Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
excelsior
Anetar i ri

Regjistruar: 05/08/2010
Vendbanimi: Kanada
Mesazhe: 1

Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962)

Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962)


Direktivat e Mjeshtrit te madh te Masonerise per ipeshkevinjte masone katolike te infiltruar ne Kishen Katolike.
(Te reja te "Koncilit" te dyte te Vatikanit)

Te gjithe vellezerit masone duhet te raportojne ne lidhje me urdherat vendimtare te meposhtme.
I njohur edhe nje here ne Tetor te vitit 1993, si plani paraprak drejt fazes finale.
Te gjithe masonet qe ndodhen ne Kishen Katolike duhen te pranojne dhe te zbatojne kete plan.

nga ILLIRICUM SACRUM
illiricumsacrum@privacyharbor.com
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/



1. Duhet hequr nje here e pergjithmone, Shen Mikeli, mbrojtesi i Kishes Katolike nga te gjitha lutjet e Meshes Shenjte dhe jashte saj. Duhen hequr statujat duke thene se ato largojne besimtaret nga adhurimi i Krishtit.

2. Duhen hequr praktikat e pendeses gjate Krezhmeve, per shembull, mosngrenja e mishit diten e Premte, dhe duhet penguar çdo lloj sakrifice. Ne vend te tyre duhen te favorizohen praktikat e gezimit, te lumturise de te dashurise njerzore. Thuani : "Krishti na e ka merituar Parajsen". Thuani te gjitheve se ata duhen te mendojne seriozisht per shendetin e tyre. Nxisni konsumin e mishit ditet e Premte, sidomos konsumimin e mishit te derrit.

3. Ngarkoni protestantet te egzaminojne edhe nje here Meshen Shenjte dhe ta zhveshin ate nga çdo permbajtje shenjte. Perhapni dyshimin ne lidhje me Prezencen e Vertete te Jezu-Krishtit ne Hosten Shenjte dhe mesoni njerezit - per te patur keshtu nje bashkim me te mire ideje me protestantet - se Hostja Shenjte eshte vetem buke dhe vere, dhe se Prezenca e Vertete duhet kuptuar vetem ne anen simbolike. Shperndani protestantet ne seminare dhe shkolla. Nxisni ekumenizmin si rruge drejt bashkimit. Akuzoni ato qe besojne ne Prezencen e Vertete te Krishtit ne Hosten Shejte si rebele qe nuk i binden Kishes.

4. Ndaloni liturgjine latine ne Meshen Shenjte, adhurimin dhe kenget fetare, sepse ato krijojne nje ndjenje misteri dhe respekti. Perkundrazi, kjo liturgji duhet paraqitur si liturgji djallezore. Keshtu njerezit nuk do ti shikojne me prifterinjte si njerez te nje inteligjence superiore dhe nuk do ti respetojne me si mbajtes te mistereve hyjnore.

5. Nxisni femrat qe te mos mbulojne koken ne Kishe. Floket jane te bukur. Lejoni femrat te lexojne gjate Meshes Shenjte dhe mbushjani mendjen se edhe ato kane te drejte te behen prifteresha. Prezantoni kete ide si demokratike. Krijoni nje levizje te lirise femerore. Kush hyn ne Kishe duhet te mbaje nje veshje neglizhente, si veshje shtepie. Kjo do te zvogeloje rendesine e Meshes.

6. Nxisni njerezit qe te marrin Kungimin Shenjte ne kembe, jo ne gjunj. Thuani murgeshave te mos mesojne me femijet qe te mbajne duart e bashkuara para dhe pas Kungimit. Ti thuhet femijeve se Zoti i don ashtu siç jane dhe se ato duhen te ndihen krejt te lirshem. Ne Kisha, hiqni zakonin e gjunjezimit. Hiqni bankat qe sherbejne per tu gjunjezuar. Thuani njerezve se gjate Meshes, ato duhet te deshmojne besimin ne kembe.

7. Hiqni muziken shenjte te orges nga Kishat; futni kitarrat, tamburet, perplasjet e kembeve dhe te qeshurat. Kjo do te shkepuse njerezit nga lutja private dhe bashkebisedimi me Jezusin. Mohoni Jezusit te drejten e thirrjes se femijeve ne jeten fetare e religjioze. Hidhni valle liturgjke perreth altarit me veshje teatri e koncerti.

