Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > bioteknologjia dhe efektet e saj mbi shendetin e njeriut
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

bioteknologjia dhe efektet e saj mbi shendetin e njeriut

Te gjithe besoj se keni degjuar per GMO (genetically modified organisms),organizmat e modifikuar gjenetikisht.Kafshe,ushqime te modifikuara gjenetikisht per ti bere balle kerkesave gjithmone ne rritje te popullsise.Por nga ana tjeter lind pyetja nese jane apo jo te demshme per trupin e njeriut.Me pak fjale kemi te bejme me eksperimentin me te madh te kryer ndonjehere,eksperiment qe po perfshin te 4 anet e globit.Rezultatet e te cilit akoma nuk dihen por qe ne te ardhmen do lene shenja ne jeten tone.Ne kete teme do doja te dija mendimin tuaj rreth tyre.Po ashtu do paraqiten edhe informacione shtese rreth tyre per ti mbajtur te gjithe ne dijeni te te rejave te fundit ne kete fushe!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 14/02/2007 ora 23:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2006 23:43
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Bioteknologjia ambientale

Cod. A30042006

Kete teme kam qene gati ta fshija meqenese nuk po shkruhej asgje por thashe ndoshta duhet ca kohe qe te kuptohet.Prandaj po i jap nje shtyse.Ok,po e filloj me nje shkrim qe kam pergatitur para ca kohesh per nje person.Tani po e hedh ketu pjese pjese duke pritur qe te futen edhe te tjere me kalimin e kohes :
Sot per sot teknologjia eshte duke avancuar shume dhe cdo dite eshte duke zene nje vend shume te rendesishem ne jeten tone,duke filluar qe nga mjeksia por edhe ne shkencat e tjera sic jane elektronika,bujqesia etj.Me nje fjale, eshte duke zene nje vend te rendesishem ne ambientin qe na rrethon.Ne vendet e shvilluara keto teknologji perbejne nje ndihme te jashtezakonshme por qe duhen pare gjithmone edhe ne krahasim me efektet e tyre ne ambientin rrethues.Gjithmone e me e afert eshte duke u bere mundesia e teknologjise se lire qe do te zere nje vend te rendesishem ne jeten e gjithkujt.Keto teknologji quhen teknologji ambientale dhe do te luajne nje rol te rendesishem sepse perdorin mekanizmat ambientale si mekanizma baze te funksionimit te tyre.
Ne vitin 1992 ne Mbledhjen e 21 te conferences se kombeve te bashkuara mbi ambientin dhe shvillimin bioteknologjite per here te pare u pane si nje rol i rendesishem ne kapercimin e problemeve ambientale.

4 jane paisjet kryesore te bioteknologjise ambientale:
1.Teknologjia e bioprocesimit.
Kjo eshte ne baze te perdorimit te gjere te organizmave ose nje pjese te tyre dhe perdorimi ose zhvillimi I metabolizmit biologjik.Formimi i kushteve te jeteses te pershtatshme per mikroorganizmat lejon qe ato te perdoren me qellime ekonomike.

2. biosensoret.
Kjo eshte nje fushe shume e re.Biosensoret perdoren per te monitoruar situaten mesatare te ambientit dhe per te gjetur ndotesit e ambientit.

3.procese bioteknologjike (sic jane fermentimi anaerobik).
Perdoren per te zhvilluar materiale naturale te rralla dhe per te prodhuar energji nga materiale baze.

4:Biokatalistet.
Ofrojne mundesine te kthehen ne metoda te prodhimit qe respektojne ambientin(temperature,presion,kimikate) ne procese kimike dhe prodhimi te ndryshme.

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 14/02/2007 ora 23:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2006 15:13
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Bioteknologjia ambientale (2)

Procese bioteknologjike te ambientit pastrojne mbeturina e ujit,patrone ajrin dhe token e ndotur.Ato ndihmojne ne ruajtjen e energjise me ane te uljes te mbetjeve,dhe te mbrojne ambientin duke rritur materiale te rralla natyrale biogjenike dhe duke i perdorur ato ne cikle te mbyllura.Pak e nga pak proceset bioteknologjike po fillojne te perdoren per sisteme te zbulimit biomjeksor dhe ne teknologjine e integruar ambientale.

