Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Si mund te kuptohet nese dikush ka "stofen" e liderit pa i dhene shansin "kongresi"? S'mund te kuptohet.

Prandaj frika per te zgjedhur personazhe te rinj eshte llogjikisht vetem "imprinting" ndaj lidereve qe jemi mesuar te shikojme ne TV.


P.s. Imprinting (tek patat) eshte procesi i fiksimit te personazhit te pare qe kafsha shikon si prind. Nese per here te pare shikojne paten qe i ka pjelle çdo gje shkon ne rregull, por nese shikojne nje njeri do kujtojne gjithe jeten se ai eshte prindi i vet.

Modifikuar nga Fajtori datė 17/05/2009 ora 13:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2009 13:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si mund te kuptohet nese dikush ka "stofen" e liderit pa i dhene shansin "kongresi"? S'mund te kuptohet.




Natyrisht qe mund te kuptohet. Pse dhe qysh ja dhane shansin Obames Sarkozys apo Merkelit (heq Berluskonin se ai eshte i zoti ti japi shansin vehtes)?

Eshte merita e partive qe ti identifikojne dhe stimulojne personat qe kane me shume aftesi per fitore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2009 13:33
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Arturm une jam "ajo" dhe jo "ai"


Ne fakt Fajtori me ka kuptuar e shpjeguar drejt. Ndoshta jam shprehur une gabim por isha dakort me ty vetem ne faktin kur thua se ne Shqiperi ndarja e te majtes e te djathtes nuk eshte ajo qe supozohet e njerezit votojne njerin sepse perjashtojne apriori tjetrin krah.

Persa i perket liderit, mund te jete e dobishme por jo e domosdoshme. Psh une mendoj se ne Shqiperi eshte e demshme. Ne duhet ta shkaterrojme kete figure sepse me kete figure identifikohen njerezit autoritare. Dhe jane ata qe nuk lene individet e tjere ne parti te ngrene krye e te thone hapur mendimin e tyre qofshin keto dhe te kunderta me ate qe thote lideri e qe jo gjithmone jane ne dem por perkundrazi i duhen partive. Si rrjedhim dhe ne istitucione nese zgjidhen, teoria e liderit stonon. Nuk eshte e thene qe nese ke cilesite e nje lideri mund te qeverisesh me mire se nje qe si ka. Ajo qe synohet eshte te kemi istitucione funksionuese ku kushdo qe te jete te kontrollohet nese e ben detyren e tij me ose pa cilesite e ketij lideri.


Ti thua qe eshte merita e partive qe ti identifikojne dhe stimulojne personat qe kane me shume aftesi per fitore. Po ben dhe ti arsyetim europian ne kete rast ... sepse e aplikuar ne Shqiperi i bie qe ne gjithe keta vjet PD-PS ose ska pasur nuhatjen e duhur ose ska pasur lidera per te mbajtur keta qe ka?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2009 22:39
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Me sa shoh kjo teme qenka marre vertet seriozisht,ashtu sic edhe duhej te merrej !

Do ishte bukur sikur te fitonte morali i perbashket,por per te qene realist,nuk do ndodhi keshtu !
Njerezit akoma vazhdojne te votojne per ate qe i perfaqeson,duke u nisur nga orrigjina e jo nga idete e ngjashme qe mund te kene persa i perket ekonomise e sferave te tjera shoqerore e morale ! Dhe keto zgjedhje ne kete drejtim nuk do sjellin ndonje te re ! Nga ana tjeter po mendoja,nese njerezit nuk ja japin votes Sales pasi vertet e ka mbushur kupen,kujt do ja japin ?
Edvinit? Edhe ky dita dites po nxjerr ne pah autoritarizmin e tij,ashtu si edhe perflitet jashte mase shume per korrupsion (dhenie lejendertimesh ) pa harruar ketu lobingjet e tij mbrojtese,sidomos persa i perket informacionit ! Top media tashme del aq hapur ne krah te tij,sa po behet disi qesharake ! A thua ky njeri qenka i shenjte e nuk paska as edhe nje njolle !!? Mjafton te thuhet qe gruaja e Sokol Balles,shefit te informacionit te Tch,eshte punesuar muajt e fundit ne Bashkine e Tiranes si keshilltare e Rames ! S'me duket levizje shume e goditur e pare me syte e nje votuesi te drejt (e jo fanatiku ekstrem) !

Pra mendoj se duhet shtruar pyetja se kush eshte alternativa !?
Ilir Meta...s'ma ha mendja ! Pastaj dhe ai nuk eshte se beri mbrekullira ato pak kohe qe ishte !

