Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Fajtor eshte e vertete kur thua se ne historikisht s'jemi qeverisur vete por rasti qe mora dhe po flasim me detyroi te marr nje sistem me shume variabile e te injoroj faktorin kohe per efekt lehtesimi, po do arrijme dhe aty.



Ndersa termin "fe" e mora si metafore, te jesh fetar s'domethene ta aplikosh ate sic duhet apo te perpiqesh te jesh besimtar i mire. Doja te vija ne dukje fenomenin tone, e qe dmth gjithcka qe rrotullohet rreth politikes rrotullohet dhe rreth nesh ne menyre te ekzagjeruar duke mos u bere ama asnjehere pjese aktive e saj si zoti lart dhe besimtaret poshte ne toke.

Une kam ndjesine qe ne si popull akoma jetojme ne nje sistem qe s'eshte gje tjeter vec zgjatimi i shtetit totalitar qe lame pas. Sepse ndryshe s'di ta shpjegoj faktin se ne e konsiderojme shtetin jo si dicka qe duhet ndertuar por si nje entitet gati gati mistik. Ndoshta se kam jetuar diktaturen por ama verej qe ne sot pas 20 vjetesh pseudo demokraci s'kemi ndryshuar as mentalitet e as vizion. Kemi po te njejten shtrese profesionistesh (me falni po une termin intelektual e urrej se abuzohet shume), te njejtat ide diktatoriale e kjo shihet qarte ne faktin se nuk e njohim doreheqjen bile kujtojme se postet trashegohen, jemi servile ndaj partise ne pushtet e bile ne tv tona qarkullojne akoma shprehje te tipit : e realizuam planin 200 % ...


Tani qe po me ben te mendoj per titullin e temes ... dhe per keto zgjedhje s'mund te pretendohet qe mos fitoje klani e te fitoje morali i perbashket sepse ne nuk e kemi nje moral te perbashket. Bile dhe ne do fitonte morali i perbashket do kisha frike se cili mund te ishte ky sepse ka gjasa te isha nga ana e kundert. Por do me mjaftonte qe rezultati i tyre te pakten te lekundte klanin nr 1 mos ndoshta po kerkoj shume?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 20:38
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Agata nese do te justifikonim versionin tend atehere i bie qe po te kesh para mund te besh gjithcka. Eshte e vertete se kane qene vende kolonialiste por kjo si heq meritat qe kane eksperimentuar, sakrifikuar derisa kane arritur deri ketu. Une e quaj sakrifice dhe faktin qe sot jane shtete te tilla demokratike (me difektet e tyre kuptohet) e ne te mire e ne te keq merren si shembull. Ndersa ne duam te arrijme keto shtete por s'duam te kalojme peripecite e tyre, sakrificat e tyre. Sic thashe dhe me pare ne presim magjine.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 20:49
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
a)Te gjitha atyre te PS do t'ju bejme g..te e motrat.Edhe nga ata te PD-s e njejta shprehje e fjalorit vulgar te qytetit tim.Por te me besoni nuk jane adoleshente,por burra me femije.ka edhe me.Ky eshte mentaliteti i shumices.Njera pjese jane komunistet dhe pjesa tjeter jane ballistet,monarkistet diversantet.Keshtu politika e ka shume te lehte t'i instrumentalizoje keta mjerane.


Keto qe thote IQ-ja jane fjale te arta. Kjo eshte BAZA shqiptare, na vjen s'na vjen mire ne.

Keto qe thote IQ-ja, dhe qe te gjithe e dime/ndjejme qe jane te verteta, jane realiteti shqiptar.

Fajtor.

Ti si moderator (apo ku e di une c'je) ne kete forum, duhet ta dish shume me mire se une qe shumica dermuse e pjesemarresve ne kete forum jetojne prej vitesh larg Shqiperise, sidomos ne perendim. E PRA, ti je i detyruar tu "lutesh" ketyre personave qe te flasin me kulture ne kete teme, pa militantizma, me qetesi, me arsyetim etj etj.

Kur ti detyrohesh tu kerkosh nje gje te tille personave qe patollogjikisht duhet te ishin vaksinuar nga "shqiptarizmat" per te cilat folem deri ketu, CFARE PRETENDON nga "people"-ja qe jeton ne Shqiperi ?

