikin yjet, sikur ara jonë kthehet përmbys e zbrazet nga fluturakët që bien mbi qiell një e nga një, si shpirtra që ndrijnë.


Kur mbrëmja në fund bëhet natë, i dëgjoj prapë ata, dy zogjtë vetmor që duket se i flasin njëri-tjetrit. Cicërima e tyre nuk është gëzim. Madje kam frikë mos është e kundërta. Dëgjova nga zogjtë e ditës që ata të dy kërkojnë njëri-tjetrin prej kohësh që s’mbahen mend, pa mundur të takohen dot asnjëherë. Si e pse, nuk e di. Unë i pres tani kur bie nata e qielli mbushet me ata shpirtrat që ndrijnë. Nga zemra e thellë e natës këputet thirrma e parë: Gjin! Një tingull i vetëm. Gjiin. As thirrmë nuk mund t’i thuash, sepse thirrma kërkon, kurse ai zë duket sikur nuk ka shpresë. Gjiiin… S’kalon shumë dhe nga një tjetër brendësi e s’dikushme e natës vjen përgjigjia: Gjon! Edhe kjo njërrokëshe. Gjoon. Jam i sigurtë që e kanë dëgjuar njëri-tjetrin. Pason një heshtje që të rëndon edhe më zi se nata. Pastaj, si të ish një pikë që u zmadhua me lëng terri, nga streha e natës këputet përsëri: Gjin. Pika tjetër është pjekur e tejpjekur ndërkaq, dhe bie po ashtu, një dardhë e renduar prej majës: Gjon. Kështu kalon nata. Përnatë. Kam frikë se pas kaq kohësh ata të dy mbase kanë frikë ta shohin shoshoqin. Mbase duan vetëm të dëgjohen. Nuk jetojnë dot ndryshe, veç si të pamundur. Madje, ma do mendja se ata duhet të jenë verbuar ndërkohë - për çfarë mund të hyjnë në punë sytë në natë? Kam dëgjuar se shqisat e zogjve rrëgjohen prej mospërdorimit, syte u mjegullohen nga nata, si lakuriqëve të muzgut. Ata të dy do jenë pajtuar me fatin e tyre - më tingëllojnë gjithqysh e megjithatë, të mençur – ashtu sikur unë jam pajtuar me fatin tim prej plisi të vetmuar, në cepin e arës së mullenjave, që nuk ve dot gjumë në sy prej këtyre netëve gjingjonse.


Një ditë ia behu prapë traktori i kuq. E pamë të gjithë se si u shfaq pas kthesës së papritur të udhës së fshatit pas arës së gjatë. Nuk kish plug të rëndë pas vetes, por disa rrotulla të mëdha, të çuditshme, me tehe të ndërprerë, që hidheshin e priteshin gazmueshëm mbi udhë. Traktori hyri në arë, rrotullat e mehën pak lodrimin, tehet e tyre të vegjël u ngulën mbi plisat, i thyen ata, por pa dhembje; butë, por pa dashuri. Si një thyerje buke. I pashë tek kaluan fare pranë meje, por pa më cikur, me ato feksje metalike e marramendëse të diellit mbi to, tek u ngulën si dhëmbët e fëmijës në gurabije mbi plisin ngjitur, i cili u copëtua në pjesë të vogla, të njëtrajtëshme, të shtrira njëlloj. Prita më kot që rrotullat të vinin mbi mua xhiros tjetër. Mbeta siç qesh gjermë atë çast: i madh, i pathyer. Shikoja arën që u nivelua befas, njëtrajtësisht, me plistha të rinj, që shumë pak dallonin nga njëri-tjetri. S’dija ç’të thosha e ç’të mendoja, kjo ish e papritur. Kur traktori iku me vetsiguri, si dikush që nuk ka harruar asgjë… me vlerë për t’u kujtuar, zogjtë buitën edhe më të çakërdisur. Prej plisthave zhurma e tyre erdhi plot laryshi, e nuk merrte vesh i pari të dytin, flisnin të gjithë njëherësh… mësova prej plisthave se ata mendonin se tash ishin “të kultivuar” prej atyre disqeve a diskove… dhe mua më shihnin me përçmim e keqardhje, madhësinë time e quanin “të pagdhendur”. Nuk dija as ç’të ndjeja, sepse nga njëra anë kisha kërshëri për atë botë të kultivuar, kurse nga ana tjetër edhe s’më vinte mirë të rrëgjohesha ashtu, si ata.


