Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > shenimet e NS-6
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Prezantimi me origjinal i forumit

Adelaida postuar me 21 shtator 2003- kujtime te njerezve te paharruar

Hej ckemi miq! Nuk e di nqs mund tju konsideroj te tille por ju siguroj qe per mua nuk do ishte asnje problem....perkundrazi.Kerkoni te me njihni me teper?Te dini dicka me shume rreth meje?Atehere..........duhet ta pranoj qe ne te shumten e rasteve njerzit e kane me te lehte te flasin per te tjeret se per veten.Nuk dua te tregohem shume ``modeste`` dhe ta lavderoj veten.Pra tju tregoj anen me te mire te karakterit tim,mgjth sdo beja ndonje faj .Por nga ana tjeter nuk dua te tregohem dhe shume budallaqe duke ju folur per pjesen tjeter te medaljes ,ate pjese te karakterit qe te gjithe mundohen ta fshehin nepermjet dukjeve te kota.Gjithsesi ndonjeri nga ju edhe mund te me ket njohur ,sepse kjo eshte gjeja me e bukur qe te ofrojne diskutimet ne kete forum,por ka edhe nga ata qe se kane idene kush jam une prandaj besoj se gjithkushe e meriton respektin & prezantimin tim.
Jam 18 vjece, dhe me origjine jam nga Vlora.
Te njohesh veten eshte synimi i pare qe duhet te ket cdo njeri ne jete dhe kur me ne fund pretendon se ja ka arritur atehere ka realizuar arritjen me te madhe te jetes se tij.Une mund te them se jam duke punuar per kete gje dhe ky forum po me ndihmon.Me pelqen shume te kem miq dhe te bisedoj me ta,kjo gje eshte e dukshme besoj ,por mbi te gjitha me pelqen te arrij te kuptoj natyren njerezore dhe karakterin e cdonjerit.


Me ne fund dikush qe i vlereson ``te metat`` e te tjereve....,pastaj nepermjet cdo fjalie ose cdo fjale qe kam shkruajtur jam munduar te tregoj edhe dicka nga vetja ...per disa njerez ja kam arritur
Tani pasionet e mia......Pervec kinematografine,teatrin qe i kam me shume se nje pasion (ndoshta ky eshte statusi i te paharritshmes) gjithsesi shpresoj ti realizoj ,pasi kam edhe nje aleat shume te fuqishem sic eshte , vullneti......

Nje pasion tjeter i imi eshte te zbuloj te panjohuren qe na rrethon....Ate hapsire te pafund ,qe shpesh te le shteg per te zbuluar mistere,per te vezhguar te cuditshmen por pse jo edhe per te humbur ne enderrime dhe per tu bere njesh me te.....
Pastaj .....Me pelqen shume qe te njoh vazhdimisht njerez te rinj dhe te krijoj shoqeri te reja
Me pelqen te ri ore te tera duke folur ne tel(me njerez qe me interesojne kuptohet)
Me pelqen te gjej zgjidhje problemeve te njerezve
Me pelqen te eci ne shi
Me pelqen te arrij objektivat qe i ve vetes
Me pelqen te udhetoj neper vende te cuditshme,me kushtin qe te jene te bukura
Me pelqen ....
Mos kujtoni se shpetuat...kam akoma per tju treguar........... Kesaj rradhe po e mbyll me kaq duke ju thene edhe njehere

