Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.
Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Ne parim kam frike dhe une se italianet gjenden mes deshires per te integruar emigrantet dhe deshires per te ndenjur "superior" ndaj tyre. Kete e shkruajta dje po e fshiva para se ta postoja :p



Kjo eshte e vertete, personalisht mendoj qe tendenza e "superioritetit" mbisundon mbi ate te integrimit. Kjo edhe per arsye historike. Duke qene se italianet kane qene konsideruar gjithmone si zingaret e europes, tani qe ata gjeten ca "zingar" te tjere qe "tu shtypin koken" ndjejne nje lloj "riscato morale" qe i ben te ndjehen mire mga ana shpirterore. Une nuk pretendoj te kem te drejte ne kete arsyetim, por ky eshte mendimi im.

Citim:

Nuk i jap kredi dhe besim Leges, por ne disa raste me ka gjetur dakort (duke filluar nga qellimi i skafeve shqiptare ne det). Lega eshte si Berisha, i duhet dhene kredi per ate qe ti mendon te sakte. Berishen e mbeshtes po te bente ligjin e martesave gay (qe tani e harroi), e mbeshtes po te beje ligje pa konflikte personale interesi. Edhe Berlusconi e mbeshtes per luften ndaj mafias kohet e fundit, megjithese mbetet nje aventurier alla italiançe.




Une mendoj se nuk u duhet dhene asnjehere kredi ketyre personave/partive. Arrin puntualisht nje moment ku pendohesh per kredine qe u ke dhene (sa e sa here Berisha ne momente te veshtira per vehten ka bere "qengjin" por sa ka ngritur koken ka nxjerre prape dhembet e ujkut?)

Citim:


Lega ka lindur nga shtresa pergjithesisht injorante. Shume mbeshtetes te saj jane injorante, por popullariteti ka ardhur ne rritje. Jo se eshte rritur injoranca, por sepse shume nga gjerat "heretike" qe thoshte dikur tashme nuk shikohen me frike nga popullata (federalizmi psh). Keshtu qe Lega, si Berisha, duhet pare nga rasti ne rast.


 

Nuk eshte rritur injoranca, jam dakort. Ka ndryshuar kushtet ekonomiko sociale. Mos harrojme qe ne nje krize te tille si kjo aktualja lulezojne gjithmone demagogo/populisto/ksenofobisto/racistet. Eshte shume e lehte "te mbjellesh" vrer dhe ai te mbije gjithandej. Shto ketu edhe sistemin informativ italian ashtu si eshte katandisur dhe loja u be.
Citim:

Mos harro qe Lega eshte parti dhe Berisha njeri. Do kohe te bindem qe nje njeri mund te rregulloje drejtesine shqiptare (te pakten 20 vjet funksionim te ndershem).




Parti/njeri, njeri/parti nuk mendoj se ka ndryshim. Rendesi ka ajo qe arrijne te bejne.
Citim:


 Aq me teper qe Berisha e manipuloi njehere sistemin me gjykatesit 6-mujoresh.

Po ku i dehet mbase ka nderruar mendje, hajt ti japim edhe nje shans?

Citim:
Ndryshimi tjeter eshte se Lega eshte parti ne aleance, nuk ben dot sipas kokes se nje personi. Lega ekziston si parti çfaredo ne nje ekosistem demokratik, ku drejtesia funksionon jashte politikes (manipulite psh). Ndersa Berisha eshte vetem nje njeri-parti ne far-westin shqiptar, ku çdo media, istitucion e gazete eshte manipuluar nga dikush 70 vjetet e fundit. Nuk mund te besh gjate paralelizmin mes nje kaloresi te çmendur shqiptar dhe nje partie qe vepron brenda nje sistemi te konsoliduar.




Kjo eshte e drejte (po edhe ti or burre, une nuk i futa shenjen e barazimit Lega-Berishe). 

Mos harro se Lega po fuqizohet c'do dite e me shume. Dhe sidomos ajo eshte "ago della bilancia". Shume veta thone qe Bosi eshte budalla. Per mendimin tim Bosi eshte politikani me i zgjuar qe ka Italia (pavaresisht se per keq karshi nesh). Mos harrojme qe nje parti qe ne 1990 kish vetem 2 parlamentare sot, pas 20 vjetesh ka arritur te realizojne pjesen me te madhe te programit te saj politik (ne Berluskoni 1, Alleanza Nazionale kish rreth 10 %, shume me shume se Lega dhe prape nuk arriti te realizonte asnje projekt te saj si e djathte nazional/sociale, ndersa Lega ne ate legjislature, edhe pse me e dobet se AN arriti shume me teper politikisht, sidomos me federalizmin) 
Citim:

P.s. Ndonjehere legistet kane kryer veprime qe duhen denuar publikisht (pastrimi i sediljes me ilaç ku ulen zezaket), por shqyr keto gjera s'jane perseritur.


hahahahahahahaha, pa na thuaj NJEhere kur kane kryer veprime te nderuara karshi emigranteve?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2010 19:48
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm



hahahahahahahaha, pa na thuaj NJEhere kur kane kryer veprime te nderuara karshi emigranteve?

