Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Diagnoze
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

rasti nr.2

nje pacient 50 vjec eshte sjellur nga familiaret ne urgjence.kishte ndodhur dicka e cuditshme: ne mengjes nuk ishte ndjere mire,kishte ndjere nauzea si dhe te marra mendesh.pastaj ne mesdite kishte filluar te villte gjak ne sasi te madhe.
familiaret tregojne qe pacienti e dinte qe vuante nga shirroza nga shume vjet dhe se nuk kishte pasur ndonjehere probleme me te.
pacienti ne analizen objektive paraqitet ne nje situate shume te keqe.

(mund te marrim edhe nje alternative tjeter qe pacienti nuk ka shirroze dhe te kerkojne se cfare i ka ndodhur)

cfare shenjash do kerkojme ne analizen objektive per te pare nese gjendja e tij eshte apo jo stabel?
cfare pyetjesh na duhen ne anamnezin e tij per te gjetur shkakun?
cfare analizash duhet te kerkojme?
nese ka mundesi ne fund,cila mund te jete terapija?

p.s: pergjigjet e ketij rasti klinik nuk i kam keshtu qe cdo gje eshte per tu bere vete.pyetjet dhe cfare presim et gjejme etj...

pune e mbare te gjithve...ene shpejt se ky po humbet gjak shume!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2006 01:12
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekėsi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Nė shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Wink

se pari te ndalet gjaku......

nese ka me sherozen, ne te shumten e rasteve madhesia duket edhe nga jasht, kontrolle permes ultraze, por une nuk besoje te kete me melqine, me shume dyshoje te kete ne lukth ose ne zorren 12 gishtore nje ulcus, i cili mund te kete pelcitur, ketu duhet bere gastroskopia urgjentisht, dhe te mirren masa e duhura....ndryshe peson helmim ne gjak dhe mund te perfundoje "rrugetimi" jetesor shume shpejt..

e nese, nese eshte demtuar melqia shume apo ka ndonje tumor, menyra me e shendoshe dhe shpetuese eshte transplantacioni....

__________________
"Ec me kohėn"

Modifikuar nga Shtojzovalle datė 16/02/2006 ora 13:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2006 12:43
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shtojzovalle Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shtojzovalle nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

1. ne "esame obiettivo": ngjyra e lekures (vasocostrizione? nese hemoragjia ka qene e rendesishme), pulsi (tachicardia? per te njejten arsye), tensioni (ipotensione?),
2. historia e tij me cirrose te ben te mendosh per nje varice esofagea e cila mund te jete care...kjo mund te jape nje emorragji te konsiderueshme sic duket ne rastin ne fjale...megjithese fmiliaret thone qe nuk ka patur probleme do te kerkoja ne historine e tij ndonje episod asciti tregues per nje ipertension portal...ne se dikush i ka matur tensionin ne mengjes dhe ne dreke kur eshte ndiere keq (nje ipertension eshte compatibel me simptomat e pazientit...marrje mendsh dhe nausea)...
per me shume heres tjeter se tani vajta vone per pune

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2006 18:22
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Aljohin Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Aljohin't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Aljohin Shto Aljohin nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Aljohin nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

tensioni ne fakt do na jepte nje ide te gjendjes dhe te sasise qe mund te kete humb pacienti...hemokromo do ishte e padobishme sepse nuk eshte ne gjendje te tregoje ndonje informacion duke qene se i duhen te pakten 2 dite qe te thote qe ka ndodhur hemoragjia ,dhe nuk e tregon ate qe ndodh ne ate moment.
mund te jete e nevojshme edhe vendosja e ndonje fluture ne nje nga venat e krahut,sepse nuk i dihet,ndoshta mund te kaloje ne shok ipovolemik dhe ne kete rast ka raste qe mund te mos arrijme me qe te kapim nje vene ne kohe...
po ashtu duhet te kemi afer ndonje qese em gjak,ne nevoje trasfuzioni te menjehershem (nje analize e shpejte me reaksionet e nevojshme per te gjetur grupin e gjakut jane te nevojshme menjehere)...
nese ky vazhdon te humbe gjak atehere me duket e pershtatshme nje esofagogastroskopi me ane te se ciles mund te nderhyhet per te ndaluar gjakun nese arrihet te gjehet vendburimi.
fakti qe te afermit thone qe nuk ka pasur probleme nuk heq mundesine qe te kete pasur edhe varice qe deri ne ate moment nuk ka dhene probleme...ketu do hynte ne pune ndonje esofagogastroduodenoskopi qe mund te kete bere ne te shkuaren per te pare nese me perpara mund te kete pasur ndonje varice dhe se ne cilin stad ka qene (F1,2,3)

p.s: ej,po solucione fizilogjike do ishin te pershtashme ketu?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2006 22:50
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

kush e ka lone ket pacientin ne salle te pritjes mer ....lejeni mer champions leaguen ene merruni me ket ...

