Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nuk them se AK do qeverisi drejtperdrejt. Une uroj qe ajo te jete nje pjese ndryshe e parlamentit. Uroj qe te mos e marre kurre pushtetin, biles ne opozite te perhershme ama te jete kritike me kete hov qe ka sot. Galvanizuese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 22:34
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Opozite e perjetshme, Piktoro? Po c'vlere ka e gjitha kjo, kur atij te pushtetit vetem sa i shtohet oreksi dhe etja si pusht, tek degjon perdite kengen pambarim vajtuese-kritikuese te Mukes?!
Edhe disa llogjika dhe deshira si kjo e jotja i duhen pushtave te pushtetit, Piktor, pa prit kur te marresh nje medjale nga pushtat e pushtetit, si nje opozitar i paepur.
Jo-jo, Piktor, mbaje mend (se s'ka me budallenj sot), Albinrat dhe Kreshnikat, si dhe ata te komshinjve tane, ecin ne baze te programeve te pushteteve dhe te kapitalit te madh. Nese kriza ekonomike ne Europe dhe Ballkan thellohet, Albinrat dhe Kreshnikrat e Ballkanit do marrin pushtetin per te ndezur disa zjarre. Ne te kundert do llapin kot me kot.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2013 11:38
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nese me lejon Piktor, -meqe dhe premtova me lart- po te hedh ketu pjese-pjese nje shkrim timin mbi keta lloj patriotesh alla spahinjsh.
Koço Danaj dhe vëllezërit Dalton

I pari është person real, katër të tjerët janë personazhe filmi, i pari është intelektual shqiptar, katër të tjerët janë (ish) banditë amerikanë, i pari duket idealist, të katër vllezërit filmikë janë materialistë. E megjithatë të dyja palët kanë një ngjashmëri midis tyre, e cila konsiston në veprimet dhe rezultatin e vepri-meve të tyre. Këtë do ta shohim në shtjellimin e mëposhtëm.
Për ata që nuk e kanë parë filmin e Hollivudit Lucky Luke, i shpjegojmë shpejt se ky është një film me humor, ku rolin kryesor e ka Terenc Hilli (Luki Luk), si sherif i një qyteti amerikan (Daisy Toun), diku në jug jo larg kufirit meksikan, dikur aty nga fillimi apo mesi i shek. e 19., dhe i cili është zgjedhur sherif nga qytetarët, sepse i ka zhdukur të gjithë kri-minelët dhe banditët që vinin aty për të grabitur. Përveç kësaj ky sherif ka vendosur paqen midis indianve e qytetarve, duke zbutur kështu frikën e këtyre të dytëve ndaj të parve. Indianët bëjnë jetën e tyre në fusha, dhe qytetarët në qytetin Daisy.
Personazhet e tjerë janë të dorës së dytë e të tretë. Mirpo për çudi, -kjo është një nga pjesët e shumta humoristike të filmit-, vëllai i madh i bandës Dalton, del një personazh tepër intere-sant dhe me humor, ndonse negativ dhe ndonëse tre vëllezërit e tjerë kanë role debilësh. (Nuk më kujtohet si quhej ky vëlla i madh, ndaj po e quajmë Dalton, siç quhej edhe banda e tij.)
Të katër vëllezërit kishin dalë nga burgu, mirpo hija e tyre e dikurhme kriminale rëndonte akoma në ato rrethina ku ata lëviznin. Në qytetin Daisy, ku qytetarët kishin vendosur sheri-fin e zotë, Lukin (Terenc Hillin), vjen banda e katër vëllezërve. Qytetarët friksohen, mirpo aty ndodhet sherifi i famshëm, zotësinë e të cilit në nxjerrjen e revoles dhe qëllimin në shenjë e shikon mirë Daltoni dhe vëllezërit e tij gjysëm-debilë. Pas disa skenash, Daltoni shkon në një bankë, të gjithë tmerrohen, pozicioni i tij dhe i të vëllezërve duket sikur ai po grabit, ndaj thirret sherifi i famshëm, i cili me të hyrë në bankë sheh se është tjetër problem, por nga tmerri që qytetarët dhe punonjsi i bankës kanë nga Daltoni, i thotë këtij të fundit të largohet. Shikuesi i hutuar i filmit mendon: pse nuk arrestohet Daltoni! Por jo, Daltoni vetëm sa po këmngul të depozitojë një qese me para (flori) me interes në bankë. I dështuar në depozitimin e qeses së tij në bankë, Daltoni proteston me zë të lartë: -Idiotër, dikush don të investojë në qytetin tuaj të prapambetur dhe ju e përzini. Por hiç mos u mërzisni, se tani unë do shkoj në një bankë tjetër, të cilët dinë ti presin qytetarët e ndershëm si mua!
