xnjeri
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41
|
Molla e ndaluar
Bashkangjitje: 741.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 126 herė.
Një ditë duke u kthyer nga puna, përgjatë rrugës papritmas më shkoi syri në një mollë dhe menjëherë më lindi dëshira që ta kem. Kisha nevojë të haj një mollë.
03.07.2007 14:02
Reklam
Nga: Imer GRUDA
Molla kisha edhe në shtëpi e asaj edhe po i afrohesha por ndjeva nevojën që të haj bash atë mollë që syri im e pa në blic. Nuk ishte stomaku por ishte mendja ajo që më thoshte se unë duhej ta haja atë mollë. Jo uria por dëshira më shtynte drejt sajë. Dëshira duhej plotësuar. Por, molla ishte e huaja. Kjo ishte më se e qartë sepse gjendej në tokë të huaj.
A të ha apo mos të ha mollën e huaj! Një mekët i vogël që askund smund të krahasohet me krimet që po i bëjnë kriminelët e sotshëm. Çti bëjë, ajo më ngacmonte. Nuk kisha nevojë ta kapërceja gardhin por vetëm ta zgjatja dorën dhe molla do të ishte imja. Thjeshtë, duhej vetëm pasur kujdes që pronari i sajë të mos më shohë. Të mos më shohë vetëm në momentin kur do e shkëputja nga dega se më pas unë do isha pronari i sajë. E imja një herë e imja përgjithmonë.
Nuk kam faj unë por pronari i mollës, që e ka mbjellë kaq afër rrugës. Ndoshta ai ka menduar që për shkak të kalimtarëve të shumtë që ka asaj rruge askush sdo ti afrohet mollës. Por, për kalimtarët edhe nuk u shqetësova fare, pasi që çdonjëri shikonte punët e veta. Çdonjërit i mjaftonin hallet e veta e jo më të merreshin edhe me punët dhe problemet e të tjerëve. Pse dikush të parandalojë një krim nga i cili ai nuk dëmtohet!
Kuptohet, në çast molla u gjet në dorën time. Dëshira për ta shtrydhur lëngun e saj buzëve të mia mu shtua edhe më shumë. Dukej më e bukur sesa mollët që i kisha në shtëpi. Dukej më e ëmbël se ato. Më e shijshme. Më e lezetshme. Por jo! Kur e hëngra e pashë se ishte më e dobët. Shumë më e dobët. Madje, kishte pas qenë e pa pjekur. Ende jo e gatshme për tu ngrënë. U pendova!
O shpirti pendues, pse më lejove të ha mollën e huaj? Pse nuk më qortove para se ti afrohesha asaj? Ah, po çmë shtyri të bëjë një gjë të tillë, edhe duke e ditur se kam molla te shtëpia. Edhe duke e ditur se është e huaja. Edhe duke e ditur se skisha uri. E kuptova. Ishte dëshira për të bërë mëkat ajo që më shtyri ta hajë atë e jo nevoja për ta ngrënë. Nuk u kënaqa duke e ngrënë mollën por në fakt u kënaqa në vetë bërjen e mëkatit.
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|