Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

lumsi ti qe je ne France.
Me vjen shume keq qe arrin ne perfundim shume shpejt se del gabim.
Po te kesh 18 vite pune thote, degjo kam nje kushuri une qe ska punuar as edhe nje vit tamam dhe gati gati po i arrin mosha per pension e do ta marre pavarsisht sa ka punu.
Jo po prit kur te shkrujne ata te amerikes e t'ia kalojne edhe frances do thone mjere ju te europes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 21:24
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

1. Presupozohet qe ne 18 vjet ke marre nenshtetesine.

2. Puna e 6 muajve me duket ishte vetem ide qe nuk u aprovua.

3. Me duket se taksat kthehen gjithmone mbrapsh ne ndonje menyre: vite pensioni, asistence, etc. Te pakten di per ato qe kam paguar vete. Nderkohe, gjyshi im ka marre pension nga Italia pas 1990 per vitet para luftes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 21:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Fajtor jo jashte teme je qe je por po ben edhe nje demagogji qe mua do me skuqeshin veshet .

qetesohu dhe mos ia fut shpatit. me siguri nuk njeh Italine qe flet me kaq mllef per edhe bashkatdhetaret e tu.
te ftoj te kalosh ca kohe nga jugu i Italise qe te korrigjosh pse-ne e lindjes se Lega.

per momentin po te jap vetem 1 shifer.

20 % e PIL kombetar vjen nga emigrantet. te tjera reflektime i bejme me vone.
reflekto te lutem
Nuk jane emigrantet ato qe sollen krizen por mos-kontrolli , kapiatalizmi pa rregulla...e ashtuquajtura new- economy prej fluskash sapuni.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 21:54
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

S'ka lidhje fare me ate qe kam shkruar (nese e lexove).


Tregova rastin konkret te industrise se divaneve, qe kinezet kane pushtuar brenda Italise, kane bere te falimentojne 50% e firmave italiane dhe jane dyfishuar per vete. Kjo NUK domethene se çdo emigrant sjell krize. Por nuk mund te mohohet fakti qe ne ate rast eshte plotesisht e vertete thenia e Leges, qe te huajt "vjedhin" punen e italianeve. Firmat kineze kane vetem kineze, te cilet punojne si skllever, me gjysma kontratash dhe pa kushte.

Kinezet me te veten jane ne rregull, rrota e ekonomise shkon tek ai qe prodhon produktin me lire. Problemi i vetem eshte se kjo nuk perkon me standartet ligjore dhe kulturore te Italise. Ne dokumentar u pa qarte se kinezet punojne gjoja me kontrate part time. Nderkohe italiani nuk futet kurre ne ato kushte pune, pa ferie, pa tredicesima, pa leke semundje, etj. Nuk eshte fundi i nje firme, por i 50% te firmave me nga 30 vjet eksperience ne supe. Shkaterrimi i artizanatit italian ne nivele te tilla demton te ardhmen. Artizane qe nuk do trashegojne dijet e tyre dhe kineze qe neser do transferojne njohurite ne Kine per te spostuar perfundimisht biznesin.

Eh po, ne krize ecin me mire popujt pa pretendime, pa taksa, klandestine, gjysem skllever, si kinezet. Por Italia mban akoma rregullat sindikaliste per te patur nje sistem social. Ketu perplaset realiteti i krizes me lluksin e sistemit social. Dhe perderisa kjo beteje kryhet ne Itali, kinezet (te cilet kane firma vetem me kineze) demtojne rende sistemin social dhe i heqin punen italianeve.