Daltoni nuk zhduket krejtësisht nga skena. Ai merret me manipulime të ndryshme andej-këndej, duke krijuar një psikozë frike tek indianët për sprastimin që do bëjnë qytetarët me ndihmën e ushtrisë, (pasi ndërkohë është dukur edhe ushtria), e nga ana tjetër u bën fjalë qytetarve për sulmin e indianve ndaj tyre, ndaj ata duhen të pregatiten. Qytetarët i ze lemeria dhe fillojnë pregatitjet. Nga ana tjetër ushtria është ndalur tek indianët ku një kapter po merret me një indiane të bukur dhe gjenerali i saj bisedon me kryetarin e indianve, tek ky i fundit i tregon projektet që kanë realizuar ata indianët në ujitjen e fushave, -regjizori ka zgjedhur në rolin e gjeneralit duket përkastile një mustaqexhi si Xhorxh Kuteri (George Cuter) real i kohës së atëhershme, si për ti kujtuar shikuesit ato tragjedi të kryera në kurriz të indianëve të Amerikës. E ndërkohë që ushtria po pregatitet të ikë në punë të saj, Daltoni me disa indianë i afrohet qytetit. Ai i ka gënjyer ata, sikur qytetarët kanë kapur një indian, (apo diçka të tillë), dhe vërtet atë moment është duke blerë në qytet një i ri indian që shihet vëngër nga qytetarët e irrituar prej lajmeve të Daltonit. Kështu ... (vazhdon)...

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 18:51
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

...(vazhdim)... kur vjen Daltoni me indianët pranë qytetit, duket sikur indianët kanë ardhur të sulmijnë. Qytetarët ngrenë barrikadat dhe presin me pushkët gati. Daltoni bën përpara me vëllezërit e tij debilë, indianët presin në vend mbi kuajt e tyre, sepse nuk e kuptojnë ç’kërkon Daltoni në të vërtetë. Padashur dëgjohet një, dy, tre krisma nga qytetarë të friksuar, duket sikur një luftë po fillon, sepse nga ana tjetër janë dhe nja dy indianë të irrituar. Mirpo për fat, në këtë film nuk ndodh siç ndodhte dikur në realitet, ku indianët provokoheshin nga ndonjë incident gjoja i rastësishëm dhe Xhorxh Kuteri real, (apo të tjerë gjeneralë), fillonin sprastimet dhe masakrimet me ushtritë e tyre. Në këtë film shikuesi vetëm sa dëgjon fjalët e Daltonit thënë sherifit Luki Luk, i cili ky i fundit gjithashtu ishte i hutuar dhe nuk po e kuptonte gjithë atë lëvizje të kotë të qytetarve dhe, nga ana tjetër, të bandës së Daltonit dhe indianëve, -këta të fundit e kishin sherif Lukin mik të tyre, ndaj nuk do të bënin diçka pa i thënë atij më parë. Këto fjalë të Daltonit janë ato mësime me të cilat ishin mbushur faqet e librave tanë të shkollës, jo vetëm me rastin e indianëve të Amerikës, por edhe të konflikteve të tjera, të nxitura nga kapitali i madh dhe të provokuara nga laskarët e këtij kapitali. Daltoni i tha gjithë ankim Lukit, se ai nuk po bënte gjë tjetër por vetëm atë që kërkonte kapitali, mundësinë për tu investuar, që në fund të fundit edhe indianët të kishin punë. Ai po krijonte një konflikt që të mundësonte shkatërrim dhe largim të indianëve që do luftonin, pra atyre të prapambeturve që nuk e kuptonin zhvillimin, pastaj investim të kapitalit dhe jeta do zhvillohej, do kishte fabrika, rrugë të gjëra për karrocat dhe mjetet e tjera, hekurudha për trenat… e kështu nëpërmjet pamjeve të shkurtëra filmike të arritjeve të sotme teknollogjike, vazhdojnë fjalët ironike të Daltonit. Pra, jepet nga regjizori ai mësim i predikuar qysh në shekullin e 19, nga socialistët kryesisht, mbi provokimet e kapitalit për konflikte të ndryshme, në mënyrë