Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Mall kontrabandė

Zgjim i qullët
me emrin tënd
që supozohet
të mos e mendoj.
Kovë e vrarë
në gurët e lagësht
të pusit tim
ngritur nga çikrik me litarë dëshirash
e ankim të ndryshkur,
me ty mbushur,
ujë i rëndë (top secret)…..
….e zbraz ujëv-r-arë
në honin përpirës
korpus deliktin implikues
me shpresën gënjeshtare
se shpëtova prej tij
pa parë që kapilarët e mi
zënë e thithin lart
ilegalisht,
si kontrabandistët e regjur
mallin e ndaluar.

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2010 16:18
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Plumberiane

E ‘xeht n’dimër,
E vakët n’prill,
Ftof m’qershor,
Si dush dashnia.
Si ‘dush, mi, i thash,
Ti qeke ftof, ti.

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2010 21:03
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

embriologji 2

ne nuk u deshëm, ne ishim
dy pika shiu rrëzuar nga e njëjta rč
dy bulëza vese në sqetullën e barit
të rrallë nëpër tundrën me trishtim bizonësh
dy kokrra fqinjë në mashurkën dimërore
ndjesi pranie në bishtajën e kohës
nuk deshëm njëri-tjetrin, s’kishim si
të zënë siç qemë duke dash’ vetvehten
ish veç një ngatërresë, e di, dashuria
kur tjetrin për vehten e merrnim
në pasqyrat e botës
u çuditëm
mjaftonte veç pak simetri
dhe këndet e duhur të dëshirave
të kundronim
unët në kuturisjet e marra të tjetrit
kur na pik’ lektisja për një çik’ vetmi, e di
që ndodh sa herë të merr malli për veten
pasi çmalleshim (me vetvehten) e çliroheshim
nga zgjedha zgjedhimesh për-folje përkushtimesh
qemë gati për arratitë e radhës
në korridoret e gjatë
me kuadrate latinë

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 01:15
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Qeliza terroriste

Ajo shkon për të bërë analizat mjekësore të rradhës. Rutinë e bezdisur, por e domosdoshme; a s’është e tillë çdo bezdi, përderisa ekziston? Është një vizitë si gjithë të tjerat, prandaj e veçantë, me pritjen që rëndon si koraca breshkën, më saktë si guacka kërmillin, ndërsa minutat rrëshqanore zvarriten mbi lëkurë. Minuta të ligavecëve. Peltja e ajrit në dhomën e pritjes së mjekut e mbështjell si pelerinë xhelatine teksa pret infermieren kasnece t’i thërresë emrin si për vendimin e jurisë se gjyqit, përfundimin e analizës me logjikë të verbër. Dyshimi është gjëmb i egër “posikuri”. Shpimi i tij është i sheshtë. Rrafsh tokmaku që godet nën lukth, lookun e vogël, si goditjet e përpjekura nën xham prej të asfiksuarit me pëllëmbë prej plasteline.
Është kohë qelizash terroriste të fjetura. Nën gjoks. Dhe për paradoks, përcaktimi “terroriste” nuk është aq i tmerrshëm sa “të fjetura”. I/e fjetur është tmerri i vërtetë i kohës, pasi do të thotë mundësi për zgjim më vonë. Të qelizës. Dhe gjithë gëzimin e moszgjimit deri tani e zhvlerëson si aksionet fatkeqe të bursave të fundit. Mos u gëzo, o i gëzuar! Majat vetjake të gazmimit thërmohen e bëhen pluhur në shkretëtirën e Galtonit.

Trupi i saj është supershteti. Simetria e halleve i bën një, mishërim të njëri tjetrit, ashtu siç duhet të jenë, me Platon, me traktat filozofik, me kontratë, si qytetare ideale, shtetase shembullore, shëmbëlltyrë e shoqërisë. Me panikun shpërndarë me dallgë limfe në çdo breg të brendshëm. Të dy, edhe shteti, edhe trupi i saj kanë frikë të njëjtë: qelizën e tmerrit. Dhe frika bashkon më shumë se siguria, ashtu sikurse urrejtja bashkon më fort se dashuria. Shteti kërkon pagjumësi, syçeltësi ngjyrë portokalli, e cila priret të skuqet. E gjelbra ishte aguridhe e së kaluarës. Periudha e gjelbër e pikasur e shtetit dhe e trupit kanë kaluar. Gjatë impresionizmit rinor.

