Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Ē'ėshtė Mormonizmi?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
piu
Anetar i ri

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 12

Ē'ėshtė Mormonizmi?

Kush janë ata?

Mormonët janë një sekt fetar që e kanë origjinën e tyre në Amerikë dhe qendrën në Salt Lake City, Utah (SHBA). Grupi u krijua nga një njeri që quhet Xhozef (Joseph) Smith së bashku me vëllezërit e disa shokë të tij në vitin 1830. Mormonët janë mjaft të zellshëm në propagandimin e mësimeve të sektit të tyre dhe, veçanërisht në Amerikë, kanë krijuar një grup fetar me përmasa të konsiderueshme. Ata i kanë shpërndarë mësimet e tyre në shumë vende të botës dhe kanë filluar punën edhe në Shqipëri.

Atyre u pëlqen ta quajnë veten me emrin "Kisha e Shenjtorëve të Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit" (The Church of Jesus Christ of Latter Day Saints). Kjo mund të shihet edhe në shenjat personale që mbajnë misionarët e tyre. Por, siç do ta shikojmë më poshtë, shumë prej mësimeve të tyre ndryshojnë së tepërmi nga ato të Kishës së vërtetë të Krishterë.

Cilat janë mësimet e Xhozef Smith?

Mormonët besojnë në disa gjëra mjaft të çuditshme të cilat mund të kuptohet mjaft qartë se nuk janë nga Bibla. Këto mësime janë kryesisht të Xhozef Smithit ose të pasuesit të tij Brigëm Jang (Brigham Young).

Xhozef Smithi tha se në vitin 1820 ai pati një vizion në të cilin Perëndia iu shfaq dhe i tha se ai do të bëhej profet. Disa vjet më vonë, ai pretendoi se iu shfaq një engjëll dhe i tregoi për ekzistencën e disa pllakave të arta mbi të cilat ishte shkruar një mesazh që do ta ndryshonte njerëzimin. Smithi tha se e përktheu mesazhin dhe më pas e botoi përkthimin në vitin 1830 me titullin "Libri i Mormonit". Sipas tij, ky libër na ritregon historinë e dy prej civilizimeve të lashta të Amerikës. Eshtë vërtetuar historikisht, shkencërisht dhe shpirtërisht se kjo nuk është e vërtetë.

Në të njëjtin vit, ai dhe pasuesit e tij themeluan fenë mormone. Smithi shkroi edhe dy libra të tjerë me titujt "Perla me vlerë të madhe" dhe "Doktrina dhe Besëlidhjet". Këto përbëjnë bazën e mësimeve mormone dhe mbahen sikur të kenë të njëjtin autoritet si edhe Bibla. Kështu mormonët përdorin katër libra si libra autoritarë. Sidoqoftë kushdo që i krahason mësimet e Biblës me ato të këtyre tre librave mormonë mund ta shohë mjaft qartë se mes tyre nuk ka asnjë ngjashmëri.

Për t'i bërë të tjerët të besojnë mësimet e tij, Smithi tha se kishte mjaft "zbulesa" prej Perëndisë. Njëra prej tyre ka të bëjë me poligaminë. Udhëheqësit e tyre të hershëm thoshin se nuk ishte diçka e keqe për një mormon në qoftë se kishte shumë gra. Dhe vërtet njëri prej tyre kishte 19 gra dhe 64 fëmijë! Në ditët e hershme të mormonizmit pati shumë martesa poligamike. Kjo praktikë e tillë u ndalua me ligj nga qeveria e SHBA-së në vitin 1890.

Ç'besojnë ata?

Mormonizmi është një fe politeiste (që beson në shumë perëndi). Kjo fe të mëson që universi popullohet nga shumë perëndi të ndryshëm të cilët mbretërojnë në planetë të ndryshëm. Perëndia i planetit Tokë quhet "Elohim", emri biblik për Perëndinë. Udhëheqësit mormonë thonë se Ati Perëndi (Elohim) ka qenë dikur një njeri që ka bërë një jetë të ngjashme me tonën. Ai u bë Perëndi pasi u bë i përsosur nëpërmjet përpjekjeve të tij. Ai kishte shumë gra dhe me to ka pasur shumë fëmijë të quajtur "fëmijë shpirtërorë". Pasi u krijua Toka, Ai zbriti këtu me një nga gratë e tij në formën e Adamit dhe Evës që të krijonin racën njerëzore.

Mormonët besojnë se secili prej nesh është një nga këta fëmijë shpirtërorë dhe, si të tillë, ne kemi ekzistuar para kësaj jete të tanishme, në formë shpirtërore, dhe se jemi dërguar këtu ku na është dhënë një trup njerëzor nëpërmjet lindjes natyrore. Kjo jetë për ne është një jetë provash në të cilën duhet të përpiqemi të pastrohemi e të bëhemi të përsosur në mënyrë që në jetën tjetër të bëhemi edhe ne vetë perëndi dhe të kemi edhe ne planetin tonë ku do të mbretërojmë.

Sekti mormon ka shumë rregulla që çdo mormon duhet t'i zbatojë në mënyrë që të fitojë përsosmërinë. Për shembull, ata nuk lejohen të pinë çaj, kafe apo koka-kola pasi këto përmbajnë kafeinë.

Mormonët thonë se në qoftë se burri dhe gruaja martohen në një ceremoni të veçantë në një nga Tempujt e tyre, atëhere, po të vazhdojnë të përpiqen për përsosmërinë, mund të bëhen perëndi dhe të popullojnë planetin në të cilin do të mbretërojnë duke qenë akoma të martuar edhe në jetën tjetër.

