Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ismail Qemal bej Vlora apo Azem Hajdari
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

Polic perseri je treguar shume i padrejte!Hoqe gjithe fyerjet e ulta te mesazhit te Raimondit dhe tek une vendose ikonen e....Edhe ti nuk ndryshon shume nga rRaimondi.Kjo bote eshte e padrejte e di,por mos u trego i padrejte ti se te ndjekin shume sy ketu.Sigurisht tregoni veten tuaj!Po te ishe ne vendin tim si do te veproja.Une jam permbajtur shume,karshi nje personi qe eshte per etalon ketu ne forum.Mbajeni fort se vlen shume!Pashe se as mesazh me probleme nuk e keni denoncuar,por vetem e keni pastruar.Mos i bene Angeldevil keto pune?Turp per te nqse i bene ajo!Halmarrje e...

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2011 15:36
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

FJALIMI - Strategjia e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit

1989: “Partitë dhe te tjeret qe do te vijne të kontrollohen nga ne.”Sali
Berisha, Fatos Nano jane dhe do te mbeten veglat tona besnike.



“Si do ta përjetësojmë komunizmin” - "Të jeni te sigurt që e ardhmja do të

...jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të

armiqve tanë!" - TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit

përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë

strategjinë tonë.



Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit

politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe

mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për

brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë

kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i

nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të

kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i

formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të

përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që

është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të

fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

Të persekutuarit politikë

Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë

antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë

komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta

do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por

kurrë nuk do t'i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse

sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin

atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të drejtave të njeriut,

duhet t'u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t'i

kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do

t'u japim nga një letër në dorë që t'u njihet prona, por prona vetëm në pak

duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë

duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve

politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë.

Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria

më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve,

sepse ne e bëmë.

Për Kosovën

Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata

janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar

afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush

është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të

besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete

Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na

kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur

paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u

ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do

t'u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së

Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.

Strategjinë është e qartë dhe kemi kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e

qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit

dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë

komuniste.

Strategjia e re

Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi,

sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të

jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre

legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën

kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.

Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë

restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë

do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur

kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta

gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë

pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do

të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si

në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet

të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të

luftës së armatosur.

Kërcënimi

Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe

guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,

por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na

kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të

mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e

aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë

ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur me ta, duhet ta

dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat

dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe

mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e

lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i

përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë

sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të

ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira

aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për

këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni

frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e

vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do

të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të

kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!

Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e
situatave. Ju uroj punë të mbarë!Shiko më shumë


E kam shume te qarte sepe shume nga ju jane femije te bijeve te diktatures.Ju me qendrimet tuaja e keni te shkruar ne lule te ballit se jeni pjella monstrash.Lexojeni ju qe nuk jeni pjella te tilla,sepse te tjeret e kane treguar fytyren e tyre te vertete.

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2011 17:39
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ismail Qemal bej Vlora apo Azem Hajdari

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.