kurt
.........
Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021
|
kur kam qene 16 vjec. beja biznes kundrabant ne liqen. me jugosllavt shqiptar, kisha blere nje motor uji te fuqishem ne vlore 95 kuaj fuqi mercuri m'duket!! dhe kisha marr nje motorskaf te lehte nga jugosllavia. brenda 24 oresh me eshte rrezikuar jeta dy here. naten kur po dilja me mallra ne anen tjeter (ne mal te zi, ner helm) ishte nje vend si jungel ku nuk e perdornim me motorrin se bente shume zhurme. policia serbe na kishte be kurth ne breg, ishte ne oret e vona te nates dimer, dhe kur bertiten ne sebisht qe te dorezohemi shtym motoerskafin bosh tani dhe u larguam nja 50 metra te fshefur mbas jungles se liqenit. ishim futur ne uje deri ne gjiks dhe po na u merrte fryma nga te ftohtit. na kane qelluar nja 10 here, nuk e di a jane munduar te na vrasin por ata nuk shihnin asgje meqe ishte nje erresire e plote, por kurr nuk e harroj dot fishkellimen e tmerrshme qe ben plumbi kur kalon shume afer teje, dhe perplaset ne uje. nje fuqi dhe shpejtesi te fuqishme qe e can eren duke ardhur ne drejtimin tend, qe ta ngri dhe ta trishton shpirtin, ku uji i akullt i asaj nate me dukej si nje jorgan i ngrohte qe u struka brenda...
pas pak kohe lame skafin te fshehur aty dhe dolem neper jungel me uje dhe dhac te ftoht, kembet gjak nga therrat dhe gurt e mprehte, mbas nje ore e ca arritem tek shpia e partnerit te biznesit ne anen tjeter. nuk kemi ditur te ngrohemi per nje kohe te gjate, por te gezuar qe jemi shendosh...
te nesermen mbazdite shkuam dhe gjetem skafin e fsheur aty ku e kishim lene, mori pak kohe te ndezim motorrin dhe pastaj u kthyme per ne shpi. shokun tim lulin qe tani ka vdekur nga nje aksident me makine, (djal i vetem dhe cuni me zemerbrdhe dhe kavalier ne bote) zoti ja bekoft shpirtin. une e zdbrita lulin ne shegan afer bajzes qe ai te shkonte ne shpi, dhe une vetem mora udhen ne hapesiren e liqenit per te ardhur ne shkoder ku kisha edhe banesen ne perash, dhe ishte edhe me e sigurt te parkoja skafin afer ures se bunes tek nje anije restorant qe kishte roje naten. rte gjithe peshkataret e shirokes me njihin si cuni qe fluturon neper liqen meqe kisha skafin me te shpejte ne ate kohe, kur ju afrova malit te shirokes ne drjetim te bunes po fillonte nje ere me shi, dhe liqeni filloi te behet i zi, po fillonte te erresohet, mu aty m'u fik motorri...
kurr najhere ne jeten time nuk kam qene me i friksuar, kam ulurim me duar larte nga frika dhe tmeri, kur shikja qe era po me conte ne drejtim te hapesires se liqenit nga kraja, ku dallget po zmadhoheshin shpejt, as nuk e ktheja me koken nga hapesira e erret, por shikoja malin e shirokes, me deshiren dhe deshperimin t'i kisha kembet ne toke... jam lutur zotit me shume se kurre, i tmerruar ne shpirt dhe komplet i vetmuar. per fatin tim motorri u ngaterrua ne rrjetat e peshkatareve qe kishin shperndare neper liqen, ishte errsuar tani dhe as nuk i kisha pare, por ky ishte fati im te qendroja ne nje vend dhe era mos te me conte ne hapsiren e tmerrshme te liqenit me ere e shi e dadhge te mdhaja. perdora nje thike qe mbaja gjithnje me vete dhe keputa rrjeten dhe lidha majen e skafit qe te qendroja ne nje vend pak a shume. fmora mundimin te ndezi motorrin por pa sukses, hapa motorrin dhe nderrova dhe hoqa kandelat qe kishin marre uje brenda, i fshiva me benzine dhe i montove edhe njehere dhe per fatin tim mbas dy oresh qe m'u duken si nje 100 vjet ne tmerr u ndez motorri dhe kam shikuar lart dhe kam falenderu zotin, i kam care dallget me nje shpejtesi maksimale te skafit dhe kam parkuar sakifin tek restoranti anije afer bunes, kam ecur ne kembe i lagur dhe i emocionuar deri ne parruce, kam hyre ne nje kioske dhe kam pire birre, ku birra e pare filloi te me merrte mend, jam dehur dhe kam ecur ne kembe me nje gezim shpirtror qe as nuk di ta pershkruaj , jeta me vone me ka sjell shume aksidente dhe ndjenja si kjo, ndoshta edhe me interresante por meqe isha i ri vetem 16 vjec kjo e ka ngelur e kthjellt ne kujtesen time, dhe aty e kam quajtur veten me fat...
urime per temen e bukur, dhe jam i bindur se do shkruaj historina te tjera nga jeta ime ktu..
po peroj t'i bej korigjime disa fjaleve qe nuk i kam shqiptuar mire!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|