LoTi_DaShUrIsĖ
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Nė Planetin e vetmisė... Nė Kontinetin e harresės... Nė Shtetin e vuajtjes... Nė Qytetin e dėshprimit... Nė shtėpinė e dashurisė... Nė Rrugėt e lotit...
Mesazhe: 104
|
DERI KUR ME LOTĖ...?
NJË NJË ÇAST MALLI ...
Sa shumë mallë, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë i dashuri im... Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë... Vallë ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRËSH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË? Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty....!!!
__________________
Dashuria ime ushqen dashurinė tėnde, edhe pa tė thėnė "Tė Dua". Kjo dashuri e gjatė, e gjallė do tė jetė nė krahėt e tu, edhe pa mė dashur mua.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|