Annika
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 14/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42
|
Tė jetė kaq fashist?
Po, në të vërtetë është fashist se kur e sheh që argumentat rrëzojnë alibinë e tij, ai akuzon, këtë radhë ishin mediat, mercenarët e mafias. Po vetë Sala cilës MAFIE i përket? Në 97-tën u mundua të fshihej dhe media nuk kishte këtë përhapje që ka sot, ishte vetëm një televizion, tani ka disa që ndonëse i lëpihen atij ca nga ato, prapë e vërteta nuk mbulohet me shoshë. Por të kthehemi tek demagogjia e tij, ju kujtohet 9 janari? Jozefina, që më kujton Alexandra Musolinin (Coba i saj firmosi pushtimin fashist) na erdhi me qiri në parlament dhe demostronte para Nanos cinizmin e saj (që fundja nuk ishte miratuar ndonjë ligj në parlament për ngjarjen që ndodhi). Vetë Sala thërriste me lloj lloj epitetesh kundër qeverisë së asaj kohe, (nuk priste hetime, se sipas tij ishte Sollaku, ish këshilltari i tij kryeprokuror) vetëm ai fliste nuk priste radhë, nuk kërkonte leje vetëm ulurinte si ujqit drejt gjahut, tani uluret si kryeminister se ai do hetojë ngjarjen, prokurorja e tij do hetojë ngjarjen, po kush i zë besë asaj pas gjithë këtij presioni nga vetë Berisha?
Më demagog, më hipokrit, më kriminel se Sala nuk besoj që Shqipëria ka patur e do ketë ndonjë herë, edhe Hitleri do e kishte zili, pa le Ducja do bëhej xheloz për aftësitë e berishës si mashtrues, gënjeshtar dhe vrasës pas shpine, që të vret natën e të qan ditën ashtu si dhe të vret ditën e pregatit funeralin, pastaj ngre flamurin e patriotizmit që e ka përdhosur që ditën që hyri në politikë, ndoshta më përpara nën rrogoz.
E zhyti popullin në analfabetizëm e flet për moshë interneti, (e kuptoni hipokrizinë?) Do hyjmë në nato ne për se, që të vriten njerëz në fabrikat primitivetë ngritura me bekimin e tij (e kuptoni hipokrizinë?).
Do të ishte më njerëzore që vajza e Berishës të strehonte në ato 5 shtëpitë e blera të saj këta njerëz që u dëmtuan nga politika e mbrapshtë e babait të saj, ata ministrat e tij që kanë nga një shtëpi jashtë shtetit ta lirojnë atë që kanë në shqipëri për të dëmtuarit, Luli p.sh.
Dhe së fundi fashizmi e cinizmi i tij u duk edhe në përjashtimin e Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, dhe e dini pse? sepse ai nuk do që fjala shqiptar të dëgjohet në botë, do të realizojë ëndrrën e vjetër të Titos (ish liderit shpirtëror) që donte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, duke mos hyrë ne, do hiqet Europa si e dashur me Kosovën, pasi t'i ketë dhënë Mitrovicën Serbisë, do thotë të futet kosova por jo me flamurin shqiptar por atë të vetin, pra flamuri i kuq me shkabën e zezë do fshihet dalëngadalë e bashkë me të edhe emri shqiptar. E patë se në Kryeministri skema shqiptare nuk ekziston? po në kuvënd e kini parë?
Vetë Berisha që akuzon të tjerë për klan Zemuni, është anëtar përderisa e njeh mirë këtë klan e ka furnizuar edhe me naftë në kohën ku bënte presidentin gjë që e ka pranuar vetë.
Barku që lindi hitlerin nuk është shterpëzuar, erdhi dhe një në Shqipëri që derisa ta shkatërrojë vëndin nuk do zhduket, bëni sehir, prisni dhe do shikoni.
__________________
cfarė do mbjellėsh do korrėsh
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|