Nderkohe, ajo qe pyeti arturm eshte tjeter gje. Ti je emigrant, te japin leje te punosh ne X shtet, shkon aty, punon nja dy vjet, pastaj fillon kriza dhe s'gjen pune. Shteti te ndihmon ca muaj dhe pastaj te heq ndihmen. Ku qendron problemi ketu? Presupozohet qe ke shkuar per pune, jo per te marre ndihma. Kur shkove e dije çfare te pret, nje shtet qe s'te jep nenshtetesine pa 10 vjet, qe do nje vit per nje leje, por ku dokumentat i ben me kontrata fallco. Atehere pse pretendon te trajtojne si qytetar?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 22:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:

1. Nuk te jane fshire ndonjehere mesazhe qe te thuash "mund te fshish mesazhin".




Ndoshta nuk jane fshire sepse une (ne kundershtim nga c'thua ti) mundohem me sa eshte e mundur ti respektoj rregullat e komunikimit. Nuk ma merr mendja te qahet njeri ketu qe e kam ofenduar ndonjehere (hiq ndonje rast me Varken por ne te vertete e bej sepse me vjen gjynah per te)

 

Citim:

2. Kur shkruan ne nje forum merr parasysh diskutimin qe hapet. Mos thuaj "pusho ti, fol ti tjetri", sepse nuk mund te ndalosh njerezit te flasin.


Absolutisht nuk duhet te ndalohen njerezit te flasin, por edhe ti "terheqesh pak veshin" ndonjehere kur insistojne per gjera per te cilat nuk jane te informuar mendoj se eshte e drejte. Sic e tregojne edhe postimet e mepasshme te tuat ne kete teme, ti nuk je i informuar per ate problem qe po ngrija une (tani po na thua qe vetem "kishe degjuar" per propozimin e Leges Nord), dhe nuk kish si te ishte ndryshe sepse jeton ne nje realitet (ate te studentit) te ndryshem me ate tonin (te punesuar).



Citim:

3. Postimi jot i pare nuk flet per cassa integrazione, por per asistence sociale. Te marresh leke nga shteti per shume muaj me rradhe, kur je emigrant me dokumenta pune dhe nuk ke pune nuk ka sens ne asnje shtet.


Mos e dridh muhabetin, une flas (shko rilexo shkrimin e pare) per asistence, dhe duke qene se fjala asistence eshte shume pergjithesuaese, specifikoj ne kllapa per "amortizatoret sociale".

Te marresh asistence kur je emigrant me dokumenta pune ESHTE GJEJA ME E SENSUAR E KAPITALIZMIT SOCIAL PERENDIMOR. ESHTE NJE FITORE E CIVILITETIT TE NJE SHOQERIE TE CAKTUAR SEPSE NE TE KUNDERT, DUKE BERE DIFERENCIME MIDIS PUNETORIT VENDAS DHE ATIJ TE HUAJ DO JETONIM NE NJE SHOQERI NEOSKIAVISTE.

Une te sfidoj ty qe te me gjesh/thuash nje shtet europerendimor ne te cilin aplikohet (non) SENSI i asaj qe thua ti (ku punetoret e huaj nuk marrin te njejtat ndihma ekonomike qe marrin vendasit)
Citim:

4. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, por:


Ore djale, e kupton qe, qe ne kete fillim frase ti ke koncepte raciste? Hiqe mor cun fjalen “por” sepse nuk ekziston. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, pike. Duhet te kete te drejtat (ekonomike flasim) si italiani, pike. Perndryshe nuk jemi me ne nje shoqeri civile por ne nje shoqeri skiaviste. Kjo eshte si ajo shprehja e Toto-se ne film i cili thote “nuk jam une qe jam racist, por je ti qe je i zi”.

Citim:

4a. Eshte shtetas i huaj. Pra, ka alternativen e kthimit ne atdhe. Italiani nuk ka alternativa.


Po mire ore Fajtor, po i kthejme ne atdhe emigrantet, por si do t’ja bejme me ciftet mikse (italian me te huaj)? Ne rast krize do ti ndajme burrat nga grate sepse njeri eshte italian dhe do ta “ndihmojme” dhe tjetra eshte e huaj dhe “le te kthehet ne atdhe sepse jemi ne krize”? Apo do ta detyrosh gruan qe te marri me zor cittadinancen italiane, qe “te kaperceje krizen?