Shumica e shqiptareve jane Varka, miku im, dhe prandaj do lundrojme per shume kohe ne keto ujra.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 21:36
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Shume ne te thella jeni futur, vetem mos e paragjykoni popullin. Ai do shkoje te votoje, rendesi ka qe vota te lexohet drejt dhe pa hile e te pranojme ate qe voton populli.
Dikush tha se ne 2005 Ps dhe Lsi kishin me shume vota se Pd me aleatet e saj pra vota e popullit nuk u vlersua.
Ku eshte morali ketu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 21:47
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ku e ke degjuar kete shprehjen grekofil? Cfare domethene grekofil? Dhe sidomos çfare lidhje ka me temen?.


Jam e vetedishme qe te perdoresh fjalen grekofil, (te cilen e degjova ne nje emisjon te Arjan Canit, para ca diteve, ) tregon mungese etike. E sikurse e pohova vete me lart, kjo nuk ka lidhje me temen. Por nuk mund te flasim per Shqiptaret dhe Shqiperine, pa permendur antishqiptarizmin.

Citim:
[i]Mos po hedh idene qe Shqiperia eshte e manipuluar nga greket? Domethene kot qe merremi me diskutime politike se Greqia sundon Shqiperine?.[/B]


Pjeserisht po. Varet nga konceptet. Per dike kjo mund te duket si fantazi popullore, per dike tjeter eshte realitet. Si e shpjegoni ju, qe neper koridoret e zyrave te ministrise se punes, ne Shqiperi, flitet greqisht? E ju garantoj qe kjo nuk vjen nga fantazia ime por eshte nje fakt. Nuk e di nese ndonje vend tjeter ne europe, ne ministrine e punes te flitet gjuha a shtetit fqinje.

Citim:
[i] Dhe besoj se zgjedhjet e 10 viteve te fundit nuk kane pasur manulime masive.[/B]



Nese nuk paska pasur manipulime deri tani, si shpjegohet fakti, qe Pozita sikurse Opozita, pretendon, se zgjedhjet e 28 qeshorit do te jene, zhgjedhjet e para te lira e demokratike ne vend?


Citim:
[i] Influencat e nje shteti tjeter ne Shqiperi (USA, Greqi apo Evrope) nuk mund te zevendesojne sovranitetin e vetem qe ka nje vend: zgjedhjet. Gjerat jane shpesh shume me te thjeshta sesa duan ti imagjinojne njerezit (shpesh per te hequr pergjegjesite nga vetja). [/B]


Nuk eshte heqje pergjegjesie nga vetja, sepse Influenca e shteteve fqinje ka vertetuar sot, humbjen e identitetit te disa vendeve, si psh Bretonet, ne veri perendim te Frances, te cilet kane humbur totalisht. Kurse Shqiptaret kane mbijetuar, fale sovranitetit te tyre...
Me hyrjen e Shqiperise ne NATO, dhe pavaresine e Kosoves, (dobesimin e influeces se shteteve fqinje, qofte kjo greqia ose Serbia), shpresoj qe te jete shekulli i Shqiptareve, ( jo i verioreve ose jugoreve) ku te mos fitojme me Klanet.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 22:38
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Kur ti detyrohesh tu kerkosh nje gje te tille personave qe patollogjikisht duhet te ishin vaksinuar nga "shqiptarizmat" per te cilat folem deri ketu, CFARE PRETENDON nga "people"-ja qe jeton ne Shqiperi ?


Nisesh nga supozimi se ata qe jane jashte jane me te kulturuar, keshtu qe rrjedhimisht kush eshte brenda eshte me keq. Mendoj se e ke gabim. Emigrantet per mendimin tim nuk e kane idene dhe aq mire si zhvillohet dhe ecen shoqeria shqiptare. Perkundrazi, jam shume i bindur qe emigrantet jane faktor prapambetje nga nje ane. Shpesh fiksohen ne kohen qe kane ikur nga Shqiperia dhe nuk arrijne te zhvillojne qenien e tyre shqiptare. Eshte njesoj si emigracioni italian ne Amerike, ku pergjithesisht eshte me i prapambetur menderisht sesa italianet e sotem.

Por kjo eshte teme me vete...

