sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Dyshimet e Nene Terezes
24 Gusht 2007
Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë.
Nënë Tereza në një letër drejtuar at Michael van der Peet, Shtator 1979
Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza shkoi në Oslo. E veshur me veshjen e saj të zakonshme dhe sandale në temperaturat nën zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin më të lartë, çmimin Nobel. Në fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirësisë së të cilës ishte rritur nga një marrëzi e një gruaje të vetme në Kalkuta në vitin 1948, në një fener botëror të kujdesit për të tjerë duke mohuar kujdesin për veten, dha një mesazh që bota ishte mësuar ta dëgjonte prej saj. Nuk mjafton që ne të themi, Unë e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim. Ajo dënoi abortin dhe u shpreh e pikëlluar për varësinë e të rinjve nga droga në Perëndim. Më në fund, ajo sugjeroi që Krishtlindjet që ishin në prag duhet ti kujtonin botës që, reflektimi i gëzimit është real, sepse Krishti është gjithkund. Krishti është në zemrat tona, Krishti është në varfërinë që hasim çdo ditë, Krishti është në buzëqeshjet që japim dhe ato që marrim.
Por pavarësisht kësaj, tre muaj më parë, në një letër drejtuar konfidantit të saj, at Michael van der Peet, letër kjo që vetëm tani është bërë publike, ajo shkruante për një Krisht ndryshe, një Krisht që mungonte. Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë. Dua që të lutesh për mua, që ta lë Atë që të ketë dorë të lirë, shkruante Nënë Tereza.
Disonanca mes dy shkrimeve, vetëm 11 javë nga njëri-tjetri, është drastike. I pari është tipik i asaj gruaje që bota mendonte se e njihte. I dyti ngjan si dicka që vjen prej një drame ekzistenciale të viteve 50. Së bashku, ata krijojnë një portret vetë-kontradiktor ku një nga ikonat humaniste të shekullit të shkuar, veprat e të cilës dukeshin kaq pandashmërisht të lidhura me afërsinë e saj me Zotin, jetonte një realitet shpirtëror privat shumë ndryshe, një peisazh bosh ku mungonte prezenca e perëndisë.
Dhe pikërisht, kështu duket se ishte jeta e ikonës, sipas një libri të ri me titullin Nënë Tereza: Ji drita ime, i përbërë kryesisht nga korrespondenca ndërmjet Terezës dhe rrëfyesve dhe superiorëve të saj në një periudhë rreth 66-vjeçare. Në këtë libër shfaqet kontradikta shpirtërore e një jete të njohur më së shumti nëpërmjet veprave. Letrat, shumë prej tyre të ruajtura kundër dëshirës së saj (ajo kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, por kisha e saj nuk e kishte lejuar këtë), dëshmojnë se për pothuajse gjysmëshekulli të jetës së saj ajo nuk e kishte ndier aspak prezencën e Zotit apo siç shkruan redaktori i librit, at Brian Kolodiejchuk, as në zemër dhe as në rite.
Ajo mungesë duket se ka filluar në të njëjtën kohë kur ajo filloi të kujdesej për të varfrit dhe të sëmurët për vdekje në Kalkutë, dhe, përveç një pushimi 5-javor në vitin 1959, kurrë nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjë e qeshur në publik, Tereza e letrave jetoi në një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme shpirtërore. Në më shumë se 40 letra, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë publikuar kurrë, ajo vajton për thatësirën, errësirën, vetminë dhe torturën që po kalonte. Ajo i krahason eksperiencat e saj me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë. Ajo është mjaft e ndërgjegjshme për mospërputhjen mes gjendjes së saj të brendshme dhe sjelljes publike. Buzëqeshja, shkruan ajo, është një maskë apo një mantel që mbulon gjithçka. Në mënyrë të ngjashme, ajo pyet nëse është përfshirë në mashtrime verbale. Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale, i thotë ajo një këshilluesi. Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë çfarë hipokrizie. Reverend James Martin, një redaktor i revistës jezuite America dhe autori i Jeta ime me shenjtorët, një libër që merret me raportet e shkurtra në vitin 2003 të dyshimeve të Terezës thotë: Nuk kam lexuar kurrë jetën e asnjë shenjtori, ku shenjtori të ketë një errësirë kaq të thellë shpirtërore. Askush se dinte se ajo po vuante. Kolodiejchuk, redaktori i Eja bëhu drita ime, kujton: Kam lexuar një letër të Motrave (të misionareve bamirëse të Terezës), dhe gojët e tyre u hapën. Do ti japin një dimension krejt të ri mënyrës si njerëzit e kuptojnë atë.