FLM

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2006 18:59
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:

tema: per ato qe jane larg Familjes
Po citoj ato që tha durrsak
Ne kete momente te fundvitit 2004 po meditoj per te gjithe ju qe jeni larg familjeve tuaja, larg Shqiperise, larg atyre shokeve dhe shoqeve qe i kishit dikur pjese te jetes suaj. Mall, lot dhe pak trishtim. Ndoshta disa jane duke festuar mes miqsh, te tjeret duke u perpjekur te bejne dicka dhe te tjere qe jaen ne vetmi dhe nuk e ndjejne qe koha po iken. Te ulur para kompjuterit disa presin Vitin e Ri duke shkruar ne forum. Aty po bej pjese edhe vete ne kete momente. Te tjeret qe jane ne Shqiperi ndoshta po ngrejne dolli per shendetin tuaj, lotet e nenave qe nuk i shikojme por qe e di qe po ndodh, ata po lejen bekimet mbi ju te gjithe. Sa do te donin qe te na kishin prane vetes se tyre, te na perqafoni, te na vendosnin ne pjeten tone dicka me shume se te tjeret. Por ja qe kjo nuk mund te ndodhe. Dhe ne qendrojme larg tyre ne vetmine tone duke shpresur se dicka do te ndodhe ne 2005.
Per te gjith ju qe jeni me studime dhe nuk i keni pare familjet tuaja, per te gjithe ju qe jeni emigrante dhe qe ju mundon malli, per te gjith ju qe ndjeheni te vetmuar dhe qe skeni njeri se me ke te trokisni gotat, ju uroj jete dhe fat dhe suksese, ju uroj qe te mendoni me shume per njeri tjetrin, dhe ndersa shkruani ne kete forum te mendoni qe te tregoheni sa me te duruar me njeri tjetrin. JU dua shume te gjitheve dhe e di qe jeni bere pjese e jetes sime. Jeta eshte dhene per tu gezuar prandaj le te perpiqemi qe gezimet qe na mungojne nga e falura e dashurise se miqve dhe familjeve tona te mund ta zevendesojme nga dashurija juaj ketu ne kete forum. Me keni dhene humor kur me ka munguar dhe shprese kur po me humbiste. Per te gjithe ju qe ju mungon vendi ku keni lindur qofte 2005 viti me i mbare per ju. Bekuar qofshi kudo qe shkofshi miqt e mij te dashur.
Sinqerisht
Durrsak

1 janar 2005


__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2006 01:05
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

e shkeputur nga nje debat i elton dedes.. me tingellon si nje kushtrim

Citim:
Une nuk e kuptoj xhanem. Nuk e kuptoj kush jane shqiptaret. Cfare ben ky komb akoma ne kembe, pse nuk eshte shkrire komplet. Cfare i mban bashke kur nuk kane miresine kostruktive te thone llafin e mire para llafit te keq. Sinqerisht nuk e kuptoj.

Dhe nuk kuptoj as per cfare duhet dashur ky komb. Per cfare e do Ton Deda? Per cfare e doni ju te tjeret? Cfare ka per tu dashuruar ketu? Shkon ne Shqiperi dhe zihesh me shqipot duke ngrene buke. Hyn ne forum dhe zihesh pa aresye, cfare ka ketu per tu bashkuar, per tu quajtur komunitet.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2006 18:42
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:

tema: per te ardhur keq
Po citoj ato që tha trojani
Isha duke lexuar shtypin, dhe fatkeqesisht lexova edhe kete artikull. Per keta lloj doktorresh te permendur ne artikull duhet te prodhohen fanella jo te bardha por te zeza, si ato te korbave.

Marre nga " Koha Jone"

E Diele, 08 Janar 2006


GANGRENA E KORRUPSIONIT NE SPITALIN ONKOLOGJIK

Nga Spiro Nakuci

Infermjerja Lule Ndrepepaj demaskon hapur... "Ne vend qe pacienteve te pashprese t'u lehtesohen me humanizem dhimbjet, u shitet gjak... Shefat i bejne presion personelit per te mbyllur gojen"

