tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Vdes Papa Gjon Pali II
Vatikani ka njoftuar dje se Papa ka ndërruar jetë rreth orës 21:35, tre ditë pasi kishte humbur ndjenjat. Pas spekulimeve të djeshme, ashtu siç kishte parashikuar, selia e shenjtë njoftoi vetë për çastin kur Papa ndërroi jetë. Të gjitha stacionet televizive të botës kanë ndërprerë transmetimet për të njoftuar vdekjen e Karol Vojtilës.
Bota lutet për shpirtin e Atit të Shenjtë
Protestantë, myslimanë, hebrej dhe madje edhe ateistë vlerësojnë njeriun që punoi aq shumë për paqen
Gjithë bota është lutur dje për shpirtin e Atit të Shenjtë. Protestantë, myslimanë, hebrej dhe madje edhe ateistë kanë vlerësuar njeriun që ka punuar aq shumë për paqen dhe për unitetin mes shumë dallimeve fetare. Ankthi, dhimbja dhe lotët shiheshin në sytë e besimtarëve që luten për Papa Gjon Palin e Dytë. Në sheshin e Shën Pjetrit, pikërisht përballë dy dritareve ku thuhet se dergjet papa, njerëzit vazhdojnë të luten. Mes tyre janë edhe fëmijë, të cilët bëjnë shenjat e lutjes dhe qëndrojnë të heshtur mes turmës së njerëzve. Të gjithë kanë pritur me ankth lajmin e fundit, por turmat nisën të rralloheshin reth orës 4 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë. Dritat në dy dritaret e apartamentit të Karol Vojtilës mbetën gjithë natën të ndezura, ashtu siç mbetën të mbërthyera drejt tyre sytë e besimtarëve katolikë të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit. Vatikani tashmë është shndërruar në epiqendrën e vëmendjes së miliona njerëzve - besimtarë katolikë ose jo nga e gjithë bota. Disa dhjetëra gazetarë kanë mbërritur aty nga çdo anë e botës. Në Romë ndërkaq kanë hyrë në fuqi masa të jashtëzakonshme të sigurisë për të përballuar fluksin e mijëra njerëzve që pritet ende të mbërrijnë për të përcjellë Atin e Shenjtë dhe për të marrë pjesë në ceremonitë mortore. Ekziston frika që mbërritja e mijëra njerëzve në Romë për t'u falur për Papën do të ndikojë në problemet e rendit publik dhe ndoshta mund të kushtëzojë zhvillimin e zgjedhjeve rajonale të cilat janë të parashikuara për javën e ardhshme.
Ndërkohë, në Paris besimtarët kanë ndezur qirinj, janë lutur dhe të gjithë kanë reflektuar mbi mënyrën se si ai e qeverisi Kishën Katolike. Në katedralen Notre Dame në Paris, jo vetëm besimtarët, por edhe turistët ndezën qirinj poshtë një fotoje të Papës në vitin 1997. Ai ishte njeri i madh
dhe ky është vërtet një moment i dhimbshëm, tha Mike Miller, një vizitor amerikan në këtë kishë.
Po kështu në katedralen e Westminster në Londër si dhe në atë të St.Stephen në Austri, janë ndezur qirinj rreth fotografive të Papa Gjon Palit II. Në një meshë për gati 400 besimtarë, peshkopi i Londrës Alan Hopes njoftoi se Papa po bën udhëtimin e fundit të jetës së tij. Në Vjenë një besimtare u shpreh: Nuk do të doja që ai të bëhej më mirë, por të kishte një vdekje me dinjitet. Gati 1500 njerëz morën pjesë në një meshë për Papën në kategralen gotike të shekullit të 13-të në Gjermani. Mesha të veçanta janë kryer në gjithë botën, si në kisha e katedrale, ku drejtuesit e tyre kanë dhënë vlerësimet maksimale për figurën e Vojtilës. Nuk mund të mos vihet re një trishtim i madh mes polakëve, atyre që krenoheshin me figurën e bashkëkombasit të tyre. Pikërisht në qytetin jugor polak në Wadowice, ku Papa kish lindur 84 vite më parë, gati 20 000 veta morën pjesë në një meshë në bazilikën e St.Mary. Reverendi Glowka u tha të pranishmeve: Jemi këtu pranë Papës në agoninë e tij, për të provuar bashkë me të, këtë mister të madh të jetës që është vdekja
Tani që ai është i sëmurë dhe një person i vdekshëm, ai na mëson leksionin më të rëndësishëm, leksonin e vdekjes dhe leksionin e këmbënguljes për të ndjekur këtë fat. Papa nuk pranoi që të shtrohej sërish në spital për tu kuruar, tre ditë më parë kur pësoi një pushim zemre, pas një infeksioni të rëndë urinar.
Por edhe Kina, e cila nuk lejonte që katolikët e saj të njihnin autoritetin e Papës, dje mori një qëndrim të veçantë, duke shprehur shqëtësimin e madh për shëndetin e Papës. Edhe Kuba komuniste, në një ndërprerje televizive njoftoi gjithë shikuesit se Papa ishte në prag të vdekjes. Në Jeruzalem, besimtarët ndezën qirinj në kishën ku të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua. Në 1993, Vatikani nën drejtimin e Papës vendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, pas gati 2000 vitesh armiqësi mes kristianëve dhe hebrejve. E.Kushova
Disa herë buzë vdekjes
Në maj 1981 ai u qëllua në bark në sheshin e Shën Pjetrit nga një turk me emrin Mehmet Ali Agça.
Në korrik 1992 bëri një operacion për heqjen e një tumori beninj nga zorrët
Në prill 1994, ai bëri një operacion në legen, pasi theu këmbën duke u rrëzuar në tualetin e tij.
Në tetor 1996 ka vuajtur nga apendektomia.
Prej shumë vitesh ka vuajtur nga sëmundja e parkinsonit dhe ka qenë i ulur në karrige me rrota.
Që nga muaji shkurt 05, Papa pati probleme me frymëmarrjen dhe dy ditë më parë pësoi një infeksion të rëndë urinar dhe një atak në zemër, që e futën në një gjendje të pashresë.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|