8. Hiqni karakterin shenjt nga kenget e kushtura Nenes se Zotit dhe Shen Jozefit. Prezantoni nderimin e tyre si idolatri. Tallni ato qe ngulin kembe. Futni kenge protestante. Kjo do te krijoje idene se Protestanizmi eshte feja e vertete ose te pakten ajo eshte e njejte me ate te Kishes Katolike.

9. Eleminoni te gjitha hymnet, gjithashtu edhe ato qe i kushtohen Jezusit, sepse keto hymne bejne te mendosh mbi lumturine dhe paqen shpirterore qe vjen nga nje jete pendese dhe sakrifice per Zotin. Futni kenge te reja, vetem per te bindur njerezit se ritet e kaluara kane qene ne njefare menyre te gabuara. Beni kujdes qe ne çdo Meshe te kete te pakten nje kenge ku emri i Jezusit nuk permendet, por permenden dashuria, toleranca, bashkimi. Mos permendni emrin e Jesusit dhe ndaloni çdo permendje te Kungimit.

10. Hiqni te gjitha reliket e shenjterve nga altaret dhe njerezit. Hiqni te gjithe altaret dhe ne vend te tyre vini tavolina banale pa kurrefare konsekracioni te cilat mund te perdoren per te ofruar viktima njerzore gjate meshave satanike. Eleminoni ligjin kishtar qe kerkon celebrimin e Meshes Shenjte ne altare te pajisur me relike te shenjterve.

11. Ndaloni praktiken e Meshes Shenjte ne prezencen e Shenjtit Sakramend ne Tabernakel. Mos pranoni asnje Tabernakel mbi altaret e perdorur per celebrimin e Meshes Shenjte. Tavolina duhet te kete pamjen e nje tavoline kuzhine. Ajo duhet te jete portative per te treguar se ajo nuk eshte e shenjte por qe duhet te perdoret edhe per gjera te tjera, per shembull, per konferenca ose per te luajtur me letra. Me vone, perpiquni ti afroni nje karrige kesaj tavoline. Prifti duhet te ulet per te treguar se mbas Kungimit ai duhet te çlodhet ashtu siç behet mbas te ngrenit. Prifti kurre nuk duhet te qendroje ne gjunj apo te gjunjezohet gjate Meshes. Ne fakt, gjate te ngrenit, askush nuk gjunjezohet. Karriga e priftit duhet te vihet ne vend te Tabernakulit. Nxisni njerezit te nderojne dhe biles te adhurojne e ti binden priftit ne vend te Kungimit Shenjt. Thoni njerezve se prifti eshte Krishti. Vendosni Tabernakulin ne nje qoshe, larg shikimit te njerezve.

12. Hiqni gradualisht shenjterit nga kalendaret fetare. Ndaloni meshtaret te predikojne mbi Shenjterit, perveç atyre qe jane ne Ungjill. Thoni popullit se protestantet, te cilet jane te mirepritur ne Kishat Katolike, mund te skandalizohen. Shmangni çdo gje qe mund te shqetesoje protestantet.

13. Ne leximin e Ungjillit, mos shqiptoni mbiemrin "Shenjti", per shembull, ne vend qe te lexohet "Ungjilli sipas Shen Gjonit", lexoni "Ungjilli i Gjonit". Kjo do te beje qe njerzit te mos ti nderojne me. Botoni vazhdimisht bibla te reja derisa ato te jene identike me ato te protestanteve. Hiqni mbiemrin "Shenjt" ne shprehjen "Shpirti Shenjt". Kjo do te hape rrugen per me tej. Vendosni ne dukje natyren femerore te Zotit, si asaj te nje nene plot me dhemshuri. Hiqni fjalen "Ati".

14. Zhdukni dhe shkaterroni te gjitha librat personale te lutjeve. Si rrjedhim nuk do te existojne me litanite e Zemres se Shenjte te Jezusit, te Nenes se Zotit, te Shen Jozefit dhe pergatitja para Kungimit Shenjt. Keshtu praktika e falenderimit mbas Kungmit do te jete e tepert.