që kapitali të investohet më tej pa pengesa nga autoktonët e prapambetur. Këto mësime, këto ide i shohim dhe sot, ndonëse sot këtij lloj provokimi konfliktesh me piksynimin e investimeve të kapitalit i kanë dalë lakrat me kohë, sepse media dhe interneti bëjnë punën e tyre. Është e vërtetë se një i ri i sotëm ka disa herë më pak njohuri nga një i ri i viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, ose tetëdhjetë, por sot dija përhapet më shpejt. Prandaj sot është edhe mundësia më e madhe të parandalohen këto skenarë të vjetër investueshis dhe shfrytëzuesish. Kot sa për muhabet, i tregojmë lexuesit një projekt kinez për shndërrimin e një lugine të madhe natyrore në Nepal, në një qytet madhështor, projekt ky i zbuluar nga disa gazetarë dhe dhënë në televizor, e pas të cilit shohim sa bukur kapitalet e mëdha kanë laskarët e tyre kudo, si p.sh. në Nepal lëvizjen maoiste, apo gjetkë të tjerë, (në Afrikë, bie fjala), me emra të tjerë.
Tani vimë tek patrioti ynë, Koço Danaj, për të parë anallogjinë e tij me Daltonin e filmit. Koçoja ynë ka vënë një plan për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ky duhet të jetë viti 2012, me rastin e 100 vjetorit të panvarsisë. Pas kësaj, në vitin 2015 bashkimi me këtë shtet shqiptarësh edhe të shqiptarëve të Maqedonisë. E më pas edhe ato zona në Mal të Zi dhe Greqi, që banohen me shqiptarë. Pra, plani i Koços është sa patriotik aq dhe … praktik, -nuk gjetëm një herë për një herë fjalë tjetër.
Ndërkohë që patriotë të tjerë i bëjnë petullat me ujë, Koçoja i bën pa ujë fare. Ai thotë se fuqitë europiane duhet të mblidhen edhe një herë në Londër e të pranojnë gabimet e tyre të 1913-ës. Ne, pa hyrë shumë në histori, i kujtojmë shkurt Koços se, përafërsisht këto kufinj të sotëm ballkanikë u ravijëzuan qysh në shek. e XIX pas traktateve të Shën-Stefanit e të ratifikuara në kongresin e Berlinit (1878), pra këto, duke përfshirë edhe Maqedoninë e sotme e ca pjesë nga Greqia e sotme, i ngelën perandorisë osmane, ndërsa të tjerat, i kaluan Malit të Zi, Serbisë, Greqisë. Këto vazhduan zgjerimin e territoreve të tyre edhe më pas, në mbarim të luftës së parë botërore, kryesisht me territore të Maqedonisë, derisa kjo republikë e shpallur hyri së fundi nën Jugosllavinë e Titos. Dhe më 1991 apo 1992 u shpall e pavarur dhe e njohur nga Serbia dhe Bullgaria, biles edhe nga OKB-ja (UNO), në mos gaboj. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 18:54
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(vazhdim) Tani, që dhe komuniteti shqiptar i atyshëm, i cili në dekadat e fundit ka përbërë rreth 30 përqind të të gjithë popullsisë, është një komponent favorizues dhe stabilizues për këtë shtet, këtë e di dhe bufi. Me fjalë të tjera, (siç e kemi thënë edhe më parë), kjo mund të interpretohet si shitje e këtyre shqiptarve nga të gjitha komunitetet e tjera shqiptare, si shitje nga shteti shqiptar dhe nga ai kosovar, (që kryesisht ky i fundit është i përbërë nga 90 përqind me shqiptarë të Kosovës), -si gjithnjë në këtë rast kemi si parakusht të këtij interpretimi: mungesën e të drejtave të këtyre shqiptarve në shtetin Maqedonas të Ri, sepse pa këtë parakusht, pra nëse shqiptarët aty i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre gjuhësore-kulturore-fetare-juridike si të tjerët, atëhere nuk mund të bëhet fjalë për shitje të tyre nga bashkësitë e tjera shqiptare.
