Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 37 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Erë e murrla'

më erdhi një ditë me lule
me lule me erdhi një ditë
mbi varr

e era fishkëllonte gurit
therës strallit murrlani
fishkëllonte

kush t'i dijë datën
aty qëndroja dy mijë vjet
erë e murrla'


Druri i shën Ademit

dru
i lartë i lartë
erëra helme ç'po farfurijnë
të mbërthejnë të përpijnë

në vend të gjelbërimit
që pranvera rnund të ta vishte në fëmijëri
ujërat magjitë
me të verdhë të kanë ly'

duart e mia të të ledhatojnë s'arrijnë
i zgjas dhe të djegura i mbledh
nëpër terrin ku këndon
hëna e zezë


Oh natë e gjatë

dhe era
era
amull

reja e bronztë
mbi kokën time
flakëron

trëndelinat e kalbura
në njomësine e mugëtirës
dielli i venitur

plepat të artë korbat të panumërt
natë e gjatë
oh natë e gjatë

Nehas Sopaj

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2003 22:36
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

BALADE E ZEZE E NJE DITE TE BARDHE

shefi i bandes iks me kapele te zeze
me doreza te zeza dhe kapote te zeze
syzi flokezi vetullzi mjekerrzi
bashke me dhjete shoke me syze te zeza
dhe nje veture te gjate te zeze
ne nje qytet fatzi thyen nje shitore
ne mes te dites se bardhe
dhe prej andej rruges se shtruar
vrapuan ne strofull ta ndjane prene
e zeza fitoi ate dite te bardhe
gjurmet i mbuloi mjegulla e dendur
shefi i bankes iks me kapele te zeze
me dhjete shoket e vet dhe automobilin e madh
ne strofullen e zeze ndane prene e bardhe
bene llogari-llogaria u doli
shefi i bandes iks u be supershef
me shefin ypsilon lidhi miqesi afariste
shefi i bandes iks me kapele te zeze
pas nje jave u be shefi i iks ypsilon zetit
me tre nenshefa dhe delta luftetare
pastaj shefi i bandes xyzjabcd me kapele te zeze
me iks nenshefa dhe iks here delta luftetare
e formoi nje dite ne nje banket solemn
shtetin e zi me rruge te zeza e qytete te zi
me ushtri e polici te zeze aparat te zi
ministra e parlament te zi
-ne nje dite te bardhe.

STINE E AKULLT

jam plakur nga malli
tek pres
i plasaritur si lekure deveje
me erren syte murit
qe mbyll horizontin
s'me rreshqet kafshata
qe me mban gjalle
stine akulli
s'iu ngrohen traret binake
jam qyqy qe gjemon dhe duron.


Eqrem Basha

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2003 22:41
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

MENY BALLKANIK

mos e shtro sofren e dashur
sonte do te hame jashte
do te dalim me heret
do te kthehemi vone
te ne ne Europe jeta ka ndryshuar
eja me mua e dashur
te pime nje ponc te bari Admiral
marrim dhe nje coupe royale
te caffe Montreal
rruges ne bilardo Benny
hedhim nje ***aboll pas shpine
do te pime nje capoccino
te caffeteria Marilyn
ne Florida club nje martini me ullinj
mos e shtro sofren e dashur
sonte do te hame jashte
ne pizzeria Miami
marrim pizza New Jersey
escaloppe viennese ne restaurant Roma
vemi dhe te Parma
per nje coupe macedonienne
qe te kthehemi me ne fund
vone ne shtepi
te zbrazim zorret
ne nje hale Ballkani.


KUMRIA
ia prene qafen diten qe lindi
i thane-je zog i eger
ne dac si engjell fluturo qiejve
nje kllocke eshte me e bute se ti
ia vune shpirtin e zi rreth fytit
e mesuan te kendoje
tere jeten nje kenge
i thane-je zog i eger
po deshe dhi flori
nje shote eshte me e bute se ti
ia prene fatin
kur ndaheshin zogjte e qiellit
me zogjte e tokes
dhe e lane tere jeten
te endet qiejve
dhe te kendoje
gu-gu-gu
gu-gu-gu
gu-gu-gu.


