Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Rene Descartes
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Rene Descartes

Rene Descartes

Filozof i prerë, pa iluzione dhe goxha i suksesshëm në metodën e tij hiqet Rene Descartes. Pasi ka marrë me suksese mësimet e drejtësisë, ai do të jetojë në skenë një aventurë që do t’ia nxjerrë shqetësimet e brendshme në letrat e tij të ardhshme, gjithnjë duke e ngacmuar melodia e filozofisë. Takti i mendjes së tij rreh për një metodë, e cila ka pikësynim: orientimin e mendimeve për një qëllim të vërtetë hulumtimi, në pushtetin filozofik. Ashtu si Voltaire dhe Descartes janë të një fryme që i japin jetë të devotshme mendimit të lirë. Shprehja e tij gjen një liri të denjë në përshtjellimin e metodës filozofike, ai në vetvete krijon një metodë të përgjithësuar, dhe denjësisht mundohet që t’i përmbahet formulës së kësaj metodeje. Qëndrueshmëria dhe arsyeja e shëndoshë i jepte panoramës së tij mendore një vizion e qiell të ri filozofik, ja se çfarë thotë Descartes: “Maksima ime e tretë ishte që të përpiqem gjithnjë të mposht më mirë vetveten sesa fatin, dhe të ndryshoj më mirë dëshirat e mia sesa rregullin e botës, dhe përgjithësisht të mësohem të besoj se përveç mendimeve s’ka asgjë tjetër që të jetë tërësisht në dorën tonë, në mënyrë që, pasi të kemi bërë ç’është e mundur lidhur me gjërat që janë jashtë nesh, gjithë ato që s’arrijmë dot t’i realizojmë, përsa na takon neve, janë krejt të pamundura”.
Metoda e Descartes ishte:
- Ashtu si në matematikë, edhe në filozofi të pranohen vetëm gjërat e padyshimta.
- Problemet të thjeshtohen në pjesë më të vogla për ta bërë më të lehtë zgjedhjen e tyre.
- Mendimet funksionojnë duke filluar nga më të lehtat e duke kaluar tek më të ndërlikuarat.
Ai beson dhe shpreh guxim se oratoria është mjeshtëri e lojës së fjalëve me kakrakter universal, dhe në vete ruan modelin e mahnitshëm të mendimeve; se poezia ka ndjenjë të thellë e ëmbëlsi që të fut në rrënjët e metodës; se matematika në vete përmban kërkime e zbulime shumë të mprehta, që metodës i japin një model të ri; se shkrimet e filozofisë së moralit përmbajnë shumë mësime, udhëzime dhe shumë shtytje drejt virtytit, që janë fort të dobishme për qenien njerëzore; se teologjia të mëson e përmirëson vetitë, për t’u bërë më i përshtatshëm për vetveten dhe Frymës së Shenjtë; se filozofia është një mënyrë e mençur që kohë pas kohe jep mënyrën se si të flasësh gjuhën e të menduarit vetëm drejtë dhe ndërkohë të mëson të jesh i përshtatshëm me të gjithë njerëzit, duke i trajtuar në vetvete si të barabartë gjuhët e njerëzve më pak të mësuar; se jurisprudenca, mjekësia dhe shkencat e tjera u sjellin njerëzve pasuri dhe kushte më të mira për jetesë. Kristina e Suedisë ka thënë një shprehje shumë të mençur: ”M. Descartes est le plus heureux de tous les hommes, et sa condition me semble digne d’envie” (Z. Dekart është më i lumturi i gjithë njerëzve dhe gjendja e tij e denjë për t’u patur zili)
Idetë e tij i ka shprehur në të ashtuquajturën metodë. Ai nuk mendon se për një shtet duhet të funksionojnë shumë ligje, por ai thotë se një shtet është më shumë i rregulluar kur veprojnë më pak ligje por që në mënyrë shumë të rreptë respektohen. Për të arritur në majën e një kompozicioni filozofik, ai niset kurdoherë me dyshimin, e jo me besimin. Sa më shumë që është njeriu i rrethuar me qetësinë dhe heshtjen, madje duke përjashtuar kryekëput nxitimin dhe paragjykimin, ai do të jetë në mundësi të mirë të vëre një piramidë të re në të arriturat e filozofisë.
Akti i të menduarit shtrihet nga patosi i mendimeve jo aq të thella, por që janë të pasqyruara me atë mprehtësinë e saktë të ideve, duke ia filluar prej më të lehtës kah ajo më e rënda, dhe brenda kësaj metode ai tërhjek pushtetin e ideve që vijnë me dyshime kaotike. Pohimi i tij i famshëm: “mendoj, pra jam”, ka ngjallur një sy të vëmendshëm, një tru të koncentruar, një mendje të kthjellët tek qenia njerëzore. “Mendova se mund të merrja për rregull të përgjithshëm se gjërat që ne i konceptojmë fare qartë e fare shquar janë që të gjitha të vërteta, por se kanë vetëm vështirësinë e të vënit re mirë se cilat janë ato gjëra që ne i konceptojmë shquarazi”. Pikërisht për këtë vlen “mendoj, pra jam”. Pasi të ketë krijuar imazhin e kërkimeve dhe hulumtimeve të reja në filozofi, ai fill interesohet për të gjitha të arriturat e mundshme, t’i nënshtrojë në një sallë operacioni të quajtur, analizë filozofike. Kënaqësia e tij në filozofi për të është: “Por ajo që më kënaqte më tepër në këtë metodë ishte se me ndihmën e saj isha i sigurt se përdorja për gjithçka arsyen time, në mos krejt të paktën sa më mirë të ishte e mundur. Veç asaj, e ndieja se duke e përdorur, mendja ime mësohej pak e nga pak t’i përfytyronte më qartë shkoqur objektet e saj dhe se, duke mos e lidhur aspak këtë metodë me ndonjë lëndë të veçantë, shpresoja ta zbatoja me po atë dobi ndaj vështirësive të shkencave të tjera siç kisha bërë për ato të algjebrës”.

plloshtani..

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2005 08:02
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Rene Descartes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.