Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Annika
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42

Angry

Projektues e zbatues i krimit, Vetėm BERISHA

Ndërgjegjësohuni, lexojeni me qetësi këtë artikull të Mustafa Nanos që nuk pati frikë t'i thoshte në sy Salës se ai nuk ka ndryshuar.

Tek cdo kolltukofag ka se s‘ben nje motivim mafioz
Mustafa Nano
Janë dëgjuar kohët e fundit disa zëra shumë racionalë, të cilët thonë se duhet bërë ndarja e përgjegjësisë politike nga përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e të tjerëve, që janë përzjerë qoftë në aferën korruptive të Gërdecit, qoftë në aferën korruptive me tregëtinë e armëve e municioneve (përmasa korruptive në këto dy ngjarje nuk mohohet tanimë nga askush). Janë zëra racionalë për një arsye shumë të thjeshtë e të kuptueshme: përgjegjësia politike në rrethanat ku ndodhemi, me fjalë të tjera përgjegjësia përtej të gjitha dyshimeve për korrupsion qeveritar, është një gjë e qartë si drita e diellit (ndodhi një tragjedi, e cila nuk na erdhi nga forcat e verbëra të natyrës), ndërsa përgjegjësia penale është një gjë për t‘u provuar nga ato instanca, të cilët kanë tagrin e kompetencën për ta bërë këtë gjë.
Mirëpo duhet thënë se kjo logjikë ka një të krisur: injoron kontekstin irracional shqiptar. Në kushtet, kur askush nuk ka besim tek nxjerrja e përgjegjësive penale e në kushtet, kur askush nuk ka ndërmend të mbajë përgjegjësi politike e kur askush nuk disponon mjete presioni për t‘i detyruar të tërhiqen përgjegjësit politikë të këtyre ngjarjeve, nuk do të ishte mëkat që në gjithë këtë histori, në mënyrë gjithashtu racionale, të numëroheshin ca veprime e ca mosveprime, të cilat bjenë erë e qelbin dynjanë e të cilat e nxjerrin krejt zbuluar Kryeministrin. Dhe në këtë mes është vendi dhe hera për të ngritur ca pikëpyetje të mëdha.
1.
Një bisedë e përgjuar dhe e transkriptuar na bën me dije mbi një të fakt: drejtori i një ndërmarrjeje shtetërore (MEIKO), në biseda me të tjerë, shprehet se afera e tregëtisë së armëve e municioneve kontrollohet nga Kryeministri e djali i tij. Siç doli më pas, Berisha ka qenë i informuar lidhur me këtë gjë, por në mënyrën më të çuditshme nuk e ka parë të udhës të marrë masa ndaj një vartësi të vet. Vini re: ky njeri që e ka spastruar administratën publike prej lloj-lloj zyrtarësh të paemër, faji i të cilëve ka qenë se nuk kanë patur një teserë të Partisë Demokratike, as nuk e çon në mendje të largojë nga puna një zyrtar, i cili e bën Kryeministrin dhe djalin e tij pjesë të një afere korruptive. Pse vallë Berisha e ka falur Pinarin? Kjo është pyetja e parë e madhe.
2.
Nga e njëjta bisedë e përgjuar, për të cilën pra Kryeministri ka qenë në dijeni përpara të tjerëve (këtë na e nxori në Parlament), na del se djali i tij është kontaktuar nga autorët e këtyre aferave korruptive. Dhe me këta njerëz djali i Kryeministrit flet nga pozitat e një njeriu të pushtetshëm e nga pozitat e një njeriu që ka gjëra në dorë. Nuk u thotë pra, se "ç‘dreqin hyj unë në këtë mes", apo se "unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë i republikës së Shqipërisë", por u flet si një njeri i informuar mbi aferën. I siguron në fund se "unë nuk ju kam prishur punë", duke lënë të nënkuptohet se e ka patur dhe e ka në dorë që t‘i pengojë apo t‘u japë një dorë. Kryeministri e hodhi lumin matanë, duke thënë në parlament se djali e kish informuar lidhur me këtë ngjarje. Puna është se na e dha këtë informacion shumë kohë pasi ne e kishim marrë në rrugë të tjera dhe se nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj sjelljes së djalit. Pse? Kjo është pyetja e dytë.
3.