Proceset tradicionale te bioteknologjise jane nje pjese e teknologjive te fundit klasike.Ndokush mund ti quaj edhe si gjenerata e pare e bioteknologjise ambientale.Ne Gjermani ato perdoren ne piantacionet e pastrimit komercial dhe privat por edhe ne trajtimin e mbetjeve materiale dhe energjitike,ne sistemet e pastrimit te ajrit,ne trajtimin e tokes dhe ne pergatitjen e ujit per token.

Pra sic shihet bioteknologjia tradicionale ambientale themelohet mbi pastrimin e mbetjeve te ndryshme naturale me ane te organizmave.

E ardhmja e teknologjise ambientale duket shume shpresdhenese.Kjo per faktin se bioteknologjia eshte ne zhvillim te shpejte,ashtu si edhe biologjia molekulare dhe teknologjia gjenike e zgjeron edhe me teper mundesite e perdorimit te bioteknologjise ambientale; prodhimet e kerkuara metabolike mund te perftohen ne nje menyre te thjeshte,jo te shtrenjte dhe specifike.Pervec organizmave te modifikuar gjenetikisht,prodhime biologjike dhe enzima te ndryshme jane te gatshem afersisht ne sasite e duhura.

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 14/02/2007 ora 23:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2006 23:56
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Bioteknologjia ambientale (3)

Gjenerata e dyte e bioteknologjise ambientale eshte duke u bazuar edhe me shume mbi metoda dhe procese te teknologjise se larte.
Biologjia ambientale eshte nje teknologji qe ben pjese ne teknologjite qe sapo kane filluar te zhvillohen.Efekte te kerkuara ambientale te gjera priten prej 6 industrive me mbetje me te medha qe jane kimia,celuloza dhe letra,tekstili,ushqimorja,ajo e metaleve dhe mineraleve dhe e energjise.
Prodhimi i substancave kimike mbi baza te gazeve biologjike duke perdorur biokataliste shihet si nje projekt shume i rendesishem.

Sipas eksperteve,Gjermania mban vendin e pare ne Evrope per perdorimin e bioteknologjise ambientale.Sipas stimave,kjo industri perfshin rreth 700 firma private te vogla dhe te mesme.Meqenese jane akoma pak,edhe levizja ne tregun nderkombetar eshte akoma e vogel.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 14/02/2007 ora 23:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2006 23:20
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Golden Rice: orizi transgjenik

Cod. A26092006

Bioteknologjia po mundohet qe ti beje balle kerkesave ne rritje te popullsise dhe fale avancimeve ne dije per ndertimin molekular te gjeneve po fillojne te arrihen tani rezultatet e para.
Nje nder arritjet ka qene edhe Golden Rice,nje oriz transgjenik te cilit i eshte vendosur ne gjenome gjeni per sintetizimin e beta-karotenit.Me pak fjale kane arritur qe te formojne tek orizi ate rruge biokimike qe ben qe lendet e para tek perberja e orizit (geranil difosfati) te trasformohen ne beta karoten.Kjo perberje pastaj mund te kthehet ne vitamine A ne trupin e njeriut.Ideja qe e mire ne teori por praktika tregoi qe sasia e beta karotenit qe formohej nuk ishte e mjaftueshme per ta perdorur ne mase si OMG (organizma te modifikuar gjenetikisht).
Kerkime te metejshme te bera cuan ne formimin e formave te reja qe kishin nje aftesi rreth 20 here me te madhe per te formuar kete beta karotenin (forme e zhvilluar nga nje institut i Bretanise se Madhe) dhe eshte vendosur qe te dhenat te jepen falas per vendet aziatike qe te mund ta zhvillojne kete teknologji.Kjo forme e re e orizit mund te ndihmoje ne uljen e rasteve te qerrimit si pasoje e mungeses se vitamines A ne vendet ne zhvillim qe shkakton rreth 500.000 raste cdo vit.Gjithsesi ka nga ata qe jane ne dyshim nese kjo forme orizi do jete pergjigja me e mire per mungesen e vitamines A.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 15/02/2007 ora 00:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2006 12:11
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Patatja transgjenike (pjesa 1)