Borghezio me spray ne nje tren.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2010 21:37
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
hahahahahahahaha, pa na thuaj NJEhere kur kane kryer veprime te nderuara karshi emigranteve?


Mund te kete patur veprime pozitive ndaj emigranteve., por nuk thashe gjekundi qe e kane bere. Thashe vetem se duhen marre parasysh me objektivitet ligjet qe propozohen, se mund te jene interesante.

Nese e konsideron veten me te zgjuar se Berisha duhet ti japesh kredi per te arritur qellime te caktuara. Psh. kur propozi martesat gay, duhej mebshtetur (mendim personal). Po ta bente arrihej qellimi. Ndryshe humbet elektorat, prape ti fiton

Bosi politikani me i zgjuar? Bosi eshte politikan i ndershem ndoshta, qe di te arrije qellimet e tij pertej deshires per kolltuk. Por i zgjuar s'me duket.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2010 23:06
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Milano - Vritet egjiptiani, shperthen revolta

Vetem pak kohe pas revoltave dhe sherreve ne Rosarno (Kalabri), shperthen rasti i Milanos. Mbreme dy grupe emigrantesh (afrikanet dhe amerikanojugoret) bene sherrin e rradhes. I vrare mbeti nje djale egjiptian 20 vjeç. Sapo u morr vesh lajmi egjiptianet u mblodhen ne rruge duke thyer xhamat e makinave e dyqaneve. Disa makina u permbysen.

Revoltat e djeshme kane vazhduar sot dhe policia ka bllokuar rrugen (Via Padova) disa here. Pritet ndonje hakmarrje ndaj amerikanojugoreve nga ana e egjiptianeve.

Nderkohe italianet po humbasin durimin. Via Padova eshte kthyer ne zone bandash dhe policia nuk ia del dot me. Nga arrestimet e mbremshme (nuk merret vesh mire sa ishin) thuhet se 10 te huaj ishin klandestine. Kjo i dha fuqi zerit te legisteve qe kerkojne grushtin e hekurt. Nderkaq rasti eshte kthyer ne politik. Ne fillim u ankuzua e majta se ka mentalitet tolerant. Por e majta ngriti zerin se Milano eshte krejt ne hyqmin e te djathtes dhe sherret e emgiranteve tregojne falimentimin e politikave te integrimit te se djathtes.


Pavaresisht nga debatet, eshte evidente se Italia po lan hesapet me difektet qe ka kryer ne politikat emigrative (qofte tolerante, qofte raciste). Dhe Milano eshte nga qytetet e para qe ndjen problemin. Disa muaj me pare komuniteti kinez u ngrit ne revolte duke bllokuar rruget.

Por le te kthehemi tek ajo çfare ndodhi mbreme:


Dhe ketu: http://www.youtube.com/watch?v=TlY2a1N2DFA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2010 19:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pas sherreve ne Milano...

Dy nga personazhet kryesore te Lega Nord kane kundershtuar thirrjet e shokeve te tyre per kontrolle paraushtarake. Umberto Bosi (kryetari) tha se nuk ka sens te behen kontrolle shtepi me shtepi. Po ashtu, ministri i brendshem. Roberto Maroni, ironizoi ata qe kerkuan kontrollet. Ai tha se ka nevoje per nje model te ri integrimi social, nuk zgjidhen punet me kamiona policesh.

Keto jane dy personazhet me te njohur te Leges.

http://www.ansa.it/web/notizie/rubr...1703471537.html

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2010 12:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

quindi?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2010 21:39
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Skema si emigrantët marrin 2 pensione, ja si plotësohet vjetërsia

Të gjithë ata persona që kanë vite të munguara pune mund t'i plotësojnë ato në mënyrë vullnetare për të përfituar pagesën e plotë të pensionit, ose për të mos humbur vitet e punës kur ata nuk arrijnë kufirin e duhur të përfitimit.

Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku, ka shpjeguar dje për "Shekulli"-n se është drejt përfundimit një manual sa më praktik për të gjithë qytetarët që kanë nevojë të njihen me procedurat e pagesës së sigurimit vullnetar. "Janë shumë persona që kanë vite pune në Shqipëri, por që punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit, të cilët mund të përfitojnë pensione duke derdhur pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore në mënyrë vullnetare. Me anë të kësaj pagese të gjithë personat që jetojnë jashtë dhe kanë periudha të paplotësuara të vjetërsisë në punë mund t'i plotësojnë ato dhe të marrin pension në Shqipëri",- shprehet Balluku, duke theksuar se, kjo kategori punonjësish, që janë emigrantë dhe që plotësojnë edhe vitet e punës në Shqipëri, ndryshe nga të tjerët, mund të përfitojë dy pensione pleqërie në kohën që do të kenë plotësuar moshën dhe vitet e nevojshme të punës, pasi mund të marrin pension si në Shqipëri ashtu edhe në vendin ku jetojnë.