Por ne nuk do diskutojmë këtu se sa të drejta kanë këta shqiptarë në Maqedoninë e Re, për vetë faktin se këto ndarje nuk janë aq të rastësishme apo të dala krejt papritur në shekullin e 20 ose 21. Jo, këto ndarje janë bërë në bazë të një politike të vjetër (200-300) vjeçare europiane, nën preteksin (si gjithnjë) të paqes dhe sigurisë rajonale. Dhe pa të drejtë nuk janë këto plane, sepse e di çdokush me 7 klasë shkollë, që me ndarjen e Maqedonisë mund të ketë përplasje më të mëdha, si p.sh. midis Serbisë dhe Bullgarisë, apo Bullgarisë dhe Shqipërisë, apo Bullgarisë dhe Greqisë, apo Greqisë dhe Serbisë, apo dhe midis Albanisë dhe Serbisë. Përplasje të tilla kanë pasoja më të mëdha dhe më të pa-parashikueshme.
Ne këtu do merremi direkt me faktin e njohur. Pra, kemi pas këtyre komuniteteve të përçara dhe të „ngujuara“ në një shtet të caktuar, shtete të tjerë më të mëdhenj, çfarë në kohën e sotme d.t.th. se kemi kapitale të mëdha në dorë të të tjerve. Kështu, që këto kapitale të investohen, -sepse ato para që nuk investohen nuk quhen më kapitale, por quhen letra pa vlerë-, duhet një farë autoriteti mbi ato territore të caktuara. Përveç kësaj, janë kapitale nga grupime të ndryshme, të cilët janë konkurrentë me njëri-tjetrin. Kështu: kush do investojë dhe si do investojë? Për këtë kapitalet e mëdha kanë laskarët e tyre, të cilët paguajnë lloj-lloj idiotësh me komplekse dhe karrieristë që duan të përfitojnë apo të bëjnë emër, ose futen vetë si favorizues të një apo tjetrit komunitet. Në rastet ballkanike gjinden kollaj këta gjysëm-intelektualë që blihen me çmim të lirë, e të cilët duan të bëjnë emër dhe karrierë, kështu dalin Albinërat, Koçërat dhe Kreshnikat me fjalë populiste dhe nacionaliste, të cilët hiqen lart e poshtë si patriotë, dhe të cilët nxisin kështu shpejt dhe para kohe urat e zjarrit, në mënyrë që që bota të shohi turma të prapambetura, të vetëlavdëruara dhe gjithë besim në vetvete se mund të arrisin gjithshka. (E që këta gjysëm-intelektualë shqiptarë ti përngjajnë bandës prej katër vëllezërve të filmit hollivudian, ne po u shtojmë këtyre treve edhe Abdiun (Baletën), me të njëjtat teza të rrëmbyera).
Historia e shekujve të fundit kjo ka qenë. Janë provokuar konflikte, të cilat kanë çuar në revolta popullore, shumë prej të cilave kanë qenë të përgjakshme, e pastaj ndërhyrja e ushtrisë ka vendosur qetësin. Kapitali ka nisur të investohet, diku ia ka dalë mbanë, diku është tërhequr pas vitesh e dekadash, (Indi, apo dhe Kinë), diku fitimi ka qenë i pjesshëm e diku i majmë.
Kështu, fuqitë e mëdha europiane i vunë kufirin tek thana Gjermanisë, e cila dikur shkonte nga Strasburgu e deri në Konigsberg, sot shkon nga Boni e deri në lumin Odër. Gjetën një Hitler dhe e paguan, i cili nxiti komplekset e inferioritetit ndër gjermanët deri në kulm, dhe e lanë si fillim të bënte çfarë të donte, derisa së fundi i vunë një kufi të ri; -deri para dy-tre vjetësh Gjermania u paguante akoma shteteve të tjerë dëmshpërblimet e luftës së parë botërore. Ato të luftës së dytë botërore kushedi se kur mbarojnë!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 18:56
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(vazhdim) Duket se i njëjti skenar po luhet sot edhe me Turqinë dhe shtete që i përkëdhelen ndër shalë. Dhe këta e dinë mirë se një ditë kurdët do të kenë shtetin e tyre, çfarë do të thotë largim i një pjese të territorit të sotëm turk. Por problemi është të humbin sa më pak dhe ndarja të jetë sa më paqësore, sepse në fund të fundit marrdhëniet ekonomike do ti kenë të përjetshme, si çdo komshi me komshiun.
