SHKODRANI I QESHUR
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634
|
"Jo gjakmarrjes"
Krisma drejtësie diku në errësirë
zgjuan nga gjumi një jetë të humbur
qëllon hakmarrja - në zemër e mpirë
loti i pafajshëm
nga jeta i mundur!!.
qëllon buzëqeshja nga plumbi grabitur
atij djalit të vogël
si shpirt të pafajshëm!
lodër ka urrejtjen - me të është rritur
nën jorgan kujtese
i strukur përvajshëm!!.
te cepi i rrugës me syrin përlotur
babin ai e priste
nga puna të vinte!
kaloj fëmijërinë nga gjaku të ndotur
një krismë e pabesë
jetim do e linte!!.
qëllon loti i Nënës
me të zeza veshur
shpirti saj vajtueshëm-djalin pret gjith jetën!
e mbytur ne lotë
kurr syte pa ju terur
ditët e saj të bukura - vec në ëndërra mbeten!!.
qëllon pushka e gruas
që shpresat ja vrave
nën jastekun bosh- fishekun ka fshehur!
hic mos lyp mëshirë
ti zemrën ja thave
e le si të mjerë - nga vajtimet dehur!!.
qëllon zemra e babës - që ti keq ja vrave
me plumbat e fshehur
në rrudhat e ballit!
me gozhdë fatkeqësish - shpirtin ja mbërtheve
kalon pleqerine
mbi detin e mallit!!
qellon vaji i motres që e le të mjerë
si fluturim pëllumbi
nga plumbi këputur!
jeton vetëm dimërash - per atë ska pranverë
msheftas e bën vajin
kurr s,do jetë e lumtur!!.
plumbat lagur lotësh - i ndali drejtesia
krismat e hakmarrjes
jetën ty ta falen!
s,të vrau gjaku i marrë - të vrau perëndia
të vrau vaji nënës
që kurrë më s,do ndalet!!.
të fali burrëria - amaneti i të parit
i shkruar me gjak
nëpër stuhi loti!
të vrau drejtësia - besa e shqiptarit
jetën ty ta falen
që ta mirrte Zoti!!.
__________________
"Nuk e di se si,por gjithmon e kam ditur se c,do hap te jetes time,e kam bere per te arritur tek ti"
Modifikuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 03/07/2005 ora 11:52
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|