Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Nėpėr fletėt e nje traktati.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14610

Nėpėr fletėt e nje traktati.

Traktati i Lisbonës, nuk zëvendëson asnjë prej Traktateve të mëparshme, por u shton atyre norma të reja dhe mbi të gjitha u jep më tëper zë qytetareve të vet.

BE/ Traktati i reformave të traktateve europiane konstituon një Kushtetutë për Europën, Kushtetutë që u përpunua në pjesët më të rëndësishme të saj në Konventën e Laeken (Belgjikë,2002-2003) dhe u firmos më 24 Tetor 2004.

Por qeveritë europiane të asaj kohe e braktisën në mes projektin dhe pse u ratifikua nga 18, prej 27 vendeve. Ai u bllokua nga referendumi negativ i Francës dhe Holandës me 2005.

Traktati i ri reformave qe e zëvendëson sot, u firmos në Lisbonë (Spanje) më 13 Dhjetor 2007 dhe duhet të hyjë në fuqi me 1 Janar 2009, në fund të procesit të ratifikimit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së preferuan të punojnë me ketë rezolutë për të futur në lojën europiane dhe Francën, e izoluar nga rezultati i referendumit dhe të procedojnë me reformat institucionale te nevojshme për funksionimin e BE-së së zgjeruar me 27 vende anëtare.

Të rejat e jetës së institucioneve europiane dhe marrëdhëniet e tyre me shtetasit mbeten të rëndësishme dhe pas braktisjes se konceptit te Kushtetutës dhe simboleve të saj.

Megjithatë, për më shumë se 480 milionë banorë, që është dimensioni aktual i Bashkimit Europian, roli që ky institucion po merr në botë imponuan marrjen në konsideratë të Traktatit të Lisbonës, duke u nisur nga baza për një reforme të nevojshme dhe për të vendosur një Kushtetute Federale Europiane. Kjo, për t’i dhënë Europes fuqinë e vendimarrjes dhe adezionit.

Me 13 Dhjetor 2007 liderët e Bashkimit Europian firmosen Traktatin e Lisbonës, duke i dhënë fund disa viteve negociata për reformën institucionale.

Traktati i Lisbonës modifikon traktatin e Bashkimit Europian, që konstituoi Bashkimin Europian dhe traktatin që konstituon Komunitetin Europian, aktualisht në fuqi, por nuk i zëvendëson ato. Traktati i ri i jep Bashkimit kuadrin juridik dhe instrumentet e nevojshëm për të përballuar sfidat e së ardhmes e për t’iu përgjigjur perspektivave të qytetareve të vet.

Një Europë me demokratike dhe transparente, që forcon rolin e Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare. I dëgjon me shume zërin qytetareve të vet dhe qartëson ndarjet e kombëtare dhe në nivel europian.
Parlamenti Europian, një rol më të madh

Parlamentit Europian, i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët e BE-së, do t’i jepen fuqi të reja më të rëndësishme përsa i përket legjislacionit dhe bilancit të BE-së, dhe në marrëveshjet ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, zgjerimi i procedurës së vendimarrjes së përbashkët do t’i garantojë Parlamentit Europian një pozicion të barabartë me Këshillin, ku përfaqësohen shtetet anëtare, në pjesën më të madhe të akteve legjislavite europiane.

Veç të tjerash traktati garanton, një përfshirje më të madhe të parlamenteve europiane dhe kombëtare. Parlamentarët kombëtar do të përfshihen në pjesën më të madhe në aktivitetet e BE-së, në mënyrë të veçantë falë një mekanizmi të ri, që verifikon qartë se kur Bashkimi duhet të ndërhyjë. (Kur veprimi në nivel europian është parësor. Principi i subsidiaritetit).

Qytetarët e BE-së do t’u jepet më tepër zë, kjo falë të ashtëquajturit ‘iniciativa për qytetarët’. Kjo do të thotë se një grup prej një milion qytetarësh të shteteve anëtare mund të prezantojë propozime të reja në Komision.

Analiza e kompetencave. Kategorizimi i kompetencave do të lejojë përcaktimin në mënyrë më të saktë të raporteve mes shteteve anëtare dhe Bashkimit Europian.

Tërheqja nga Bashkimi. Për herë të parë, Traktati i Lisbonës do t’i njohë shprehimisht shteteve anëtare të drejtën për t’u tërhequr nga Bashkimi.

Një Europë më efiçente. Kjo përfshin thjeshtëzimin e metodave të saj të punës dhe normave për votën. Adoptimi i Institucioneve më moderne dhe më të përshtatshme për një Bashkim me 27 vende që krijon aftësi më të madhe për të ndërhyrë në sektorët me prioritet më të madh për Bashkimin e sotëm.

Një proces decizional dhe efiçent. Vota e mazhorancës së kualifikuar në qendër të Këshillit do te shtrihet në zonat e reja politike për të rritur dhe bërë me efikase proçesin decizional.