E këto gjëra nuk janë të panjohura as për politikanët turq e as për ata shqiptarë në rastin e Kosovës dhe Maqedonisë. Një shkëputje e shqiptarve të Maqedonisë në shtet më vete apo në konfederatë me Kosovën apo dhe me Shqipërinë, nuk e shpërbën krejt shtetin e ri maqedon, por që ai shtet të vazhdojë si pikë neutralizuese në Ballkan, të paktën midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë, duhet që ai shtet të humbë sa më pak nga një shkëputje e shqiptarve prej andej. Ndaj planet e çdo ane dhe çdo kapitali të madh janë për një humbje sa më të madhe të shqiptarve nga territoret e tyre stërgjyshore. Ndaj dhe kollonat e pesta punojnë ditë e natë në territoret shqiptare të Maqedonisë së Re, të paguara nga këto kapitale konkurrente, duke e prezantuar këtë komunitet si njerëz pa shkollë dhe të prapambetur, si njerëz hamarrës dhe pa shkollë, si fanatikë myslimanë mesjetarë. Të gjitha këto ekzistojnë tek shqiptarët e Maqedonisë, por jo në atë masë që i paraqesin mediat.
Kështu, Daltonat realë punojnë ditë e natë me daltat e tyre, ta tregojnë këtë minoritet dhe gjithë këtë popull si grindavec, nacionalist dhe të prapambetur. Daltonat realë nuk janë vetëm shqiptarë gjysëm-intelektualë. Ata janë në të vërtetë gjysëm të fshehur e gjysëm të hapur. Ata nxisin nga njëra anë maqedo-nasit sllavo-folës të bërtasin kundër shqiptarve. Nga ana tjetër, këta Daltona nxisin shqiptarët tu kundër-përgjigjen sharsve të poshtërve. Dhe Daltonat i filmojnë këto për ti treguar atje dhe atëhere ku-r ata duan. Nga njëra anë Daltonat nxisin njërën palë, e nga ana tjetër nxisin palën tjetër. Për këtë ata nxjerrin pinjollët e tyre, që dhe shqipen e flasin keq, pinjollë këta me prejardhje nga zona pak të zhvilluara, si të tilla edhe me komplekse inferioriteti, duke i prezantuar këta si përfaqsues të të gjithë popullit shqiptar, në mënyrë që popujt e tjerë të mësojnë nëpërmjet medias se ky popull vuaka nga komplekse inferioriteti, ndaj duhet mbajtur nën kontroll.
Albini shqiptar-kososvar i ardhur patjetër pak shekuj më parë nga Azia e Vogël, dikur nga kurdët, prej nga ka dhe mbiemrin, ndonëse nga fytyra i përngjan pamukëve bullgarë. Kreshniku shqiptar, i cili duhet të jetë me origjinë nga ndonjë zonë e prapambetur shqiptare e veriut. Dhe Koçoja po i Shqipërisë, por nga e folura duhet të jetë nga ndonjë zonë jugore ngjitur Greqisë, i cili nga mbiemri duket familje e vjetër shqiptaro-greke, por që tregon ata të ardhur të dikurshëm nga kultura-fetare proegjyptase, Danajt, emër me të cilin cilëson herë-herë Homeri juglindorët e ardhur në luftë kundër trojanve.