Erion Veliajn s'po e konsideroj fare,pervec faktit qe jam i bindur qe do marri shume pak vota,prape s'kam shume besim tek ai ! Kalimi i tij nga nje organizate joqeveritare,ne kreun e nje partie, personalisht me ka zhgenjyer shume ! dhe me sa shoh nuk qenkam i vetmi ! Pastaj me nje parti me nje emer te tille snob, G99,si pretendon te te votoje nje pensionist apo i papune kur pleqte e plakat s'dine as ta lexojne siglen e kesaj partire ??! maksimumi Veliaj mund te marri vetem votat e pak te rinjve Tiranse mundesisht bllokiste ! neper rrethe jam i sigurt qe s'ja jep njeri voten !

Nga ana tjeter po mendoja,nese votat ndahen midis shume partish,pasi njerezit u zhgenjyen nga partite e medha dhe thone,ok provojme dhe te voglat meqe lideret e tyre jane me pak te perfolur, do ishte me mire ??

Pra do ishte me mire nje multipartitizem dhe me shume blloqe ( per hir te faktit qe disa nga keto parti kane persona te paperfolur ) sado qe kjo gje do sillte shume probleme persa i perket qeverisjes ???

Apo problemet per nje qeverisje te shendoshe do ishin aq te shumta, sa do preferoheshin me pak parti qofshin edhe keto aktualet ??!

E mira do ishte te nderroheshin lideret qe jane ne krye te ketyre partive,por fakti eshte qe te jesh ne krye te ketyre partive duhet te jesh nje perbindesh i vertet,ashtu siç Berisha eshte,dhe ashtu siç Rama avash avash po behet ! Dhe persona qe te kene vetem virtyte e jo te meta,eshte vertet e veshtire te vijne lart ne siperfaqe ne kete gjendje qe ndodhet aktualisht Shqiperia !

Spo zgjatem me pasi pak a shume jane prekur te gjitha akpektet me postime vertet serioze e cilesore, me sa po lexoja !
Doja te shtoja vetem qe jane per te ardhur keq ata "autuboziste" te cilet votojne per "kapon" e tyre krahinor, por te cilet si perfundim nuk perfitojne asgje ! Nese servilet,matrapazet e te tjere, perfitojne ndonje gje duke bere gam gam,apo duke iu lepire kapove,duke u bere edhe qesharake nga menyra sesi i mbrojne,autobizistet ngelen me gisht ne goje si gjithmone ! Faktikisht mjafton te shikosh ne ca gjendje ndodhen disa nga orrigjinat e liderve tane..Tropoje...Shkoder...apo edhe Skrapar !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2009 00:55
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Arturm une jam "ajo" dhe jo "ai"




Me fal


Citim:

Persa i perket liderit, mund te jete e dobishme por jo e domosdoshme. Psh une mendoj se ne Shqiperi eshte e demshme. Ne duhet ta shkaterrojme kete figure sepse me kete figure identifikohen njerezit autoritare. Dhe jane ata qe nuk lene individet e tjere ne parti te ngrene krye e te thone hapur mendimin e tyre qofshin keto dhe te kunderta me ate qe thote lideri e qe jo gjithmone jane ne dem por perkundrazi i duhen partive. Si rrjedhim dhe ne istitucione nese zgjidhen, teoria e liderit stonon. Nuk eshte e thene qe nese ke cilesite e nje lideri mund te qeverisesh me mire se nje qe si ka. Ajo qe synohet eshte te kemi istitucione funksionuese ku kushdo qe te jete te kontrollohet nese e ben detyren e tij me ose pa cilesite e ketij lideri.



Lider apo jolider te gjithe udheheqesit e partive bejne "lojen" e tyre ne parti. Si ata "me karakter te forte" dhe ata me "karakter te bute" nuk eshte se krijojne (personalisht po flas) shume hapsira per njerez te tjere te afte konkurrente brenda partise. Mendoj se jemi dakort qe, ne kendveshtrimin evropian te politikes, partia ne vetvete eshte nje strukture diktatoriale (hiq ato amerikanet qe i vendosin udheheqesit me voten primare).

Te gjitha partite europiane jane struktura piramidale (diktatoriale). Kush e therret nje kongres partie? Udheheqesi i saj. Kush i percakton figurat/rolet udheheqese te partise? Udheheqesi i saj. Eshte normale qe ai do veje ne keto detyra delfine te tijet, dhe si rrjedhim eshte e veshtire t'ja marresh postin nga brenda.