15. Zhdukni te gjitha statujat dhe imazhet e engjejve. Pse duhen te qendrojne akoma ne kembe statujat e armiqve tane? Thoni se engjejt jane vetem legjenda dhe histori per te vene ne gjume femijet. Mos lejoni diskutimet mbi engjejt sepse kjo do demtonte miqte tane protestante.

16. Hiqni egzorcizmin e vogel qe perdoret per te larguar djallin. Thoni se djalli nuk egziston. Shpjegoni se kjo eshte menyra e perdorur ne bibel per te personifikuar te keqen dhe se pa nje personazh negativ, historia nuk behet interesante. Keshtu njerezit nuk do te besojne egzistencen e Ferrit dhe nuk do te kene frike per te rene atje. Perseritni se Ferri nuk eshte gje tjeter veçse largimi prej Zotit dhe se ne kete gje nuk ka asgje te tmerrshme, mbasi ne Ferr eshte e njejta jete ashtu si edhe ne toke.

17. Mesoni se Jezusi ishte vetem nje njeri qe kishte motra dhe vellezer dhe qe i kishte urryer pushtetmbajtesit. Mesoni qe nuk ishte detyra e tij te merrej me kisha apo sinagoga. Thuani qe ai kishte keshilluar qe nuk u duhej bindur drejtuesve te klerit; shpjegoni se ai ishte nje mesues i madh por qe kishte dale nga rruga e drejte mbasi kishte mesuar mosbindjen ndaj krereve te Kishes. Mesoni se Kryqi nuk ka qene nje fitore por nje deshtim.

18. Keni parasysh se ju mund te largoni murgeshat nga thirrja e tyre fetare ne qofte se ju i sulmoni nga ana e krenarise dhe e bukurise se jashtme. Beni qe ato te ndryshojne veshjen fetare qe kane dhe kjo gje do te ndikoje normalisht qe ato te heqin edhe Rruzaret e tyre. Perhapni kudo fjalen se ne kuvendet e tyre ka grindje dhe perçarje; kjo gje do te pakesoje thirrjet e reja fetare. Thuani murgeshave se ato nuk do te pranohen me ne qofte se ato nuk nderrojne veshjen e tyre fetare. Diskreditoni veshjen fetare edhe ne syte e popullit.

19. Digjni te gjithe librat e kateshizmit apo te mesimit fetar. Mesueset e besimit fetar duhet t'i mesojne nxenesve te duan njerezit ne vend te Zotit. Fakti qe nxenesit shprehin dashurine e tyre ne menyre te hapur eshte nje shenje pjekurie. Beni qe fjalet imorale dhe te turpshme te behen nje gje e zakonte dhe e perditshme ne oren e mesimit fetar. Gjate oreve te mesimit prezantoni pamje te turpshme e imorale keshtu qe femijet te mesojne realitetin. Kujdesuni qe keto pamje te jene te qarta. Beni qe keto tema mesimore te perhapen ne te gjtha shkollat ne formen e nje edukate te re ne keto çeshtje. Beni qe kjo gje te behet me ndermjetesine e ipeshkeve keshtu qe prinderit nuk do te kene ndonje kundershtim.

20. Zhdukni te gjitha shkollat katolike me anen e ndalimit te thirrjeve fetare te murgeshave. Thuani murgeshave se ato jane punonjese sociale te keqpaguara dhe se Kisha eshte duke i mbyllur keto vende pune. Insistoni qe mesueset laike ne shkollat katolike te paguen njesoj si ato ne shkollat laike. Punesoni mesuese qe nuk jane katolike. Pagesa e prifterinjeve duhet te jete e njejte me pagesen e punetoreve me pune te ngjashme. Te gjithe prifterinjte duhet te heqin kryqet dhe veshjet e tyre fetare ne menyre qe ato te pranohen nga te gjithe. Veni ne tallje ato qe nuk pranojne.

