Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia
Gjithsej 11 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Atibiotiket

Atibiotiket nuk ndikojne ne ndezjen e sinusit......(expertet zvicerran nag Bazeli)...

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 20:45
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

adn dhe google

Cod. A08042008

Kemi folur shpesh per bioteknologjite, teknikat e manipulimit te ADN-se, dhe klonimin e qelizave, teknika qe mund te revolucionarizojne fushen e mjekesise ne vitet e ardhshme. E ardhmja e mjekesise duket se paraqitet gjithnje e me e frytshme, dhe numri i nje i motoreve kerkues ne internet, Google, nuk deshiron te mos jete pjesemarres ne kete revolucion qe po paraqitet gjithnje e me i mundshem. Nderhyrja e tij ne kete fushe mund te jete vendimtare per te ardhmen. Fale resurseve te medha financiare Google mund ti jape nje shtyse akoma me te forte kerkimeve, duke shpresuar qe ne te ardhmen tu ofroje perdoruesve te tij sherbime akoma me te plota dhe specifike per gjithsecilin.
Pervec 23andMe dhe Google Health (sit qe mban te dhenat mjekesore te pacienteve) dy sherbimeve te lidhura drejtepersedrejti me fushen e mjekesise, Google ka vendosur te investoje edhe ne fushen e kerkimeve gjenetike dhe te ADN-se. Sipas disa te dhenave “Big G” eshte duke investuar ne nje projekt te universitetit te Harvard-it per te zbuluar sekretet e semundjeve me te perhapura duke dekodifikuar ADN-ne e rreth 100 000 personave. Ne qofte se projekti do te perfundohej do te ishte programi me i rendesishem i studimit te gjenomes njerezore ne nivel boteror, dhe natyrisht do te mundesonte zbulimin e kurave te reja per semundje deri me sot te pakurueshme.
Ne fazen fillestare projekti do te perfshije nje mije persona nga Shtet e Bashkuara, Anglia, Kina, dhe Zvicra dhe do te kushtoje 50 milion dollare.

Burimi: TechCrunch.com
http://blogshkenca.wordpress.com/

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 10/04/2008 ora 00:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2008 16:57
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NoThInG
AltruisT

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70

Metoda e re pėr prodhimin e nanomaterialeve

Cod. A17042008

Kimistët nga Virginia Commonwealth University arritën të zhvillojnë një metodë të re për kultivimin e nanomaterialeve duke përdorur një furrë të zakonshme mikrovalore. Kimistët arritën të kontrollojnë dimensionet dhe karakteristikat e shufrave dhe telave nanometrik përmes metodës së njohur si Microwave Irradiation (MWI).

Me këtë metodë është i mundur prodhimi i nanoshufrave dhe nanotelave për përdorim në medicinë, mbartje të barërave, ndërtimin e sensorave, ndërtimin e pajisjeve komunikuese dhe optike. Kjo është sepse rrezatimi me mikrovalë lejon përmirësime në reaksion kimik të nanomaterialeve.

Metodat e përdorura sot për sintetizimin e nanomaterialeve janë të komplikuara, kanë nevojë për pajisje speciale dhe prodhojnë sasira të vogla të nanomaterialeve.

Metoda MWI nga ana tjetër zbatohet përmes furrës së zakonshme mikrovalore, por duke përdorur një recept të veçantë të substancave dhe tretësve. Me MWI nanoshufrat dhe nanotelat rrenditen në matrica të drejtuara me hapësira të caktuara mes njëra tjetrës. Rrenditja e nanomaterialit është kyçe për ndërtimin e bloqeve që përdoren për pajisje të ndryshme.

Ekipi hulumtues zbuloi se nanoshufrat me gjerësi 1 nm dhe gjatësi 5-6 nm mund të sintetizohen brenda 30-60 sekondave, ndërsa nanotelat me gjerësi 1.5 nm dhe gjatësi 350 nm brenda 2 minutave. Metodave tjera i'u nevojiten disa orë për sintetizimin e këtyre nanomaterialeve.

__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise

Modifikuar nga NS-6 datė 18/04/2008 ora 00:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2008 22:09
NoThInG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NoThInG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NoThInG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NoThInG Shto NoThInG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NoThInG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Vaksinė eksperimentale e kancerit nė tru, jetėgjatėsia nė SHBA

Cod. A02052008

Vaksinë eksperimentale e kancerit në tru, jetëgjatësia në SHBA
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
29-04-2008



Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit në tru

Një vaksinë e re kundër kancerit në tru ka filluar të eksperimentohet në rreth 20 spitale të Shteteve të Bashkuara dhe deri tani mjekët dhe pacientët shprehen të kënaqur me rezultatet e përdorimit të saj. Vaksina, në fakt parandalon rishfaqjen këtij tumori vdekjeprurës pas heqjes me operacion. Dhe për shumë pacientë që përpiqen me çdo kusht të gjëjnë një mënyrë shërimi, kjo vaksinë ka ngjallur shpresa të mëdha.

Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ëndërën amerikane; i martuar, me dy fëmijë, dhe pronar i suksesshëm i një kompanie për prodhimin e pajisjeve për lojën e golfit. Katër vjet më parë, në moshën 32 vjeçare ai filloi të vuante nga dhimbje të forta të kokës. Mjekët e vizituan dhe gjatë një skanimi, ata zbuluan një tumor, në pjesën ballore.

Kirurgët e operuan dhe ia hoqën tumorin, por jo sëmundjen që fshihej pas tij. Rajan vuante nga një formë vdekjeprurëse e kancerit në tru. Kur ndodhej vetëm ai edhe qante. Frika më e madhe ishte se po të vdiste çfarë do të ndodhte me familjen e tij e kush do të kujdesej për ta.

Mjekët i thanë familjes Degrand se me këtë lloj tumori njeriu mund të jetojë jo më shumë se një vit.

Bashkëshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekët i thanë se s’mund të bënin gjë për shërimin e tij, përveç trajtimeve të zakonëshme që mund të lehtësonin dhimbjet dhe që nuk sillnin shërim.

Por Rajan nuk e pranoi këtë fat. Ai u interesua në mbarë vendin për të gjetur ndonjë trajtim eksperimental dhe përfundoi në universitetin Duke, ku mjekët po provonin një vaksinë për parandalimin e rishfaqjes së tumorëve në tru, njësoj si në rastin e Rajanit.

Që nga ajo kohë, një herë në muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, për në Durham të Karolinës së veriut për të marrë vaksinën me inxheksion. E mira tjetër është se vaksina godet vetëm qelizat kanceroze, çka do të thotë se Rajan nuk ndjen asnjë efekt anësor. E vetmja shenjë që vihet re pas inxheksionit është një fryrje e vogël në vendin e gjilpërës.

Doktor Sampson thotë se pacientët që kanë marrë këtë vaksinë 5, 6 vjet më parë vazhdojnë të jetojnë. Më parë, pacientët me këtë lloj tumori në tru nuk jetonin më shumë se një vit. Vaksina tani po eksperimentohet në 20 spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara. Eksertët thonë se është ende herët të thuhet që kjo vaksinë është kurë shërimi, por fakti është se ajo ka ngjallur mjaft shpresa.
.............
http://www.voanews.com/albanian/2008-04-29-voa5.cfm

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 02/05/2008 ora 23:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2008 19:59
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Studim 40 vjeēar mbi jetėgjatėsinė nė SHBA

Cod. B02052008

Rezultatet e një studimi që mbështeten në të dhënat e grumbulluara nga viti 1961-2001, flasin për një shtim të jetëgjatësisë mes amerikanëve. Por autorët e studimit vënë në dukje se jo të gjithë amerikanët hyjnë në këtë kategori.

Që nga viti 1961 deri më 2001 jetëgjatësia u rrit 6 vjet për gratë dhe 7 vjet për burrat. Por studimi tregon se disa amerikanë nuk kanë përfituar nga ky shtim i jetëgjatësisë. Ekspertët pranë universitetit të Harvardit dhe universitetit Uashington morrën në shqyrtim prirjet e jetëgjatësisë në mbarë vendin dhe vunë re se jo vetëm që disa amerikanë nuk jetonin më gjatë, por në fakt jetonin më shkurt.

Nga viti 1983 deri më 1999, burrat në 11 rajone të vendit dhe gratë në 180 rajone ishin të prirur për të jetonin një vit më pak. Rajone ku jetëgjatësia pritej të binte ishin ato në pjesën jugore përgjatë lumit Misisipi si dhe në rajonin e maleve Apalashe. Në studim jepen një numër arsyesh për këtë rënie, përfshi shtimin e rasteve të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, sëmundje të zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera jo infektive.

Sipas studimit, meshkujt vdesin parakohe edhe si pasojë e krimeve me dhunë/vrasjeve dhe përhapjes së virusit HIV që shkakton sidën. Një tjetër arësye që ofron studimi është edhe kujdesi i pamjaftueshëm shëndetësor për shumë amerikanë në zona të varfëra dhe rekomandon përmirësimin e këtij shërbimi.
............
http://www.voanews.com/albanian/2008-04-29-voa5.cfm

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 02/05/2008 ora 23:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2008 20:01
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.