Roli i udheheqesit/liderit te partise "tronditet" vetem ne periudha zgjedhjesh. Dhe ne keto raste futet ne mes  pergjegjesia politike qe (ne te mire dhe ne te keq) keta lidera kane per partine dhe vendin e tyre. Pothuajse gjithmone ata arrijne te terhiqen ne momentin/castin e duhur pa terhequr pas ne disfaten e tyre edhe partine qe udheheqin. Por kjo ka te beje me kulturen demokratike qe tashme eshte e konsoliduar ne keto shtete dhe ne nuk mund te krahasohemi me ta ne kete. Tek ne, jo me kot, liderat/pseudoliderat e politikes se ketyre 20 vjeteve kane futur elementin e "vjedhjes se votes". Vjedhja e votes eshte justifikimi i liderave tane per te mos lene udheheqjen e partise (dhe eshte edhe karem per elektoratin). Dmth ne Shqiperi asnjehere zgjedhjet nuk i ka humbur njera pale por "i ka vjedhur pala fituese".

Per kete me pelqen Edi Rama keto zgjedhje, sepse ka futur ne statut te Partise, dhe e deklaroi edhe vete ne nje emision te para ca diteve, qe nqs nuk fiton zgjedhjet ose merre me pak vota se zgjedhjet e mepareshme elektorale ai do te jape doreheqjen. Natyrisht une nuk e di sa do ta mbaje fjalen ai por kete mund ta vertetoj vetem pas zgjedhjeve. Perkundrazi, Berisha ka humbur zgjedhjet me referendumin e kushtetutes ne '94,  (nuk po i quajme zgjedhje ato te '96), ne '97, ne 2001, dhe nuk ka ikur nga drejtimi i partise.

Pra, si permbledhje, aktualish tek PS-ja kam nje fare shprese ne nderrim udheheqjeje (ne rast hubjeje), te PD-ja nuk e kam.

Citim:


Ti thua qe eshte merita e partive qe ti identifikojne dhe stimulojne personat qe kane me shume aftesi per fitore. Po ben dhe ti arsyetim europian ne kete rast ... sepse e aplikuar ne Shqiperi i bie qe ne gjithe keta vjet PD-PS ose ska pasur nuhatjen e duhur ose ska pasur lidera per te mbajtur keta qe ka?


PD-ja ka qene dhe eshte gjithmone Prone Private dhe pronarit nuk mund ti marresh pronen. Tek PS-ja ka pasur disa tentativa Majko vs Nanos, Meta vs Nanos, por ka fituar (me menyrat e veta) plehera Nano. Kjo tregon qe ajo parti nuk ka funksionuar. Funksionoi, per fat, me humbjen e 2005. Ju pelqen s'ju pelqen Rama te tjereve, ai deri tani, ne c'do perballje elektorale ka fituar. Kjo eshte prova me e madhe. Po s'fitoi, personalisht se kam fare problem. Te vije nje tjeter. Nuk eshte Rama i rene nga qielli.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2009 20:20
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

Dhe u dha sinjali i pare qe nuk fiton morali i pergjithshem (edhe) ne keto zgjedhje.

Afati i dorezimit te listave ne KQZ skadonte ne oren 24.00 (edhe pse administrativisht ne 20.00). Te dyja partite i dorezuan listat njera me 15 minuta vonese dhe tjetra me 1.5 ore vonese.

Dikush (edhe vete partite) do thote qe s'ka ndonje rendesi te madhe vonesa. NUK ESHTE KESHTU, sepse ka nje ligj dhe i mire i keq duhet respektuar (nga partite ne rradhe te pare), prandaj mund te te perseris qe prape fituan tribute dhe jo morali i pergjithshem, ligji.

Te shohim me tej.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2009 20:17
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vonesat jane ne rendin e dites ne Shqiperi. Edhe po te lesh nje takim asnjehere nuk e gjen tjetrin ne kohen ekzakte ne vendin e takimit. Prandaj me duket pa rendesi te pretendohet nje korrektese me minuta ne dorezimin e nje liste. Nuk ndryshon zgjedhjet dhe nuk prish punen e KQZ-se 1 ore para apo 1 ore prapa.

Keto zgjedhje kane te mire faktin qe... politika eshte bere sallate. Ne te gjitha grupimet ka patur ikje, ardhje, migrime, dorehqeje, largime dhe njerezit jane me te pavendosur se kurre. Ky eshte sinjal i mire, sepse krijon nje minimum historik te mentalitetit klanor. Sa me shume njerez te jene te pavendosur, aq me shume pakesohet mundesia qe njerezit te mendojne me klane. Ose te pakten aq me shume klanet do ri-perkufizohen.