21. Zhdukni Papen me shkaterrimin e universiteteve te tija. Beni ndarjen e ketyre universiteteve me pretekstin se tani qeveria do t'i subvencionoje ato. Zevendesoni emrat e instituteve fetare me emra profane me qellim favorizimin e ekumenizmit. Per shembull, ne vend te "Shkolla e Zojes Nunciate" vendosni "Shkolla e Re Superiore". Formoni nje zyre te ekumenizmit ne te gjitha dioçezat dhe kujdesuni qe kjo zyre te kontrollohet nga protestantet. Ndaloni lutjet per Papen dhe Zojen e Bekuar mbasi ato prishin ekumenizmin. Lajmeroni se autoritetet e vendit jane me kompetente se ato ne Vatikan. Nxirrni si arsye se Papa ka rolin e nje figure simbolike. Shpjegoni popullit se mesimi i Papes sherben vetem per te nxitur bisedat, sepse perveç kesaj gjeje, ky mesim eshte i parendesishem.

22. Luftoni autoritetin e Papes duke i vene nje kufi moshe funksionit te tij. Zvogeloni kete kufi pak nga pak, me arsyen gjoja per ta mbrojtur nga puna e tepert.

23. Jini te guximshem. Dobesoni autoritetin e Papes me formimin e asambleve te ipeshkeve. Papa do te jete atehere vetem nje figure perfaqesuese, ashtu siç ndodh ne Angli ku Dhoma e Larte dhe Dhoma e Ulet mbreterojne duke i dhene urdhera Mbretereshes. Ne vazhdim, dobesoni autoritetin e ipeshkeve duke formuar nje institucion qe ta konkurroje kete autoritet, mundesisht ne rangun e prifterinjve. Thoni se keshtu prifterinjte jane ne qender te vemendjes, ashtu siç e meritojne. Se fundi, dobesoni autoritetin e prifterinjve duke formuar grupe laikesh te cilet dominojne prifterinjte. Ne kete menyre do te linde nje urrejtje aq e madhe saqe kardinalet do te braktisin Kishen, e atehere Kisha do te jete demokratike... Kisha e Re...

24. Zvogeloni thirrjet meshtarake, keshtu qe laiket do humbasin respektin dhe "friken aterore" qe kane per meshtaret. Nje skandal publik i nje meshtari do te eliminoje me mijera thirrjet meshtarake. Lavderoni prifterinjte te cilet per dashurine e nje femre kane lene thirrjet e tyre meshtarake. Quani heronj keta prifterinje. Nderoni prifterinjte e degraduar ne rangun e laikeve si martire te vertete, te cilet jane "shtypur" aq sa te mos durojne me. Denoni gjithashtu si skandal njohjen e emrave te vellezerve tone masone ne meshtari. Jini tolerant me homosexualitetin e prifterinjve ne rradhet e klerit. Thuani popullit se ata vuajne nga vetmia.

25. Filloni mbylljen e kishave per shkak te mungeses se prifterinjve. Lavderoni kete praktike si te mire dhe ekonomike. Shpjegoni se Zoti degjon kudo lutjet, dhe se me ane te kesaj praktike behet nje kursim i madh i parave te shperdoruara ne kisha. Mbyllni para sa gjithash ato kisha ku praktikohen ritet e meparshme tradicionale [Mesha tradicionale latine sipas ritit te Saint Pius V].

26. Shfrytezoni grupet e laikeve dhe prifterinjte e dobet ne besim qe te denojne pa veshtiresi çdo aparicion dhe mrekulli autentike te Virgjires Mari dhe veçanerisht te Ark-Engjellit Shen-Mikel. Beni te mundur qe keto aparicione te mos aprovohen nga "Koncili i II i Vatikanit". Ato qe pranojne ose mendojne mbi keto aparicione duhen te akuzohen per rebelim ndaj autoriteteve kishtare. Shkaterroni emrin e mire (reputacionin) e ketyre personave keshtu qe askush nuk do ti degjoje me.

27. Zgjidhni nje Anti-Pape. Beni qe ai t'i fuse protestantet, e biles edhe hebrenjte, ne Kishen Katolike. Nje Anti-Pape mund te zgjidhet ne qofte se e drejta e votes i jepet ipeshkeve. Si rrjedhoje do zgjidhen aq shume anti-pape, sa qe si kompromis do te lejohet vetem nje Anti-Pape te ulet ne tronin e Shen-Pjetrit. Thuani se Papa i vertete ka vdekur.

