Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Ja ku arrin diskriminimi i femres... kjo pjese e shemtuar e shoqerise shqiptare. Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Lightbulb

Ja ku arrin diskriminimi i femres... kjo pjese e shemtuar e shoqerise shqiptare.

Eshte pikerisht nje rast i qarte i diskriminimit te femres ne shqiperi, rasti i para disa diteve qe tronditi tere opinionin publik. Dhe jo vetem kaq, por nje prej shkrimeve te meposhtme, qarteson edhe elementet qe e perkrahin kete diskriminim. Vertet jemi te kenaqur me ritmet me te cilat po perparon shqiperia, shteti, shoqeria shqiptare, por nuk mjafton shume, vetem nje skandal i tille, e te na zgjoje se ku jemi.

Me poshte eshte nje prej shkrimeve te dites se sotme dhe opinioni i nje prej gazetareve dhe analisteve me te mire shqiptare.
Blendi Fevziu
Fundjaven e kaluar, nje ngjarje tronditese pushtoi ekranet televizive dhe faqet e para te gazetave. Ne periferi te Tiranes, babai i nje familje te vendosur atje nga veriu i Shqiperise, vrau vajzen me jusitifikimin e vetem se kishte dale naten nga shtepia pa lejen e tij. Nje dite me vone, ne baze te deshmise se tij ne gjykate, versioni u korrigjua. E kishte vrare, jo sepse kishte dale pa leje, por sepse nuk pranonte te martohej me nje djale qe i kishte zgjedhur i jati pak kohe me pare! Fatkeqesisht, kundershtimi qe ne cdo rrethane tjeter do te ngjante normal, madje nje e drejte e pakundershtueshme e vajzes per te vendosur fatin e saj, u kthye ne tragjedi. Por vrasja tronditese ishte vetem njeri akt i tragjedise. Dy dite me vone, me fytyra te trishtuara ne ekranet e TV u shfaqen jo pak personazhe, qe duke ju pergjigjur pyetjeve te gazetareve jepnin opinionin e tyre per ngjarjen ne fjale. Me nje veshtrim te drejte dhe pa asnje lloj keqardhje, nje mesues nga fshati prej nga vinte familja, sqaroi se ne ate zone njerezit nuk ecnin ne baze te kanunit, por te fese; se nje grua qe tradhton burrin duhet te vritet, ndersa nje vajze qe shkon me dike pa qene e martuar me te, duhet te rrihet publikisht. Mesuesi, me nje mjeker te gjate, nuk sqaroi se cila fe e denon gruan me vdekje dhe cila fe parashikon nje ndeshkim publik, nga ata qe jane aplikuar vetem ne mesjete. Pak minuta me vone, ne nje kanal tjeter televiziv, nje plak nga fshati i tragjedise, duke sqaruar ngjarjen, deklaroi me nje pasion satanik dhe me nje ze te cjerre: ai burre i ka zbardh faqen, jo vetem familjes se tij, jo vetem katundit, por edhe gjithe Shqiperise, gjithe atyre qe kane gjak shqiptari! Ky plak injorant nuk dinte te thoshte se ku eshte e shkruar se qe te jesh shqiptar me gjak shqiptari, duhet te jesh njekohesisht kriminel! Por fatkeqesisht, disa opinione te marra ne rruget qendrore te Tiranes e renduan edhe me shume situaten rreth krimit ne fjale. Shumica e njerezve ose e justifikonin babain, ose sqaronin se me e mira do te ishte ta perzinte vajzen dhe se vrasja "mbase ishte pak e rende". Vetem dy - tre te rinj mblidhnin supet me habi, pa e kuptuar se si mund te vritet nje njeri, sepse nuk do te martohet me dike qe nuk e njeh.
Duke ndjekur te gjithe keta maskarade, gjeja e pare qe me erdhi ne mend ishte se vrasesi i vajzes nuk ishte vetem babai i saj, por te gjithe ata. Ose thene me mire, babai kishte qene ekzekutori i nje krimi te ideuar, mbeshtetur dhe stimuluar nga gjithe kjo pjese e shoqerise; se vrasesit e vajzes qene edhe mesuesi qe e shpjegonte krimin me fe, edhe plaku qe e konsideronte shqiptarizem; edhe nje grua qe e konsideronte nje akt normal dhe te drejte; edhe shume te tjere qe mendonin si ata. Ate vajze e kishte vrare shoqeria shqiptare, ose me mire te thuhet, ajo pjese e shoqerise qe ne nuk e pranojme, e perbuzim, por qe me sa duket, vijon te jete ende mazhorance. Se paku keshtu dukej nga balanca ne ekran dhe nga pathosi me te cilin, jo nje apo dy vete, por shume te tille, perligjnin nje krim monstruoz. Prandaj, arrestimi dhe denimi i autorit te krimit, fatkeqesisht nuk do te zgjidhe asgje. Bashke me te duhet te arrestohen dhe te denohen edhe te gjithe ata qe mendojne ai ai, qe e mbeshtesin ate dhe qe neser, apo ne nje dite te afert do te jene ne vendin e tij.
Fatkeqesisht kesaj here, ligji eshte vetem dicka, por jo gjithcka. Ne vend te gjykatesit, duhet te jete gjithe ajo pjese solide dhe e emancipuar e shoqerise, duhet te jete ajo qe rendom e konsiderojme "shoqeri civile", duhet te jene shkollat dhe strukturat e tjera, qe t'i kundervihen ketij fenomeni kercenues. Ne te kundert, vrasjet do te stimulojne njera tjetren dhe ne shembullin e atij babai, rob i nje mentaliteti qe e coi ne nje krim, do te jene te tjere. Policia kesaj here nuk zgjidh gje, sepse policia nuk mund te luftoje me nje menyre te menduari; as me nje filozofi, qe nje pjese te shoqerise shqiptare i ka mbetur s'dihet prej sa shekujsh me pare. Vetem se tani ka ardhur momenti i alarmit, sepse kembanat qe rane per ate vajze te mjere dhe te pafat, bien edhe per kushedi sa vajza te tjera neper Shqiperi.
--------------------