Është marrë vesh tanimë që baxhanaku i Kryeministrit ka humbur jetën tok me të tjerë në plojën e Gërdecit. Teksa Kryeministri po lexonte emrat e viktimave nja dy a tre ditë pas tragjedisë, emrin e baxhanakut e lexoi gabim. Vini re: nuk e lexoi ashtu siç është, dmth Muhamet Hoxha, por e lexoi - pas një pauze të shkurtër - si Mehmet Hoxha. Dhe nuk na tha se ky ishte baxhanaku i tij. Këtë gjë e pranoi vetëm pasi gazetat e nxorrën në shesh të vërtetën. Vallë, dy ditë pas tragjedisë, nuk e kish marrë vesh Kryeministri që baxhanaku i tij kish mbetur viktimë e asaj tragjedie?
4.
Me të pranuar që mes viktimave ishte dhe baxhanaku i tij, Kryeministri na dha një informacion tjetër, na tha se me demek ai nuk e kish takuar asnjëherë atë, dhe nuk e dinte që ai punonte në fabrikën e Gërdecit. Por kishte marrë vesh amĆ”, që kish shkuar në Gërdec për të fituar bukën e gojës!!! Më pas, mediat zbuluan se ai nuk ishte atje për të fituar bukën e gojës; përkundrazi, na doli se ishte njeri i besuar i drejtuesve të asaj palo fabrike. Përveç kësaj, na doli se atje ai e kish fshehur gjithë kohën hëm identitetin e vet ( "e thërrisnin dhe vetthirrej Xhimi", thanë një numur të punësuarish në atë fabrikë), hëm identitetin si baxhanak i Kryeministrit. Ky i fundit nuk e ka marrë mundimin më pas për të hedhur poshtë të vërtetat e mass-media-s. Pse vallë?
5.
E keni vënë re, që Kryeministri, ndërsa ka vazhduar të kryqëzojë edhe këto ditë Dhori Sollakun, nuk thotë asnjë fjalë për Pinarin e për Delijorgjin? Ky njeri ka etiketuar si mafiozë presidentë e kryeministra, politikanë e deputetë, sipërmarrës e dinjitarë shtetërorë, gjykatës e prokurorë, gazeta e gazetarë (së fundmi, foli edhe për New York Times-in me një gjuhë të tillë, duke lënë gjithkënd pa gojë), por nuk i lëshon akuza të tilla edhe në adresë të dy njerëzve, të cilët janë të përfshirë sipas të gjitha gjasave në një aferë korruptive që pati për finale tragjedinë e njohur. Të kuptohemi, do të ishte gabim ta bënte këtë gjë, ashtu siç ka qenë gabim kur e ka bërë kundër të tjerëve, por pyetja që del në këtë rast është shumë e thjeshtë: Përderisa e ka patur zakon ta bëjë këtë kundër të gjithëve, përderisa edhe sot po flet deri dhe për mafien që komandon New York Times-in, pse vallë nuk i bën goja të kryqëzojë Pinarin e Delijorgjin, të cilët, më shumë se kushdo tjetër, janë të lidhur me tragjedinë më të madhe humane që ka ndodhur në këtë vend gjatë njëzet viteve të fundit? Boll e pashpjegueshme kjo gjë, apo jo?
6.
Të gjithë e kanë marrë vesh tanimë që Gërdeci është zgjedhur fillimisht nga vetë sipërmarrësit e kontraktorët si vend i çmontimit të municioneve, e vetëm pas disa muajsh është mbledhur qeveria, e cila nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka nënshkruar vendimin e marrë tanimë nga të tjerët. Dhe Kryeministri ka guximin të thotë që emrin "Gërdec" e ka dëgjuar për herë të parë në datën 15 mars, dmth ditën që u bë kiameti. Është po ky Kryeministër nga ana tjetër, që në prill të vitit 2007 ka çuar e miratuar në parlament një ligj mbi eksportin e armëve e të municioneve, ku theksohej ngritja e një autoriteti shtetëror të kontrollit të kësaj tregëtie. Ndërsa ky autoritet shtetëror nuk është ngritur ende, Kryeministri nuk e merr mundimin të shpjegohet lidhur me këto dy momente. Pse vallë?
E vërteta është se ka edhe pikëpyetje të tjera të ngjashme me këto të mësipërmet, të cilave Kryeministri ynë nuk u jep përgjigje (është e çuditshme se si në këtë rast nuk e ka parë të udhës të shkojë tek Fevziu për të zhvilluar një debat televiziv me gazetarët). Me sa duket, është e ndihet aq i zbuluar përballë fakteve tepër komprometuese, sa nuk ka më besim as tek "forca" e vet për t‘u ballafaquar në një debat televiziv me kundërshtarë. Dhe për këtë arsye, mbrojtjen po e bën atje në parlament, ku Topallka ia jep fjalën sa herë ta kërkojë e ku ai ka mundësi "të fshihet" pas sulmit të atyre që duan t‘i zënë vendin e pas sulmeve të veta ndaj gjithkujt. Mbrojtjen gjithashtu po e bën duke i krehur bishtin pa fund Prokurorisë së Përgjithshme (shprehja më e dashur për të këto ditë ka qenë: prokuroria e sotme nuk është e kapur).

