Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Prokuroria: Banda e Lushnjes, katėr atentate kundėr policisė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Prokuroria: Banda e Lushnjes, katėr atentate kundėr policisė

Prokuroria: Banda e Lushnjes, katër atentate kundër policisë

F.Vezaj

Të gjitha akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër bandës së Lushnjes dhe dëshmia kyçe e Liçit

TIRANË- E ashtuquajtura banda e Lushnjes u rikthye në bankën e të akuzuarve në fund-shtatorin e vitit 2004. Asokohe filloi gjykimi i tetë të pandehurve, vetëm gjysma e të cilëve kishin përfunduar në prangat e policisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë të rënda dhe lidhen kryesisht me disa atentate kundër punonjësve të policisë, në qytetin e Lushnjes. Dritan Vila, Petrit Liçi, Maksim Çela, Enver Dondollaku, Leonard Prifti, Erion Cici, Erion Kashari, Eltion Mermali akuzohen për disa vrasje të kryera në bashkëpunim, në qytetin e Lushnjes dhe për armëmbajtje pa leje. Sipas njërit prokuror të kësaj çështjeje, pasi kryen një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, pjesëtarët e kësaj bande kanë nisur një “fushatë” eliminimesh ndaj punonjësve të policisë, që mblidhnin informacione kundër tyre. Operacionet policore për kapjen e anëtarëve të kësaj bande kanë filluar me 23 dhjetor të vitit 1998.
Dëshmia e Liçit
Dhjetëra dëshmitarë janë dëgjuar në procesin kundër bandës së Lushnjes, por dëshmia më e fortë në duart e akuzës mbetet ajo e Petrit Liçit. Edhe pse akuzohej për disa nga krimet për të rënda, Petrit Liçi pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë, duke rrëfyer krimet e bandës. Ai pranoi para gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte kryer të gjitha veprat penale për të cilat akuzohej nga prokuroria, e madje pohoi se ato i porosiste Aldo Bare.“Kam marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhisë dhe Artan Sulçes”, -e ka filluar Liçi rrëfimin e episodit të parë të vrasjeve. “Nuk e njihja asnjërin prej tyre, por më ka treguar Genti Xhafa që vdiq në Itali pas një plagosjeje se kë duhej të qëlloja”. Liçi tha se Xhafa e kishte pajisur edhe me automatikun. Por nuk i kishte dhënë asnjë lekë për këtë vrasje. “Kemi ngrënë vetëm një drekë në Shijak”,- tha i pandehuri. Ndërsa Maksim Çela, sipas rrëfimit të Liçit, e kishte marrë atë për tek bombëvënia në Stadiumin e Lushnjes. “Atje më ngarkuan të bëja shkrepjen e telekomandës”, -tregoi i akuzuari Liçi. “Jam plagosur një herë me pistoletën time në këmbë pasi nuk doja ta vazhdoja më këtë rrugë në të cilën kisha hyrë. Xhafa më mori dhe më solli në spitalin Ushtarak, ku i ka paguar vetë të gjitha shpenzimet”-kishte thënë Petrit Liçi, duke “zhytur” me dëshminë e tij edhe anëtarët e tjerë të kësaj bande.
Procedimi i ri
Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar procedimin penal në ngarkim të të shumëpërfolurit si koka e bandës së Lushnjës, Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe me pseudonimin Aldo Bare. Operacioni i koduar nën emrin “Laguna” që ka përfshirë javët e fundit qytetin e Lushnjes është pasuar me një procedim penal ndaj Aldo Bares dhe të arrestuarve më të fundit të së ashtuquajturës bandë e Lushnjes. Më 31 janar të këtij viti, prokuroria e Lushnjes dhe Elbasanit kanë bashkuar dosjen dhe e kanë dorëzuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për moskompetencë. Akuzat e ngritura nga prokuroria nuk janë vetëm për të dënuarin 7 vjet burg nga drejtësia shqiptare, Aldo Baren, por edhe për të arrestuarit e ditëve të fundit nga Policia e Shtetit. Përveç Aldo Bares, në listën e të hetuarve janë edhe emrat e Arben e Enver Boriçit, Ilir Stergut, Afrim Hoxhës, Erion Cicit, Enver Dondollakut, Agur Muskakut, Rexhep Ginës dhe emra të tjerë, të cilët nuk bëhen të ditur për momentin. AKUZAT

Dritan Vila,
23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen.
14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit tjerë, Klejdi Banon
19.04.2001, ka vrarë Nosh Gjolajn, me armë zjarri
16.04.2002, ka tentuar të vrasë Bernard Linotopin
24.04.2002, ka vrarë Alfred Pirrën

Petrit Liçi,
23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen
25.03.2000, së bashku me të pandehurin Maksim Çela, kanë tentuar të vrisnin me eksploziv Sinan Dedën, shef i komisariatit të Lushnjes
27.03.2003, së bashku me të pandehurin Erion Cici, kanë tentuar të vrisnin shefin e krimeve Bardhyl Kurti

Maksim Çela,
14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit Enver Dondollaku dhe Leonard Priftin, Klejdi Banon

Enver Dondollaku,
14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurin Maksim Çela dhe Leonard Priftin, Klejdi Banon

Leonard Prifti,
14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit Maksim Çela dhe Enver Dondollaku, Klejdi Banon

Erion Cici,
27.03.2003, së bashku me të pandehurin Petrit Liçi, kanë tentuar të vrisnin Bardhyl Kurtin

Erion Kashari,
23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen

Elton Mermali,
23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen



05/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2006 15:43
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Prokuroria: Banda e Lushnjes, katėr atentate kundėr policisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.