Anemone
Amygdala
Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644
|
............................
Ditën e katërt ajo erdhi prapë. Looong time no see
trupi i saj që e tregonte përkushtimin në formë të mysët, u bë prap varr i epshit të tij, derdhur ashtu shpejt, se mos na vjen njeri, por gjithsesi në mënyrë më të plotë se herën e parë, më të informuar, më për së mbari
Edhe pendimi që pasoi ishte më i vogël, edhe dashuria si larje borxhi e fshehtë me gruan që pasoi atë natë, më pak pasionante
Në përpjestim të drejtë me pendimin
me rregullin e treshit
. dmth ajo, ai, ajo
trekëndëshi i famshëm
.. skajet femërore që bashkohen
lidhen nyje? fjongçe? prangçe?.... në të përbashktën e tyre që është
. varri i pasionit, në të dyja kuptimet, edhe i vdekjes, edhe i prehjes së fundit
fillimit të ri
ringjalljes
.
Më vonë pendimi u tret. Ashtu si dhe bërja dashuri si larje borxhi me gruan. Me Glorian diskutonin shumë rezultatet e provave të tij laboratorike që dukeshin tepër premtuese, kiminë në përgjithësi, bënin shaka sa mirë funksionon kimia midis nesh. Gloria merrte vesh nga kimia, ndërsa e shoqja e kish urryer kiminë qysh në shkollë të mesme. Ai projekt ishte ambicia e tij e fundit, një lloj prove e vetvetes, pasion i zgjuar nga mundësia që emri i tij do përmendej nëpër konferenca, mbledhje korporatash
(etja për famë është pasion po aq i fortë sa etja për pushtet), dhe e shoqja nuk ishte palë në atë gjysëm delir të bukur të tij, ajo e vriste çdo moment të bukur me muhabete shtëpiake, a u pagua kësti mujor i shtëpisë, rifinancimi i borxhit për të, ajri i kondicionuar që kërkon riparim
tamam në kohën kur ai do të donte të ndante me të një fenomen të ri që po vërente së fundi në pikën izoelektrike të koloideve
. Kurse Gloria e dëgjonte për indekset e alkalinitetit të tretësirave kimike me po atë përkushtim të dukshëm si kur ai i fliste për sytë e saj vërtet të bukur pas shkëputjes nga dashuria në shtrat
i cili gjithashtu ishte bërë ritual, në një hotel të këndshëm ndanë rrugës, nja 30 milje nga qyteza e tyre. Jeta është zakon i ushtruar në mjedis të preferuar. Nuk e kujtonte kush e kish thënë këtë, por veç shumë pikës i kish rënë! Me Glorian, sipas përkufizimit, jetonte sepse i kishte të dyja, edhe zakonin, edhe mjedisin e preferuar. Me të shoqen përkundër, kishte rituale fosile, inerciale, në rrethinë të paparapëlqyer
. Pra, a jetonte vërtetë me të?
Ngashnjimi ishte i plotë. Aq sa shkonte deri në keqardhje për veten, se ai meritonte më shumë në jetë, por çe do, çe do, kur sështë e shkruar
Se ja, ai ishte i pëlqyeshëm, ai kishte një aferë si ato të tabloideve, natyrisht pa paparacë, tituj lajmesh, por sidoqoftë, sidoqoftë
nuk kishte pse të ishte aq modest, ai kishte një dimension tjetër, që e bënte më interesant, më shumëfaqësh, me pak ferment hollivudi. Kishte diçka nga krimi i kavalierit në gjithë këtë, gati gati të thoje se kjo ishte një sëmundje nga e cila vuajnë gjithë njerëzit e suksesshëm
ja, a nuk e kishin kapur edhe presidentin e parafundit në një aferë, atë që ishte aq i talentuar, aq tërheqës, aq sanguin
Dhe siç bën çdo kavalier mirëfilli, duhej shijuar dhe heshtur. Tek e fundit ky ishte rregulli dhe urdhëri i kohës; çdo aferë, sidomos njerëzish të mëdhenj, mundësisht presidentësh a senatorësh, dhe, jepe Zot! e ndonjë murgu a ministri fetar, ishte një avokate e asaj të tijës. Eh, standarte dyfishe kudo, rregullat e ashpra janë bërë për fakir fukaranë, kurse ai standarti tjetër, ai i vërteti, ishte për të zgjedhurit
Si klasi i parë dhe i dytë në një avion. Janë të ndara gjërat. Një literaturë e tërë fliste për këtë
. Ai po shijonte klasin e parë, what would you like, Sir, tea or coffee
.