"Dua të theksoj se kategoria më i interesuar është ajo pjesë e emigrantëve, në prag të pensionit, që ka pasur vite pune në Shqipëri, por që nuk i ka plotësuar vitet e duhura për të hyrë në skemë, apo vitet e plota, për të përfituar pension të plotë", -shprehet Balluku, i cili ka shpjeguar se përmes kontakteve me disa Patronate në Itali është bërë e mundur që shumë emigrantë të njoftohen edhe në mënyrë online për procedurat e sigurimit. Ndërkaq, sipas Ballukut, emigrantët edhe pse ndodhen jashtë shtetit mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e ISSH-së. Kjo marrëveshje do të lidhet në nënqarkun ku ka banuar i interesuari dhe ku mund të ketë të arkivuar dhe vjetërsi në punë nëpërmjet sigurimit të detyrueshëm.

Sa është pagesa
Aktualisht, pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 16 820. Pra është 21.6% e kësaj page. "Nëse dikush dëshiron të plotësojë vitet e shkuara, ai do t'i paguajë me këtë masë kontributesh. Ndërkohë që nëse do të paguajë për vitet e ardhshme, ai ka një zbritje deri në 6 %, nëse paguan për të gjithë vitin", -ka shpjeguar Balluku. Kjo pagesë, sipas ballukut, shërben për të gjitha llojet e pensioneve: pensionin pleqërie, invaliditeti dhe familjar. "Ndërkaq, pagesa vullnetare lejon edhe pagesën për pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te paguara", -ka shpjeguar drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH.

Si paguhet sigurimi vullnetar
Sipas Ballukut, personi i interesuar për sigurim vullnetar duhet të paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe duhet të marrë kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar për këtë pagesë duhet të ketë me vete fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon si dhe fotokopje të letërnjoftimit elektronik. "Pasi bihet dakord për pagesën, sipas procedurës së përshkruar, dhe bëhet pagesa nga qytetari, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka",- shprehet Balluku.

Shembull
Shtetasi A.D. ka gjithsej 15 vjet periudhë kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t'i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi A.D do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre vjeçare. Më konkretisht, pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë x 12 muaj x 3 vjet = 130 788 lekë(për tre vjet).

Tabela
Procedurat e pagesës dhe çfarë përfitohet nga sigurimi vullnetar

Kush përfiton nga skema e sigurimit vullnetar?
Të gjithë shtetasit shqiptarë që:

1. Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;
2. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm;
3. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;
4. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?
1. Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i:
- Pensionit bazë të pleqërisë;
- Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;
- Pensionit të reduktuar të pleqërisë;
- Pensionit të invaliditetit;
- Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
2. Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, është përfitues, sipas llogaritjeve, i:
- Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë;
- Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.
3. Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, bën pjesë edhe pensioni familjar.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?
Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:

I. Sigurim vullnetar për vitin korent.
II. Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
III. Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
IV. Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

I. Sigurimi vullnetar për vitin korent.
Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
- Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension;
- Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm;
- Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi;
- Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për vitin korent?
1. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.
2. Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 16 820 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:
- 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);
- 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);
- 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).
3. Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 3 633 lekë, deri në pesëfishin e saj.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korent.
- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;
- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te paguara.
II. Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?
1. Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.
2. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare.
3. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t'i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.
4. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?
1. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve).
2. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 3 633 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 16 820 x 21.6%. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara.
-Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;
-Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

III. Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura?
1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent.

Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
a) Personat e vetëpunësuar - sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;
b) Të punësuarit - sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;
c) Punëdhënësit - sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, d.m.th sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura.
- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;
- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

IV. Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
1. Të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit.
2. Ky sigurim bëhet nga të vetëpunësuarit vetëm për vitin korent.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
- Paaftësi të përkohshme në punë. Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme në punë fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës;

Si paguhet sigurimi vullnetar.
1. Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.
2. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme:
a) Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;
b) Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;
c) Fotokopje të letërnjoftimit elektronik.
3. Nëse personi i interesuar bie dakord për t'u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip "Urdhër veprimi", i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.
4. Duke disponuar këtë "Urdhër veprim" personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me "Mandat arkëtimi".
5. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar).
6. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2010 19:10
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Greqia në krizë ekonomike, shqiptarët sërish në mërgim