Sido që t‘i verë filli hetimit e sado që të zgjasë ky hetim, nën dritën e të gjitha fakteve që kanë dalë në dritë, duket se shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zënë të bindin veten më në fund, se raporti epsharak me pushtetin ngrihet mbi (prodhon, gjithashtu) një mentalitet mafioz, se - me fjalë të tjera - prapa çdo kolltukofagu duhet parë një motivim sërish mafioz, dhe se - me fjalë të tjera akoma - prapa çdo tentative për ta sunduar (e jo për ta qeverisur) një vend ka se s‘bën një frymëzim gjithmonë mafioz. Është për të ardhur keq që shumëkujt iu desh një tragjedi e këtyre përmasave e ngritur mbi një aferë korruptive të markës shtetërore për të marrë vesh se kush është Sali Berisha i vërtetë. Por sidoqoftë, ky është një lajm i mirë në Shqipërinë e pas tragjedisë. I vetmi lajm i mirë.

Gërdecin e mbolli vetë Sala.

__________________
cfarė do mbjellėsh do korrėsh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 21:45
Annika nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Annika Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Annika (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Annika Shto Annika nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Annika nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Ke per te ngelur mbrapa karros gjithe jeten o katundar Gose.Ti nuk clirohesh dot nga ato mendime .Gjithe kohen e ke mendjen te shesesh qepujka dhe kumblla te pa bera.


te te rroj baba saliu ty se mendja te ka lene me kohe,te pyeta dhe me par nga bie Gosa o grop madh/

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 23:26
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

back4ever dhe iqvlroa moren ban.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 23:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Citim:
Po citoj ato që tha back4ever
Jam shum i gzue qe marri pjes ne hidherimin tuej


Kjo na ka lan mrapan ne Shqiptarve si Komb: Perqeshja.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 02:37
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

