Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

keni

Martin Camaj. (Poezi.)



Mbramja në nord


Eci e eci gjeti blerimin.
Tingujt e kumbonareve lane pishat
e bredhat e shkuen me bujte ne qiell.
Qetsija e syve tģkalter rrokulliset
neper pullaze tģthepisun e bahet
pasqyre e dritave te kandilave
te shekullit t`kaluem.

Eci e eci muzgu me placka ne krah
e para se me hy mbrende,
e uli barren skaj deres tue lane shej
per ta gjete ne terr me nje tģprekun,
para agimit

Valle Rugove


Shkyenje qiellin, zurla,
e kaltersia e sferave te nalta
le te bije mbi ne si shi.

Kamba e tupani cajne token e me duer
vrikllojme na shpatat e me duer sutat
ne mal i kapim ne pike te vrapit.

Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie
nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
dyshe mģa ndan krahnorin.


Nji ditë e ka edhe korbi


Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
Ai sģdinte me ndjekun vallet e pllumbave
pale e pale nen hijen e ullive.
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit te pergjithshem
per mos me prishe
ritmin e flatrave nder valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.


Larg atyne që flasin si unë


Fishkllin ere nder shelqe te ngime
me ujna prrojesh
veshtoj, te zanafillja, truemje
se si falen dreqit shpirt e korp,
be te forta
mbi gur qiell e dhe.

Jam larg atyne qe flasin si une
sa hana qe bie prej rrezje ne rreze
e pi qumesht nģvedra lanun jashteper me vu maze.

Hutini i shkambit nģagim
dhe guri nģuje perpijne tingullin
e kuvendit te keq: nģagim
njeriu bekon diellin si une!


__________________

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Keni

Beqë Cufaj. Poezi.

Monolog në ecje të pafund

Ec e ec
e thërrasin malet e zvetnuara të dheut
e thërrasin yjet e atdheut

E s'di ku shkoj

Ec e ec
e thërrasin gurët e vetmuar të atdheut
e thërrasin qirinjt e ndezur të dheut

E s'di ku shkoj

E thërrasin
toka e uritur,
qielli i dremitur,
vargu i goditur

E s'di ku shkoj!


Baladë budallaqe

Pas ikjes sate
mbeta ditar i pashkruar
lot në diellin përvëlues
portret me kornizë dhembjesh
storje filmike mes engjujsh
kujtim që vetëm me shiun pushon
fundëndërr për dashuri qiellore
kryeneçësi e ndëshkuar
Pas ikjes sate
trashëgova
bredhjet e pafundme

dashurinë për Hyun!



Dëshira


I dua këmbanat e mëngjeseve të shpirtit monoton
kryqet e pikëllimit qofshin përjetë të lumtura!

I dua brigjet e mesditës së moshës rinore
muret e lagshta në kufi TBC përhapin...

E dua djerrakohën e muzgjeve
trupi e truri hidhen në kohëhapësirë Prish(s)tinë!

I dua ecejaket me dorën shtrirë për dhé
për një fije... ëndërr!

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

keni

Bilall Xhaferri


Baladë çame


Ylberi si nje pershendetje lamtumire
U ndez e u shua matane largesive
Mbi valevitjet e flakeve neper shi
Matane largesive humbi e perflakur Cameria
Dhe te gjitha udhet tona shpien ne veri

Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote
Mbi te shtrenjtat trojet tona stergjysherore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete
Ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore
Dhe kudo toka came nen savanin e reve
Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet

Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire
Na e ndricojne udhen flaket qe gjithe dheun kane perpire
Pas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive
Perpara udhet zgjaten e zgjaten ne veri
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi
Lamtumire, Çamëri!

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:54
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

keni

Bilall Xhaferri



Atdheu

E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dherrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?

Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi...

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketejKu valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:54
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

keni

Bilall Xhaferri


Kosova

Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.


__________________

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:55
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

xeni

KOSOVES
OJ KOSOVE A PO MUNDE MBAHESH
DINE TE VUAJSH E TE MOS QAHESH

OTOMANI TE MUNDOJ,500 VITE TE SUNDOJ
PRA 5 SHEKUJ E DISA VJET SMUND TE KTHEJ
TE QUHESH MILET
POR SHQIPTARE MUNDE ME MBETE