NJERIU ME BOTEN NE PELLEMBE
Ode mesit
ne te mesmit
u lindem diku ne mes
qame me nje mezoze
u mbeshtollem me nje puplin te mesem
as te shtrenjte
as te lire
ne te mesmit s'u ngritem
as rame
lame pak zbrazeti ne fillim
pak ne fund
qe te mos na thyhen tehet
ne te mesmit
ne mes te dites hame
ne mes te sofres ulemi
ne mes te listes gjendemi.



SHTEPIA E VJETER
ka rene gjethi i ftoit
derrasa te kalbura
qe do te digjen per dimer
perhapin ere myku
nuk hapen e mbyllen dritaret
vetem gjethi i ftoit
plaket e zverdhet.




Eqrem Basha

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2003 22:45
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Frym' a hije...

A je ti, fol, a je ti-
frym' a hije
që përbihesh derës
për në thelb të zemrës?!

A je ti, fol, a je ti-
mallximi im,
syfilxhane, mollëbojëpeme-
pëllumb i bardhë midis reve?!...

Kryejashtë para lisave kam dalë,
lis për lis i mora n'grykë;
merr n'grykë njërin
e merr n'grykë tjetrin
hoqa mallin e shtova dertin...

N'kmishë të hollë, jelekbojëgjake,
si kripa në zjarr
më plase...
M'i jep jetë kësaj nate!

Përdyshas bota qenka nda, përdyshas,
gjymsa terr e gjymsa dritë,
përdyshas ujërat, përdyshas,
gjymsa t'ëmbël, gjymsa t'kriptë,
përdyshas njerëzia, përdyshas,
gjymsa qaj e gjymsa qesh,
përdyshas çka shoh e prek, përdyshas,
gjymsa mjaltë, gjymsa pelin,
përdyshas dhe ne të dy, përdyshas.

U plaka nga mosdashja
si dita nga nata...

Mbi botë
një orë e paqtë
si gusha jote
zbardhtë
Peizazh me hënë të zënë...
Gjer tash qe një hënë tmerrësisht
e bukur
që s'më la të fle
me shtatë rrathë të mavijtë rreth
e qark...
(Sa mirë që s'e patë!)
E kur desha ta shoh prapë,
veç terr pashë.
Zgjuar jam për shkak të saj...
1995




Rri vetëm...

Rri vetëm e qaj veten, vitet
që m'ikën
nëpër gishta
si orët nga dita...
Ela
Ah,
të mund të ngrija nga humnera!
Vendin tënd le ta zinte vera...

Gjer vonë në dhomën tonë një flutur
e hollë
rreth dritës
sillet
e sillet...
E mjera, do të digjet!

Kthim në shtëpi
Si lindje dielli u çel der'e shtëpisë.
Në gjoks
m'u derdh gruaja, fëmijët
e në heshtjen e përmallimit
mi kërkojnë sytë.
Edhe toka rreth nesh lehtësisht
merr frymë.


Si t'i afroj udhët? ...

Si t'i afroj udhët të vij gjer te ju
e përpara jush t'më këputen gjunjët
e t'i shtërngojmë duart, e t'i puthim
buzët,
e t'i prekim faqet, e t'i rrokim krahët
të ndiej frymëmarrjen, gazin e të qarët...
Si ta largoj mallin - të përqafoj djalin?
Si ta largoj natën - të përqafoj vajzën?
E gjatë pafund nata dimërore...
Nesër,
agu për te ju do më marrë për dore.

Me mall' e gjamë po të lyp nëpër hanë
gjersa t'm'ngrijë fryma n'gojë
gjymsa akull,
gjymsa borë...



Agim Spahiu

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2003 20:33
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Mbramja

Si tufa mëndafshi t'artë në të kaltërtën shami,
n'mes dy duersh t'bardha, dy kodra nën borë -
flakron perëndimi... Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n'hapsi.

Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n'errësi si me qenë të ngrime,
si të humbte jeta - çdo gja u nxi, u zhduk.

