kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Une do te shtoja se njeriu gjeneroz eshte i lindur i tille, ashtu si dhe njeriu i lumtur. Zakonisht jane njerez gjeneroz, ata qe jane te lumtur.
Te realizosh te jesh i lumtur, nuk do te thote te jesh i pasur, apo i shendetshem, apo i bukur.
Ka shume njerez, qe jetojne ne varferi te plote, mund te jene edhe te semure, apo te shemtuar simbas opinionit te tjereve, por jo simbas opinionit te tyre dhe perseri kane ate aftesine, ta shohin cdo gje ne jete me syrin pozitiv dhe me kenaqesi, bukurine e cdo detaji ne boten ku jetojne.
Po keshtu do te thoja, se ka shume njerez gjeneroze, te cilet mund te jene te varfer, dhe perseri kane ate dhuntine e te dhenit dhe te ndihmes, e cila u jep vecse kenaqesi, pa kerkuar dicka mbrapsht. Vetem ekzistenca dhe kryerja e ketij virtyti, i ploteson ata si njerez, pa pritur falenderime dhe shperblime.
Gjyshi im kishte shtate femije per te rritur dhe punonte berber per te mbajtur familjen, por sa here shihte lypsiare ne rruge, kur me conte mua ne kinema ne moshe te vogel, nuk linte pa rrengellisur xhepat thelle, qe te nxirrte nga nje monedhe.
Une e pyesja: "Ti gjysh nuk je aq i pasur, qe tu japesh te tere te varferve qe sheh ne rruge". Ai me syte qe i ndriconin nga gazi, kur kryente kete akt, sa i hidheshin syzet perpjete nga shkelqimi, qe dilte prej syve e tij, me pergjigjej: "Une shume nuk kam, por xhepat nuk i kam kurre bosh, qe te prosfer dicka tek i varfri, qe me del perpara papritur " dhe akoma kruante xhepat poshte e me poshte, ne thellesi te gjente nje dhjeteshe tjeter, per te me marre mua akulloren e deshiruar te mbasdites..
Nuk i harroj kurre fjalet e tij edhe sot e kesaj dite, ndofta deri sa edhe une vete te behem si gjyshi im....
Nga ana tjeter ka shume njerez, qe pasurohen nga dita ne dite dhe ne mendjen e tyre eshte akoma e fiksuar, qe ata jane te varfer dhe duhet te kursejne dhe te mbledhin leke sa me shume. Keta jane ata, qe ne i quajme miserable human beings, which I hate them so much...
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|