IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Eshte e vertete qe ne zgjedhjet e 2005-s votat e te majtve ishin me shume se ato te te djathtve.Po te ishin bashkuar votat e te majtve,ata do te kishin vazhduar te ishin ne pushtet gjer me sot.A do te ishte dicka e mire ?Une mendoj se jo.Pse? Sepse lokomotiva e korrupsionit te nisur nga qeverite e majta nuk i dihej asnjehere mbritja.Ajo lokomotive do ta kish cuar Shqiperine dhe shqiptaret ne theqafje.Mendoj se do te ishte nje fatkeqesi,ne mos me e madhe se 1997-a.Ajo menyre qeverisjeje e sjelljeje te saj mund te na barazonte me Zimbabven e R Mugabes.Ne vitin 2000 nje djale zimbabvian me tha kur e pyeta per gjendjen ne vendin e tij,se komplet shteti dhe cdo qelize e tij jane te mbytura nga korrupsioni dhe krimi.Miqte e mij te gjithe jemi deshmitare te asaj babezie funksionaresh shteteror, qe kontrollonin ekonomine shqiptare,nepermjet pushtetit te tyre absulut,bandave kriminale,trafiqeve te femijve dhe grave,trafikut te droges,monopolizimit te ekonomise nga nje grup njerzish,vjedhjes se pronave te shqiptarve etc.Kryesisht keta ishin ministra e te aferm te tyre,deputet e politikane te cdo lloj rangu,sigurisht te gjithe socialist.Populli u lodh shume,prandaj donte t'i hiqte qafe keta bastarde te kthyer ne bejlere pa pasur cifligje.Une mendoj edhe keshtu ,se nqse PS nuk do te ish ndare, te djathtet perseri do te fitonin,sepse do te votohej nga pjesa e pavendosur djathtas,per tu cliruar nga kjo zgjedhe qe po ju merrte frymen.Nje pjese e elektoratit mendoi se ndoshta I Meta mund te bente ndryshimin (dhe shume nga te pavendosurit votuan LSI-n);gje qe nuk ishte aspak e vertete.Dikush e mburr Meten se gjoja beri me shume nga te gjithe qeverite e majta.Une mendoj te kunderten.Ai eshte njesoj si gjithe te tjeret,bile me i tmerrshem,sepse ne krahe ka nje grua pa skrupuj qe mendon te sundoj e te fitoje gjithe Shqiperine.Oreksi i kesaj zonje eshte harpagonian.Po te krahasosh rruget qe jane bere ne keto 4 vjet, rruget e Metes jane njesoj si ato te komunizteve;vetem dy kalimshe.Se fundmi dua te them se largimi i te majtve nga pushteti ishte imediat ,ishte domosdoshmeri,ashtu sic eshte largimi i Berishes tani.Ky ndryshim kish edhe mbeshtetjen e nderkombetarve dhe kete e kemi pare te gjithe me deklaratat e tyre.Ata e dinin qe Berisha ishte ai i 97-s por me trysnine qe do t'i behej shihej si zgjidhje me e mire e mundeshme per momentin.
Largimi i partise grekoomoniane nga koalicioni i djathte mendoj se nuk eshte mendje e llafazanit V Dule,por e dikujt tjeter qe parashikon ndrrim pushtetesh.Diskreditimi qe po i behet Berishes dhe familjes se tij biologjike te perfshire ne korrupsion galopant,gafat e tij me qendrimin ndaj kryetares se delegacionit te ODIHR, e cila kish denoncuar vjedhjen e votave me '96,blerja e gjithe tirazhit te Gazetes Shqiptare nga nje njeri i vetem,per te mos publikuar zbulimin skandalit te radhes te djalit te tij ne lidhje me aferat e Gerdecit,ku zbardhen bisedat telefonike te tij me njerzit qe shkaktuan tragjedine, jane nje diskreditim qe e con ate drejt humbjes.
Por perseri tribute,keta njerez pa mend ne koke i shohim neper mitingjet e tij me gishta lart.Nje shumice e konsiderueshme trutharesh do ta votojne ate perseri,duke i bere keq vetes dhe te gjithe shqiptarve.Sido qe te argumentoni teorikisht,ne shqiptaret jemi njerez te prapambetur e te vonuar ne kohe.Koha do te tregoje se votat do te ndahen ne menyre te atille sa te majtet edhe pse mund te fitojne vota me shume,nuk do t'i kene ato te mjaftueshme per te qeverisur te vetem.Edhe nqse ndodh te fitojne mbi 50%.Meta do te kerkoje te jete Primerminister, nqse do te bashkoje votat me PS.Te gjithe e dijme qe ky ka qene ngerci qe i ka ndare keto dy parti.Une deklaroj edhe kete qe e kam thene edhe me pare E Rama nuk gezon simpati ne Bruksel.Edhe dicka nuk kuptoj.Kandidati per kryeminister nuk po jep dorheqje nga bashkia.Nqse ai eshte i bindur per fitoren sic deklaron,pse nuk jep dorheqjen?Mendoj se ai eshte frikakacak ose pret konsolidimin e marrjen rruge te lejeve te ndertimit te dhena personave te dyshimite qe jane te lidhur me afera koruptive me te.Gjersa ai mban peng miratimin e planit rregullues te Tiranes,tregon se ai fsheh dicka.Ai nuk eshte transparent me qytetaret e Tiranes.keto jane argumenta qe opozita po ja hedh ne tregun mediatik te parafushates.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|