U ngroh. Ditët u zgjatën dukshëm më shumë se nata. Përpos zogjve, mijëra gjallesa të tjera, më së shumti insekte, gëluan në të katër anët. Por këto s’po më çudisnin më aq sa më parë. Këtë po e merrja si shenjë rritjeje.

Erdhën përsëri me traktor, këtë herë me një si hasër me dhëmbëza, që i shkrifëroi akoma më shumë plisthat e vegjël. Më zu një trishtim kur e pashë arën të shtruar asisoji, por ky trishtim u zhduk më shpejt se vesa e mëngjeseve të tanishëm. Vërtet që po rritesha. Më zuri veshi fjalën “mbjellje” dhe u zgjata një çikë më shumë të dëgjoja se ç’do të thosh kjo. Kuptova. Do hidhnin ca kokrra të vogla, të quajtura “fara”, për të cilat ishte përgatitur ara. Ara do mbarsej përsëri, si dikur me ne, dhe këtë radhë do lindte bimë. Ndjeva bosh përbrenda… une nuk isha gatitur për farë, si të tjerët.

Mbjellja ndodhi një mëngjes të hapët të një dite të mrekullueshme. Duar të stërvitura hodhën ato kokrrat e verdha që ranë midis thërrimeve të ish plisave, butë e pa u vrarë. Ato do mbuloheshin lehtë me dhe prej shirave dhe do të mbinin. Do nxirrnin fletë të gjelbra, të njoma e të holla… Zot, sa bukur, thashë. E më kaploi përsëri trishtimi, më pëlqeu për herë të parë të isha i thyer, si plisat e tjerë, i rrëgjuar, i zhbërë, thjesht për atë mrekulli. Farëhedhësi kur kaloi pranë meje, i dha pak më shumë dorës, dhe njëra nga ato kokrrat e verdha erdh u përplas mbi mua. Ia ndjeva prekjen e lëkurës se fisme si prej floriri. Por ajo kërceu dhe ra tutje, lëkura ime e ashpër nuk kishte vend për të.

Pas shiut të parë të butë, i cili nuk vonoi shumë, ara u gdhi ndryshe, ndihej menjëherë që ajo ishte plot dhe pas ca do shpërthente. Pranë arës i pambjellë vëzhgoja i përqendruar mbirjen e bimëve. Ditën që dallova fletëzat e para të gjelbra, nuk dita ç’të bëja, a të qeshja, a të qaja. E teksa u tërhoqa i thyer nga dyzimi, papritur e me ngadalë ndjeva brenda rropullive të mija një guduli të çuditshme, si ajo e kapilarëve të ngrirë që shkriftonin, diçka po më lëvizte vërtet brenda, hynte përmes të çarave të brendshme, dhe çasti kur kuptova që edhe unë… mund të mbartja një bimë, më shkreu përsëri në dënesa.

Pa asnjë dyshim që kisha një bimë në barkun tim, dhe vetëm kur më doli dalldi e gëzimit, u bëra mbarë të pyes veten: e di nuk është farë e sojme si ajo që u hodh në fushë, por ç’do të jetë vallë? Rrija mënjanë si me turp për sekretin që e dija vetëm unë; nuk dija ç’po më rritej në bark, por kjo nuk kish rëndësi, rëndësi kishte që ishte imi, imi, punë e madhe se nuk do ish si ato fletë të gjelbra që kishin pushtuar ndërkaq arën mu si veshë të vegjël lepurushësh.