Po panvarsisht prejardhjeve të tyre, sepse të gjithë njerzit në botë janë të ardhur, thotë llafi i urtë, dikush më parë e dikush më mbrapa, dhe lëvizjet e njerzve nuk kanë për të mbaruar kurrë, ne dallojmë tek këta tre moskëtierë pikërisht Daltonët shqiptarë, që duan ta fusin shoqërinë shqiptare në konflikt me komunitetet dhe shtetet e tjera përreth; si fillim këta ngrenë në qiell vetlavdërimin dhe hiperbolizimin e vetvetes, (shoqërisë që gjoja mbrojnë), pastaj nxisin në kulm urrejtjen për fqinjët, më tej hedhin në protesta paqësore turma të tëra, me kalimin e kohës këto protesta kthehen në luftarake, sepse Daltonët punojnë nga të gjitha anët, dhe kur kapitali i madh u jep urdhër, këta nxisin edhe konflikte të armatosur, sepse casus beli-t janë gjatë gjithë kohës permanentë e në të gjitha anët. Kështu, gjith‘ vetbesim jo vetëm në forcën e tyre por edhe në të drejtën e tyre të pakontestueshme, nisin konflikte të armatosur, në fillim të të cilave duket pak fitore për njërën nga palët, e më vonë kjo fituese fillestare sheh se ka humbur më shumë nga sa mund të kish imagjinuar ndokush në fillim. Me vendosjen e „paqes“ nis investimi, puna e zhvilllimi, por dhe pagesa e dëmshpërblimeve. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 18:59
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(vazhdim) Kuptohet, sepse dhe shihet shumë qartë, se shtetet përreth Shqipërisë kanë punuar me kohë. Në rast konflikti kopili do i mbesë shqiptarve në derë. Këto shenja janë shekullore. Kështu Shqipëria prezantohet sot si një shtet-popullsi myslimane, në një kohë që shqiptarët praktikantë të fesë myslimane nuk përbëjnë as 5 përqind të shqiptarve. Ky shtet prezantohet sot si i paaftë në zhvillimin e vendit, po aq sa dje prezantohej si një nga diktaturat më të egra të Europës. Kjo shoqëri prezantohet si e prirur në krimin e organizuar, ndonëse këta elementë kriminelë nuk përbëjnë as disa dhjetra para milionave shqiptarve të tjerë.
Ky shtet, ky popull, kjo shoqëri i ka këto të meta, por ato paraqiten nga të tjerët e ndër të tjerë më të mëdha se janë. Nacionalistët serbë djegin flamurin shqiptar nëpër stadiume, ata maqedonas edhe këndojnë këngë kundër shqiptarve, dhe më tej ata grekë hedhin boll shprehje përbuzëse, por këto as merren vesh në botë! Ama Daltonat shqiptarë nuk i ze gjumi të bëjnë edhe ata të njëjtat gjëra, qoftë nga komplekset e inferioritetit, qoftë edhe se janë paguar për atë punë. E kështu nisin dhe këta. Gjejnë përkrahje tek Daltonat më të vegjël, të cilët bëhen me qindra, (dëshira e tyre është që këta të jenë me mijra dhe dhjetra mijra), qindra këta të cilët i gjen më së shumti nga Kosova dhe pak nga Shqipëria. Që këta daltonë kosovarë aq e kanë bagazhin mendor dhe mendojnë me të prapmen e tyre ti futen aventurave nga më të ndryshme, kjo nuk është ndonjë gjë e panjohur për pjesën tjetër shqiptare. Ndaj është koha që këta të përballen më parë në veprimet e tyre me mendimin tjetër shqiptar, që përfaqson shumicën e shqiptarve në të gjitha trevat ku ata banojnë. Dhe ky mendim tjetër është: ne ju paralajmëro-jmë, mos bini pre e provokimeve daltonse, duke kopjuar kështu veprimet daltonse të nacionalistëve të kombeve të tjerë përreth, sepse ne do t‘ju demaskojmë më parë se ju ta diskretitoni të gjithë shoqërinë shqiptare, ku ajo jeton dhe punon!
Ne ia bëjmë të qartë patriotit Danaj të Albanisë, se ato plane kohore që ai nxjerr nga mëndja e tij vetëm sa e demoralizojnë këtë popull. Që popullit shqiptar i është bërë padrejtësi në ndarjen e tij, këtë e dinë mirë edhe disa ndër fqinjët e tij. Që kjo padrejtësi duhet bërë akoma më shumë e ditur në opinionin ndërkombëtar të sotëm, -kjo është imperativ i kohës; ndonëse dhe koha është kundër këtij imperativi, nga shkaku se sot po shkohet drejt një bashkësie më të madhe, së bashku me këta që na kanë bërë padrejtësitë, përveç kësaj sot po rritet një brez diskoje që nuk i hyjnë në mëndje tema të tilla të së kaluarës, gjë kjo që ka të keqen dhe të mirën e vet.
