Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Poetja Suzana (Meminaj) Zisi

Gjate pushimeve ne Shqiperi lexova nje liber me pozi te nje poeteje vlonjate S (M) Zisi.Si dashamires i poezise do te mundohem te sjell per ju miqte e mije disa syresh prej vellimit te dyte te poetes,te titulluar:''imazhet kane ftohte''.
Ata qe i pelqejne poezite mund te japin vleresimet e tyre.

Don Zhuani

Endesh si hije mes ecejakesh te pasosura...
dashnor i perjetshem.
Tragjik i shekujve.
Ti,Don Zhuani shqiptar i legjendave.
Ti,fantazma ironike e neteve...!
Kostandin!
''Vella'' i perbaltur.
Pse frike paten?
pse s'thane te verteten?
Doruntinat,ti,i ndrroje perdite.
Pse e percudnuan keshtu legjenden?
Pse mbyllen syte?
Shkaterron dhe rilind.
Shuan dhe ndez,
Endrrat e vajzave te prera ne mes...!
Here- copa balte tragjike,leshon.
Here-ar -eliksir dashurie.
Here Doruntinen -princeshe,perqafon.
Here, i frikshem,shfaqesh si hije.
Qendron statuje,mes jetes dhe varrit.
Stepesh!
Te hysh, a te dalesh?
Te rendesh, mes territ,skandalit?
hapin,gjekundi ta ndalesh?
Konstandin!
Don Zhuani im shqiptar.
Oqane lotesh mblodhe ne altarin e pritjes.
Pasione pa fund ndeze.
Shuajte zjarre tragjike.
Me alibine-satire te Ngritjes,
Nga i yti varr,alegorik...!
Endesh fantazme,
mes ecejakesh te panumerta,
Dashnor i perjetshem.
''Vella''!!!
Ah sikue...
Doruntin e dhimbjes, nuk vdesin.
Rilindin,nga brinjet e tua...
Si Eva, nga Adami, dikur...!!!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2008 19:30
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Naten kur ti flije

Naten, kur ti flije.
tu futa ne shpirt.
Nga rruga,qe vetem une e di.
U perballa, me dhjetra portrete femrash,
u pergjaka,ne qindra skelete emrash,
Qava me oi...!U ngaterrova ,ne labirintet e psheretimave.
Mes premtimesh boshe, vuaj.
Puthjet pijanece, belbezojne:
''E dashur, je ne dhe te huaj!''
Rend...
Shpirti s'paska fund.
Ti po zgjohesh.
Nje sekond, ka ngelur.
Po shkoj me shpresen, se imazhi im,
do jete diku,
ne token e pashkelur.

***
Ia preva gjelberimit, koken,
me nje te rene te koses
Perulur gjer ne ameshim...
E nese neser,
mbarsur me klorofile,
nuk gdhihem dege
ne qiellin tend.
Do pjelle erresirash
Yllin e mengjesit...
Pikuar
mbi guret
e varrit
tim...

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 03/09/2008 ora 13:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2008 13:20
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ne endrren time

Ne endrren time,
qe s'eshte me enderr,
Je Princ i kalter,Une -Hirushe.
Ti - dhendrri imdritheruar,
Une - nusja jote,buzeprushe


Ne endrren time,
qe s'eshte me enderr,
Me krahe zogjsh ti thur leter.
zemres sime qe shekujsh endet,
Te te kerkoje nr kohe tjeter...


Ne endrren time,
qe s'eshte me enderr,
Ti vjen e iken,vjen.
Nje puthje le tek cepi i buzes,
E kraharorin me rremben...

***


Nu shteren te tera...
Ajri u tha dhe zagushia me perveloi brinjet.
Sorrat e Olimpit,kafshojne cdo cast melicine.
U coptuan si toke e thare,
edhe thonjte.
Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infrakte
venave te mia.
Rrekezat e kripes percellojne,
nen diellin e forte.
syte.


Ne trojet e shpirtit tend,
Ajo e pika e ujit, qe s'u be kurre oqean,
Saharane time doe lage nje dite...

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2008 13:32
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Jam klithma e qiejve te tij...


E shkruaj dashurine mbi lekuren time
E nis udhes se gjate
Shtiqesh kilmetra te ndezura ameshimesh
E lagesht,
e pluherosur,
e ngrate...
Zogjte e malit cukisin simbole,
Metaforat ftillohen deteve me shkume,
Tkurren vargjet,shkretetirave te heshtjes,
Jam une...
Te mbeshtjell me rima dhe asociacione
Tretem
e detit shkume
e qiellit re.
Ashtu pergjakur,
nderem mbi lekuren tende,
Duke peshperitur:''Je imi Diell'',fle...

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2008 16:36
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po publikoj disa poesi te mrekullueshme po nga autorja Suzana Zisi,nga libri i ri i saj te cilin ajo e ka pergatitur per botim.Su... me lejoi qe ti publikoje disa prej tyre per miqte e mij te FH,te cilet e dashurojne poezine e bukur,te nje poeteshe te talentuar..