Rendesi ka qe zgjidhja duhet kerkuar vetem brenda Shqiperise, tek ata qe jetojne. Nuk duhet universitet per te kuptuar principe te thjeshta. Kete teme ku po shkruajme e kupton secili. Ne menyre te ngjashme nuk eshte e pamundur qe njerezit te kuptojne principin e krijimit te nje shteti pavaresisht sa leke kane apo kujt shtrese i perkasin. Dhe per ta kuptuar mendoj se duhet te mendojne dy sekonda pse ekziston Shqiperia. Nese ekziston vetem fale klaneve dhe tribuve, atehere me mire le ta shkaterrojme qe sot shtetin shqiptar dhe te jetojme te lire ne Evrope. Kjo kuptohet kollaj dhe besoj eshte ndarje qe duhet bere. Ose behet shtet si duhet, ose me mire shteti shqiptar te shkrihet. Sa me shume te behet kjo ndarje, aq me shume sensibilizohen njerezit te marrin pjese aktive ne shoqeri dhe te mos shikojne vetem interesin personal. Nese vazhdojne te shikoje secili interesin personal çdo sekonde, atehere le te pranojme se s'ka aresye qe Shqiperia te jete shtet.


Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Dikush tha se ne 2005 Ps dhe Lsi kishin me shume vota se Pd me aleatet e saj pra vota e popullit nuk u vlersua.



Zgjedhjet 2005 i kam ndjekur komplet, deri ne rezultatet e KQZ-se. PS dhe LSI bashke tejkalonin dukshem PD-ne, e cila fitoi fale sistemit te Dushkut. Jane lojra matematike qe te nxjerrin fitimtar edhe kur s'je. Kesaj rradhe ka ndryshuar ligji per tu bere komplet proporcional, pra numri i votave do reflektoje realisht perfaqsimin ne parlament.

Modifikuar nga Fajtori datė 14/05/2009 ora 23:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 22:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Re: Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Keto qe thote IQ-ja jane fjale te arta. Kjo eshte BAZA shqiptare, na vjen s'na vjen mire ne.

Keto qe thote IQ-ja, dhe qe te gjithe e dime/ndjejme qe jane te verteta, jane realiteti shqiptar.

Fajtor.

Ti si moderator (apo ku e di une c'je) ne kete forum, duhet ta dish shume me mire se une qe shumica dermuse e pjesemarresve ne kete forum jetojne prej vitesh larg Shqiperise, sidomos ne perendim. E PRA, ti je i detyruar tu "lutesh" ketyre personave qe te flasin me kulture ne kete teme, pa militantizma, me qetesi, me arsyetim etj etj.

Kur ti detyrohesh tu kerkosh nje gje te tille personave qe patollogjikisht duhet te ishin vaksinuar nga "shqiptarizmat" per te cilat folem deri ketu, CFARE PRETENDON nga "people"-ja qe jeton ne Shqiperi ?

Shumica e shqiptareve jane Varka, miku im, dhe prandaj do lundrojme per shume kohe ne keto ujra.