Përveç kësaj, Danaj i Shqipërisë duhet të dijë se ai bashkim shqiptarësh që ai pretendon dhe propagandon është akoma më i vështirë për tu bërë sot, pasi në 100 vjetëshin e fundit kanë lëvizur shumë banorë sa andej-këndej, janë përzier shumë familje të etniteteve të ndryshme, janë zhvilluar shumë zona dhe qytete larg asaj që quhet shqiptarizëm. Nëse Ulqini ishte para 100 vjetësh me aq e kaq malazesë dhe me aq e kaq shqiptarë, sot është me popullsi të re, e cila qëndron paksa më sipër këtyre dy etnive të dikurshme. Këta njerëz ndjehen jo vetëm tek të dyja etnitë e dikurshme, por ndjehen edhe si europianë, pra larg asaj fryme nacionaliste që predikon Danaj dhe gjithë treshja (apo katërshja) daltonse shqiptare. Aq më komplikuar është gjëndja në Greqi, ku mëse gjysma e grekërve të sotëm e dinë prejardhjen e tyre arvanitase dhe çame, (gjuha e tyre e vjetër ka pakëz ndryshim), por të rinjtë e sotëm nuk e njohin më gjuhën e gjyshërve të tyre. Po dhe zona veriore e Kosovës është mozaikale, me ngjyra më të theksuara serbe sot.
E mira do të ishte që një pjesë e padrejtësive të dikurshme të ishin riparuar me kohë, por për këtë mos-riparim e ka patur fajin dhe vetë shqiptari e jo vetëm fqinji i tij. Duke u bërë gjatë shekujve përherë e më tepër i lidhur me perandorinë pushtuese osmane, ai humbi vizionet largpamëse të kohës. Duke ruajtur edhe atë ndjenjë bese, (të hiperbolizuar në fakt), tek e cila e kapnin padronët e tij me fe të ndruar, ai nuk iu nda me lehtësi asaj perandorie të kalbur nga pushtimet dhe sistemi i vet fetar. E sidomos disa zona të veçanta u bënë edhe më osmallinj se vetë osmanët, si bie fjala disa krerë dhe shtresa në Kosovë, të cilët nuk e mbështetën plotësisht Abdyl Frashërin më 1878 në Prizren, ku ky dhe pjesa më përparimtare-patriotike e shqipta-rve donte të shpallte panvarsinë e Shqipërisë. Këta përkrahës të sulltanit bënë aq zhurmë me komitetin e tyre brenda Lidhjes, sa patjetër ndikuan në anën shqiptare për mosmarrjen parasysh të kërkesës shqiptare për panvarsi nga fuqitë europiane, ndonse kjo ishte vendosur duket tashmë nga këto fuqi. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 19:02
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(vazhdim) Kështu panvarsia e Shqipërisë erdhi me vonesë, aq sa shumë zëra të komshinjve tanë përhapën fjalë, sikur shqiptarve ua sollën ata panvarsinë; -kryengritjet shq. kundër osmanllinjve dhe xhonturqve nuk i llogarit kush (!?). Kjo vonesë u kushtoi shqiptarve humbje të mëdha territoresh të banuara nga ‘ta prej shekujsh, për t’mos thënë prej mijra vjetësh. Edhe tani, kjo pa-varsi e mëtejshme pengohet jo vetëm nga të huajt, çfarë është e llogjikshme, (sejcilit i ha shati nga vetja), por kjo panvarsi e mëtejshme shq. pengohet sa nga lloj-lloj rrymash fetare islami-ke, aq dhe nga të krisur nacionalistë, që duan të bëjnë provoki-me të bujshme e të parakohshme. Ndaj këto rryma duhen diskretituar në opinionin shqiptar e botëror, që bota të mësojë se shqiptarët e duan panvarsinë e tyre jo se janë kundra popujve komshinj, por sepse ata kanë qenë prej qindra dhe mijra vje-tësh në ato troje. Pse shumë zona ngelën më pak të zhvilluara nga pjesët e tjera të shqiptarve apo të komshinjve të tyre, -kjo edhe i pengoi në pavarsinë e tyre-, kjo ka arsyet e veta, shkaqet e të cilave i gjejmë qysh nga faktorri terren, qysh nga prapa-mbetja oriental-osmane, qysh nga politika europiane dhe ajo sllavo-ruse, e deri tek lakmitë e fqinjve dhe organizimi i tyre shtetëror para atij shqiptar. Ndaj, para se pavarsia e mëtejshme e shqiptarve të cungohet e të bëhet kokoshi një thellë, çfarë d.t.th. ky proçes të dështojë në një masë të madhe, i duhet treguar vendi këtij opinioni provokatorësh daltonësh, para se forcat nacionaliste të fqinjve ti tregojnë shqiptarët si provokatorë konfliktesh dhe si ripushtues të rinj osmallinj.