28. Hiqni praktiken e Rrefimit para Kungimit per femijet e klasave fillore, keshtu qe kur ato te mberrijne ne klasat me te larta, ato do te tallen me kete praktike. Per rrjedhoje, praktika e Rrefimit do te zhduket. Futni, pa bere zhurme, praktiken e Rrefimit dhe Zgjidhjes ne grup. I shpjegoni besimtareve se kjo gje ndodh si rezultat i mungeses se prifterinjve.

29. Beni qe Kungimi te shperndahet nga femrat apo laiket. Filloni te jepni Kungimin ne dore, ashtu siç bejne protestantet, dhe mos jepni Kungimin ne gjuhe. Shpjegoni se Krishti bente keshtu. Merrni ndonje Hoste per "meshet e zeza" (meshe satanike) ne tempujt tane. Pastaj ne vend te Kungimit personel te çdo besimtari, shperndani kupa (tase) me hoste te pakonsakruara qe mund te merren ne shtepi nga besimtaret. Shpjegoni se keshtu duhen marre dhuratat hyjnore ne jeten e perditshme. Vendosni shperndares automatike te hosteve per Kungimet, dhe quajini "tabernakel". Thuani se shenja e paqes duhet te shkembehet mes besimtareve. Per kete gje, inkurajoni njerezit qe te levizin ne Kishe per te ndaluar keshtu lutjet dhe devocionet. Mos beni Shenjen e Kryqit; jepni me mire nje shenje paqeje. Shpjegoni se Jesuzi levizte keshtu per te pershendetur apostujt e Tij. Levizni ne menyre te lirshme. Prifterinjte duhen t'i sjellin shpinen Eukaristise per te nderuar besimtaret.

30. Mbasi Anti-Papa te jete zgjedhur, shperndani asamblene e ipeshkeve, shoqatat e prifterinjeve dhe te keshilltareve ne famulli. Ndaloni te gjithe pjestaret e Urdherave fetare te diskutojne pa leje mbi keto rregulla. Shpjegoni se Zoti do pervujterine dhe urren ato qe deshirojne lavdine. Te gjithe ato qe bejne pyetje te akuzohen me rebelim ndaj autoriteteve kishtare. Perkrahni rebelimin ndaj Zotit. Thuani njerezve qe ato duhet t'u binden superioreve te Kishes.

31. Jepni Anti-Papes nje pushtet absolut, keshtu qe ai te mund te zgjedhe vete pasardhesin e tij. Urdheroni qe te gjithe ato qe duan Zotin te pranojne shenjen e "Bishes", shenje te cilen nuk duhet ta quani keshtu. Ata qe kundershtojne, te çkishezohen. Shenja e Kryqit nuk duhet te behet me; nuk duhen mbajtur me kryqe dhe nuk duhet bekuar me. Berja e Shenjes se Kryqit duhet te konsiderohet si idolatri dhe rebelim.

32. Deklaroni te rreme dogmat e meparshme te Kishes Katolike, perveç dogmes se pagabueshmerise se Papes. Quani Jezusin nje revolucionar te deshtuar. Lajmeroni se krishti i vertete do vije se shpejti. Te gjithe duhet t'i binden Anti-Papes. Thuani njerezve se duhet te perkulen kur te degjojne emrin e Anti-Papes.

33. Urdheroni qe te gjithe shtetasit (te nenshtruarit) e Anti-Papes duhet te luftojne me anen e "kryqzatave te shenjta" per te perhapur fene e vetme boterore. Satani (Djalli) e di ku ndodhet i gjithe ari i humbur. Pa meshire, pushtoni boten ! E gjitha kjo do t'i sjelle njerzimit ate qe ai gjithmone ka deshiruar : "epoken e arte te paqes".


Artikull i revistes italiane "Teologica"
Revista e Evangjelizimit te Ri
No. 14, Mars-Prill 1998.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2010 22:44
excelsior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė excelsior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me excelsior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: excelsior Shto excelsior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto excelsior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.