Cod. A30102007

 

ne revisten italiane "Panorama" te dates 27 shtator 2007 doli nje artikull qe fliste per pataten transgjenike dhe mundesia qe me 21 shtator te vitit qe vjen Bashkimi Evropian te miratoje lejimin qe kjo patate te kultivohet ne arat e vendeve evropiane. gjithsesi firma gjermane Basf qe e prodhon thote qe do perdoret per arsye industriale dhe jo ushqimore.


Amflora (sigluar nen Eh92-527-1) eshte e pasur me amilopektine qe me amilozin perben amidin dhe kjo e ben material te mire per prodhimin e letres dhe materialeve te ndryshme per rroba. kete arritje kerkuesit e kane bere duke c'aktivizuar gjenin e amilozit. amilopektina eshte mjaft e mire per prodhimin e letres,kozmetikeve,ngjitseve si dhe materialeve per rroba dhe kjo metode mund te lehtesine perftimin e saj ne sasi te medha.


edhe pse jane dhene prova te ndryshme per sigurine e ketij produkti qendrojne dyshimet dhe frika. patatja GMO permban nje gjen te quajtur nptII qe eshte rezistent ndaj 2 antibiotikeve: kanamicina dhe neomicina. frika qendron qe kjo rezistence mund te kaloje tek kafshet dhe pastaj tek njeriu nese mbetjet e patateve perdoren nga kafshet si ushqim dhe kjo mundesi nuk eshte perjashtuar akoma ne menyre definitive. gjithsesi, agjencia e sigurise mbi ushqimin ne Parma thote qe kjo gje nuk eshte per tu shqetesuar per faktin se kanamicina dhe neomicina jane ilace qe gjejne nje perdorim te paket ne mjeksi.po ashtu mundesia qe kjo gje te ndodhe eshte shume e ulet. nderkohe agjencia evropiane per vleresimin e ilaceve dhe organizata boterore thone se keto 2 ilace jane te rendesishem ne mjeksi duke qene se bejne pjese tek aminoglikosidet qe jane aktiv kundrejt shume bakterieve...


 


vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 01/11/2007 ora 16:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2007 22:36
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

patatja transgjenike (pjesa 2)

ne te njejten klase jane edhe gentamicina,paromomicina dhe butirozina qe perdoren per semundje duke filluar qe nga polmonitet e deri tek meningjitet. ne nje kohe kur rezistenca kunder antibiotikeve eshte duke u rritur,duhet te merren masa edhe per ceshtjet me te vogla qe mund ti japin nje ndihme ketij procesi.


nje pike tjeter mbi te cilen po diskutohet akoma eshte ceshtja e nje "infektimi" te patates qe nuk eshte transgjenike me ate transgjenike,gje qe mund te ndodhe edhe ne menyre aksidentale.rasti qe permendet eshte ai i misrit Starlink,qe permbante nje proteine me karakteristika alergjene dhe qe perfundoi ne ushqimet mengjezore te amerikanve.


nderkohe,Luigi Frusciante, profesor i gjenetikes agrare ne universitetin Federico II te Napolit dhe studjues i permirsimite gjenetik te patates,duket me i qete dhe thote qe teknologjia e sotme lejon nje kontroll me te madh gjenik dhe te asaj qe ndodh pas nje ndryshimi gjenetik. ai cileson si shume te pakta mundesite qe te ndodhe nje infektim mes 2 formave te patates.


 

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2007 16:42
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > bioteknologjia dhe efektet e saj mbi shendetin e njeriut

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.