Mormonët besojnë se lindja e Jezuit ishte si pasojë e bashkimit fizik mes Marisë dhe Atit Perëndi që kishte zbritur në tokë për këtë arsye. Kur Jezui u rrit, thonë ata, pati tri gra si dhe fëmijë me to. Pas ringjalljes së Tij, thonë ata, Jezui shkoi në Amerikë për t'u predikuar njerëzve të atjeshëm (të cilët, sipas tyre, ishin izraelitë që kishin emigruar) dhe kështu krijoi kishën në Amerikë.

Gjithë këto tingëllojnë kaq absurde dhe të pabesueshme, sa kushdo bën habi se si mund t'i besojnë njerëzit këto gjëra të tilla. Por është e vërtetë se këto janë disa nga besimet bazë të mormonizmit.

Është më se e qartë, për këdo që i di mësimet e vërteta të Biblës, se këto mësime të mormonizmit nuk kanë të bëjnë aspak me Biblën apo Krishterimin e vërtetë. Kështu pra, nuk është e drejtë që ata të quhen të krishterë dhe as sekti i tyre një degë e Kishës së Krishterë.

Mormonizmi ka edhe shumë besime të tjera të çuditshme. Arsyeja pse ai është kaq i përhapur dhe ka kaq shumë njerëz të gënjyer, qëndron në faktin se të gjitha këto besime të çuditshme janë veshur me një terminologji biblike dhe të krishterë dhe kështu duket sikur ky sekt është me të vërtetë i krishterë.

Mësimet e mormonizmit janë përhapur kryesisht nëpërmjet misionarëve të rinj. Çdo mormoni i kërkohet që për dy vjet të jetës së tij të shkojë në një vend të huaj e të predikojë mbi mormonizmin. Është një gjë e zakonshme në Perëndim, që të shohësh djem të rinj apo vajza të reja, të veshur mirë e me shenjat e sektit mormon që shkojnë derë më derë e shtëpi më shtëpi për të shpërndarë literaturë dhe për të folur rreth besimit të tyre.

Ç'na mëson Bibla?

1. Jezui tha se në ditët e fundit do të shfaqen shumë profetë të rremë të cilët do të mashtrojnë njerëzit me mësimet e tyre (Mateu 24:4,5,24). Mjaft sekte të rreme fetare janë shfaqur veçanërisht këta 200 vjetët e fundit. Mormonizmi është një nga këto grupe që u shfaq në vitin 1830. Mënyra më e mirë për t'iu shmangur mashtrimit nga këto grupe është të dish qartë mësimet e drejta të Biblës.

2. Bibla na bën një paralajmërim të qartë dhe na thotë se duhet të kemi kujdes para se të besojmë ata që thonë se kanë parë vizionin e një engjëlli i cili sjell një zbulesë të re nga Perëndia. Pali na paralajmëron tek letra drejtuar Galatasve 1:8-9 dhe e përsërit këtë paralajmërim. Ungjilli autentik është ai që na jepet në Bibël, Fjalën e Perëndisë.

3. Bibla na e bën të qartë se nuk ka më nevojë për zbulesa të reja prej Perëndisë (Apokalipsi 22:18,19). Plani i Perëndisë për shpëtim dhe vullneti i Tij për jetën tonë na jepet mjaft qartë në mësimet e Biblës. Të gjitha grupet e rreme fetare të cilat e quajnë veten të krishterë kanë librat e tyre përveç Biblës. Por në qoftë se krahasohen Bibla dhe Libri i Mormonit, do të gjenden mjaft ndryshime mes doktrinave të tyre. Prandaj, Libri i Mormonit nuk është prej Perëndisë dhe nuk ka asnjë autoritet.

4. Bibla na mëson se njeriu duhet t'i përkasë Jezu Krishtit për të qenë një besimtar i vërtetë (Gjoni 6:37). Mjaft sekte të rreme fetare, duke përfshirë këtu edhe mormonizmi, thonë që, për të shpëtuar, njeriu duhet të futet në grupin e tyre, përndryshe është i humbur. Në lidhje me këtë duhet të kemi gjithnjë parasysh atë që Jezu Krishti u thoshte njerëzve që t'i drejtoheshin Atij vetë (Mateu 11:28-30).

5. Në Bibël shkruhet se Jezui vdiq për mëkatet tona dhe u ngjall sërish. Nëpërmjet besimit në Të, ne mund të gjejmë faljen për mëkatet tona dhe jetën e re shpirtërore që do të na plotësojë të gjitha nevojat e zemrës. Shpëtimi ynë është tek Jezui dhe jo në emrin e ndonjë njeriu tjetër apo ndonjë grupi (Veprat 4:12). Ne s'mund ta fitojmë shpëtimin me meritat tona apo me përpjekje për të bërë vepra të mira, ai është një dhuratë që Perëndia ua jep falas të gjithë atyre që besojnë në Të (Romakët 6:23, Efesianët 2:8.)

Burimi: "http://pergjigje.org/aem/mormonizmi.htm"

Për më shumë rreth fesë Mormone do ju këshilloja të lexonit më: "http://pergjigje.org/mormonizmi/index.htm"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2009 20:51
piu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė piu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me piu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė piu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: piu Shto piu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto piu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Ē'ėshtė Mormonizmi?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.