Gangrena e korrupsionit te "Bluzave te Bardha" ne sektorin e shendetesise, qe ka shqetesuar e vijon te shqetesoje shoqerine shqiptare, nuk eshte nje gje e re dhe as e paditur. Per te eshte folur e shkruar mjaft... Por kete here, me konkretisht per permbajtjen e nje informacioni te hapur rreth korrupsionit ne spitalin Onkologjik i cili per shkak te rikonstruksionit te tij eshte transferuar si sherbim ndaj qytetareve ne mjediset e Senatoriumit te Tiranes. "... Fati i keq i pacienteve me semundjen ende te pasherueshme te kancerit por dhe semundjet e tjera qe trajton ky sherbim, i sjell ata ne dyert e ketij spitali jo vetem per ekzaminime me shpresen e sherimit por, edhe per t'u lehtesuar atyre me humanizin e trajtimin psikologjik te mjekut, te personelit te mesem mjeksor dhe mjekimit te duhur, sadopak dhimbjet. Por, qysh ne hyrje te spitalit, ata bien pre e korrupsionit. Dhe dukurine e korrupsionit te disa mjekeve dhe infermjereve seksere te tyre, madje edhe te vete drejtuesve te ketij spitali qe kane klinikat private, e vuajne jo vetem pacientet e xhepat e familjareve te tyre por, dhe mjeket e infermjeret e ndergjegjshem, te pakorruptuar e qe u sherbejne me pasion, dhimshuri e kumanizem pacienteve", - thote hapur infermjerja e vjeter e ketij spitali dhe sindikalistja Lule Ndrepepaj, e cila shprehet e gatshme te ballafaqohet hapur, ne kolektivin ku punon, me guxim dhe pa as me te voglen medyshje me koleget e saj te korruptuar e t'ua thote ne sy te vertetat dhe mekanizmat e ndyra te ketij korrupsioni te tmerrshem. "...Nuk eshte aspak humane qe nje te semuri te pashprese, ne vend qe t'i lehtesohen dhimbjet, familjareve te tij u shitet gjak..." - vijon me zemerimin e saj znj. Ndrepepaj, e cila hapur demaskon jo vetem kushtet e keqia te punes se personelit te mesem mjekesor dhe te pacienteve ne kete spital por dhe presionin e drejtuesve te korruptuar te Spitalit Onkologjik qe i bejne personelit per te mbyllur gojen. "... Ky spital eshte kthyer ne primitivitet ku mungon baza materiale dhe aparatet per te matur parametrat e te semureve. Mungon gjeja me e thjeshte, termometri per te matur temperaturen e pacientit, aparati i tensionit, oksigjeni, higjena me elementare e nje spitali, mungojne qetesuesit per te qetesuar dhimbjet e forta te pacientit te cilat blihen shtrenjte me para nga familjaret ne farmacite me te cilat jane te lidhur mjeket e ketij spitali, mungojne detergjentet lares etj. Pasojat e ketyre mungesave i vuajme me deshperim me teper ne, personeli i mesem mjekesor qe punojme ne turnet e dyta dhe te treta, pa folur per pacientet te cileve ne u sherbejme me ndershmeri, ne nje kohe qe shefat e spitalit pasurohen me pune te pandershme e korrutive, shetisin me makina lluksoze madje shkojne jashte shtetit kur te duan dhe sa here te duan e as nuk duan t'ia dine..."- perfundon infermjerja e vjeter e ketij spitali Lula Ndrepepaj....

8 janar 2006

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Prill 2006 23:51
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Re:vetem nje moment...

postuar nga i_lire
tema: Turisti i shpirtit
-----------------------------------------------------
Jepmeni nje moment qetesie
... o njerez!
Vetem nje moment,
jo nga ato qindra, qe u kam dhene une,
por timin, vetem timin dua,
qe tu them syve: çlodhuni,
tu them buzeve: mos flisni,
mendimit te lodhur ti them: Ndal,
se edhe bota ndali
... nje çast ...


Jepmeni nje moment,
vetem nje moment prehje dua,
qe pastaj ne tornado te kthehem
me vehte t'ju marr, ne qiell t'ju ngre
e pastaj ...
perjetesisht te fle...!
----------------------------------------------
data 21 shtator 2003

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Prill 2006 20:31
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > shenimet e NS-6

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.