Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Kina dhe Shqiperia, 2 vendet rigjejne njera tjetren
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Kina dhe Shqiperia, 2 vendet rigjejne njera tjetren

Qe prej 50 vitesh, Kina mbetet nje partner i rendesishem i Shqiperise, jo vetem si trashegimi e marredhenieve politike qe prodhoi regjimi komunist i Enver Hoxhes, por edhe nje partner i madh ne sektorin e zhvillimeve ekonomike te vendit. I gjithe brezi i 1960-es i ka te qarta kujtimet e asaj kohe, kur qindra kineze mesyne Shqiperine. Ata ndihmuan me pervoje, krah pune dhe projekte ne gjithe ndertimin e veprave te asaj kohe qe nga bunkeret e deri te hidrocentralet. Shume kineze dhane leksione prane familjeve per "buxhetin" e ekonomise se shtepise, duke i shoqeruar me luften kunder dokeve dhe zakoneve vendase. Por periudha e arte e marredhenieve ekonomike me Kinen mori fund ne veren e vitit 1978. Ftohja nisi qe ne vitin 1970, kur gjiganti i Azise filloi te dale nga izolimi. Mao dhe te tjere lidere komuniste gjate kesaj periudhe paten nje perkushtim me te vogel ndaj Shqiperise. Ne pergjigje te ketyre zhvillimeve, Tirana e asaj kohe nisi kontaktet me vende te tjera, si Franca, Italia, nderkohe qe normalizoi marredheniet me Jugosllavine dhe Greqine, kryesisht ne fushen e tregtise.

Gjithcka nis te ndryshoje per sa i perket bashkepunimit ekonomik me Kinen pas viteve 1990. Kinezet rigjejne Shqiperine. Nisi tregtia ne dimensione te reja. Dhjetera familje kineze me me shume se 150 biznese jane tashme ne territorin e vendit tone, kryesisht ne Tirane. Tregu shqiptar per nevojat e konsumit merr nga Kina kryesisht konfeksione, qe nisin qe nga veshjet deri, elektroshtepiaket, kompjuteret, makineri e pajisje. Nderkohe qe Shqiperia eksporton ne Kine me se shumti minerale. Kete vit jane fituar nga shitja ne tregjet kineze e kromit me shume se 50 milione euro. Por, ne fakt, bashkepunimi ekonomik ndermjet Kines dhe Shqiperise eshte fokusuar vetem ne tregti. Pavaresisht se kompani te medha kineze jane ofruar per investime, deri me tani kjo gje nuk ka mundur te arrihet. Kinezet kane ofruar kater vite me pare 100 milione dollare per ndertimin e hidrocentralit te Bushatit, por Banka Boterore dhe FMN nuk e ka lejuar sipermarrjen kineze. Argumentet u lidhen me disa detaje te projektit, qe kishin te benin me se shumti me disa probleme qe krijonte zbatimi i projektit ne ambient.

Gjithashtu, disa kompani te tjera kineze, kohet e fundit, kane ofruar interes per marrjen me koncesion te vendburimeve minerare, por autoritetet vendase gjithashtu nuk kane dhene akses ne kete drejtim. Nga ana tjeter, buxheti i shtetit ka te trasheguar nje borxh ndaj Kines qe arrin ne 37,2 milione dollare. Pjesa me e madhe e ketyre huave jane marre para vitit 1991, gjate periudhes kur marredheniet ekonomike mes Shqiperise dhe Kines ishin te lidhura ngushte me njera-tjetren. Nderkohe qe, pas kesaj periudhe, qeveria shqiptare nuk ka marre me borxh nga Kina. Procedurat per pagimin e borxheve kane nisur qe ne vitin 1993, megjithese edhe sot nuk dihet akoma shifra e sakte e tij. Kjo pasi, nje pjese e konsiderueshme e borxhit eshte marre me pajisje, apo makineri, te cilat jane perdorur ne ndertimin e veprave publike. Pavaresisht ketyre zhvillimeve, Shqiperise i intereson te kete nje partner tregtar si Kina, per shkak se gjiganti aziatik eshte shnderruar ne ekonomine e dyte me te madhe te botes.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2007 16:05
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Marredheniet tregtare me Kinen kane njohur nje rritje te madhe ne 6 vitet e fundit. Nga niveli zero, qe ishin eksportet shqiptare drejt Kines ne vitin 1999, niveli i tyre arriti ne 9 milione euro ne fund te vitit qe shkoi. Gjithashtu, importet nga Kina ne vendin tone jane 50-fishuar.
Nga 2,8 milione dollare qe ishte vlera e tyre ne vitin 1999, ne fund te vitit qe shkoi, bilanci tregtar i vendit shenoi 148 milione dollare. Me keto vlera, Kina radhitet ne vendin e peste, me te cilin vendi yne kryen me se shumti tregti. Deficiti tregtar me Kinen eshte me shume se 132 milione dollare. Shqiperia harxhon mjete valutore per blerjen e mallrave kineze15 here me shume sesa fiton nga shitja e mallrave ne Kine.