Ajo ka kohë që është bërë indeks statistike. Në vitin 2050, një në dy gra do jetë me qelizë të zgjuar. Si luspë përbindshi ky pesëdhjetëpërqindshi: një gjysëm gote, një thyesë që s’bën gjë tjetër, veçse thyen kohën përgjysëm, gjymton ditët, i bën të paplota, si gota e pesimistit. Dhe ajo kalon nga mëngjese të mbushura plot, në mbrëmje të zbrazta bosh, përmes purgatorit të mesditave osmotike si kufiri ndarës i lëngut gjysmak.

Ajo është monedhë metalike që do hidhet në ajër nga gishti i fatit. Kur të bjerë e plagosur mbi tokë, nuk do ketë shumë rëndësi në ç’anë ra. Nga viset e saj, të rënin (nga plumbi) kishin zakonin “ta kthenin mbarë”. Me kokë lart. Kokapili jetëvdekës humbet misterin e rastësisë. Gjithë ç’vlen filloi dhe vdiq te gishti i fatit që të hedh me nënqeshje binomiale. Të prerë me dysh. Di-kot-o-mike.

Revistat që bamirës të panjohur dhurojnë rregullisht, shpërndarë rreth e rrotull në dhomën e pritjes së mjekut, mendohet se ndihmojnë për harrim të përkohshëm. Janë aleatet e saj që kohën e plagosur, të prerë përgjysëm, ta vrasin me gjithsej. Përkohësisht. T’ia gabojnë mendimin joshur në rrugë të huaja. Ja qenia dykokëshe Brenifer e llojit Homo tabloidus, sapo qenka shndërruar në Branxhelina. Lloj më i evoluar. Një hap i vogël për Bredin, një kërcim gjigand për mushkonjën. Il papparazzo pazzo kazzo. Që shumë rimon con un’ ragazzo. E kish të vjedhur prej RAI-t italishten, që deti i Durrësit ia flakte në ranishte. Gjuhë leshterike italishtja. Ah, dhe natyrisht, sigurisht, vetkuptueshmërisht, e pamungueshmja, e kudondodhura britnispiërs, BS, akronimi ergonomik flokëverdhë për bullshit. Këtë javë BS paskësh rrëzuar përdhe 15 paundë dhe të dashurin. Tishërti dëften gjithçka. S’ka nevojë për me lexue, tri here kena me vrapue, po, po, po. Mbi dy kodrinat e buta lart valëzojnë fjalët “dumped him”, kurse në rrafshultën e rruspuar të barkut, stepë pa zogj, përrenj e fjalë, ndihet mungesa e atyre 15 paundëve të mallkuar, sikletdhënëset e përhershme për amerikanen e mesme në moshë të mesme në zonën e mesme përcaktuar në mesoret e CRM-it. Miliona milje tredmillore nga paundet e rrëzuar në luftën gjimnastikore; do kishin zbuluar dhjetë Botë të Reja. Trajnerët bukuroshë, shpresë për pak çmërzi. Bëni dashuri se do ju hajë kanceri! Veç një tru nordik mund të prodhojë një marri të tillë. Margaret Theçer në një ditë të ftohtë! Zaten prandaj s’qullosin gjë ata suedezët! Hasta la vista, bebi! Paundët e rrëzuar, armiku real që sapo u vra dhe askush s’e ktheu mbarë, erdhën nga karbohidratet diversive, me pabesi sheqeresh, hile akulloresh dhe dinakëri niseshterash të rafinuara si mëkati. I rrëzuari tjetër, i dashuri, është ornament pa prejardhje, për të ka rëndësi vetëm çasti i rrëzimit, fiksuar në kameran dixhitale të duhur, s’ka rëndësi as nga erdhi dhe as ku e si ra. Ai është gjithnjë në rënie, aty mbi tryezën e sallës së pritjes së mjekut, ku ajo ka shkuar për të bërë analizat mjekësore të rradhës, me dyshimin e përhershëm se...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:12
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ç'i ben fjaleve ky njeri. I vetmi shqiptar qe me kujton Aldo Busin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Speed limit