N'ajri ndihen klithmat e natës që ra -
drujt pranë rrugës era i përkund...
Ndërsa dita e bardhë, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mprehë errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n'luginë me andrrime.


Esad Mekuli

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2003 20:39
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Keni

LETER MAMKES

Mamka,
mos ta lexoj kete leter tjeterkush vec teje,
jo se sekrete, por ende nuk jam e forte plotesisht
per t'i mundur keto qe po te them:
Tirana eshte fare e zakonte.
me ngushtesine e shtepive te uleta,
me udhet e lodhura te dimrit,
me nje pesembedhjetekatesh ne qender
ngritur si utopia ime,
me roje te perforcuara ne udhekryqe
ambasadash,
me police-cukapike qershori te zbehur.
Dic parandjej, mamka!
Kurre steti nuk ka qene kaq perballe njeriut,
kurre tradhetia e burrave nuk ka qene me ne mode,
kurre gjume me te rende nuk kane fjetur netet
dhe grate me te humbura, me te zbrazuar.
Po te them e dashur, rreziku po me fton duke qeshur
me gojen pa dhembe te nje dashurie kafshuese
me carje ne karakter,
qe eshte nje pjese e qarjes shoqerore,
po me ofrohen detyra, miq e te njohur te shumte,
te gjithe te larte nga emrat, por te ulet
nga tensioni i jetes,
perpiqen te me ngrene duke u kapur pas meje,
po me rrezojne ende pa u gritur.
E dashur, degjome pa shqetesim,
une do t'i grij, do t'i grij po te them,
ne vargjet e mia. (1985)


Mimoza Ahmeti

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 17:55
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Keni

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.


Mimoza Ahmeti

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 17:57
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Keni

ESHTE CUDI KUR JE FEMER

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...



Mimoza Ahmeti

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 17:59
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Keni

Alban Bala. Poezi.


Në vend të parathnies për brezin tim

Po na djegin të gjallë. Përtej kujtesës së drurëve
gjithsesi, përtej kujtesës së çdo gjëje
po na djegin, duke na thënë qetësisht
se zjarri është më fisnik se kalbja
dhe se tymi është fjala e fundit e përjetësisë
sidomos kur ngjitet në qiell...

Po na djegin; Të gjallë e të thyer
si nyjen e mbushur me rrathë të drurit
me rrathë që prej frikës së këtij zjarri
kahmot
kapërthyer janë si flokët e të vdekurit urie.
Po na djegin të gjallë e ky pyll, - thonë
vetëm për dru zjarri qenka mbjellë...


Miqve

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes së vjetër, asaj heshtjes së butë
që jetojmë qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si një flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash në vend të ajrit thithim mall
dhe mes fjalëve të fundit, në çantat e rënda
fshehëm lotët.
-Jetofshi miq, se toka e huaj është gjithmonë e njëjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
që në një puthje të vogël nganjëherë lindi dhe vdiq i paparë;
-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë
se zemra, asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirë
sa ua paça zili!

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:01
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Keni

Lindita Arapi. Poezi.


Ngjyra e sëmurë

Profil
Shenjtërie
Dridhërohet
Nën neon.

E verdhë
Limon.

Kaq e bukur si e sëmurë
Kam frikë
T' ia shoh fytyrën
Mos e vras
Asnjë fije ere. Asnjë fije
ere. Asnjë fije ere
S' ka rozë më të dështuar
Se ajo që hyn të ngroh këtë çast
Ngjyrë e sëmurë
Digjet
Në ethe pa zjarrmi, ethe pa zjarrmi
dhe pa zjarrmi
Është shërimi


Njollë gjaku

Në dhoma te Bardha
Shtruar
Në shilte te Bardha
Hyjnë
Të fisit me qeleshe te Bardha
Ulen.
Fshijnë djersët me shami te Bardha
Pinë
Kafenë të nxehtë me filxhana te Bardha.
Urojnë
Nusen veshur me të Bardha
Të trashëgohen
Në ditë të tjera te Bardha
Ngrihen
Për gosti, therin delet e Bardha.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 37 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.