A THUA NUK E DI SALI BERISHA

Une e Topi nuk dinim asgje“, deklaroi diten per Diell kryeministri i Shqiperise me daten 21 mars, ne “te shtatat” e tragedise Gerdeci. I kishte bere Mediu ne krye te vet. Njesoj si barcaletat politike shkodrane ne kohen e merhumit me Pal Vaten: “… Une dhe Enveri nuk dinim gje… I kishte bere Mehmeti ne krye te vet“, kujtuan shume analiste e mjete shtypi. Vetvetiu lind pyetja: A thua nuk e dinte Berisha c’behej ne Gerdec (!?)
A thua nuk e dinte Sali Berisha cfare behej me tregtine e vdekjes vetem 10 kilometra larg Tiranes(!?)
A thua nuk e dinte Sali Berisha c’behej me kontrabanden gjigande te naftes me Serbine ne kohen e tragjedise se Bosnjes e Kninit… ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se ajo nafte perfundonte direkt ne serbatoret e tankeve dhe autoblindave e jo ne makinat e vellezerve shqiptare ne Kosoves sic thote tani Berisha ( !? )
A thua nuk e dinte Sai Berisha ku binte Kosova e ku binte Serbia per 4 vjet 1993- 1997 kur e braktisi kryetarin Dr. Ibrahim Rugova ne kohe te renda per Kosoven(!? ) A thua nuk e dinte Sali Berisha qe “vendi ame” i udhehequr prej tij furnizonte me nafte makinen e vdekjes se Milloshevicit ne nje kohe qe dora e zgjatur e tij dhe e Beogradit njekohesisht Bashkim Gazidede arrestonte ne Tirane Adem Jasharin, Hashim Thacin e luftetare te tjere te lirise, rrembente, torturonte, ekzekutonte pa gjyq dhe vazhdon te mos tregoje as varrin e atdhetarit Remzi Hoxha ( !? )
A thua nuk e dinte Berisha qe po bente tradheti ndaj Kosoves kur e quante UCK “nje dore te zgjatur te Beogradit“, “ nje bande terroriste dhe vegel te UDB-se” me te cilen ai vete flirtonte naten.
A thua nuk e dinte Sali Berisha se parat e piramdiave ishin para djerse e gjaku e jo “para te pastra si kristali” qe rrenuan nje popull e shtet te tere ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se cfare behej ne 97.…, kur u humben e shkaperderdhen mbi 2 miliared pasuri e katandi te shqiptareve…. kur u vrane 5 mije e kur u plagosen mbi 10 000 shqiptare, perballe te cilave tragjedie e Gerdecit eshte nje limonate ( !? )
A thua nuk e dinte dhe ishte dorejashte Sali Berisha ne vrasjen e deputetit dhe heroit te demokracise Azem Hajdari, kur vetem dy dite perpara 14 shtatorit kishte deklaruar me siguri te plote prej Xhejms Bondi se nje personalitet i larte do te vritej brenda dy diteve (!? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se truproja ose sic thone bodigardi i tij e nxorri Hajdarin ne priten vdekjeprurese ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se te organizosh grusht ushtarak shteti sic veproi ai me 14 shtator 1998 eshte veprimtari subversive dhe akt terrorizmi qe denohet rende ne cdo vend demokratik te botes ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se Fatmir Mehdiu ishte arrestuar ne Itali per tregti drogash cka e kishte pohuar publikisht kolegu Dashamir Shehu ne kulmin e fushates elektorale qysh ne 2005-en (!? )
A thua nuk e di Sali Berisha se te pakten dhjete deputete te PD-se jane zgjedhur me para tregti drogash, me para prostitucioni, me para kontrabande armesh dhe njerezish, pra me parate e human trafikut, qe denohet sot edhe me rende se narko-trafiku ( !? )
