AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Nuk ka 97 Faje harroje.
Ti kthehemi ketij ligjit tani.
Mbreme degjova 1 emision ne Top Channel qe po flisnin per ket ligjin. Mora vesh qe eshte komplet LIGJ ANTIKUSHTETUES dhe synon ti jape me shume kompetenca Policise se Shtetit dhe Prokurorise:
1. Ligji shkel atë parim të rëndësishëm që vjen që nga latinët që e ka të përcaktuar kushtetuta, që e ka konventa europiane, atë të prezumimit të pafajsisë, çka do të thotë që një njeri prezumohet i pafajshëm derisa sa të provohet fajësia e tij. Në rastin konkret me këtë ligj i thuhet tjetrit se unë do të sekuestroj pasurinë dhe ti duhet të provosh pafajësinë tëndë.
2. Me kushtetutë, parashikohet si organ të ndjekjes PENALE prokuroria, nderkohe ky ligj i jep një tjetër rregullim prokurorisë, pra e fut prokurorinë në një proces civil dhe kjo bën që prokuroria të marrë kompetenca jashtë atyre të përcaktuara në kushtetutë.
3. Në këtë ligj flitet për një standard të caktuar jetese për të cilën shumë njerëz mund të ndiqen si nga policia, si nga prokuroria, mund të konfiskohet pasuria për rastin kur ata nuk e justifikojnë këtë pasuri. Ky ligj për nga vetë titulli, ligj antimafia që quhet, i bën këta njerëz që të futen në kanalet e mafias, gjë që është një absurditet, sepse të gjithë njerëzit që nuk mund ti justifikojnë pasuritë e tyre, por që mund ti kenë vënë me arsye nga më të ndryshmet, që nuk kanë lidhje kurrë me trafiqet, të cilësohen dhe të piketohen si të tillë, si mafiozë.
4. Pra çdo qytetar që mund të ketë vënë pasuri mund të jetë subjekt i masave të këtij ligji që do të thotë se pasuria e tij mund të sekuestrohet dhe ai duhet të japë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri dhe, njëkohësisht, ligji i jep kompetenca të gjëra policisë dhe prokurorisë, pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit në aktivitetet kriminale që parashikon ligji. Ky nocion i ri juridik jo vetëm që nuk është i qartë, por edhe nuk përputhet me nocionin e ngjashëm që aplikojnë ato pak shtete të cilat e zbatojnë këtë ligj dhe që lidhet vetëm me persona që, në një mënyrë apo një tjetër, janë të lidhur me aktivitete kriminale objekt të këtij ligji, jo thjesht me dyshime aprori se si një qytetar zotëron më shumë pasuri sesa fiton. (Pra shkelen dhe te drejtat e njeriut)
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|