Megjithate, doja te spostoja diskutimin ne nje ane tjeter. Kam vene re se futja ne politike eshte nje proçes me sens unik. Shumica e njerezve nuk dine te dalin pa u hequr. Duket sikur personazhet politike nuk kane asnje vlere profesionale ne drejtim tjeter. Sali Berisha dikur ishte doktor (keshtu thuhet), por sa doktor mund te quhet sot Berisha? Di akoma te beje doktorin? Po Ilir Meta (per te cilin thone qe s'ka punuar kurre ne jeten e vet)?

Ekzistenca e personazheve politike pa aftesi te tjera profesionale ngjan sikur i ngjit njerezit pas politikes njehere e pergjithmone. Thua se politika eshte nje grope thithese qe terheq gjithshka brenda (njerezit, profesionalitetin, bizneset, mediat, etj.). Jam kurioz te di mendimin (jo opinionin) e te tjereve mbi kete problem. A ka ndonje liste personazhesh me profesionet qe kane? Ku kane punuar me pare? Cfare dine te bejne? Si mund te ndihmojne Shqiperine profesionalisht perveç llomotitjeve politike ne televizor?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2009 21:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Re: Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Dhe u dha sinjali i pare qe nuk fiton morali i pergjithshem (edhe) ne keto zgjedhje.

Afati i dorezimit te listave ne KQZ skadonte ne oren 24.00 (edhe pse administrativisht ne 20.00). Te dyja partite i dorezuan listat njera me 15 minuta vonese dhe tjetra me 1.5 ore vonese.

Dikush (edhe vete partite) do thote qe s'ka ndonje rendesi te madhe vonesa. NUK ESHTE KESHTU, sepse ka nje ligj dhe i mire i keq duhet respektuar (nga partite ne rradhe te pare), prandaj mund te te perseris qe prape fituan tribute dhe jo morali i pergjithshem, ligji.

Te shohim me tej.



 

Pershendetje arturm

Besoj se eshte kuptuar nga te gjithe ,qe dorezimi me vonese i listave kishte brenda hile dhe frike.Sidomos PS qe ka skartuar shume  e lista eshte mbushur me bashkiake etj i trembej kalimit te te lenve jashte liste ne partine e plasikotit Petro Koci.Do kisha dashur ta shikoja kete lloj kacafytjeje.Edhe PD e Berishes te njejten frike kish,por pak me te vogel mendoj.

Sidoqofte PS 91 & Co do ta sulmoje Edvinin..Ketu kam parasysh theniet e Nanos ne emisionin ''Opinion'' te B Fevziut.

Edhe une mendoj se morali i pergjithshem nuk ka per te fituar kurre atje,gjersa ne krye te dy partive te medha te kete figura te korruptuara.Ne sondazhet e bera nga ZMQ pjesa me e madhe e votuesve e kane ndare mendjen se per ke do te votojne.Ata nuk duan t'ja dijne se cilet jane emrat e atyre per te cilet duhet te votojne.Keta jane tribute e te dyja kraheve.

Qe te kandidohesh ne nje qark apo qytet duhet te te lidhi dicka me ate vend.Kam degjuar disa emra qe nuk kane asnje lidhje me vendin ku do te kandidojne,nuk kane ndonje aktivitet te spikatur etj.

Jo me larg se mbreme ndoqa per disa minuta nje hand party ,ku 5-6 gra cirreshin e ofendoheshin me njera tjetren.Vetem gruaja e Ilirit rrinte e terhequr dhe ne momente te caktuara i sulmonte te gjitha.Gallate!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2009 13:11
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtoro

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vonesat jane ne rendin e dites ne Shqiperi. Edhe po te lesh nje takim asnjehere nuk e gjen tjetrin ne kohen ekzakte ne vendin e takimit. Prandaj me duket pa rendesi te pretendohet nje korrektese me minuta ne dorezimin e nje liste. Nuk ndryshon zgjedhjet dhe nuk prish punen e KQZ-se 1 ore para apo 1 ore prapa. 




Cfare muhabetesh po na ben tani. As mish as peshk.

A flet kjo teme per principet? E pra principet nuk mund te "interpretohen" por duhen respektuar.

Fajtor, nuk ka shkelje te vogel apo te madhe te ligjit. Ka shkelje ose respektim.

Me kete arsyetim, cfare te keqe ka qe ai ne Korce votoi 1 per 5 anetare te familjes se vet, ne fund te fundit ata te tjeret asaj partie do ja jepnin voten.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2009 20:04
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Jo me larg se mbreme ndoqa per disa minuta nje hand party ,ku 5-6 gra cirreshin e ofendoheshin me njera tjetren.Vetem gruaja e Ilirit rrinte e terhequr dhe ne momente te caktuara i sulmonte te gjitha.Gallate!


Pashe ca pjese edhe une miku im. Ndoshta eshte "efekti" Jozefina, jane bere grate si burra.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2009 20:06
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.