agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
E dashur, jam i lodhur por nuk eshte ende aq vone sa te bie per te fjetur. Debora me peshen e saj ka keputur kabllot e linjes se tensionit te larte dhe jemi pa drita. Kam ndezur e kam vendosur ne tavoline disa qirinj dhe po te shkruaj nen dritet e tyre qe luhatet vazhdimisht. Punova, lexova e meditova e prape punova, shkoja te rafti, merja kete apo ate liber e pastaj kam ndenjur ulur duke e ngulur veshtrimin ne zjarrin e vatres. Keto jane dite alarmi e melankolie, jane mbremje vetmie kur debora me shi qe bie jashte, me buçet ne vesh si nje perrua i erreti hirit te kohes qe rrjedh e rrjedh prane meje.
Ti e din se keto jane dite qe sherbejne si nje sfond i erret, ne te cilin cdo gje duket me qarte, ti e di se po te mos jene keto lloj ditesh, nuk do te kisha asgje tjeter ose cdo gje do te ishte ndryshe, po keshtu eshte, por ama prej kesaj ato nuk behen me te lehta sepse pas tyre qendronnje mendim, nga i cili nuk te shpeton asnje fjale ngushellimi.
Nuk ka asnje mendim qe me lind ne koke qe te mos jete i lidhur me vdekjen, i shkruante Mikelanxhelo Vazarit. Ai e dinte se ndryshenuk mund te punonte, e kam fjalen per pune te vertete. Ai gjithashtu e dinte se ndryshe nuk eshte e mundur ta nxjerresh ne pah bukurine, gezimin e jetes se perndryshe ato do te dukeshin vulgare e absurde. Ne kuptimin antik vete gezimi ishte nje kopesht trendafilash para dyerve te ferrit. E c'do te kishin qene saturnalet pa ate ekuivoken e mistereve te Elizeut? Asgje tjeter vec se ca veprime vulgare te dehurish. Por ne qe jetojme 2000 vjet mbas antikitetit,jetojme pa ndjenjen e balances se perendive shume njerezore qe bartin paqen, jetojme pa Dianen e pyejve, pa Apollonin qe godiste ne shenje nga distanca me te largeta dhe pa Dionisin me skepter ne dore e me kurore prej degesh ardhie mbi koke. Ne nuk e dime se perroi i kalter i harreses dhe vdekja dalin nga i njejti burim. Mbase kushedi na kujtohet ende , por ama nuk i ndiejme , e prandaj kemi nevoje per shume me teper burreri e trimeri per te jetuar.
Flaket e qirinjve luhaten dhe une, e dashur, e ndiej se po te shkruaj marrezi. Cdo zemer e cdo koke i njeh baticat e zbaticat. Dhe kur deti terhiqet, ai le ne breg lloj-lloj gjallesash. Mos e vra mendjen per kete se edhe une do ta harroj. Ne nje dite te bukur edhe ne do te ndodhemi ne plazh ku do te na flake zbatica. Kur i kthen shpinen dickaje, nuk ka se si te te shtohen forcat. Forcat rriten dhe shtohen kur i sheh gjerat drejt e ne sy, dhe kjo eshte e vetmja gje qe na duhet: te jetojme pa frike. Mbase nganjehere hidherohem shume, por ama pa u trembur e pa u ankuar. Fjalet me mbreselense qe jane gdhendur ne nje pllake varri te lashte jane: "Non omnis moriar!" - "Nuk do te vdes i teri". Kjo eshte dicka qe vlen per sendet.
"Sirr" thone njerzit ne lindje, "sirr" eshte nje e fshehte, kurse "denjishtirme" - "shkembim". E dashur, e fshehte dhe shkembim, shkembim misterioz me diçka,pra, diçka qe nuk vdes krejtesisht. Ti ke jetuar ne kohe shume te lashta, ti je engjilli i dashur dhe i erret, je "sirr" dhe "Non omnis moriar"...
Duame...
Remarque
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|