Duke kërkuar për një fat më të mirë, ata ose detyrohen të kthehen në atdheun e tyre, ose provojnë një hap të ri në të panjohurën, duke udhëtuar në vende të tjera perëndimore.
Kriza ekonomike në Greqi ka prekur edhe emigrantët, të cilët po shohin se ditët e punës po pakësohen dita-ditës. Rënia e lirë e ndërtimit dhe mbylljet e njëpasnjëshme të fabrikave dhe bizneseve të çdo lloji, si edhe pakësimi i kërkesës për duar punëtore në bujqësi, detyrojnë shumë të huaj - ndërmjet tyre edhe familje- të marrin për herë të dytë rrugën e emigracionit.
Akoma edhe gratë që kujdeseshin për të moshuar dhe fëmijë, tashmë kanë mbetur pa punë, pasi shumë familje greke nuk ia dalin për të paguar koston që t'i mbajnë. Shumica e emigrantëve që braktisin Greqinë, bëjnë pjesë në valët e para emigruese. Janë njerëz që jetonin prej shumë vitesh në Greqi dhe të integruar në shoqërinë greke, disa me fëmijë në shkollat greke, të tjerë me bizneset e tyre. Ata kanë ndërtuar një nyje të vogël që u jep mundësinë të kthehen në atdhe, ose të jetojnë në një vend tjetër evropian, ku kanë të afërm apo shokë.


Parashikim i OSBE-së: Ulje e hyrjes së të huajve në Greqi
Rritje të madhe të papunësisë dhe pakësim të punës së qëndrueshme për emigrantët parashikon raporti i veçantë i sivjetshëm i OSBE-së "Migration Outlook 2010", pasi kriza ekonomike po prek veçanërisht emigrantët.
Organizimi ndërkombëtar parashikon për Greqinë pakësimin e hyrjes së emigrantëve në vend, pakësimin e numrit të emigrantëve, por edhe ngushtim të zhvillimit. Madje mund të kalohet edhe në pakësimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit, pasi sipas të dhënave të OSBE, emigrantët ishin ata që shtuan rreth 90% popullsinë ndërmjet viteve 2002-2006.
Parashikimet e organizmit ndërkombëtar tashmë i shohin në praktikë emigrantët në qendër të Athinës. "Përveç dyqaneve të grekëve, po mbyllen edhe dyqanet e emigrantëve. Nuk ka punë, ka problem me krizën. Edhe unë dua të iki, po ku të shkoj? Nëse do të kisha ndonjë të afërm apo shok në ndonjë vend evropian, do të ikja", - thotë një pronar dyqani në Aharnon.

Më pak ditë pune për të huajt, grekët u kthyen në fushë
Po pakësohen gjithnjë e më shumë ditët e punës për emigrantët nëpër punët bujqësore, pasi kriza ekonomike u shtrëngon rripat dhe i detyron bujqit që tashmë të punojnë sa të munden vetë ose me familjen e tyre nëpër fusha.

"Mendësia ka ndryshuar. Tashmë nuk marrim më punëtorë që të çlodhemi, por çfarë të mundemi e bëjmë ne me familjet tona", - thotë presidenti i Shoqatës Agrare të Timbaqisit, duke theksuar se ditët e punës së emigrantëve janë kufizuar në punët që nuk arrijnë t'i bëjnë vetë bujqit. Kështu, shumë emigrantë kanë ikur nga Tibaqi. "Kanë mbetur bullgarë dhe disa pak shqiptarë, sepse është ulur edhe kostoja e ditës së punës", - plotëson ai.

Të njëjtën gjë thekson edhe, nënprefekti i Kardhicës dhe anëtar i Bashkimit të Bujqve të Rinj. "Emigrantët janë pakësuar shumë në fushën e Thesalisë. Dikur kultivimet ishin më intensive dhe nuk e mendoje shumë që të merrje disa punëtorë. Tani janë pakësuar të ardhurat dhe detyrohesh të punosh më shumë vetë. Unë çdo verë punësoja 2-3 persona, ndërsa sivjet nuk kam marrë asnjë", - thotë ai.

Por edhe në Greqinë e Veriut gjërat janë gati të njëjta. "Shqiptarët e zonës ikin në atdheun e tyre. Unë për 8-9 muaj punësoja katër punëtorë dhe tani kam vetëm një person", - thotë nje bujk nga Kilkis. Pakësimin drastik të ditëve të punës e shton edhe ndërrimi i kulturave. Dikur në fushat e duhanit punonin qindra emigrantë. Tani ullishtat dhe mbledhja e ullinjve nuk kërkojnë shumë duar punëtore. "Dy vitet e fundit në Kilkis u mbyllën 110 njësi blegtorale dhe mbi 200 familje emigrantësh shqiptarë dhe bullgarë dolën në rrugë", - plotëson bujku.

-11.10.2010: nga Shekulli-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2010 09:22
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.