Libri nuk është puna e ndonjë reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencën e Terezës. Kolodiejchuk, një anëtar i Misionit të Bamirësisë, është përgjegjësi për kërkesën e shenjtërisë së saj dhe mbledhjes së materialeve mbështetëse. (Deri tani ajo është lumturuar; hapi tjetër është kanonizimi). Letrat në libër janë mbledhur si pjesë e këtij procesi.
Dy at katolikë me pikëpamje të ndryshme parashikojnë se libri do të jetë një pikë referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit të Teologjisë në Universitetin konservator Ave Maria në Florida, mendon se Eja bëhu drita ime, do të renditet me Rrëfim të St. Augustine dhe Mali me katër kate të Thomas Merton, si një autobiografi me theks shpirtëror. Martini i Amerikës, një institucion shumë më liberal, e quan librin një shërbesë e re për Nënë Terezën, një shërbesë e shkruar e jetës së saj të brendshme, dhe thotë: Mund të kujtohet në mënyrë po kaq të rëndësishme si shërbesa ndaj të varfërve. Do të jetë një shërbesë ndaj njerëzve që kanë përjetuar dyshim, mungesë të Perëndisë në jetën e tyre. Dhe e dini se kush janë këta? Gjithkush. Ateistët, dyshuesit, kërkuesit, besimtarët, kushdo.
Jo të gjithë ateistët dhe dyshuesit do të jenë dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnë se paaftësia e Terezës për të perceptuar Krishtin në jetën e saj nuk do të thotë se Ai nuk është atje. Në të vërtetë, ata e shohin mungesën si pjesë të dhuratës hyjnore që e aftësoi atë të bëjë një punë të madhe. Por për ateistët amerikanë (një grup ky në rritje), ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezës më shumë si gruaja në këngën tipike country, e cila mban një pishtar për burrin e saj 30 vjet pasi ai është larguar të blejë një pako cigaresh dhe kurrë nuk është kthyer. Christopher Hitchens, autori i Pozita e misionarit, një polemikë e ashpër për Terezën, dhe kohët e fundit i manifestos ateist Perëndia nuk është i madh, thotë: Nënë Tereza nuk përjashtohet nga kuptimi i faktit se feja është një prodhim njerëzor dhe se kura e saj për rrëfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin që ajo kishte gërmuar për vete. Ndërkohë, ata që e njihnin energjinë e jashtëzakonshme të buzëqeshjes së Nënës mund ta diagnostikojnë sëmundjen e saj më pak si një dhuratë të Perëndisë se sa si tentativë të nën-ndërgjegjshme për llojin më radikal të përulësisë: ajo e dënoi veten me një dështim gjymtues për të ekuilibruar sukseset e mëdha.
Eja bëhu drita ime është ajo gjëja e rrallë, një autobiografi pas vdekjes që mund të shkaktojë një rikonsiderim në masë të figurës së madhe publike, në një mënyrë apo në tjetrën. Ngre pyetje për Perëndinë dhe besimin, motorin pas arritjes së madhe, dhe qëndrueshmërinë e dashurisë, hyjnore dhe njerëzore. Këtë e bën jo vetëm në një formë të organizuar dhe të qëllimshme, por si një turli me shënime të dëshpëruara që sduhet ta shihnin dritën e diellit dhe që do ti lërë lexuesit edhe më të bindur se është autentike, dhe se ata, në një farë mënyre shokuese, po prekin jetën e vërtetë të brendshme të një shenjti modern.
----------------------------
Pjesa e parë e një artikulli të gjatë nga Time magazine
Përkthimi marrë nga Tirana Observer
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|