Natyrisht nuk i përmendi të shoqes asgjë nga këto. U përpoq të paraqiste gjithçka si një trill rinor, panik të parakohshëm, të kotë, i nxitur prej krizës së moshës së mesme, që ishte aq larg, por që sidoqoftë, si igrasia zvarritej nëpër pore e ngjitej lart pa u ndjerë. E ndjeu që ajo spo e besonte. E mallkonte atë intuitën e saj pothuaj të pagabueshme për të tilla gjëra. Dhe po priste pyetje të rënda, kardinale, të tipit ke shkelur porosinë e shtatë të biblës, si do shpëtosh shpirtin etj etj, kur e shoqja erdhi me pyetjen më të papritur:
- Çdo me thënë xxxx?
Ai nuk ishte përgatitur për këtë. Edhe ajo xxxx ishte një e fshehta e tyre e vogël, të atyre që bëjnë mastiçin e vërtetë të një afere. Gloria ia ndalonte të përdorte fjalën love në komunikimin e tyre. Kjo nuk është love, i kish thënë. OK? Sdua komplikime, përmes të cilave mund të të humbas tak-fak. Ti më pëlqen, çmund të ketë më shumë rëndësi se kjo? Pra asnjë zinxhir, të lutem. Asnjë detyrim. Asnjë love inflation. Se ajo nuk është monedhë. Vlen më tepër. Inflacioni i saj është më keq se çdo rrënim ekonomik apo katastrofë financiare. Dhe që nga ai moment, përdornin katër x në vend të love. Nuk mund tja thoshte së shoqes këtë. I tha thjesht nuk e di. Dhe ajo prapë se besoi.
- Në kohën që ti thua se filloi ky flirt i padëmshëm, siç po e quan, ne kemi patur
seks shumë fuqishëm, - tha ajo. Ti ndryshove stil, pasion, kohëzgjatje
si shpjegohet? Si shpjegohet? Mos mendoje atë kur e bëje me mua?
Hë?... Po ti ishe aq prezent, aq aty, sa nuk mund ta besoj
.
Ai bekoi çastin kur ajo filloi të bënte pyetje të gjata. Pyetjet e gjata sjanë kurrë aq të këqia sa ato të shkurtrat, me atë nervozitetin fshikull. Dhe për herë të parë atë ditë tha një të vërtetë mbi atë aferë.
- Nuk ka të bëjë me seksin. Ti je e mrekullueshme në shtrat. Nuk ishte për seks.
- Komplimentet e shtratit stë ndihmojnë, - tha hidhtaz gruaja. - Nëqoftëse jo për seks, atëhere pse?
Ai u ngrys. Pyetja ishte prapë fshikulluese. Dhe ajo pse-ja si sqepar mbi dru
. Kur ka aq potencial për tu shqiptuar edhe ndryshe, me psherëtimë të avullt ankimi, me një si hhh në fund, psehhhh
.
Nuk dinte çti thoshte. Kërkoi ndihmë te statistika, gënjeshtarja shkencore, tek ajo që çpersonalizon, se flet në emër të grupit: Tradhëtarë bashkëshortorë kudo që jeni, bashkohuni, në një grup të padëmshëm statistikor. Ku turpi pjesëtohet dhe mëkati është veç një devijim standart
- Një në tre burra tradhëton, - tha ai. Pra 33%. Një në katër gra po ashtu. Pra 25%. Kështu thonë anketat, pyetësorët. Nëqoftëse tradhëtia ndodh njëkohësisht te partnerët, në çdo tre çifte kemi një tradhëti. Por unë nuk e besoj shumë këtë. Edhe po ta besoja, do isha futur tek ai 8% me fajtor vetëm burrin që mbetet, - nxitoi të plotësonte.
Ajo po e dëgjonte me një fytyrë që thoshte sa i çmendur je që këput profka të tilla. Por gruaja vazhdonte të mos fliste, ndonëse ai bëri një pauzë nga ato që e ftojnë tjetrin të reagojë.
- Skaji tjetër është që tradhëton vetëm njëri partner. Solo.
Tradhëtia në këtë kuptim nuk është si tango, donte të thoshte. Por natyrisht vazhdoi me numura të përgjithshëm, nën koracën e të cilëve ndihej sidoqoftë më mirë, nëse mund të flitej për mirë në gjithë atë derexhe.
- Në këtë rast, në 58% të çifteve kemi tradhëti. Më shumë se gjysma! Çka përbën një normë.
......................................................
__________________
Liquid Dreams.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|