Duke u nisur edhe nga tema ''Virgjeria'' si nje prej temave me opinionet me te postuara, ve re se nje pjese e mire e postimeve jane per virgjerine, nje tjeter fakt ky qe tregon se femra shqiptare eshte teresisht e diskriminuar, e perulur, e pakonsideruar, e pavleresuar... Rasti i mesiperm dhe prononcimet e personave tregojne se ku arrin diskriminimi i femres, dhe cfare vlere ka ajo ne familjen shqiptare e ne kete shoqeri.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2003 13:32
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekėsi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Nė shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Shume i nderuar Enis,

me nje ndjenje rrenqethese hudha veshtrim shkrimit Tuaj ketu larte, ç“te them i/e nderur kur bota e gjere perparimtare ketyre gjerave i ka vu kapakin perfundimtar, por siduket keto botekuptime te tipit a la Osmane jane ende shume prezente ne koken e shqiptarit..

O njerez....deri kur keshtu me keto kohe te pa kohe..kthjellohuni edhe mos gjykoni me dicka qe eshte reperabel, jo virgjinitetin jo ashtu e jo keshtu, kapni librat ne dore edhe hapni rrugen drejt zhvillimit shoqerore....e mos na jetoni ne kohen e gurit...

__________________
"Ec me kohėn"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2003 15:08
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shtojzovalle Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shtojzovalle nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

sa me erdhi keq
akoma me keto budalliqe ne shqiperia amon amon
me pas qene un aty kur kan fol ato injorantat qe ai ka ber mire ju kisha dhene nga nje plum
ato duhet ti futesh ne burg dhe ti lesh pa buk gjersa te ngordhin si qent.

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2003 17:43
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Arrow

London_girl duke i vrare do ktheheshe dhe ti ne kriminele,pikerisht ate qe urren ti!
Hakmarrja nuk eshte nje zgjidhje,shteti ka struktura te cilat duhet ti denojne sipas krimit te bere.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2003 17:51
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

ti vrasesh ata ste thot kush kriminel por heror
edhe un do behesha heror
te till njerz qe nuk don tja dine per jeten e tjetrin jetojne vetem per nje cop fytyre ne dyer pupupupupuppupu nuk ngopem ne ta fare.

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2003 17:53
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Nuvola
Anetar i ri

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 4

Vrasja nuk eshte zgjidhje

London_girl..... vrasja nuk eshte zgjidhje jo vetem ne kete rast por ne asnje rast tjeter pasi nuk jemi me me kanunin e Leke Dukagjinit. Dhe aq me pak kush jemi ne per te vendosur qe nje kriminel apo kushdo qofte duhet te vdese. Ndoshta jemi ne te rinjte qe duhet te kuptojme me pare se cfare duam nga jeta dhe me pas t'ua bejme te qarte edhe prinderve tane qe per faj te tyre apo te kohes ne te cilen jane rritur e edukuar nuk arrijne dot te kuptojne nevojat, deshirat apo edhe rebelimin tone... Ndoshta kjo fatkeqe qe nuk arriti dot te jetonte ashtu sic donte dhe per t'u rebeluar u vra nga dora e atij qe e pruri ne bote duhet te jete nje shembull i hidhur por teper i qarte per shoqerine shqiptare dhe te rinjte qe te mund te reflektojne mbi hapat qe hedhin ne jete...

Mos mendoni se nje plumb zgjidh gje... ndoshta per momentin por jo per te ardhmen!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2003 20:13
Nuvola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Nuvola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Nuvola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Nuvola Shto Nuvola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Nuvola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Thumbs up

Komplimentet e mia nuvola,vetem nese brezi i ri edukohet me te tilla idera do ecim perpara dhe do bejme te mundur qe krime te tilla te mos ndodhin me.