Citim:

4b. I huaji nuk ka kontribuar ne Itali mjaftueshem qe te mbahet perjetesisht me buke nga shteti. Ku ishin shqiptaret kur italianet paguanin taksa per "cassa integrazione" 60 vitet e fundit? Ne vendin e tyre.


Ore je ne vete ti apo jo? Po c’ka te beje “mjaftushem” ne kete rast? Cfare arsyetimi eshte ky? Po mire ore po ne shqiptaret qe kemi 20 vjet qe paguajme kontribute per pensionistat e ketyre (sepse aktualisht kontributet tona pensionistike vene per pensionistet aktuale, shpresoj qe ta dish kete) cfare duhet te themi? U vjen mire Italianeve per kete? Ky eshte sistemi, por eshte si per ne dhe per Italianet, pa diferencime. Te njejtat rregulla per te gjithe.

Citim:

Me duket krejt llogjike qe nje shtet ne krize te tkurre amortizatoret sociale per te huajt. Problemi eshte se ne Itali jane te huaj njerez qe jetojne aty prej 10 vjetesh, me shtepi te blere, te integruar ne kulture, etj. Por kjo nuk justifikon llogjiken qe te huajt duhet te mbahen ne asistence perjetesisht, kur vijne per pune dhe mbeten pa pune. Ne çdo shtet civil emigranti qe vjen per pune nuk mund te rrije emigrant kur s'ka pune. Jemi larg botes globale ku pasaporta s'ka rendesi.


Prape te sfidoj te me tregosh nje shtet civil (gjithmone perendimor flasim) qe u sillka keshtu si thua ti me emigrantet.

Pastaj me duket se po abuzon pak si shume (e huazuar nga fjalori Legist kjo?) me fjalen “perjetesisht”. Po italiani nuk mban te vetin perjetesisht me buke o Fajtor jo me te te mbaje ty e mua. Keto ndihma per te cilat po flasim jane te perkoheshme, qe te risistemohesh ne pune, se perndryshe s’do t’ja dije shteti per ty, qofsh italian, shqiptar apo marcian. Natyrisht “e perkoheshmja” mund te jete relative, por gjithmone e barabarte per te gjithe punetoret, pa ju pare pashaporten.
Citim:

Nese Italia ka nje te keqe, ajo nuk eshte keqtrajtimi i emigranteve por keqedukimi i tyre. Shpesh mbahen emigrantet per "gjynaf" dhe rinovohen dokumentat me kleçka fallco.


S’ka keqtrajtim te emigranteve? Po fakti qe nje pjese e konsiderueshme e emigranteve presin nga 7 muaj 1 vit per nje permesso di soggiorno (qe nderkohe mund te kete skaduar) te duket dashamiresi ty? A e di sa e sa shqiptare nuk kane mundur te shohin prinderit per here te fundit para vdekjes sepse kane pasur dokumentat per rinovim?

Pse nuk shqetesohet ajo Lega e drejte jote qe te zbatohet ligji per ti dhene permessot per 20 dite? Apo vetem emigrantet kane detyrime karshi ligjit? Kur vete shteti nuk zbaton ligjet qe ka bere vete, pret ti zbatojne qytetaret?

Citim:


 Perkundrazi, njoh persona qe kane mbaruar shkollen ne USA dhe nuk marrin dot dokumenta pune. Madje po detyrohen te kthehen ne Shqiperi. Ne mos gaboj Gerti Bogdani (zedhenes i PD-se) perfundoi ne Shqiperi pikerisht per kete aresye. Gjermania ka rregulla strikte dhe nuk lejon qendrimin e kote kur je pa pune. Pra shtetet e tjera fizikisht nuk lejojne qendrimin kur je pa pune. Ti jo vetem qe mund te qendrosh ne Itali, por kerkon ndihma ekonomike mbi 6 muaj.




