Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Rrėshqet toka, rrafshohen 4 shtėpi, dėmtohen dhjetėra tė tjera
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Rrėshqet toka, rrafshohen 4 shtėpi, dėmtohen dhjetėra tė tjera

Gjithçka ka filluar rreth orës 21.00 të mbrëmjes të së enjtes, pas më shumë se 36 orësh shira të pandërprerë

Rrëshqet toka, rrafshohen 4 shtëpi, dëmtohen dhjetëra të tjera

Entela Bani

GJIROKASTËR- 4 shtëpi të rrafshuara tërësisht nga dherat, 7 të dëmtuara pjesërisht e 25 të tjera që rrezikojnë shembjen në çdo moment. Ky është bilanci i pasojave që shkaktuan shirat e ditëve të fundit në fshatin Llongo të komunës së Dropullit të Sipërm në rrethin e Gjirokastrës.
Rrëshqitjet e dherave
Përveç përmbytjeve, të njohura tashmë, shirat e fundit shkaktuan mjaft probleme në shumë prej fshatrave të Dropullit, por duket se më rëndë është prekur pikërisht fshati Llongo. Rrëshqitjet masive të dherave që kanë zgjatur për më shumë se 10 orë në këtë fshat kanë dëmtuar mjaft banesa si dhe kanë bllokuar dy rrugë dytësore, duke sjellë në këtë mënyrë mjaft probleme për banorët.
Gjithçka ka filluar rreth orës 21.00 të mbrëmjes të së enjtes, pas më shumë se 36 orësh shira të pandërprerë. Të ndjera që më parë, lëvizjet e tokës janë ndërprerë vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. 4 shtëpitë e shembura totalisht, fatmirësisht kanë qenë të pabanuara, pasi të zotët e tyre ndodhen në emigracion, ndërsa ato të dëmtuara në pjesën më të madhe të tyre kanë qenë të banuara. Ndërkohë, po si shkak i rrëshkitjeve masive të dheut janë bllokuar edhe dy akse rurale që lidhin tri fshatra të komunës së Dropullit të Poshtëm e përkatësisht Vrisera- Llongo e Llongo- Krioner, të cilat aktualisht janë të pakalueshme.
Sipas kryetarit të komunës së Dropullit të Sipërm, Pandeli Lula, një situatë e tillë pritej, pasi siç shprehet ai në një prononcim për gazetën “Shekulli” “këto janë dëme të paralajmëruara nga ana jonë, qysh në vjeshtën e vitit të shkuar, me fillimin e shirave të parë. Po kështu, ne kemi kërkuar studimin e zonës nga ekspertët dhe organet kompetente, pasi fshati Llongo njihet si një fshat me rrezikshmëri të lartë për jetën e banorëve për shkak të shkarjeve të dheut”. Ai shtoi se ditën e djeshme kanë mbërritur disa përfaqësues të emergjencave për të parë dëmet e shkaktuara. Lula bën apel për dëmshpërblim. “Kërkojmë sensibilizimin e qeverisë për zhdëmtimin e banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore dhe marrjen e masave për mospërsërtjen e këtyre ngjarjeve”.
Banorët
Ata pak banorë që vazhdojnë të banojnë në fshatin Llongo, ende vazhdojnë të jenë të tronditur. Pjesa më e madhe e tyre pothuajse gjithë natën e kanë kaluar përjashta për shkak të frikës nga shkarjet e dherave, ndërsa vetëm mëngjesin e së premtes kanë mundur të vënë re dëmet që janë shkaktuar. Pothuajse të gjithë, në rrëfimet e tyre tregojnë se gjithçka i përngjante një tërmeti, që ka zgjatur për shumë orë me radhë. “Toka ka filluar të rrëshkasë dje në darkë, aty nga ora 21.00 dhe vetëm sot në mëngjes pamë që kishte rrafshuar 4 shtëpi dhe prishur disa të tjera. Ngjante sikur po binte tërmet, se dridhej toka dhe më pas filluan të çaheshin e të binin copa nga muret e shtëpive. Dolëm menjëherë jashtë nga frika se mos na zinte brenda dhe thuajse gjithë natën e kemi kaluar përjashta. Edhe shtëpia ime është shumë e dëmtuar nga rrëshkitjet dhe kemi frikë se mos na zë brenda”,-thotë Polikseni Miçuli, njëra prej banoreve, të cilës i është dëmtuar shtëpia.

Historia
Fenomeni i rrëshqitjeve të tokës nuk është i panjohur për banorët e fshatit Llongo, pasi e njëjta histori është përsëritur edhe në vitin 1981. Po në këtë vit, ekspertët e qeverisë së atëhershme të mbërritur në fshat menjëherë pas ngjarjes e kanë përcaktuar këtë zonë me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye u ndalua ndërtimi i banesave të reja. Kështu qysh prej gati 25 vjetësh në këtë fshat nuk janë ndërtuar shtëpi të reja, ndërsa po në vitin 1981 u mendua të kryhej zhvendosja e tij drejt një vendi tjetër, gjë që për shkak të burokracive nuk u bë asnjëherë.
Në regjistrat e gjendjes civile të komunës së Dropullit të Sipërm në fshatin Llongo figurojnë të regjistruar 120 familje, me rreth 500 banorë, por aktualisht në fshat jetojnë vetë 30 për qind, pasi pjesa tjetër ndodhet në emigracion prej shumë vitesh.



04/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 12:10
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Rrėshqet toka, rrafshohen 4 shtėpi, dėmtohen dhjetėra tė tjera

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.