Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Dialektet > GEGNISHT. SHKRIME E MATERIALE TE VITEVE 1915-1924
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

GEGNISHT. SHKRIME E MATERIALE TE VITEVE 1915-1924

Kjo teme do te permbaje kryesisht materiale te ndryshme,artikuj politike sociale poezi etj etj te shkrume ne Gegnisht ne fillimet e shekullit te XX-te dhe te botume ne gazetat e revistat e ndryshme te kohes qe botoheshin ne Shkoder si Bashkimi, Hylli i dritës, Lajmtari i Zêmers s’Jezu Krishtit, Kalendari i vepres pijore, Zoja e Shkoders drita e Shqypniёs, Republika etj etj
TRESH



SHTEGTIMI N’KEVLAR.
(prej Heinrich Heine).

Kèvlari, a mâa mirё Kevelaeri, âsht nji vênd i Germanies qi rri afer bregut t’Rrenit, e kû âsht nji e permêndune Shêjtnore e Zojёs. N’Kèvlar per gjith vjet katolikёt e atyne rrethevet bâjn me shumicё shtegtime t’divoçme e t’madhnueshme per me nxjerrё prej s’Lumes Zojё hire e mrekullii gjithfarёsh. Mii nji kso shtegtimesh flet kjo poezi e Heines e perkthyeme prej germanishtjet.


I.
Nana n’dritsore rrite,
Ne shtrat ish djali shtrue:
«Me pamun proçesjonin,
Wilhelm, a don m’u çue?»

«Un jam i lig, o nanё,
As ndîi as muej me paa:
Kam n’mênd te dekmen Rite,
E zêmra âsht fort tuj m’kiaa.»

«Rruxaren mêrr, e librin,
Çou, n’Kèvlar do t’shkojm sot:
Me t’shndosh kaa zêmren Zoja
Qi âsht Nana e t’Madhit Zot.»

Flamorёt e Kishёs perhidhen,
Muzhikёs po i ndihet toni:
N’Kolonje, ne breg tRrenit,
Kadalё ecё proçesjoni.

Mas popullit shkon nana
Me djalё te vet per brii;
E kndojn te dy nji gojet:
«Levdue kjosh ti, Marii!»

II.
Nana e Tenzot ne Kèvlar
Petkun kaa veshё mâa t’riin;
Asajё me shndoshё i duhet
T’tanё t’ligjt qi sot ktû viin.

E Zojёs i biin dhuntiina
Kta t’ligj, e vjerrin n’muer
Gjymtyrё me dyllё trajtuemun
Me dyllё bâa kamё e duer.


Aj qi ‘i dorё dyllit prûni
Doren e shdoshun kaa:
Aj qi ‘i kamё dyllit falё,
Ne kamё s’ndjin dhima mâa.

Nji zêmer t’vogel dyllit
Prej qirit trajtoj nana:
«Çoja ket Zojёs, e dhimat
Kaa per t’i shndoshun t’tana»

Aj, tuj dnesue, tu Zoja
Me zêmer dyllit shkon;
Prej sŷyvet lot tuj derdhun
Me folun po fillon:

«Tu Ti, nder t’gjith bekue,
Sherbtorja e t’Madhit Zot,
O Rregjinesha e Qillit,
Kam ardhё me derdhun lot.

Me nanen bashkё t’Kolonjes
N’gjytet kem ndêjё me shpii:
Aj me kapelna e kishna
Âsht plot, o virgjin Mrii.

Kojshii kemё pasun Riten
Qi n’tjetren jetё kaa shkue:
Zêmren e dyllit mêrre
E shndoshma zêmren mue.

Te zêmers m’a shndosh varren
Si tesh, âshtû n’pleqnii.
Tuj t’lutun kam me kndue:
«Levdue kjosh ti, Marii.»

III.
N’odё t’vogel i muer gjumi
Nanen e t’ligun djalё:
Kuer qe se mrênda Zoja
Hini kadalё kadalё.

Mii t’smûetin djalё perkulun
Letё doren n’zêmer t’tii
E shtini, e me buzё t’qeshun
U zhduk per mrekullii.


N’ânderr gjithçka pau nana,
E mâa kish pasё shikjue:
Filluene qêjt me lehun,
E kiè prej gjumit çue.

U çue, e mii shtrat djalin
E pau tё dekun shtrii:
E bardha dritё e agimit
Letё luejte mii ftyrё t’tii.

Dyy duert perpoq at hera
E shuemja nanё u’habii;
E kndoj letё letё me zêmer:
«Levdue kjosh ti, Marii!»