Ceshtja e qendrimit pas shkolles eshte gje tjeter dhe nuk ka te beje me keto qe po flasim (po do e hapim edhe ate muhabet por s’do te te leverdiste).

Une nuk kerkoj ndihme ekonomike mbi 6 muaj, mund te jete edhe 1 muaj ose hic fare. MJAFTON QE TE JETE E NJEJTE SI PER MUA DHE PER ITALIANIN.

MJAFTON TE MOS JEM I KONSIDERUAR SI SKLLAV.


Citim:

Se fundi,
Siç e thashe ne mesazhin e pare, idete e Bosit kane te mirat e veta per Shqiperine. Zhdukja e gomoneve (qe Bosi propozoi te qellohen ne det) ne rradhe te pare na ndihmoi neve, sepse kemi vuajtur ne veten e pare krimet e bashkeatdhetareve. Ndersa mbajtja e amortizatoreve sociale per italianet do spostoje qendren e ekonomise ne lindje, ku pagat jane me te uleta.


Dakort, rrofte Bosi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 23:07
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Po te bej nje provokim o Fajtor!

Ti e di shume mire se jan ulur fondet per Universitet ne Itali sepse s'ka leke, jemi ne krize. Ok.

Ti je nje student qe vjen nga Shqiperia dhe studion ne Universitetin Italian fale disa vendeve qe Universitetet italiane (shteterore) japin per studentet e huaj. Gjithashtu ti paguan taksat universitare ne Itali, ashtu si dhe studentet italiane, ne baze te te ardhurave vjetore te prinderve te tu.

Por duke qene se prinderit e tu punojne ne nje shtet me nivel jetese me te ulet ti gjithmone do ta kesh rediton me te ulet se me e ulta e italianit. Ne baze te kesaj ti fiton nje vend ne konvikt (duke ja hequr italianit) etj etj. Ti nuk ma merr mendja se paguan me shume se 1000-1500 euro taksa universitare ne vit, kur shume italiane paguajne me shume.

PROPOZIM I LEGA NORD 1

Kush do qe te vije te studioje nga Shqiperia mund te veje ne Universitetet private (Bocconi, Louisse etj). Ne ato shteterore, me kushtet avantazhuese te mesiperme nuk lejojme me sepse jemi ne krize.

PROPOZIM LEGA NORD 2

Te gjithe ata studenta Shqiptare qe ngelin ne 1 provim humbin te drejten e studimit dhe kthehen ne shtepi sepse ai qe do meson dhe kalon (thoshte nje profesori im).

Cfare mendon, do ishin ide te mira keto? Une, duke bere arsyetimin tend, them se po.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 23:19
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Teme dhe diskutime shume interesante ketu.

Po ju lexoj me shume interes vertet. Postimet e arturm me duken me me baze e me me logjike per mendimin tim.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 23:35
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
lumsi ti qe je ne France.
Me vjen shume keq qe arrin ne perfundim shume shpejt se del gabim.
Po te kesh 18 vite pune thote, degjo kam nje kushuri une qe ska punuar as edhe nje vit tamam dhe gati gati po i arrin mosha per pension e do ta marre pavarsisht sa ka punu.
Jo po prit kur te shkrujne ata te amerikes e t'ia kalojne edhe frances do thone mjere ju te europes.



Nuk me paske kuptuar.
Un bera pyetje nuk dhashe konkluzjone... Nuk e di shfare ndodh nese nje person qe ka punuar 18 vjet jasht dhe kthehet ne Shqiperi.
Pastaj ju po flisni per ate pencjonin minimal, qe eshte e vertet edhe pa asnje dite pune e mer. Por e mer kur je ne Itali jo kur kthehesh ne Shqiperi... nejse.

Po flas me gjate neser se sot ndjehem e lodhur

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 00:06
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po kap vetem ca pika kryesore: anen e studentit.