IKU TURKU ERDHI SHKAU
VRAU PREU E QKA NUK BANI
GATI SA DHE OTOMANI

RRAFSH NJI SHEKULL MBET NEN SHKA
PA NA LEN JO DRITE ME PA
RRIHNA,VRITNA E PA NA LEN ME KJA

ERDHI FUNDI DHE MYNXYRES
PER TJA PARE DIELLIT FYTYREN
POR QNA NDODHI HAJ MEDET
SDIME TE VYEJME PER TONIN SHTET

GJENERALA,KAPEDANA,BISNESMEN
E SOROLLAPA
RRAHAGJOKSA E KURKUSHA PO RRENOJNE
SOT MALE FUSHA

PO SLUFTUAM MORE TE ZI
PER TE PASUR PADRON TE RI
PO PER LIRI DHE SHQIPTARI

ZGJOHUNI JU O TE MJER
SE KOSOVA MBET E DJER
SE PER TURK E DHE PER SHKA
RENDE I PAT ,SPAT QKA ME BA

POR JU MORE TE MJER
TOKA BRENDA,SDO TJU LER
SE KJO TOKA E BEKUAR
RENDE KA JU ME JU MALLKUAR

DHE PER FUND NJE POROSI
MOS MENDONI MORE TE ZI
SE TE KEQEN E PLAK MOTI
SE PER DITE PO JU VRET ZOTI

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 18:55
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Mustafë Xhemaili

Vjersha e parë në mërgim

Këngë e vrarë,
mbi asfaltin e zi, të nxehtë,
Shkilesh nga hapësirat, nga largësitë
E s' të lan Lepenci me lot
E s' të ngroh Sharri me borë
S' të shëron asnjë barishte në Fushë- Kosovë.

Këngë e ngjallur,
Nga shpirti, nga gjaku im i ngrohtë
Do të të pastroj e ledhatoj me ëndrra,
Do të të çoj në krifat e lepencit,
Do të ta vë borën e Sharrit kurorë,
Në Fushë të plagosur, në Fushë- Kosovë.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2003 03:15
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Mustafë Xhemaili

Shënime për njerëzit

Thonë, gjithçka u tha për Njeriun. Gjithçka.
Thonë, gjithçka u tha për lotët, vajin, gjakun, dheun
Dhe burimet e akullta që vërshojnë zemrat dhe dritaret.
Thonë, gjithçka u tha për Njeriun
Dhe s' u tha asgjë për njerëzit.
Hijet në Kuvertë do të lëvizin, do të lëvizin. Përjetësisht.
Njerëzit nga dritaret e akullta
Do të hedhin gënjeshtra dhe dafina krizantemeje
Mbi fëmijët e Lumit tim.
Shënimet për njerëzit nga cili shekull vijnë!
Po katastrofat, kështjellat e zemrave
Dhe mushkëritë e Hafizit, të brejtura nag shekulli,
Sa do të thithin oksigjen?
Bota po rrotullohet më shpejt rreth boshtit të vet.
Duket se po merr ngjyrën e Gobit.
NJERËZ, ku jeni? Ejani t' i shfletojmë
Së bashku shënimet për vetveten!

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2003 03:16
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Nermin Vlora Falaski


Ku vajti Ernesti

Ku shpiejne gjurmet
ne rere,
te fshira nga kjo ere
qe me vete sjell
ne kohe
nje cast...amshim...
me vorbull rere
levizese,
mjegulle te zbehte,
te nje loti t'derdhur
ne det,
venitur ne sende , ne te tere?

Ku vete e nje psheretime
fryme
dashurie,
ne heshtjen e ulerimes
te shpirtit
shkrire?

E kujtimet nga jete e kaluar
qe te tashmes i japin ngjyre,
ne t'zbehte e t'perhime
mjegull
te ftohte
qe ngritet drejt yllit
te humbu
ne iell?
Ku vete buzeqeshja e nje dhembjeje
gjersa fyerja e te hidhures
peshoje qe nga mundimi
gojen e le
zvarre?

Ku vejne, ku, keto caste qe
nga kohe
e skelleverve e padroneve jane?
E zgjedhja ne t'shkaperderdhur t'shkretetires
pelhure
misteri, filtrruar ne rere?

Ku, ku, ku vete casti i paskaj,
qe mori fund
ne t'dyshimit permase?
E valet qe prore godasin
mendimet
e palevizshme ne eren
ndjekse te kohes
ne kohe?

Ku, ku valle ku vejne keto
re
te ndera n'teresi e n'thermi
i kohes shqetesim
qe kohet
ia vjedhin ketij mendimin
ne madheshtine
kosmike
te te shkeputures pjese?
Dhe imja figure
bere thermi
ne rrathe valesh figurash
te thyera?

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2003 03:19
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ernest Koliqi. Prozë.


Kroni i katundit

Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.
Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2003 03:22
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.