A thua nuk e di Berisha se ne autostraden e shekullit dhe kryevepren e patriotizmit Durres- Morine jane futur ne xhepa qeveritaresh mbi 100 milione euro korrupsioni ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se Mihail Delijorgji ishte nje dore e zeze e sherbimeve sekrete greke, serbe e…. ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se ne Gerdec po behej baterdia e aq me pak ku binte Gerdeci ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se ne Gerdec behej kontrabande armesh me miliona dollare kur i biri i tij e kishte njoftuar per biseden me Kosta Trebicken te pakten disa muaj me pare, sic e pohoi ai vete para Kuvendit te Shqiperise ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se Z. Trebicka ia kishte dorezuar rregjistrimet e ketij akti korrupsioni makaber ish- Prokurorit te Pergjithshem Z. Sollaku dhe menjehere pasi ky deklaroi se shume shpejt do te goditeshin peshq te medhenj, peshkaqene e jo sardele te ketij mega- korrupsioni filloi kryqezaten finale kunder tij me jesmenet e jeniceret e tij ne Kuvendin e Shqiperise ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se baxhanaku i tij Mehmet Hoxha ( ndjese paste ) numeronte parate e gjakut ne Gerdec, sic e pohojne deshmitare te gjalle ( !?) …
A thua nuk e di Sali Berisha se me ke fle Sali Berisha me motren e gruas se Mehmetit te ndjere apo me ( !? ) … Dihet qe motrat mund te kene sekrete me burrat por asnjehere nuk kane sekrete me njera tjetren
A thua nuk e dinte Sali Beriasha se ne Gerdec punonin femije e gra fakire, sklleverit e politikes dhe reformave te tij qe pushuan nga puna, ua prene buken e gojes qindra oficereve e xhenjereve te mrekullueshem qe per gati 50 vjet diktature nuk lejuan asnje Gerdec ( !? )
A thua nuk e dinte kryeministri Sali Berisha se ne prag te vizites se Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi, sherbimet sekrete amerikane kishin kerkuar levizjen e ekslpozivit dhe municionit nga Gerdeci perndryshe ajo vizite nuk do te behej per aresye mungese sigurie ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se kur te shkruaje kujtimet e tij nuk do te harroje kurre se nuk e dha dorehqjen ne Mars- Qershor te vitit 1997 vetem se “i dhimbsej shume Shqiperia” qe vete ai dhe politika e tij ia kishin vene flaken nga dashuria e madhe per te ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se kur te do te hedhe ne leter memuaret e tij patjeter qe do te thote “te verteten e madhe” se ne mars 2008 nuk do te mundte te jepte kurre doreheqjen vetem e vetem per hire te viktimave te Gerdecit, se nuk te hiqte dore pa u ndertuar shtepite e reja dhe Gerdecin e ri qindra viktimave te tij qe me politiken e tij ua beri varrin( !? )
A nuk e di Sali Berisha se duhen reforma te thella ne te vetmen hallke te pushtetit qe nuk i ka zaptuar ende teresisht sherbimet sekrete ne emer te institucioneve qe duhet te ishin te shenjta e te respektueshme per te edhe kur turmat e tij te hazdisura dhe uniformat e tij te murrme sulmonin Kryeministrine, Kuvendin Popullor, Radiotelevizionin Shqiptar … cdo hallke te shtetit me 14 shtator 1998 (!? )
A thua nuk e di Sali Berisha se reforma paresore dhe me urgjente demokratike ne Shqiperi duhet te filloje nga koka e shtetit shqiptar, nga Presidenti e Kryeministri qe nuk dinin jo vetem se c’behet vetem 10 kilometra larg selise se tyre, por as se akzistonte fare Gerdeci e jo me Konispoli e Vicidoli, Vermoshi e cdo cep i vendit qe i ka zgjedhur per te qeverisur e jo per te kerdisur popullin e vet ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se e vetmja gje qe nuk do ta dije kurre Sali Berisha eshte te jape doreheqjen ne menyre demokratike ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se as ish - diktatori komunist Enver Hoxha nuk kishte mendesi e politike tjeter vec kesaj ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se Pushteti eshte para, Pushteti eshte hata, se Pushteti per Sali Berishen eshte gjithcka, se pa Pushtet Sali Berisha jete nuk ka ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se e vetmja gje qe nuk e di Sali Berisha edhe kur ishte ne opozite e jo me tani qe kontrollon krejt jeten politike shqiptare eshte ajo cfare nuk do te dije Sali Berisha ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha (!?)