Italia ka marreveshje me Shqiperine qe te ndihmoje formimin ne universitet. Te jep vize dhe te detyron te hedhesh leke ne banke per muajt e pare te shkolles. Pas atyre muajve nuk dihet ku do i gjesh leket.

Ketu hyn ne pune bursa. Bursat jane leket e krahines qe i akordohen universitetit per te ndihmuar studentet. Si shperndahen keto?
1. Sa lek marrin prindet e tu?
2. Cfare notash kishe ne gjimnaz apo ke ne universitet?

Si monitorohet kjo?
Studenti deklaron te ardhurat familjare dhe rreth 20% e tyre kontrollohet nqs ka thene te verteten. Notat nuk kontrollohen se nuk i fallsifikon dot (ne Itali!!!).

Tani kthehemi tek shqiptaret. Universiteti ka ne dore vete shperndarjen e lekeve. Duke qene se leket jane te krahines dhe krahina eshte italiane, fillimisht ne universitet nuk jepnin FARE bursa per te huaj. Kjo eshte para eres sone, dhe ti nuk e ditke. Pastaj diçka levizi dhe vendosen te trajtojne studentet njesoj. Duhet apo jo te marre i huaji burse eshte e diskutueshme qe ne ketu. Nje llogjike baraziste thote po. Dakort jam. Le te shikojme ku qendron barazia...

Filloi dhenia e bursave dhe qysh ne vitin e pare te huajt dolen ne vendet e para, sepse kishin familje te varfra dhe nota te larta. E para e punes, universiteti deklaroi se eshte e pamundur te kontrolloje shqiptaret nqs deklarojne te ardhura te sakta. Qe te behet kjo duhet nje task-force ne Shqiperi qe heton çfare bejne prindet vertet. Kjo eshte e pamundur edhe per prokurorine (prandaj qeveria po ben ligj antimafia qe mos lejoje leket e padeklaruara te levizin). Por ka akoma. Shqiptaret vinin shpesh me nota te larta nga gjimnazi. Nga njera ane kishte nga ata qe fallsifikonin diplomen, nga ana tjeter struktura arsimore italiane eshte ndryshe nga ajo shqiptare, sepse mesuesit shqiptare japin 10-a shume me kollaj se italianet. Nqs ke vite ne Itali duhet ta dish, ne Itali nuk merret kollaj note e larte.

Rikthehemi te listat e bursave, qe u denden me te huaj e shqiptare dhe universiteti kishte duart e lidhura per verifikime. Cfare ndodhi? Doli ligji i prillit 1996 nga dora e Romano Prodit (dekret) dhe shumezoi te ardhurat familjare me nivelin e jeteses se vendit. Shqiperia e kishte faktorin 8, Zambia e kishte 60. Gjoja donin te gjenin sa te pasur e kishe familjen ne vendin ku jeton. Nese familja jote merr 10 milione leke ne vit, ishte sikur te merrje 80 milione ne Itali.

Ky ka qene dekreti me i poshter dhe me idiot. Te ardhurat familjare llogariten sepse studentin e ndihmon familja. Nese marr 1 milione leke ne Shqiperi dhe i spostoj ne Itali vlera bie 8 here, nuk rritet. Per kete krijova peticion dhe ia paraqita shoqates se shqiptareve. Shoqata e la pas dore dhe nuk e firmosi. U interesova me avokate qe thonin se ishte ligj pa llogjike, po kush paguante avokate.

