BARIU
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145
|
A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.
Fat_genta
Ne lidhje me kete ceshtje nuk kam asnje dileme sepse Fjala e Perendise eshte shume e qarte. Kur themi se ka dy natyrat pra njerezoren dhe Hyjnoren shpjegon se Krishti ishte plotesisht njeri dhe si i tille biri i Maries por pa baba ashtu sic thote shkrimi:
Luk 1:35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
Pra qe te dyja bashke dhe nuk ka asnje dileme per te krishteret per kete gje. Vetem ne kete faqe eshte shpjeguar shume here, lexoi me kujdes.
Cfare te ben te mendosh se kjo eshte pamundur per Perendine? Pra qe Krishti te kete dy natyrat dhe te beje ato gjera qe Ai ka bere?
Ne fund te fundit te gjithe profetet kane nje baba tokesor dhe Krishti jo, te gjithe profetet shpallen Fjalen e Zotit, te gjithe kane vdekur pervec Elias ne Bibel madje per disa nuk dihet se nga se apo kur vdiqen. Per Jezusin te gjitha keto jane te shpjeguara shume qarte edhe qellimi i ketyre gjerave.
E prape ndryshe nga te gjithe ai u ringjall nga vdekja duke ju dhene shprese te gjithe atyre qe besojne ne te qe te jene nje dite me te ne parajse. Ne te gjitha keto gjera te rendesishme nuk ka asnje dileme.
Kjo eshte nje pozite qe Krishti e kishte prane Atit para se te vinte si njeri dhe qe e ka edhe tani kur eshte ne te djathte te Atit ne qiell.
Heb 1 Kurse për engjëjt thotë: ``Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri``;
Heb 1:7 ndërsa për të Birin thotë: ``Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.
Heb 13:18 Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht,
Heb 13:19 ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
Shqyrtoni shkrime te tilla me motivin e drejte dhe me te vertete do te jeni te bekuar nga Fjala e Perendise.
Gjithe te mirat:
Bariu.
__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|