Një fjalë për…Ty…


Fjalë...
Thënë ashtu siç duhet,
Hieroglif që flet shumë,
Bëhet gërmë pas gërme varg.
Rrënjët kapen fort tek unë ,

Degët e heshtura,
të atyre që kurrë nuk i thashë,
blerojnë tek ti…
Agoninë time
përtypin kukuvajkat rrugës.
E nëse s’mundin,
Mos e prek!
Dimri e ngroh në muzgun e gjumit te tij…
Nëse thahen njomështirat degë,
trokit me grushta kraharorin tim,

mund ta gjesh aty të strukur,
të që kurrë nuk njohu zgjim.
Shtrydhe, që të pikojë
etjen për një këngë të harruar,

Apo thjesht, pikëllim…
Qumësht dëshirash,
mbetur nga shtatëzania e fundit me dritën,

që…çuditerisht,
kish shijen e dashurisë,
E, kurrë nuk pikoi kur duhej,
në “të zezën” e syve…
Kam frikë ti shfaqem hijes.
Veten, e mas me metrin e memecërisë...
Degë të njoma thyer nga era,
Si vargjet e mia këputen mëngjeseve të fjalës…
(Që duhet thëne së mbari,.jo së prapthi)
Hieroglif i vogël që flet aq shumë,
e gërmë pas gërme, bëhet poezi…
Rrënjët kapen aq fort tek unë ,
Degët e heshtura
të atyre që kurrë nuk i thashë,…………………….
Blerojnë tek ti…

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 10:42
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Lule – Margarita…



Mërmërisin këngën e zgjimit
Gonxhet e rrëgjuara
nga i ftohti i mëngjesit.
Ti
i çel Lule - Margaritat.
Mbi gjirin tim...
Farat e puthjeve në buzë,

Në mitrën e "tokes", mbijnë…

Harlisur lëkurës,
Pikuar me gjak e pjalm pjellorie,
Rrokullisen faqeve të zbehta
.....................sumbullat erëmira të vesës…

Lëndina jote e gjelbër,
Eshtë barku im,
Bleruar me të tuat duar…

Afshi i rrënojave,
përpin shekujt anonimë të harresës…

Lule - Margaritat,
(stërpikur me lëngun e bardhë të pjellorisë)
Mbarsin edhe frikën…
Djegur nga dashuria e parë me diellin,
Nga humbja e fundit në betejën e jetës…

Mushtin e bardhë të gjinjve – petale,
Ta pimë në shtratin e mbetur gjysmë - bosh.
Si gota gjysmë - plot që pret buzët e mia.

E shkuara,
mbështjellë me pelenat e së ardhmes,
Pjell vetveten.
Altarin e vdekjes, lind – dashuria…

Në muzgjet blu,
përthyhen polet e ngrohta të përqafimeve.
E ardhmja, ngjitet
..................por kurrë nuk arrin në majë.
Qiejve të tu,
Yjëzon e ëmbla Lule - Margaritë.

Llavë e nxehtë dëshire,
......................petalet e saj…









MESNATE
21. 04. 2008


“Dashuria vret” - tha ajo,
Teksa petalesh gurgulloi vesë.
Derdhur,
në “tokën e premtuar”…

Mikja ime lule.
Lulëzuar,
kopshteve të huaj,
Ka dashuria atdhe?
E ka “rendja” një kthim?

Gjethesh,
gjelbëroi perlën e klorofiltë:
“Jemi ne”

Mikja ime lule,
Mbytu,
në lotin tim…



(Kjo qe sapo lexove pra "MESNATE" u kushtohet te tere atyre qe fati i largoi nga ky vend drejt "kopshteve te huaj".









QENIE…


Thyesë e përkryer e natyrës.
Numërues – “e jotja fytyrë” .
Emërues – “ajo që mendon se je”.
Pa lidhje...
Pa zgjidhje …
Pse?
A mundet një shifror,
…………..të mbartë mbi shpinë kërmillin
……………………………........…..që “sillet” si deve?



Bravo Su... Vertet poezi qe kullojne mjalte blete zogez!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2009 12:27
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

NJË KUPË VERË, TRE CIGARE, DY LOT˅









Të humba mik…të humba…
Kafshoj gjuhën.
Përgjak dhe fjalën ZOT.

Ja këtu brenda,
më dhemb ti…

Vallë gjithshka-në kishe pushtuar,
që nuk të harroj dot?

E shtrëngoj heshtjen mes gishtërinjsh
dhe pi e dehem sot…

Me një kupë verë,
Tre cigare,
Dy lotë…













RRËNJA DHE DEGA…


Rrënja e di:
Ditën që dega do jetë e saj,
do ketë një funeral.
Ndaj,
e tmerruar prej fundit,
e ushqen më pak
(edhe pse ajo i kërkon shumë).


Rrënja,
në pranverë,
i gjelbëron ndër deje…
E, dimrit
E nanuris me gjumë.

Rrënja,
Ditnetëve të pritjes,
Luan me hijet e të vdekurve,
(si me petalet e luledeles)
“Më do, s’më do”

Dega,
Kjo metaforë e dhimbjes,
Do behët një ditë rrënjë si ajo?