Një kuadër institucional më të qëndrueshëm e më të thjeshtë. Traktati i Lisbonës konstituon figurën e Presidentit të Këshillit Europian, të zgjedhur për një mandat prej dy vitesh e gjysmë dhe prezanton një lidhje të drejtpërdrejtë mes zgjedhjes se Presidentit dhe Komisionit. Parashikon dispozita të reja për përbërjen e Parlamentit dhe për një Komision të reduktuar që stabilizon norma më të qarta për bashkëpunimin e forcuar dhe dispozitat financiare.

Përmirësimi i jetës së qytetarëve europian. Traktati i Lisbonës përmirëson kapacitetin e veprimit të BE-së në sektorë të ndryshëm prioritar për Bashkimin, e sotëm dhe për qytetarët e saj. Kjo kur ndodh në mënyrë të veçantë në fushën e ‘lirisë, sigurisë dhe drejtësisë’, për të përballuar problemet si lufta kundër terrorizmit dhe kriminalitetit.

E njëjta gjë shtrihet dhe në fushën e politikes energjetike, shëndetit publik, mbrojtjes civile, ndryshimet klimaterike, shërbimet me interes te përgjithshëm, kërkimet, hapësira, kohezioni territorial, politika tregtare, ndihmat humanitare, sport, turizëm dhe bashkëpunimi administrativ.

Një Europë të drejtash dhe vlerash, lirish, solidaritetit dhe sigurisë që promovon vlerat e Bashkimit, integron Kartën e të Drejtave Themelore në të Drejtën Themelore Europiane, parashikon mekanizma të reja të solidaritetit dhe garanton një mbrojtje më të mirë për qytetarët.

Vlerat demokratike: Traktati i Lisbonës saktëson dhe përforcon objektivat mbi të cilat mbështetet Bashkimi. Këto vlera shërbejnë si pikë referimi për qytetarët europian dhe tregojnë atë që Europa mund t’i ofrojnë partnerëve të saj në pjesën tjetër të botës.

Të drejtat e qytetareve dhe Karta e të Drejtave Themelore: Traktati i Lisbonës mban të drejtat ekzistuese dhe vendos të reja. Në mënyrë të veçantë, garanton lirinë dhe principet e sanksionuara nga Karta e të Drejtave Themelore duke i bërë juridikisht detyruese. Traktati parashikon, të drejta civile, politike, ekonomike dhe sociale.

Liria e qytetarëve europianë: Traktati i Lisbonës mban dhe forcon katër liritë themelore, së bashku me lirinë politike, ekonomike dhe sociale të qytetarëve europian.

Solidariteti mes shteteve anëtare: Traktati i Lisbonës vendos se Bashkimi dhe shtetet anëtare duhet të veprojnë sipas ‘shpirtit të solidaritetit’ në rast se një vend i BE-së është objekt i sulmeve terroriste ose viktimë e një fatkeqësie natyrore ose të provokuar nga njeriu. Vendos gjithashtu theksin tek solidariteti në sektorin energjetik.

Siguri më të madhe për të gjithë: Aftësia që ka Bashkimi për të vepruar në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, forcohet dhe bëhet më e shpeshtë në luftën kundër kriminalitetit dhe terrorizmit. Dispozitat e reja në zonën e mbrojtjes civile, ndihmave humanitare, shëndetin publik do të kontribuojë për të fuqizuar aftësinë e Bashkimit në përballimin e kërcënimeve dhe sigurisë së qytetareve te saj.

Një Europë protagoniste në skenën ndërkombëtare, roli i të cilit do të jetë në rigrupimin e instrumenteve komunitarë të politikës së jashtme, përsa i përket qoftë përpunimit ashtu dhe aprovimit të politikave të reja. Traktati i Lisbonës do t’i mundësojë Europës të shprehë një pozicion të qartë në lidhje me partnerët në nivel botëror. Do t’i japë fuqinë ekonomike, humanitare, politike, diplomacinë e Europës në shërbim të interesave të saj dhe vlerave në të gjithë botën, duke respektuar interesat e veçanta te shteteve anëtare në politiken e jashtme.

Figura e re e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit për politikën e jashtme dhe sigurinë, që do të jetë dhe zëvendës Presidenti i Komisionit është e destinuar t’i japë ‘veprimit’ të jashtëm të BE-së një impakt më të madh, koherencë dhe vizibilitet.

Një shërbim i ri europian për ‘veprimin’ e jashtëm do të asistojë përfaqësuesin e lartë në funksionet dhe detyrat e tij.

Personaliteti juridik, do të forcojë fuqinë negociuese, do të rrisë në mënyrë të veçantë veprimin e tij në fushën ndërkombëtare dhe do ta bëjë një partner më vizibël për vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare.

Politika europiane e sigurisë dhe mbrojtjes do të ruajë dispozitat vendimmarrëse speciale, do te lehtësojë bashkëpunimin e riformuar në mes të një numri të ngushtë te shteteve anëtare.



Nga Alfonso Sabatino
3 Nentor 2009

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2009 10:13
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Nėpėr fletėt e nje traktati.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.