Vrojtim.

S’â nevoja me kênё i rrahun fort n’letratyrё tedeshke per me diit se ç’farё brumit âsht kênё poeta Heirich Heine. Si shkruen Prof. Dr. Otto Hellinghaus, per tê s’kaa as Zot, as atdhee, as vertyt, as moralitet. Per ket punё, saa do qi per kah âna e poeziis sidomos popullore âsht mjeft i permêndun, asgjaamangut veprat e poeziit e tia janё t’dâmshme fort, madjè si pat dishmue aj vetё, janё t’helmatisuna. «Vergi flet Sind meine Lieder.»
Si kaa muejtё praa me dalё prej pêndes t’tii t’pazote e t’flligёt nji poezii kaq e bukur mii Zojen e Bekueme sikuer âsht «Shtetgtimi nё Kèvlar?»
Madhnia, bukuria, mirsia e Zojёs s’Bekueme janё kaq t’fuqiishme qi, porsì kalamita t’forta, ngrehin kah vedi deri zêmrat mâa t’ftoftat. Ktej vjen qi me mzi gjindet ndoj artist me randsii t’cillit, barè n’t’riit t’vet, mos t’i kenё rrahё zêmra per ket Nanё t’hyjnueshme. E sa do i çapertisun kah mêndja e i praksuem kah zêmra t’jeen njeri, kurr s’kaa muejt me ju shmangё ktii t’ngrehunit t’ fuqishem kah Nana e Zotit e e nierzve maar. Per, mos me shkue giatё, mjefton me diit se as pênda blasfemore e framasonit Carducci s’kaa muejt m’u prîtё paa ja kushtue Rregjineshёs t’Qillit sadopak do vjersha.
Kshtû praa Heinrich Heine, òfut tuj kênё, e la njeket xhevahiir nen shkrime t’veta t’ndyta.—E qe se si me fjalё t’veta kallxon rrjedhen e ksajё poezii.
«Une kam kênё gjithmonё poetё; e per ket punё une do t’a ndijshe mâa kthelltas se tjeter kush poeziin e madhe qi gjindet e mshehun n’rreligjon katolik... edhè mue dikur m’kaa pasё rrahё zêmra per t’Lumen Zojen e Bekueme e une u vêshe me i rreshtue n’vjersha mrekulliit e Saja. N’mledhe t’paar t’shkrimeve t’mia gjinden endè ato poeziina qi vetё mâa voon i laçё jashtё.»
n’nji nder shtypshkrime mâa t’moçme kjo poezii â e percjellun prej ktii vrojtimit: «Landen e ksajё poezii s’e kam trillue vetё prej vedit.—Kuer edhè fmii i vogel xêshe kёndimet e para n’nji kuvênd fretnish n’Düsseldorf, rrishe shpesh n’bânkё me nji shoq t’êmin, i cilli m’kallxote se si nji ditё nana e kish marrё me vedi tu Shêjtnorja e Zojёs n’Kevelaer, e se Asajё i kishte kushtue nji kamё dyllit, e kshtû i ish shndoshё kama e ligё. Prep me ket shok u ndesha n’klasё mâa t’madhe t’Gjimnazit, e ndersaa na rrishim n’shkollё t’filozofiis prep m’a permêndi kallximin e mrekulliis, por mândej m’tha edhè se ksajё herё dote me i çue Zojёs dhuntii nji zêmer dyllit. Un ndjeva mâa voon qi aj kish pasё xanё dashtnii m’nji vajzё t’ndershme, êmnin Ritё, me t’cillen kishte mênden me vûu kunorё; por deka ja kishte grabitun e prandej zêmra e tii kish metё si e varrueme. Ne e mram un s’e pashё mâa e e harrova.
N’vjetё 1819, kuer vetё xêshe n’Bonn, tuj shetitё nji ditё kah Godesbergu giatё Rrenit, po m’tingllon n’vesh mekami i kânges t’Kevelaerit me perciellsё t’hiishme: «Levduё kjosh ti, Marii» e tuj u avitё mâa fort proçesjonit po dajё nder shtegtarё shokun e moçem me nanen e vet, e kjo i prîite. Aj u dukte i maruem, i zbeet e kah fikej.» Berlin, den 16 des Maimonds 1822, H.Heine.


Xhak. Lazer Shantja, Lajmtari i Zêmers s’Jezu Krishtit, Prill 1915, nr.4.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2006 13:52
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

FIJA PREJ SË NALTIT.
(Parabull e G. IORGENSEN.)