Ditën që bimëza ime nxorri gjethet nuk do e harroj kurrë. Askush nuk e vuri re, askush nuk u mor me mua, por as unë nuk kisha nevojë, e as nge, për ndokënd, isha plis lehonë, era që vinte me ca vrunduj të rrallë nuk thante veç lëkurën time, por përkundte lehtë edhe atë gjeth të blertë, gisht fëmije cipëhollë që donte përkujdesje(n time).
Bimët në arë po rriteshin shpejt, por edhe imja po hidhte shtat. Nuk e kuptoja ç’lloj bime ishte akoma, por me çdo ditë merrej vesh që nuk qe si ato të tjerat.


Ishte një gjemb. I sertë, por me lule të bukur. Një arsye më shumë që pranë meje të mos afrohej kush. Me përjashtim të ca bletëve e grerave që ia behën kur panë lulen e tij të bukur manushaqe. Vetëm ato dhe unë e shihnim atë përndezje all prej mëndafshi. Të tjerët ruheshin, kishin frikë. Sepse të tjerët nuk rrinin dot pa prekur. Dhe fajësonin të prekurit për këtë.

Koha u nxeh, ara nuk dukej më, plisthat e vegjël kishin vdekur të gjithë, nga andej vinte vetem fëshfërimë gjethesh të gjelbra, pas ca do vinte korrja, dëgjova prej zogjve, të cilët ishin shumë të ngacmuar nga kjo, korrje do të thoshte shumë kokrra, si ato që hodhën kur e mbollën arën. Punët e njeriut janë të çuditshme, njeriu mbledh atë që hedh.
Gjembi im u bë burrë, lulja iu zhduk, tani ishte vetëm gjethe e deje. Tani përfundimisht nuk na afrohej kush. Filloi një limonti prej familjeje dhe zhegu. S’na donin, u mësuam. Deri sa një ditë ndjeva ca këmbë të tmerrshme që po afroheshin, këmbë avdalle, të cilat më tmerruan, s’di se pse, ishin këmbë të çuditshme, me një thundër të vetme poshtë, këmbë të shëmtuara, një bark i shpifur me qime të shkurtër, ku gjallonin dhjetëra miza, edhe ato po aq të shëmtuara, me një bzzz bezdisës, si gjithçka tjetër tani në zheg. U rrënqetha dhe nuk u gabova. Pashe se si u afruan buzët e tij të llahtarshme, me një lloj epshi prej druri, dhe bënë të pamendueshmen, kafshuan gjëmbin tim… dëgjova se si përtypte ajo bishë kockat e kërcet e krijesës sime, që u kapërdi më në fund në atë gurmaz përbindësh. Gjëmbat, të cilat na kishin dhënë edhe privatësinë, edhe vetmine, nuk e penguan aspak atë mbllaçitje të tmerrshme, madje m’u duk se gjëmbat ishin pjesa e parapëlqyer e asaj ezhdërhaje. Pasi e gllabëroi gjëmbin, ai iku përsëri sikur nuk kish ndodhur gjë, me të njejtën plogështi ulëritëse, duke tundur energjikisht vetem bishtin e krupshëm për të larguar mizat. Mbeta aty pa fuqi për të rënkuar, me kërcellin fundor të gjembit tim të zhvoshkur, i cili po thahej me një shpejtësi të pabesueshme. Në zemrën time, lëngjet që i ndryja për të, qenë gati të arratiseshin për dënesën e radhës. Dënesë e thatë vere.