pasi qe stabilizohet gjendja e pacientit mund ti kerkohet nese ka ndonje semundje qe mund te coje ne dalje gjaku te atille duke filluar qe nga semundjet e gjakut e deri tek ulcerat,megjithse keto te fundit jane me pak te mundshme te shkaktojne nje hemoragji aq te madhe...endoskopia do te ndihmonte edhe te shifej nese pacienti ka ndonje ernia (zgjerim) te zones ne fund te esofagut (rrylit te fytit ) si dhe prezencen e variceve te esofagut...nese jane keto te dyja duhet te mundohemi qe ta ndalojme nje mundesi qe ushqimi nga stomaku te kaloje ne esofag dhe te irritoje keshtu edhe me shume faqet e tij,gje qe eshte shume e mundur kur pacienti shtrihet te fle...ka raste qe ushqimi mund te kaloje edhe ne trake dhe te jape probleme ne mushkeri...nese ka ernia atehere duhet ti thuhet qe te flere me disa jastike me teper,dmth te marre nje kend qe te ndaloje ate kthim te ushqimit...pervec kesaj metode preventive mund te shifet edhe mundesia e ndonje nderhyrje per te rregulluar ate problem...
po ashtu duhet e kontrollohet stadi i cirrozes....analizat e laboratorit nuk do na jepnin ndonje rezultat te vlefshem duke ditur qe ne cirroze melcia ka pesuar nje demtim ne sintezen e materialeve si albumina etj...mund te hyje ne pune ekografia,kjo me shume per te pare nese cirroza ka pasuar ndonje trasformim ne kancer qe eshte edhe stadi qe e ndjek cirrozen ne pergjithsi.duhet te shihet edhe gjendja mendore e pacientit sepse ka raste qe cirroza jep semundje mendore duke qene se materialet duke qene se hasin nje presion te larte ne melci kalojne ne ate qarkullimin anesor (kolateral)dhe prandaj cdo ilac ose material toksik qe normalisht duhe te detoksifikohej ne melci nuk i nenshtrohet ketij procesi dhe ka raste perfundon ne tru si mund te ndodhe psh me amoniakun...
fakti qe ka cirrose kerkon te dihet se nga e ka...mund ta kete nga alkoli,mund ta kete nga ndonje infeksion viral...dmth hepatit psh.nese e ka nga alkoli atehere duhet te vleresohet mundesia qe ka pacienti ta le ate nese do te futet ne listen e personave te mundshem per trapiant...
per momentin keto me vijne ne mendje...ka ndonje ndonje ide me shume se cfare duhet te dime nga ky pacient?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2006 23:50
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vanesajaems
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/04/2007
Vendbanimi: United States
Mesazhe: 161

semudjet pergjithsishte jane gjenetike....me sa di une  (profesionalisht jam jashte mjeksis )geni eshte nje element i kromozoneve te berthames qelizore....1- do te doja te dija.... nqftse ndonjeri mund te me ndihmoj ...per menyren e  ndertimit te kromozoneve ne semundjen e kancerit dhe a ka ndonje arsye qe keto cregullime jane ndertuar ose kan lindur dhe trashegohen ne nje menyre te till... (para 4 vjetesh kam lexuar ne nje web site perreth ndertimit dhe efektit te kromozoneve ne semundjen e kancerit por informacioni  ishte ne ne anglisht dhe njekohesisht mua me mungonte dhe njohja e termave mjeksore....) ...do ta vlersoja shume pergjigjen...

2-cfare do te thote : immunity to hepatitis...no recent only previous infection mononuclears.

 

 

__________________
Character is like a tree and reputation like its shadow is what we think of it; the tree is the real thing.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 03:01
vanesajaems nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vanesajaems Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vanesajaems (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vanesajaems Shto vanesajaems nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vanesajaems nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

per sa i perket ndryshimeve qe pesojne gjene ne rastet e kancerit,kam shpjeguar disa tek tema "kanceri dhe tumori". atje kam shpjeguar se si nje qelize normale trasformohet ne nje qelize kancerogjene duke i shpetuar kontrollit qe ka normalisht ndarja e qelizes dhe besoj se informacionet qe do gjesh do jene te mjaftueshme per nje pergjigje te pjesshme te pyetjes qe po ben. ka kancere pastaj qe vijne si pasoje e kalimeve te copave te kromozomeve nga njeri tek tjetri dhe rastet me te njohur qe mund te permend jane ato te leucemise mieloide kronike (ku ka nje kalim te nje cope nga kromozomi 9 tek kromozomi 22) dhe rastet e linfomes se burkitt-it (keto 2 raste i permenda edhe tek nje teme tjeter).

mbi menyren e trasmetimit te gjeneve te modifikuara mund te them qe trashegohen si gjenet normale.dmth trasmetohet nje kromozom qe ka nje gjen mutant ose me disa mutacione.ndoshta ato mutacione nuk do jene te mjaftueshme per te shkaktuar kancer por shtojne mundesine.atyre mutacioneve mund ti shtohen mutacione te tjera gjate ndarjeve derisa mutacionet jane te mjaftueshme per te shkaktuar semundjen (kesaj i thone "teoria e 2 gjuajtjeve" qe do te thote qe njerin mutacion e trashegon dhe tjetrin e merr nga ndarjet. kjo teori ka edhe emrin e nje shkencetare nese nuk gabohem por qe nuk me kujtohet dhe me mire te sigurohem per kete emer)kjo eshte arsye pse pjesa me e madhe e kancereve kane nje baze gjenetike te trasheguar (tipi i kancerit te zorres se trashe forma familiare etj)...te tjere kancere vijne si pasoje e mutacioneve qe pesojne qelizat pas ndarjeve te ndryshme ose si pasoje e veprimit te nje faktori te jashtem (psh rrezatimet) qe e modifikon ate ekuiliber!

