Ana
Whatnot
Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405
|
I kemi parë pamjet në televizione dhe duket që është Paulini. Na vjen keq që ka ndodhur, djali është me prindërit prej gati 10 vitesh në Greqi, janë në rregull me dokumentat dhe bëjnë punë të ndershme. Kështu është shprehur halla e tij, e cila qëndron në Fier. Anastasia ka shprehur keqardhjen e saj për atë çka ndodhur, ndërsa ka rrëfyer për Gazetën detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Kur ka ndodhur incidenti me nipin tuaj?
Vitin e kaluar, kur erdhi e ëma, e cila është bashkëshortja e vëllait tim, Todit, mësova se ishte e shqetësuar për të birin. Më tha se e kishin marrë një natë në polici. Ai vetë është djalë që nuk përzihet, pos sipas kunatës (Aristesë) një person tjetër duket se e kishte ngatërruar diku.
Sa ka qendruar Paulini në polici?
Një natë, mesa di unë. Kunata më tha se kishin paguar ca lekë dhe e kishin nxjerrë. Gjithsesi ajo ndihej mjaft në ankth për fatin e Paulinit, pasi policia mund të vinte ta merrte përsëri dhe askush nuk e vriste mendjen për ta.
A e keni pyetur nëse ka patur probleme të tjera?
Me vëllanë rrallë flas, ngaqë ata nuk kanë një numër fiks. Është motra ime që është gjithashtu në Greqi, dhe kur shkon ajo flasim. Por nuk kam dëgjuar të kenë patur probleme të tjera.
Po nipi juaj, Paulini, mese merret në Greqi?
Ka shkuar si mjaft emigrantë të tjerë dhe punon për të ndihmuar sadopak familjen e tij. Ka punuar si teknik për të rregulluar lavatriçe e pajisje të tjera elektroshtëpiake. Kurse tani së fundmi punonte me larjet e tapicerive.
Rrëfimi i djalit grek
Ajo që keni parë në video, është vetëm një aspekt i dhunës policore që u ushtrua ndaj nesh. Kjo është deklarata e bërë nga i riu grek që duket në videon skandal që përfshiu Greqinë, ku një polic rrihte në mënyrë barbare, dy të rinj, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri grek. Në intervistën telefonike, i riu grek i cili duket në video i veshur me bluzën portokalli ka treguar se dhuna e xhiruar në videon prej 5 minutash është vetëm një aspekt i dhunës policore.
Dhuna e ushtruar ndaj nesh kishte filluar prej momentit të arrestimit, në makinën e policisë, në dhomat e paraburgimit, dhe deri në momentin e largimit nga rajoni tregon djaloshi grek. Ai fliste prej burgut të Korridhallosë, dhe tha se njëri prej protagonistëve të torturave kërcënonte të dy të arrestuarit të harronin çfarë kishte ndodhur në dhomën e hetimit.
Ndërkohë që i riu shqiptar protagonisti tjetër i kësaj videoje çnjerëzore është Paulin Papuçiu, i datëlindjes 4 gusht i vitit 1984 i cili gjendet me familjen që prej 10 vjetësh në Greqi. Për rajonin në fjalë ka dhe shumë dëshmi të tjera të ushtrimit të dhunës ndaj të shoqëruarve apo të arrestuarve, grekë apo të huaj. Kanë qënë të shumtë shqiptarët emigrantë apo emigrantë të tjerë të huaj që kanë dëshmuar dje në televizionet greke për dhunën e ushtruar ndaj tyre në rajonin në fjalë. Por edhe në rajone të tjera policore të vendit duke përmendur si rast të fundit keqtrajtimin e një emigranti shqiptar në Halkidhiki të cilin policët grekë e gjuajtën me grushte sepse kishte patentë shqiptare.
Reagimet
I vërtetë është fakti se të gjithë ata që dalin dhe flasin në ekranet televizive, apo faqet e shtypit të shkruar grek, dënojnë pa masë dhe shprehen me fjalët më të rënda për këtë video të turpit. Për herë të dytë brenda disa orësh vetë kryetari i opozitës greke Jorgos Papandreu cilësoi si përgjegjëse për gjendjen në policinë greke qeverinë e z.Karamanlis e cila më këtë skandal tregon se ka arritur të shkatërrojë figurën e policisë dhe ti vihet një njollë turpi jashtë kufijve të vendit.
Pavarësisht se funksionarët qeveritarë mundohen të mbrojnë faktin se fenomene të tilla në trupën e policisë greke janë të rralla, vetë kryetarja e PKK, Aleka Papariga reagoi ashpër dje përsëri duke deklaruar se të rralla janë fenomenet e dhunës nga policia greke që bëhen të njohura. Është e gjithë opozita greke e cila qysh prej ditës së djeshme kërkon dorëheqjen e ministrit të Rendit. Edhe sindikata e policëve grekë dënoi dje ngjarjen dhe kërkojnë ashtu si opozita dorëheqjen e ministrit të cilin akuzojnë se nuk ka bërë asgjë të dobishme për të rregulluar figurën e policisë greke. Ata besojnë se kjo ngjarje është një shuplakë e madhe për të.
Kërkesa
Vetëm disa orë pas publikimit të videos shokuese dhe reagimet sa vijnë e bëhen më të forta, më të bujshme në Greqi sidomos nga partitë opozitare të cilat duan të përfitojnë nga situata përderisa për disa muaj votuesit grekë do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare. Abu Graib në mes të Athinës është karakterizimi më i shpeshtë që dëgjoje nga të gjithë mediat greke për videon në të cilën tre policë, njëri prej të cilëve xhiron skenën, shijojnë torturën psiqike dhe fisike që ushtron kolegu i tyre ndja dy të rinjve, një shqiptari dhe një greku (gjeorgjian që kishte marrë nënshtetisën) që ishin kapur duke i vjedhur cantën një gruaje 40 vjec.
Masat
Sipas mediave greke janë pezulluar nga puna polici grek që mban shkopin në video dhe shefi i rajonit i cili ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk e kishte bërë të njohur. Ndërsa një lajm i pakonfirmuar thotë se janë zbuluar edhe tre policët e tjerë që ishin të pranishëm në dhomën e hetimit. Sipas kanaleve greke do të pyeten për ngjarjen mbi 200 policët e rajonit të Omonias ku është zhvilluar ngjarja, midis tyre edhe 30 policët e departamentit të sigurimit të këtij rajoni (asfalia),pjestarë të të cilit ishin dy prej katër policëve të pranishëm.
Mbi 80 shuplaka i japin njëri tjetrit dy të burgosurit të detyruar nga frika e dhunës policore, nga shkopi që mbante në dorë polici grek që me britmat e tij, i jepte ritmin gjithë skenës së torturës.Për më tepër,skena plotësohet nga të qeshurat e tre të pranishmëve që shijonin skenën, por edhe të të gjithë atyre që qarkullonin videon e famshme në telefonat e tyre celularë, shumica e tyre, policë.
__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|