Korrieri…………

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 14:12
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

saranaebukur e bukur te jap te drejte me keto pyetje qe ben por ndoshta duhet ti shtonim keto pyetje dhe ndonje politikan te se majtes se dalin qe te gjithe e dinin po asnje nuk fliste .
Degjova para disa ditesh nje emision ne tv dhe ai ish ministri Majko kishte muaj qe e dinte qe ne Gerdec kishte gjera te paligjshme qe punonin femi por vashdonin te benin nje "vesh shurth e nje sy qorr".Ne qytet e fshatrat e shqiperise te kesh pak "dhimbje barku" e marrin vesh dhe guret e rruges ketu beheshin trafiqe e te gjithe flinin me sy hapur??????
Po ai kryeplaku o kryetari i komunes o dhe njerezit e thjeshte cfare benin nuk e shikonte cfare ndothte ne ate vend, nuk mund te therriste nje gazetar nga keta te TOP CHANEL qe bejne cdo sekonde publicita qe "lajmeroni per cdo abuzim o shkelje ligji se ne jemi aty " o ndoshta nuk i interesonte se cfare ndothe atje ?
Per nje gje me vjen keq dhe kjo eshte me se e qarte se ky vend me keta njeres nuk ndryshon kurre e ska as shpresa te ndryshoje dhe eshte vertet gjynah se ne si popull skemi pasur asnjeher nje qeveri si duhet qysh nga viti 1912 besoj na kane udhehequr njeres qe nuk ja vlen as ti permendesh .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 15:59
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
.
Degjova para disa ditesh nje emision ne tv dhe ai ish ministri Majko kishte muaj qe e dinte qe ne Gerdec kishte gjera te paligjshme qe punonin femi por vashdonin te benin nje "vesh shurth e nje sy qorr".



Mediu doje te thoje?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 16:10
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

MAJKO ka shitur per vete kur ka qene minister ,po i ra zullumi Meidiut ,ske ca i ben te gjith politikanet kan dalur me llogari milineresh dhe ne vime ketu ne forum e bejme sikur i kritikojme ,nejse vazhdoni bjerini se i bini forte .......

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 16:15
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Pandeli Majko ne mos gaboj por ka qene minister kur udhehiqte Ps dhe gjate kesaj tha me shume tregoi se shperthime te tilla kane ndodhur ne zonen e Vlores ku nuk kishte vdekur njeri por kishte pasur deme te tjera (keto shpethime me lejen e qeveris) .Por keto deme qe kane te bejne me natyren me ambjentin nuk eshte se media shqiptare ja veshin shume sepse nuk i intereson .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 16:21
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
saranaebukur e bukur te jap te drejte me keto pyetje qe ben por ndoshta duhet ti shtonim keto pyetje dhe ndonje politikan te se majtes se dalin qe te gjithe e dinin po asnje nuk fliste .
Degjova para disa ditesh nje emision ne tv dhe ai ish ministri Majko kishte muaj qe e dinte qe ne Gerdec kishte gjera te paligjshme qe punonin femi por vashdonin te benin nje "vesh shurth e nje sy qorr".Ne qytet e fshatrat e shqiperise te kesh pak "dhimbje barku" e marrin vesh dhe guret e rruges ketu beheshin trafiqe e te gjithe flinin me sy hapur??????
Po ai kryeplaku o kryetari i komunes o dhe njerezit e thjeshte cfare benin nuk e shikonte cfare ndothte ne ate vend, nuk mund te therriste nje gazetar nga keta te TOP CHANEL qe bejne cdo sekonde publicita qe "lajmeroni per cdo abuzim o shkelje ligji se ne jemi aty " o ndoshta nuk i interesonte se cfare ndothe atje ?
Per nje gje me vjen keq dhe kjo eshte me se e qarte se ky vend me keta njeres nuk ndryshon kurre e ska as shpresa te ndryshoje dhe eshte vertet gjynah se ne si popull skemi pasur asnjeher nje qeveri si duhet qysh nga viti 1912 besoj na kane udhehequr njeres qe nuk ja vlen as ti permendesh .



------------------------------

Bjondia une te jap te drejte por keto pyetje nuk i kam bere une.. dikush tjeter ...Pergjegjesi kane te tere si te majte e si te djathte.. per femijet duhet te pergjigjet ministri i punes greku Kosta Barka mik i Nikoll Geixhit.. njerez te pa afte per popullin qe sdine gje tjeter vec te pasurohen.. Te ikin te shporen gjakpirsat..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 17:39
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.