Artur fakti qe jetojme jashte shqiperis nuk na ben me te mire sesa ata qe jetojne ne shqiperi , nuk na ben as me inteligjent as mč me kultur edhe as me pak te shqiptarizuar.
Nese do vazhdojme akoma te flasim kodra mas bregut duke ndejtur rehat ne shtepit tona perendimore sdo arrijme asgje te mire per vendin tone.Une dua te degjoj ate qe eshte elektorat i vertet , ate qe jeton ne shqiperi dhe perballet cdo dite me veshtirsit dhe jo te degjoj emigrantin qe shkon per dy jave dhe vetem ankohet dhe ben kritika.Problemi qendron se politika eshte bere maniakale per disa shqiptar qe kudo qe ndodhen flasin per te dhe behen pjese perberese e ideologjis partiake te ciles i perkasin.Ti akoma vazhdon bashke me Varken te ofendoni njeri tjetrin dhe te mos nxirrni asgje ne drite, pervecse duke bere vetem nje amulli pa konkluzione ne diskutimet qe keni me njeri tjetrin. Kjo patologji e juaj eshte aq e dukshme sa ne cdo shkrim qe beni dihen pergjigjet tuaja.Kjo patologji eshte e pergjithsuar edhe ne elektoratin shqiptar te mbushur me militant qe objektivitetin nuk e shikojne askund .
Une personalisht si nje person qe do te merret me politik ne jeten e tij sepse ate po studjoj kam arritur ne konkluzionin qe politikat ndryshojne nga politikanet , mund te kete politikan te padrejte dhe politika te drejta edhe anasjelltas.Ne te shumtat e rasteve ne shqiperi nderthuren elemetet politik e padrejte dhe politikan te padrejte.
Une jam i djathte si parim , antar dhe simpatizant i partise demokratike por mendoj se shpetimi i partis eshte ikja e berishes , si nga partia edhe nga politika .Problemi eshte se shume njerez kan lidhur interesat e tyre te ngushte me berishen dhe nese berisha iken shume interesa te tyre humbin bashke me te dhe keshtu bejn te pamunduren qe ekuilibrat te mos ndryshojne ne parti dhe ne politik pergjithsisht.Kush eshte zgjidhja ?
Zgjidhja eshte largimi i berishes ?
Si mund te largohet berisha, o largohet nga antaret e pd-se qe tashme eshte e pamundur pas daljes nga skena e Bamir Topit i vetmi qe kishte konsiderat me te madhe se Berisha ne parti, o largohet nga vota e popullit .
Por kush eshte alternativa nese berisha votohet?
Nje e majte e percare , nje Rama qe eshte i ngaterruar ne afera ndertimesh , apo nje Meta i ricikluar bashke me Hijet e Fatos Nanos?
Nuk e di , nuk ka alternativa , nese iken nga ujku berish perfundon te hienat , Rama , Nano dhe Meta qe jane te gjithe figura te se njejtes medalje.
Duhet nje fryme e re , njerez te rinj , pertej politikes se vjeter te interesave , kush do ta sjelli kete risi eshte problemi, kush do jete Messia ?

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 22:48
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Agata, ne zyrat e ministrive gjermane mund te flitet kollaj turqisht. Ne zyrat e prokurave italiane mund te flitet shqip. Ne zyrat e ministrive shqiptare eshte folur prej vitesh ITALISHT. Ne vendosjen e drejtoreve te doganave kane pasur dore organizma nderkombetare qe i tregonin ministrit çfare duhet te beje. Permendja e vetme e greqishtes eshte pjese e urrejtjes qe mbillet rendom, por nuk perben fakt per te treguar se po qeverisin greket anembane. Fundja ne jug te Shqiperise minoritetet greke (dhe fshatrat qe flasin greqisht) jane te shumte. Dhe nuk ka asgje te keqe te perfaqsohen neper institucione. E keqja e vetme vjen kur shqiptaret duan ti hedhin te tjereve te keqen qe kane brenda vetes. Ne kete teme lexohet qarte qe problemin e kemi vete. Dhe kur te zgjidhim problemin me veten tone edhe influencat e huaja do jene me te veshtira. Me pak fjale, nuk leviz bishti qenin, por qeni bishtin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 23:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Diabolic, s'po e fillon mire karrieren politike.

Zgjidhja e nje problemi nuk eshte kurre ikja e nje personi, por ndergjegjesimi i te tjereve qe te mendojne si duhet. Nje person nuk zgjidh asgje, as ne qeveri, as ne parti, as po te ike, as po te vije. Nje person eshte nje peshk. Jepi njeriut nje peshk dhe do ushqehet nje dreke, mesoje te peshkoje dhe do ushqehet gjithe jeten.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 23:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Re: Re: Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Nisesh nga supozimi se ata qe jane jashte jane me te kulturuar, keshtu qe rrjedhimisht kush eshte brenda eshte me keq. Mendoj se e ke gabim. Emigrantet per mendimin tim nuk e kane idene dhe aq mire si zhvillohet dhe ecen shoqeria shqiptare. Perkundrazi, jam shume i bindur qe emigrantet jane faktor prapambetje nga nje ane. Shpesh fiksohen ne kohen qe kane ikur nga Shqiperia dhe nuk arrijne te zhvillojne qenien e tyre shqiptare. Eshte njesoj si emigracioni italian ne Amerike, ku pergjithesisht eshte me i prapambetur menderisht sesa italianet e sotem.



Kam mendimin se e kishte tjeterkund fjalen .......... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2009 00:57
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.