Ara është shëmtuar shumë pas korrjes. Kërcejtë e prerë shkurt s’të thonë asnjë emër. Për ta s’mund të të vijë as keq. Unë jam tharë e mplakur. Rrëgjuar po ashtu, nga shirat e shkuar dhe era. Por ende mbahem. Mendoja se nuk do ndodhte asgjë me jetën time – e ç’të ndodhte më shumë – por s’paskësh qenë e thënë. Në ajër vërtitet një push i lehtë, era sjell gjithfarë thërmijash, jo vetëm pluhur, dhe një ditë vura re një parashutëz pushi që po zbriste krejt e shlirët, nga e çonte (h)era, nuk dija e ç’luleje ish, por që ish një farë e mora vesh menjëherë. Ishte si dashuri prindi që mbijetoi fëmijën, dhe dëgjon një të qarë foshnjeje. E prita me kureshtje atë rënie, sepse mendova që po ashtu do kish bujtur tek unë fara e gjëmbthit tim dikur, dhe nuk do ish keq nëse do lindja prapë diçka të ngjashme, mbase me fat pak më të mirë. Fara erdhi fare afër, e me siguri do kish renë në ndonjë nga xhepat e mi pritës, por në çastin e fundit një gulsh ere e shtyu tutje, e pashë si ra, mu si një rënkim mbi truall, në fakt isha unë që rënkova, mos… edhe u përpoqa të mos e shqis nga sytë, por s’kaloi shumë dhe gulshi tjetër e treti përfundimisht.
Unë e dua farën time. Këtë e di me siguri tashmë. Kam xhepa, si kangurët që tregojnë ata zogjtë e ardhur vonë, ku do e mbaj ngrohtë gjithë dimrin, mbuluar me dëborë, derisa ditët të zgjaten prapë, e pastaj të shoh ç’do dalë, ç’lule e re do jetë, e ndryshme nga ato fletët e gjelbra në arë, e egër, por e imja, imja…

Shenim.
Plisit një ditë i erdhi fara e vet, natyrisht kur s’e priste. Një milingonë e rrëzoi atë pa dashur dhe nuk u përpoq ta merrte më; mbase e trembi guva e thellë në të cilën ra zahireja e saj. I lumturuar nga pritshmëria, plisi u mbështoll edhe më në fatin e vet.
Kur ra dëbora e parë, plisi që tash s’ish më veç një ngritje e beftë dheu, u lumturua për ekzistencën e vet, e cila u bë papritur një qëllim. U shtri e pështoll edhe më, megjithatë, gjithnjë dukej si një plis i bardhë mbi një kokë të dhembshur.


26 Janar 2013

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 01:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
[blockquote
]
Pjesa 2

Unë e dua farën time. Këtë e di me siguri tashmë. Kam xhepa, si kangurët që tregojnë ata zogjtë e ardhur vonë, ku do e mbaj ngrohtë gjithë dimrin, mbuluar me dëborë, derisa ditët të zgjaten prapë, e pastaj të shoh ç’do dalë, ç’lule e re do jetë, e ndryshme nga ato fletët e gjelbra në arë, e egër, por e imja, imja…

[/blockquote]

26 Janar 2013



ah sa e bukur Fajtor flm qe e solle u emocionova kur e lexova sidomos kete pjesen e fundit .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 14:13
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

u emocionova kur e lexova



Gjithashtu. Me behet qejfi qe Shkelqimi ka akoma prodhimtari te tille. Na jep te gjitheve me shume jete.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 16:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Them ta ftojme te na jap ndonje autograf knej nga nahija FH.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 19:15
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cimi paska mbush Amazonin me libra, vertet gje e bukur.

http://www.amazon.com/Shkelqim-Cela/e/B00OF5AMP4

Tani mund te blihen dhe koleksionohen punet e tij. Me behet vertet qejfi qe ka arritur deri ketu. Ka nje mendje te mprehte dhe fjalor te larmishem qe ndoshta ia kalon dhe shkrimtareve qe jetojne ne Shqiperi.

Cecilia, cilin liber me keshillon si fillim?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2015 23:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Faje, mua me ka pelqyer shume, libri me poezi K. nga ato me tregime me pelqen shume Kulmak.. ka edhe ate Memedhembje.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2015 13:11
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

sme kishte shkuar ne mendje qe do ishte ne amazon. atje kam kerkuar Albatros Rexhaj dhe se gjeja gjekundi..

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2015 13:15
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Cimi paska mbush Amazonin me libra, vertet gje e bukur.

http://www.amazon.com/Shkelqim-Cela/e/B00OF5AMP4

Tani mund te blihen dhe koleksionohen punet e tij. Me behet vertet qejfi qe ka arritur deri ketu. Ka nje mendje te mprehte dhe fjalor te larmishem qe ndoshta ia kalon dhe shkrimtareve qe jetojne ne Shqiperi.

Cecilia, cilin liber me keshillon si fillim?




Hmm, po qe jam edhe une e perfshire ne 2 libra te Cimit. Yep, yep!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2015 00:01
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.