Ishte nji ditë e bukur e Shtatorit. Livadhet shkelxeshin të gjith me voesë, e fijet e detit, as me kênë fije mëndashi të shndritshme, e përkundshin nepër ajrí. Vishin prej së largu ato, edhe larg do të shkoshin.
Nji ndër këto fije erdh e rá mâje pême; e ajrvoztari, nji marimangëz e zezë e e verdhë, la lundërzen e vet të lehtë e u ul shi mjes gjiethvet. Por, mbas pak kohe, s’i u pelqye mâ vêndi, e me ‘i herë nisi me tjerrë nji fije të ré e nepër tê u ul fíll me ndêjë mbî nji kaçubë ferrash.
Këtu ishin ferra e mâje mjaft kû mujte me êndë pelhurën e vet. E marimanga i u vû punës me të shpejtë, tue lanë fijen giatë të cilles kishte zdrypë me mbajtë të kthyemët e sipërm të pelhurës.
E pelhura duel e madhe e bukur. Këjo pelhurë kishte nji sênd krejt të veçantë në vedi: me të thanë mêndja se pezullonte n’ajrí pa dijtun se çka po e mbante; përse lypen sŷt e mirë me mujtë me pá nji fije marimanget.
Shum dit kaluene. Mizat nisen m’u rrallue ditë për ditë, e marimangës i u desht me e smadhue pelhurën e vet me mujtë me xânë nji numer të mjaftueshëm mizash.
Me ndihmë të fijes të padukshme qi vite prej së naltit ajo mujti me zgjanue trapllen e vet mâ fort se shpnesote: bje andej, bje këtej, në pak kohë aj ret i hollë fijesh mblou të tanë kaçuben. Marimanga u krenonte për vepren e vet. Ajo s’ishte mâ nji kurrgjâsênd e vogël qi përkundet n’ajrí mbajtë prej nji fije, pa frymë solde, si me thanë, në xhep, e pa pasuní tjetër për posë të gjandrravet tjerrse: tash, ajo ishte nji marimangë e madh e e trashë, qi bânte nji jetë si kushi e kishte pelhuren e mâ të hapët e të tanë atí gardh.
Por qe nji nadje po çohet plot me nërvoz. Naten kishte rá pak brymë; e rreze diellit s’u shifte kûnd me gazmue token; me thanë nji mizë nuk zukatëte n’ajrí. Kësodore marimanga mbat pa punë e ûnshëm të tanë at ditë vjeshte. Për me hjekë merzín, mêndoi m’u sjellë nepër pelhurë të vet për me pá a kishte nevojë për ndo ‘i arnim. Nji kah nji ngrehi fijet për m’u sigurue se ishin të ngulun mirë. Pau se gjithçkaf ishte mâ së miri, por me gjithëkëta s’ishte kërkund e kënaqun.
Kur qe, në të këthyem të sipërm të rrethit të vet, po shef nji fije krejt të panjoftun. Të tana fijet tjera u drejtoshin njêna andej njêna këtej e marimanga i njifte nji kah nji gêmat, mbî të cillët u virshin fijet e pelhurës së vet; por ksajë fije s’dijte kurrsesi me i a gjetë rrfanen: nuk kishte farë drejtimi, çka don me thanë, pse u naltote përpjetë, nalt n’ajrí.
Marimanga atbotë u ngreh në kamë e çon sŷt e vet nâlt. Por s’mujt me marrë vesht se kû e kish fillen ajo fije. U dukte se po shkonte nalt ndër rê.
E sa mâ fort këqyrte e s’mêrrte vesht, aq mâ fort u idhnonte. Nuk i bite në mênd se ajo, po ajo vetë nji ditë nadje të Shtatorit kishte zdrypë giatë asajë fije; e as nepër mênd s’i shkonte se sa fort i kishte vjeftë ajo fije për me êndë e për me smadhue pelhuren e vet.
Gjithëkëta e kish qitë në harresë marimanga: e s’dijti me thanë tjetër veç se u gjindte nji fije, ni fije e mârrë, qi s’u lypte gjâ, nji fije në të cillen s’njifte fillim as marim e qi pezullonte n’ajrí.
—Poshtë fija!—briti atëherë marimanga. E në dhamë e kputi.
N’at ças pelhura u rrxue, gjith aj rret i êndun me aq mjeshtrí u shgatrrue; e kur marimanga erdh në vedi, e pau vedin ndêjë mbî gjeth të kaçubës me ferra, mblue kryet me pelhurë të vet, e cilla s’ishte mâ tjetër vetëm nji zhele e vogel e e lagët.
Nji ças i vetëm kishte mbastue të rrenonte të tanë madhnín e shpís së vet: e këta, vetëm pse ajo s’kishte pasë kuptue se çka mujt me vjeftë fija prej së naltit.