SUREALE…


Trokojnë hapat e mi mbi këto kalldrëme.
Edhe pse fajin që jam,
…………………....nuk ma ka guri.
Damarët e prerë dje,
Pikojnë pamundësinë për tu përgjakur.
Ulërijnë pa zë, këto rrugica pa emër.

Infarkti i radhës,
Më rrëfen udhën për në zemër…





























DILEM˅


Vizatoj një mur,
Me brinjë dhe lëkurë…
Mish dhe gjak,
Vrer,
Katran…
Mjafton amalgama kocka + ujë,
Për të të mbytyr në sy?
E zbërthyer atom pas atomi,
Brenda rrethit,
Gjendem,
Jam.
Kush do e verë tullën e fundit aty?

















VDES…


Ndez zjarr me krizantemat e përqafimit.
Shuaj lumenjve epshin kafshëror të jetës.
Shtriqem mbi një fije bari dhe
fle gjumin e pakohë, të kohës.
Shpëlaj mëkatin në lotin e rëndë të qerpikut tend.
Edhe trishtimin…

Ngarkoj në shpinë hijen se…
(nuk u bera Amazonë në trojet e frikës,
As Zanë në pyllin e panjohur të vetëflijimit)
nuk kam kohë të pres.
I heq një vijë të bardhë(ose të zeze), jetës.
E ndërkohë që ju,
(të përpiktë),

bëni llogaritë e mia,

Prehem një copë here tek vetja,
Vdes…









Më vjen të të mbys...





Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
Këtë ma pëshpëritën Zotat,
Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
kafen e marrëzisë ...
Shpesh më vjen të të mbys,
E më pas, të të ha,
(sigurisht pa dhimbje)
Atë fytyrëzën tejet të bukur.
Pa tendina të shqyera e gjak,
në shtratin e madh të urisë.
Si thua, si fillim (se fund me sa duket nuk ka),
E nisim me një të puthur?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 11:07
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Më vjen të të mbys...



Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
Këtë ma pëshpëritën Zotat,
Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
kafen e marrëzisë ...
Shpesh më vjen të të mbys,
E më pas, të të ha,
(sigurisht pa dhimbje)
Atë fytyrëzën tejet të bukur.
Pa tendina të shqyera e gjak,
në shtratin e madh të urisë.
Si thua, si fillim (se fund me sa duket nuk ka),
E nisim me një të puthur

Nje poezi e vogel , e cila buron nga bota e madhe e ndjenjave te bukura te poetes Su... per dashurine

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Korrik 2009 12:05
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Duke degjuar “Kastadiva”…

Kjo melodi,
Më tërheq flokësh
dhe
më flak thellë aty…
Në atë stinën gjethe – flakëruar…
E shkuara rrëzëllitëse më përpin.
Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri..
Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve
………………………………kapluar…
Tatuazhe mesjetare, gri…
Zjarresh,
lëkurën e nxirë
……………nga pritja e stërgjatë…
Le të themi ishte ditë
Pse jo edhe natë...
Perëndim i çmendur apo
……………………mëngjes i marrë…
Pleksur blertësisht tek ti.
"Agim i ndritur", të kujtohet,
mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi,
për një përqafim të gjatë, të gjatë,
...............................që shojti flakë tabush
.................................................e ndezi shandanët e mi…?
Kjo melodi,
thërrmon vargjet
dhe
i shpërndan skutave
....................ku s’ka mundur të shkelë askush,
Udhëve të thara te askundit,
ndiej therje vetëtimash,
thellë zemrës - prush…
Eja,
struku duke u zvogëluar
............................në tënden fole,
......................................diku aty në gushë…
Të të marr udhëve, me vete…
Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

Sot,
në pyllin gjethendezur,
Seleksionoj erërat e heshtjes,
Duke dëgjuar këtë melodi…

--------------------------------------------------------------------------------

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 08/07/2009 ora 11:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2009 11:16
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mëngjes i çmendur me(pa) ty…



Si një tymnajë hipnotike,
Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë,
Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde
Derdhen rënkimesh dhe ca pika lotë…
Të sotmet,
Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës,
Netëve të gjata të pritjes përvëluese…
Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve,
Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese.
Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes
E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi.
Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë
E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti…
Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj të padurimit,
Lermë të largohem udhës së pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytë mos i çel pasi shpinën mua,
ma kthen me një: “Dua” të pa thenë,
Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë,
trete atë lot ende të parënë…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë
Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…”



INEKZISTENCE



Mpreh limat e krahëve,
Fluturimthi për tek ti…
Jashte shi ,
brenda diell…
Aroportit tënd, i gjëmojnë stuhi…
Mosqenia, veson qiell.
Pa re të rozta kujtimesh,
Pa shtreter të ngrohtë trupash të lëmuar…
Do puthen nga tonat buzë – mungese,
Filxhanët e kafesë duke flirtuar,
në “të përgjumurin” takimin tonë…
Dimri,
Na la te ngrire.
Pranvera na gjeti mumjezuar.
Poleni yt i ikjes,
ngjiz mitren time – hon…
Në horizontin e munguar,
Foshnja e asgjë-së,
Vetveten pikon…

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2009 11:51
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.