nuk e di nese kjo pergjigje eshte e kenaqshme per piken e pare,gjithsesi,per me teper mbi kete ceshtje do kete informacione ne te ardhmen shpresoj, si tek kjo teme si tek tema e kancereve.

per piken e dyte nuk di te te them dicka me siguri per momentin

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 16:12
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vanesajaems
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/04/2007
Vendbanimi: United States
Mesazhe: 161

ns-6 , shume faleminderit per informacionin e dhene.....ne temen e mjeksis ke dhene aq shume sa do na beshe te gjithve mjek.... dhe kujdes se mund te aplikojm per ndonje vend pune tek spitali ku punon dhe pastaj te mori lumi....ha..ha..ha...

megjithate do ta vlersoja shume  neqoftse do te me ndihmoje dhe per ate pyetjen e dyte....mos u shqetso per vendin e punes se une jam me disability...ha..ha..

perseri  faleminderit...me shume respekt vanesa

__________________
Character is like a tree and reputation like its shadow is what we think of it; the tree is the real thing.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2007 21:56
vanesajaems nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vanesajaems Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vanesajaems (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vanesajaems Shto vanesajaems nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vanesajaems nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

...hmmm...e di qe ai mendimi yt po me shqeteson tani :p

per pyetjen e dyte qe ke bere mund te me thuash edhe nje here se cfare kerkohet sepse nuk arrij te bej nje ide te 2 pjeseve qe ke dhene ...immunity to hepatitis duhet ta marr si pergjigje te sistemit imunitar gjate nje infeksioni hepatiti apo ne fazen pas infeksionit (me prodhimin e antitrupave e kam llafin)? kurse ate pjesen e dyte nuk po arrij ti bej nje ide...shpresoj qe dikush qe e kupton edhe me mire te jape ndonje mendim...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2007 23:24
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

Smile

Cod. B09092007

pyetjen e vaneses po e ndaj ne tre pjese qe te jem sa me shume e qarte
1)immunity to hepatitis....
eshte reagimi i trupit tone ndaj virusit te hepatitit,duke formuar antitrupa te afte te veprojne kunder cdo pjese te ketij virusi qe e njeh si te huaj per te(si virusin ne teresi ashtu dhe cdo pjese te tij) pra antigjeneve.
por duke qene se ne kete rast thuhet vetem hepatit, e pergjitheson duke mos specifikuar se kunder kujt virusi te hepatit krijohet ky imunitet.sepse hepatiti shkaktohet nga 5 lloj virusesh A,B,C,D,E qe kane karakteristika te ndryshme nga njeri-tjetri,por vitet e fundit jane zbuluar dhe viruse te reja qe shkaktojne hepatitin sic jane G,TT,SEN-V.
te tere keto viruse kane tropizem per epatocitet ose qelizat e melcise te cilat jane te parat qe shkaterrohen.dhe ketu dua te lidh (te pakten ashtu si e kuptova une)dhe pjesen tjeter te pyetjes tende...d.m.th 2)mononuclears-qe do thote qe qelizat te cilat infektohen jane mononukleare dhe ketu hyjn dhe qelizat e heparit por gjithashtu me avancimin e semundjes mund te infektohet dhe qeliza te tjera kryesisht te linjes se bardhe te gjakut pra linfocitet e monocitet.
3)per te ardhur ne pjesen e trete te pyetjes tende do te thoja qe pavaresisht nga lloji i virusit organizmi jone reagon ndryshe ne cdo faze te hepatitit, d.m.th ne fazen akute, te ate kronike,ne ate te konvaleshences,e ne ate te vaksinimit(per shembull nerastin e hepatitit te shkaktuar nga HBV)por ne vija te pergjithshme kur nje infeksion eshte ne fazen akute pra recent kemi pozitivitetin e antitrupave IgM qe jane te parat qe rriten brenda 2 javeve para shfaqes se simptomave,me vone pas 10 javeve kemi rritje te nivelit te IgGqe tregon qe infeksioni eshte i vjeter,personi mund te jete ne fazen e sherimit ose konvaleshent.
por nese te dyja keto lloj imunogloblinash d.m.th IgM e IgG jane te larta per nje kohe te gjate do thote qe infeksioni eshte i rende e eshte i avancuar.
shpresoj qe pergjigjia ime te kete qene e qarte e te kete ndihmuar sadopak.
mirepres cdo veretje

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Modifikuar nga NS-6 datė 09/09/2007 ora 16:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2007 01:14
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė KRISTAL.DOC Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto KRISTAL.DOC nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Diagnoze

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.