D. Lz. Sh., Shkolla e re, Nanduer 1921, Nr.11.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2006 17:11
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ZOTNII «RAPAPLANI» N’SHKODER.

Bash me tetё ne muej t’Dhetorit
T’vjetёs nji mii ndanqind pesmdhetё
Duel prej Bokave t’Kotorit
Porsi shpênd nji sênd i letё,
Qi tuj ndêjun per havaa
Fluturim erdh me na paa.

Ish mjesditё: e t’tanё perpjeta
Çuene sŷet me paa me ‘i hera:
Kuer besà aj porsi shgjeta
Po lshon bume! Shkoders mnera
At herё marё i hîni e tuta,
E t’gjith shkuen m’mshehё ner skuta.

Hine t’gjith ner skuta e shpia
Nên qemere e nên podrua;
Me e gjue pushkё filloj ushtria
Saa me tretё barot e pluma,
Pse nersaa kta loshin gishtin
N’havaa zogu lote bishtin...

E prej bishtit lshoj do voe
Shum mâa t’mdhaja se ‘i bastan,
E (si mrapa vûeme oroe)
Tuj dashtё zogu areoplan
Me i lshue voet mii ushtrii t’Serbiis
Bash n’shpii raan t’nji Nemceliis.

Tuj paa gjindja voe kaq t’mdhaja
Qi nuk ishin ziimun n’uj,
Me thanё t’drejten, shum hataja
I pat hîi me ‘i herё gjithkuej;
E tuj paa se s’ishte lojё
Lutne Zot e lutne Zojё.

Pse Shqyptari (do t’a dishё,
T’jenё i kshtênё a myslimanё,
N’xhamii nget me u lutё a n’kishё
Kuer rreziku don me e xânё,
Por mandejna, ne pshtoftё shndosh,
Devocjonet i qet n’kosh....

Çka s’u fol e çka s’u ndîi
Ktû ne Shkoder t’tanё at ditё!
«Po si bunen, kjo Austrii
—Thoshin plakat, kshtu na nxitё?
E pra thonё se â baba i jonё
Frano Zefi si gjithmonё...!»

«Po na Austriis çka i kena bâa,
—Fshate njêni aman, aman!—
Per me na ardhun per havaa
Me na gjuejtun me areoplan?
Deri tesh kam kujtue vetё
Se na vjen per tokё e detё».

Mos me shkuemun teper giatё,
U shprallue e u fol saa s’kee
T’tanё at ditё e t’gjith at natё,
Si âsht zakoni ktû ner nee;
Folne pleq e graa ‘dhe fmii
Neper rruga e neper shpii.

Kuer ne e nesre Rapaplani
(Si dikush po na e thrret)
Qe prep vjen, pse riishtas zâni
Rrebtё po i ndîhet kah kerset,
Po na vjen me shum madhnii
Porsi kaden n’per ajrii.

Françiskanjvet me t’shpejtё zâa
Bozho Petroviq u bani,
E ju urdhnoj kumonёs me i raa
Tek saa t’çohet Rapaplani,
Abollà te gjith trimnisht...
T’muejn paa zori me bâa bisht.

Shifni tesh se n’ç’sahat t’hallit
Kena mrrîtё ner kohna t’ona!
Nuk kaa ndollun kurr per s’gjallit
Per ndokênd me raa kumona
E me i kndue uratёt e feis:
«Lux perpetua luceat eis.»

Por kto e t’zezat tjera maa
Sot per nee do t’jeen harrue,
Masi mrrîtun keem me paa
N’vênd t’onё Nemcen kaq dishrue,
T’cillen pritun kan gjithmonё
Katragjyshat e t’parёt t’onё.

T’bertasё sot praa Shqyptaria
Me zâa t’neltё t’harees e t’gёzimit:
Rrnoftё e kjoftё gjithmonё Austria
Qi na prûni dit lirimit,
T’dalё fituese paa ja daa
N’tokё e n’deet e per havaa.


D. L. Shantoja, Kalendari i vepres pijore, 1917, fq. 21-23.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shkurt 2006 18:11
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Dialektet > GEGNISHT. SHKRIME E MATERIALE TE VITEVE 1915-1924

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.