Ju pershendes,
Amor

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2003 21:17
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Andi an artist
Anetar i ri

Regjistruar: 12/07/2003
Vendbanimi: Heaven
Mesazhe: 10

E tmerrshmeeeeee:(

Dear Eniss!Tema qe ke hapur eshte mjaft e goditur ndaj ftoj te gjithe anetaret te jene me serioze ne gjykime te tilla.Dihet tashme qe krimi ne familje po merr permasa dramatike dhe ndihesh keq kur sheh se askush nuk merr mundimin te bej dicka.Te vjen te shkulesh floket kur shikon se ngjarje te tilla ndodhin edhe ne metropolin shqiptar,ku akoma sundojne mentalitete barbare ne lidhje me ndershmerine kriminale.E ndoqa edhe vete kete krim makaber,ku nje idiot vret te bijen pa nje pa dy,sikur te ishte bageti dhe jo qenie njerezore.Ndihesh vertet keq kur perballesh me imazhe te tilla pasi mendja te shkon se mund te jesh vete nje precedent i tille si ne rastin e viktimes.Akoma me e tmerrshme eshte kur sheh gazetarucet shqiptare te cilet ne vend te perpiqen te japin kontributin e tyre social duke u marre me shkaqet e krimit dhe ti analizojne ato bashkarisht me sociologe e psikologe,rendin te intervistojne nje turme injorantesh te cilet mbeshtesin kriminelin duke e himnizuar si hero i cili u zbardhi faqen me kete akt obskurantist.Thane se e vrau per nder pasi u kthye ne mengjes ne shtepi me te dashurin!!!!Ne fund te fundit ishte me njeriun e zemres qe donte,dhe jo sic e kishte fejuar i jati me nje njeri qe vetem ne foto e kishte pare.Lal nuk mund te integrohemi ne Europe duke vrapuar me kanunin ne dore{:0).Ajo qe te trishton eshte se mire ndodhi ky krim por te kallet data teksa mendon se ky krim do reflektoje ne familje te tjera qe tundin ne ajer karten e ndershmerise dhe do te kete konseguenca tragjike.Ky krim monstruoz me kujtoi Anhela Viktorian ,personazhin e Markezit e cila u sakrifikua nen emrin e asaj ndershmerie qe vriten vajzat sot.DUHET BERE DICKA.ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM,SESA KY TMERR PA FUND. AMEN

__________________
Jeta me ofroi tre alternativa.Sex-in,drogen dhe vdekjen.Dy te parat i zgjodha vete,ndersa e treta me zgjodhi mua.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2003 02:44
Andi an artist nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Andi an artist Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Andi an artist (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Andi an artist Shto Andi an artist nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Andi an artist nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

po as mua sme pelqen te behem kriminele por e kisha llafin se ata njerz don denim me vdekje se der neser do ja bejne dhe nje tjetre ashu.
e di dhe un qe as gje nuk zgjidh te vrasesh dikend vetem e ul veten tende si njeri.

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2003 10:13
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cutty_sark
Anetar i ri

Regjistruar: 21/05/2003
Vendbanimi: albania
Mesazhe: 20

Nuk e di nese dikush mund te thote ndonje fjale tjeter per vecse "me vjen shum keq per nje ngjarje te till aq tragjike ne kohen qe po jetojme"...
Eshte e veshtire te hysh ne botkuptimin e tjetrit , por duket shum qarte se ne kete ngjarje ka vepru me shum opinioni se sa personi , personi qe ka bere krimin ka qen vetem nje sipermarrs i krimit .
Shum mire e shtron qeshtjen ENISS , qe duke pare kete ngjarje ata qe kan diskutu me kaq pasion tek tema e "Viregjeris " dhe duke kembengul se femra duhet te jet e virgjer , C'fare do thonin per ngjarjen, si nje akt kriminal i drejte apo i zhdrejte?

Eshte me te vertet nje moment qe te japin taman mendimin e tyre dhe eshte nje momet qe gjithsecili te kuptoje se sa mbrapa shoqeris jemi , fakeqsisht nevet ne shqiperi po na ecen vetem vitet perpara dhe zhvillimi i shoqeris dhe i njerzimit po ngelet ne vend.Nuk e kuptoi se pse duhet te permendet Kanuni i Lek Dukagjinit , ai qe e permend a ja ben pyetje vetes se ciles kohe i perket ky KANUN??!! A i pershatet kose se sotme???!!!

Duke pare dhe realish jeten qe jetohen ne shum vende fukarenjesh si Irak , Palestin , etj etj .Njerzit jan shum besimtare ne fe , Pra me kete gje a ju len te kuptoni se feja eshte e forte dhe besohet shum nga njerz te pa zhvilluar , dhe fukarenje.

Do deshiroja te shikoi diskutimin e atyre diskutuesve te zjarrte ne temen e virgjeris duke dhen mendimin e tyre dhe ketu .....

Me respekt cutty_sark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2003 10:56
cutty_sark nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cutty_sark Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cutty_sark (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cutty_sark Shto cutty_sark nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cutty_sark nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Ja ku arrin diskriminimi i femres... kjo pjese e shemtuar e shoqerise shqiptare.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.