Duket sikur ne paraqitemi kundra dëshirës së Danajve shq. . Përkundrazi, ne tregojmë atë rrezik ku duan të na fusin disa forca nacionalistësh, të cilët nuk paraqesin asnjë alternativë konkrete si do arrihet dhe në cilët kufinj do arrihet ky bashkim shqiptarësh. Këta nuk analizojnë aspak të metat e shqiptarve gjatë pushtimit osman në Ballkan, këta as nuk tregojnë qartë ku ka ngecur në të kaluarën proçesi i bashkimit të trojeve me shumicë shqiptare, këta as nuk dinë si, qysh dhe ç’pengesa ka ky proçes. Pra ata duan thjesht vetëm një marrje flake nga ana shqiptarve, pa plan, pa organizim e pa ide të përbashkëta me këta fqinjë, në mënyrë që lëvizja e tyre të udhëhiqet nga forcat më me komplekse, më konservatore e më të egra, pra nga ata që do i diskretitojnë shqiptarët qysh në aksionet e para, kështu faktori ndërkombëtar mos ta ketë të vështirë për ti dënuar ata, e së fundi tu lerë sa për plane sirtaresh të së ardhmesh disa pjesë të vogla, ku të shtypen e të hanë kokën me njëri-tjetrin. E në këtë proçes do jenë me qindra shqiptarë të tjerë paqësorë që do ngelen në ato anë të fqinjve, ku kapitali i madh do nisë investimet dhe zhvillimet e mëtejshme; këta qindra shqiptarë do evolojnë sëbashku me fqinjët në atë proçes zhvillimi, ndry-she kjo quhet edhe asimilim, e të cilët vetëm do shprehin keq-ardhjen si fillim për bashkombasit e tyre të trashë që nisën konfliktet e panevojshme, dhe brezat pas-tyre as do të ndjehen më të këtij trungu ku ka kanë qenë gjyshërit e tyre, ashtu siç nuk ndjehen as sot qindra mijra të tjerë në këto vende, parakaluesit e të cilëve dikur (para shumë shekujsh) kanë folur gjuhën arbërore.Kjo është sinteza e këtyre daltonëve shqiptarë. Kjo është e ardhmja e tyre. Kjo është tragjedi-komedia që ata pregatisin. Por vetëm nëse ky popull ka ngelur krejt pa mënd!
12-14 Janar 2012

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 19:04
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Duhet te behen ndryshime ne kushtetuten e Shqiperise dhe ne ate te Kosoves, pasi mesa di une nuk e lejon bashkimin territorial me nje vend tjeter apo ndarjen.
Pasi te behen keto ndryshime atehere mund te flitet per referendum bashkimi dhe gjera si keto.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 19:06
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

robert nje gje eshte e sigurte, bashkimi i Kosoves me Shqiperine.
Normal qe nuk behet as me referndume as me keta personazhet e sotem.
Albin Kurti dhe Kreshnik Spahiu jane njerez te politikes dhe si te tille mendojne per karriere politike.
Ne lidhje me origjinen e tyre per mua ata jane shqiptare. Sidomos mbiemri Kurti eshte shume i perhapur jo ne Kosove, por edhe anembane ne malci e ne mbare Shqiperi.
Spahiu mund ta kete mbiemrin ashtu pasi ndonje gjysh ka pasur ndonje grade nga sulltani, por kjo nuk i heq meriten te jete shqiptar.
Une njoh njerez me mbiemrin Osmani dakort, mirpo nje pjese e tyre jane gollobordas dmth sllavo-bullgare dhe nje pjese e tyre shqiptare puro.
Lidhur me mbiemrin e Danaj eshte gje e bukur te mendosh se ka ruajtur kete mbiemer qe nga koha e Homerit.

Te pakten ne Kosove Kurti ka nje vend specifik, ndersa Spahiu mbetet per tu pare ne korrik, megjithese nje sondazh i fundit e nxirrte me poshte edhe se PBDNJ. Nqs PBDNj kishte nje deputet ne kuvend ky do puthet me milon.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 20:47
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.