Tregu shqiptar importon nga Kina veshje, makineri, elektroshtepiake dhe pothuajse pak nga te gjitha mallrat e konsumit, pa perfshire ushqimet. Rendesia e importeve kineze ka te beje me shume me volumin e tyre sesa me cilesine, pasi ato kushtojne lire. Ndersa Shqiperia, ka nje volum me te vogel eksporti drejt Kines, por vlera e tyre eshte e larte, pasi lenda per tregun kinez eshte kryesisht mineral.

Shqetesim i vendeve ne zhvillim, ne mesin e te cilave edhe Shqiperia, eshte se ulja e tarifave dhe hapja e kufijve per mallrat e huaj mund te ndikojne ne demtimin e ekonomise vendase. Kina ne kete menyre ka arritur te orientoje ekonomine e saj ne drejtim te duhur dhe eshte pergatitur te hyje dhe t'i marre detyrimet ne Organizaten Boterore te Tregtise. Si rezultat i kesaj, vetem SHBA-te ne vitin 2006 kishin nje deficit tregtar me Kinen prej miliona dollaresh. "Politika ekonomike kineze si duket i ka njohur perparesite e ekonomise sociale te tregut, ku njeriu dhe krijimtaria e tij jane ne qender te ngjarjes, ku shteti me zgjuarsi po e percjell zhvillimin ekonomike, duke e drejtuar kapitalin e vet me qellim te shfrytezimit te perparesive natyrore te kerkesave te tregut dhe te dobesive te superfuqive ekonomike boterore", thote Bedri Selmani, analist i ceshtjeve ekonomike nderkombetare. Ekonomia kineze ne menyre te suksesshme po e organizon prodhimtarine, kurse sistemi bankar gjithnje e me shume po riorganizohet ne drejtim te stabilitetit, duke u mbeshtetur ne rezervat financiare te letrave me vlere shteterore amerikane.

 Rendi i ri ekonomik boteror nuk po lejon hapesira te tjera per dominimin e fuqive perendimore ne ekonomine globale. Kina, nga nje vend bujqesor, ku me se 90% te popullates ishin bujq, ka arritur qe te filloje industrializimin me nje shkalle zhvillimi me me teper se 10 per qind ne vit. Tani 40 per qind e popullates jeton ne qytete dhe punon ne industri.

Koha jone

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2007 16:07
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Nje korrigjim i vogel!

Kur Kina filloi te "hapej" ne '78, nuk eshte se "na i vari" neve!!!
Bile ata donin qe ne te ishim bashke-udhetaret e tyre ne nje rilindje te re!
Por ishte Enver-i qe ishte mire ashtu si ishte, i pelqente te ishte "perandor"!!!
Plus qe ne ate periudhe sikur kishte rrjedhur ca... ose tamam te themi!
Nejse!

Kinezet bene gjithe ate investim ne Shqiperi gjate kohes qe ishim bashke!

Na ndihmuan bile edhe kur ne dolem nga traktati i Varshaves, kur mendohej se Rusia mund te na sulmonte ashtu sikurse beri me Ceko-Sllovakine!

Kina u shpreh : " Te mos i preket as edhe nje fije floku te vetem, vellezerve tane shqiptare"

Pastaj, sakte, jane bere hidrocentralet nga ta!
Ndihma pafund aq sa nuk dinim se ku ti conim!
Armatime, pa fund!
Bile edhe fabrika armatimesh, si ne Polican dhe Gramsh!



Nje kuriozitet!
Kinezet shihnin filma shqiptar, gjate kohes kur ishim bashke kuptohet!
Me kujtohet nga nje emision qe kishte pergatitur Top Channel, me rastin e pregatitjeve te lojerave olimpike qe do te mbahen atje!
Pyeten nje taksist, dhe i thane (duke e ditur kete fakt qe ata i kishin pare filmat shqiptar) mban mend ndonje film shqiptar?!
Ai pergjigjet po : Dimri i Fundit, Ngadhnjim mbi Vdekje etj... nuk me kujtohet pergjigja tamam!!!
Dhe tha se i pelqenin






Peace!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2008 16:40
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Kina dhe Shqiperia, 2 vendet rigjejne njera tjetren

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.