Thene keto (pertoj te shkruaj akoma), ligji ishte idiot, por ishte menyra per te mbrojtur sistemin e bursave nga nje dyndje e pakontrolluar nga jashte. Kush vinte ne Itali ne vitin e pare perfitonte automatikisht burse, sepse nuk kishte student italian me ato te ardhura dhe me ato nota fantastike. Shpesh shqiptaret deklaronin 0 euro te ardhura familjare. Pastaj, vitin e dyte apo trete nuk llogariteshin notat e gjimnazit, por provimet ne universitet. Dhe faktikisht binte numri i te huajve qe fitonin burse. Universiteti beri nje levizje tjeter. Dikur bursat jepeshin pa kushte, leket i harxhoje per qejf dhe nuk jepje asnje provim. Universiteti futi rregull qe duhet te ktheje leket nese nuk jepje provime. Keshtu shume shqiptare e gjenin veten me leke vitin e pare, por ne borxh vitin e dyte. Borxhi lahej me keste. Por qe te laje borxhin duhet te punoje dyfish, per vitin e kaluar dhe per vitin ne vazhdim. Kjo veçse perkeqesoi kushtet dhe uli probabilitetin qe studenti te mbaronte shkollen.

P.s. Perderisa jam shqiptar, flas shqip, jemi ne forum shqiptar, kam pasaporte shqiptare, duhet vize per te levizur, duhet leje te banoj ne Itali, etj., "shqiptari" eshte shqiptar, dhe "italiani" eshte italian. Nuk eshte racizem sistemi i ndarjes ne shtete. E kemi zgjedhur vete. Madje disa rrahin gjoksin krenare qe jane shqiptare (dhe jo psh italiane). Nje emigrant nuk barazohet dot me italianin me zor. Kane kulture te ndryshme, shkolle te ndryshme, nota te ndryshme, te ardhura te ndryshme, etj. Me kalimin e viteve shqiptari merr nenshtetesine italiane, por spostimi fillestar behet per aresye teknike, lekesh, pune, etj. Prandaj ke leje te perkohshme qendrimi, jo te drejte universale te qendrosh ne Itali. Per sa kohe bota ka shtete dhe nenshtetesi, barazia eshte utopi e kote.

Modifikuar nga Fajtori datė 15/12/2009 ora 10:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 10:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha arturm



KY FOND I “CASA INTEGRAZIONE-s” PAGUHET NGA VETE PUNETORET.

Dmth, punetoret (italiane apo emigrante) paguajne ne taksat e tyre edhe nje kuote per “casa integrazione-n”.




Jo e kemi paguar re cun po kemi lesht e kokes...per te qene e edukuar mos me than fjale tjeter ndoshta punojme me shume si italianet .Une kam gati 15 vjet qe paguaj taksa ketij shtetit dhe tani qe eshte krise sipas dikujt dhe kjo krize i paska ardh nga ne emigrantet duhet me ik ne Shqiperi ...ma ...
Dikush thote qe eshte KEQEDUKIMI i emigranteve ndoshta ka dash te thote KEQTRAJTIMI sepse ky njeri ndoshta ska nejt ndonjeher ne rradhe ne te ftohte ne shi ne diell me femi te vogel me njeres te semure ore e ore ne radhe sa te dukej vetja si ne kohen e xhaxhit ne radhen e qumshit per te marre permeso qe per 1 muaj te kishte skaduar ...eshte kollaj te flasesh nga bankat e shkolles e me i jep mend gjithkujt por te punosh 10 ore ne dite dhe 2 pune ndoshta mendon 2 here para se te flasesh...
Nuk i ka ardh e keqe e italis nga emigrantet por nga sistemi i saj ekonomik i korruptuar sepse ne kete shtet ne cdo gje qe eshte publike, shkolla ,spitali e deri tek ferrovie ka me shume puntore se cduhet nese ne ate vend nevojiten 3 ose 4 ne itali e kalon 10 sepse jane miqte e miqve jane i "fanulloni" qe nuk bejne asgje por marrin rrogen e njejte me ate qe punon pra ne duhet te mbajne dhe keto njeres se nga nje vend duhet te dalin keto leke ...
Ajo thenie e Leges qe vjedhim punen e italianeve nuk eshte e vertet sepse nuk jane ato qe e vjedhin por italianet qe deri dje nuk kishin konkurrence dhe sot kane dhe e humbin punen .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 20:02
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.