Kam idene qe i ngjan ne stil ti zogu ....

ja e nje tjeter

_____________________________________

Speed limit

Motori dhe rruga janë në konflikt të përhershëm si dy kunata gju’histra. Motori është mundësia, dëshira hungërritëse e bishës nën kapak, fluturimi i mendimit. Rruga është e arsyeshmja e ftohtë, llogaritësja gjeometrike e pabesisë, e kthesës së padukshme, që ve në punë semaforët e verbër si shtetari i rrafinuar policët avdallë. Pakti i tyre është, si çdo kompromis, i pangjyrë, praktik, pa pathos: shpejtësia e lejuar, që nuk e kap për bishti as qyqari radar i rrugës. Është kapitullimi i fantazisë para establishmentit. Që shpejtësinë e vret nëpër mokrat e marsheve, e burgos në të flamosurën “kuti” - pse s’thua "qeli" më mirë - të shpejtësisë.

Rrugët tona janë monumente të ngadhënjimit të javashllëkut, skena krimi ku aspirata për veçanësi ndëshkohet brutalisht. Ul kokën, ul marshin, ti antar i kopesë deri 100 km në orë. Këtij i themi civilizim. Standardizim. Klonim.
Të vrasësh shpejtësinë është mëkat kozmik. Se shpejtësia është hapësirë dhe kohë, domethënë materia që lëviz. Shpejtësia i ngërthen këto të dyja, me nofulla koncepti si një darë, me mbërthim kozmogonik. Sa më larg shkove se ai tjetri në të njëjtën kohë? Kjo gjithnjë “ka ndarë një dynja”. Në një hapsirë të ngrirë e të njëtrajtshme, natyrisht; se përndryshe, çdo cm që të afron të themi tek dashuri e zemrës, është sa 100 milje për në asgjëkund! Por më interesant është e anasjellta e shpejtësisë. Sa sekonda përshkove për metër, sa dekada për kilometra? Ngri kohën dhe lundro nëpër hapsirë. Sa herë keni bërë jo më shumë se 400-500 km dhe keni shkuar në shekull tjetër! Keni thënë fjalëpërfjalshëm që këtu qenkan 50 vjet përpara, ose atje ishte 50 vjet pas.

Ke grahur në autobahnën gjermanike? Pa limit shpejtësie? Pa “gezhvindihkaitsbeshrenkung” - trok i vjetër zanoresh e hingëllima vikinge të mezishqiptueshme, kafaz e tigër në një fjalë, të vetmen që magjia (David Koperfild) mësoi nga bukuria (teutone Klaudia Shifer). A ke qëndruar dot në korsinë e majtë për shumë kohë? Aty është Rodi, aty vozit. ǒpuls që ka jeta në atë aortë, pa kolesterol rregullash artificiale! Ke ndjerë shtypjen, padurimin, mllefin e Porsheve nga pas, që turfullojnë, që duan të ecnin, por ti i pengon? Ja çdo të thotë të bëhesh pengesë. Djathtas, djathtas, djathtas! Shkove shumë majtas. E teprove. Se bota ka Ferrari, Lamborghini, Bentley. Opeli yt i ngratë duhet ta dijë këtë. Ai ndihet dikushi në rrugët me frerë kilometrikë, me zona të virgjra të spidometrit. Barazinë e imponuar e quan fitore. E keni menduar sa duhet ti urrejë kali frenat. Po Ferrari?

Motorët e fuqishëm, në rrugët mesatariste, xheloze, si mjerimi migjenian, mirëfilli ndjejnë tradhëti.

Aty ku natyra vendos limitin e shpejtësisë bëhet dritë. Aty ku e venë njerëzit, bëhet mërzi dhe moral bajat. Bëhet tabelë rrugore dhe qitje. Lartmadhërimi i shpejtësisë është vërtet një monarki absolute, por që përmban dialektikisht demokracinë më të paparë, që 10 km i bën njësoj me 2 cm, apo 3 sekonda me 30 vjet! Demokracia më e plotë do të thotë monarki absolute mbi skllevërit më të lirë!

Aty ku shpejtësia bëhet sovrane, hapësira tkurret dhe koha vazhdon pa mbarim. Përjetësia merr kuptim. Dhe gjithë bota mbështillet një grusht. Ndaj lumturinë të dashuruarit e ndjejnë ashtu, në grahje të çmendur. Nuk është vanitet, karshillëk ndaj kërmijve të ngadaltë me kritika vishtullore, breshkave që evolucioni i harroi nën koracat kockore të moralit të javashllëkut. Është dëshira për të falur centimetra nga trupi në këmbim të një kohe më të gjatë së bashku. Që shkon deri në vetflijim për përjetësi. Aty ku bëhet dritë!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:30
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Speed limit

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kam idene qe i ngjan ne stil ti zogu ....



Hahahah... Une si ngjaj dot per dy aresye. E para se Shkelqimi prodhon shume fjale te reja, dhe i fut ne çaste intime. E dyta sepse ai shkruan per vete, nuk perkthen trurin per forum. Megjithate eshte nga nahia jone, shkruan gjera per brezin e ri, per ndryshime. Dhe i shkruan duke çliruar trurin nga gjuhesite dhe perkatesite. Eshte rruge drejt nje te ardhmeje ky rob, mjafton ti hyhet, eshte anti-Sale, anti-Nano, anti-Lezhe, anti-katunar, anti-dhune, anti-tradite. Ne nje fare menyre eshte anti-shqiptar, pikerisht se eshte soj i ri shqiptari, qe nuk konfirmon traditen, por nderton te ardhmen.

U bona si kritik letrar, a pika mu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Speed limit

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Hahahah... Une si ngjaj dot per dy aresye. E para se Shkelqimi prodhon shume fjale te reja, dhe i fut ne çaste intime. E dyta sepse ai shkruan per vete, jo per te qene i kuptueshem. Megjithate eshte nga nahia jone, shkruan gjera per brezin e ri, per ndryshime. Dhe i shkruan duke çliruar trurin nga gjuhesite dhe perkatesite. Eshte rruge drejt nje te ardhmeje ky rob, mjafton ti hyhet, eshte anti-Sale, anti-Nano, anti-Lezhe, anti-katunar, anti-dhune, anti-tradite. Ne nje fare menyre eshte anti-shqiptar, pikerisht se eshte soj i ri Shqiptari, qe nuk konfirmon traditen, por nderton te ardhmen.

U bona si kritik letrar, a pika mu.



Po te jap e une 2 arsye(dhe pse jane me shume) qe i ngjan ne STIL:

1. shkruan per vete, jo per te qene i kuptueshem ( KA KINEZ QE TE DESHIFRON TY )

2. JE anti-Sale, anti-Nano, anti-Lezhe, anti-katunar, anti-dhune, anti-tradite. PRA nje fare menyre eshte anti-shqiptar pikerisht se eshte soj i ri Shqiptari, qe nuk konfirmon traditen, por nderton te ardhmen (FIKS SI TY APO E KAM GABIM )

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Speed Limit qenka spektakel.

Te jap une nje aresye pse jemi ndryshe:

Shkelqimi besoj i shkruan esell. Truri im do alkol te çlirohet Si puna e asaj shprehjes "shoferi jone do raki qe te eci me shpejtesi". Ne teme jemi heee...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Speed Limit qenka spektakel.

Te jap une nje aresye pse jemi ndryshe:

Shkelqimi besoj i shkruan esell. Truri im do alkol te çlirohet Si puna e asaj shprehjes "shoferi jone do raki qe te eci me shpejtesi". Ne teme jemi heee...



ka Skraparli pa perqindje alkooli ne tru .... jo se besoj

prap njesoj jeni e pike

ika tani .... do postoj prap te kjo teme kur te kete shkrime te reja Shkelqua ...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 14:50
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.